brenda

makina-ne-dyqan-.jpg
nev ila09:30 | 18/11/2019

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani rrobash. Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës 9 Tetori në Sarandë, ku automjet ka përfunduar brenda mjedisit të Butikut.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet./abcnews.al

shtepia-britani.jpg
nev ila15:03 | 14/10/2019

Si e rrisin kanabisin brenda shtëpive shqiptarët në Britani?

“Një erë e fortë, që vjen nga brenda shtëpisë. Një zhurmë konstante e ulët ….dritare me perde të zbehta, që rrinë mbyllur gjatë gjithë ditës ndërsa natën ndizen drita të fuqishme. Hyjmë brenda….shohim tuba të mëdha prej argjendi, që vijnë nga brenda shtëpisë. Pikasim disa bimë të larta dhe Surprizë! Cannabis më shumë se 2 metra i lartë në njërën nga dhomat, dalim që aty, kur befas na shfaqet përpara, dhoma tjetër, përplot me bimën e ndaluar. Këqyrim të gjithë shtëpinë, e zbulojmë fabrikë të vërtetë kultivimi të Cannabisit”.

Kështu e kanë përshkruar, oficerët e policisë së West Midland të Birmingamit, kapjen e një fabrike të kultivimit të kanabisit, nga një 26 vjeçar shqiptar, identitetin e të cilit nuk e bëjnë me dije, raporton abcnews.al.

Siç shihet në video oficerët kanë filmuar gjithçka nga banesa e shqiptarit në Britani./abcnews.al

 

DURES-1-1280x718.jpg
ad min14:15 | 11/08/2019

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, i gjithë qyteti është në kaos. Ardhja e emigrantëve si dhe turistëve për pushimet verore ka rënduar trafikun. Lëvizja në Durrës apo edhe në zonat turistike është një sfidë më vetë.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në trafik është i përditshëm. Jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje, kohë në të cilën gjendja rëndohet edhe më shumë. Kjo mbetet e lodhshme për përdoruesit e rrugës.

“Përpara të së mbërrijnë në destinacion, pjesën më të madhe të kohës së tyre drejtuesit e automjeteve e kalojnë në trafik. Përvese rrugëve të ngushta, situata rëndohet edhe nga mosrespektimi i rregullave të kodit rrugor. Ndalesat dopio-fil apo edhe parkimet në zonat e ndaluara krijojnë vështirësi në lëvizje”.

Kaosi ndihet në çdo rrugë. Përballë kësaj situate edhe policia e qarkullimit rrugor mbetet e pafuqishme për t’i dhënë një zgjidhje.

Të pakët në numër, patrullat monitorojnë vetëm disa prej zonave problematike kryesisht ato turistike, duke lënë jashtë vëmendjes shumë rrugë të tjera. Veç qytetit, të tjera rrugë të ngarkuara mbeten, rruga e Plazhit, unaza e Shkozetit, aksi Plepa-Golem si dhe Maminas-Gjiri i Lalësit.

ENKELEDA ARAPI

GAZETARE E ABCNEWS, DURRES

himara-1280x705.jpg
ad min20:15 | 01/08/2019

“Është një prej hyrjeve të anës lindore të kalasë së famshme të Himarës së Vjetër. Është padyshim pjesa më e madhe e historisë së Himarës ajo që ka ndodhur këtu. Më tepër se një vend mbrojtjeje, kalaja e Himarës ka qenë një qendër qytetërimi që ka zgjatur deri në fillim të shekullit XX”, kështu na e prezanton Genta, Himarën e Vjetër për Edicionin Veror.

Por për historinë e Himarës së Vjetër në një intervistë për ABC News ka folur edhe Prof. Dok. Priamo Bollano.

“Himara ka një histori shumë të hershme dhe kalaja është mbi 2 mijë e 600 e ca vjeçare. Është shkruar shumë dhe është përmendur në shumë dokumente. Kalaja ka qenë një vend që strehoheshin himarjotët në kohën e sulmeve”.

Ndërsa duhet theksuar se kjo kala është nga të paktat në numër që ende është e banueshme. Për Ballanon njerëzit jetojnë aty nga dëshira dhe dhimbja për gurin dhe për tokën./abcnews.al

artistet-1280x707.jpg
ad min12:10 | 24/07/2019

Artistët kanë vendosur të mos lënë ambientet e teatrit kombëtar. Këtë vendim e kanë marrë pas një mbledhje që zhvilloi Aleanca për mbrojtjen e teatrit. Disa prej tyre thanë për abc neës se përgjigja e vetme që presin nga qeveria është shpallja e godinës monument kulture dhe ndërtimi i teatrit të ri në një tjetër zonë të Tiranës./ABC News Albania 24/7

neritan-1280x555.jpg
ad min11:20 | 24/07/2019

Aktori Neritan Liçaj ka ndalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe ka arritur të hyjë brenda godinës. Në një prononcim për ABC News ai është shprehur se ka pritu 15 minuta derisa policia e ka lejuar të futet brenda Teatrit. Ai nuk ka preferuar që të hyjë nga dritaret e godinës por nga dera në të cilën hyjnë spektatorët.

“Ndjejeni iu lutem nuhateni se sa aromë të mirë që ka. Çfarë nuk kanë thënë se bie erë e rëndë, por ndjeje se sa aromë të mirë që ka. Unë kam pritur çerek ore për të hyrë brenda dhe doja të hyja nga dera dhe jo nga dritarja. Doja të hyja si njëri dhe nuk doja të hyja andej nga hyjmë zakonisht. Ne andej gjithmonë futemi dhe këtej futet spektatori. Unë doja të hyja dhe ta shikoja këtë Teatër këtej sepse më kishte marrë malli për hollin”, tha ai./abcnews.al

1563798220_shqiptarebritani.jpg
ad min13:40 | 22/07/2019

Policia ka arrestua ka 4 shqiptarë të cilët ishin përpjekur të futeshin ilegalisht në Britani të Madhe. Ata janë gjetur të fshehur në pjesën e pasme të një furgoni brenda kutive prej kartoni.

Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Shqiptarët kishin paguar 700 euro secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, ku njëri nga personat është arrestuar.

Në mesin e personave të ndaluar është edhe Vladimir Tollumi, 39 vjeç, që trafikonte emigrantë të paligjshëm në Britani. Që nga viti 2004 Tollumi qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte i pajisur me dokumente të rregullta.

Pas përfundimit të dënimit me 40 muaj burg, 39-vjeçari do përballet me dëbimin. Hetimet zbuluan se Tollumi ishte përpjekur që të mos linte gjurmë dhe të mos kapej nga autoritetet britanike, por ato dështuan. Qindra telefonata që ai kishte bërë ishin dukshëm për trafik njerëzish./abcnews.al

lul-basha-1280x721.jpg
nev ila14:24 | 15/07/2019

Deri në fund të sezonit veror Partia Demokratike do ti ketë gati shtabet politikë në të gjitha rrethet. Në këtë organizim të urdhër nga kryetari Lulzim Basha vihen re edhe disa lëvizje të koordinatorëve që do të angazhohen për të ringritur strukturat e degëve të partisë kryesisht në zonat që kanë ndeshur më shumë probleme me elektoratin.

Nuk do të ketë pushim në Partinë Demokratike këtë verë.

Organizimi i degëve të partisë në rrethe ka zënë vendin kryesor në axhendën e kryetarit Lulzim Basha. Nëpërmjet një urdhri ai ka kërkuar që nga data 15 korrik deri në 31 gusht të ngrihen shtabet politikë në nivel qendror e lokal duke lënë të kuptohet se fushata elektorale tashmë ka nisur zyrtarisht në selinë blu.

Një lëvizje të re ka bërë kryedemokrati Basha me ndryshimin e disa prej koordinatorëve politikë në rrethe.

Numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është emëruar në Shkodër në vend të ish deputetit Flamur Noka. Ky i fundit ka zëvendësuar Luçiano Boçin në Elbasan.

Ish deputeti durrsak Oerd Bylykbashi është emëruar në Tiranë duke ia lenë organizimit e qarkut bregdetar Gent Strazimirit.

Në Tiranë Lulzim Basha ka emëruar edhe Nënkryetarin e Partisë Demokratike Edmond Spaho që prej disa vitesh organizon degën e Partisë në Elbasan.

Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më në Fier pasi kryedemokrati e ka emëruar koordinator politik në Dibër.

Edhe Ervin Salianji lë Korçën, për të ndjekur ecurinë e partisë në Gjirokastër.

Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike është marrë pas mbledhjes me Kryesinë dhe strukturat e Partisë.

Në shkresën zyrtare të firmosur nga kryedemokrati Basha kërkohet gjithashtu informacion i detajuar për të evidentuar funksionarët politikë dhe drejtuesve të degëve të Partisë Demokratike ndër vite si dhe nxitjen për ti angazhuar përsëri në strukturat e partisë.

Përdorimi i rrjeteve sociale është parë si pikë e fortë nga shefi i opozitës për përhapjen e mesazhit politik të strukturave drejtuese të Partisë.

Gjithçka duhet të jetë gati në shtator kur pritet edhe lëvizja e radhës të aksionit opozitar. Vetë Lulzim Basha ka nisur tur takimesh me strukturat e Partisë në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7

york-crown-court-angle-1170x777.jpg
ad min21:30 | 20/06/2019

Një emigrant shqiptar i cili qëndronte ilegalisht në Britani të Madhe është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg. Ai ishte kapur duke u kujdesur për një fabrikë kanabisi në Yorkshire.

Shqiptari Leontjev Zenelaj është shprehur për policinë se ishte mbajtur si skllav nga një bandë shqiptare e krimit të organizuar dhe se nuk kishte qenë dëshira e tij të merrej me atë punë.

Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga drejtësia britanike, duke shpallur fajtor për prodhimin e kanabisit në një shtëpi në Boroughbridge Road në York në Nëntor të vitit 2016.

Ishte era e fortë e kanabisit që zbuloi fabrikë u dëgjuar të thuhej në gjykatë. Qiradhënësit Minazur Rahman, iu pezulluar leja që të këtë në pronësi shtëpinë.

Policia gjeti brenda në shtëpi 49 bimë dhe pajisje për rritjen e lëndës narkotike. Energjia elektrike për rritje e bimëve gjithashtu vidhej.

Zyrtarët gjithashtu gjetën dy valixhe të vogla me rroba burrash dhe grash. Në shtëpi kishte një banjo të vogël, një frigorifer, një tavolinë dhe dy karrige .

Zenelaj kur u arrestua ishte bashkë me të dashurën e tij. Policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër të dashurës së tij, por vetëm shqiptari u arrestua dhe tani u dënua.

Zenelaj, 26 vjeç, i cili u asistua nga një përkthyes në gjuhën shqipe gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se ai ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte mbajtur si skllav në atë shtëpi.

Por një numër sendesh të konfiskuara nga shtëpia, duke përfshirë një marrëveshje qiraje, shenjat e gishtërinjve të tij, dhe një telefon celular që përmbante një video kur ai shikohet duke numëruar  5,000 euro para pronarit të tij Rahman, hedhin poshtë pretendimin e tij.

Zenelaj gjithashtu shkonte në treg shëtiste me të dashurën e tij, duke dëshmuar se nuk po mbahej kundër vullnetit të tij. Ndërsa  pronari i tij Rahman, 28 vjeç, u deklarua fajtor dhe u dënua me kusht me 10 muaj, si dhe do të bëjë 150 orë punë në komunitet./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono