bregu i lumit

banoret-bregu-lumit.jpg
nev ila17:43 | 17/04/2019

Rikthimi i policisë në zonën e bregut të lumit ka sjellë përplasjen e radhës me banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës që i kanë cilësuar veprimet e policisë të jashtëligjshme.

Aksioni për prishjen e banesave pa leje tek Bregu i Lumit, që preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, ka sjellë përplasjen e radhës mes policisë dhe banorëve. Këta të fundit mbështeteshin nga ish deputetë të opozitës. Klevis Balliu dhe Endrit Braimallari janë konfrontuar fizikisht me forcat e policisë.

Një prej banorëve që preket nga ky projekt është shoqëruar në komisariat për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe më pas është lënë i lirë.

Ish-deputetët Balliu dhe Brahimllari i cilësuan veprimet e policisë si të pa ligjshme.

Në sajë të projektit të ndërtimit të Bulverdati të Ri pritet të prishen edhe 31 banesa të tjera, ndërsa aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim./abcnews.al

 

 

bregu-i-lumit-1280x623.jpg
Sej rie17:20 | 17/04/2019

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilat i akuzon për dhunë të ushtruar ndaj protestuesve te Bregu i Lumit. Sipas njoftimit  në rrjetin e saj social Facebook së ish- deputetes, Jorida Tabaku, uniformat blu kanë dhunuar barbarisht fëmijë, gra e të moshuar që kanë dalë në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja. Kallëzimi penal është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe kërkohet pezullimi i policëve të shtetit dhe të Bashkisë, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën. Ndërkohë për të njëjtat motive, u bë kallzimi penal në organin e akuzës së Tiranës, edhe për shefin e Komisariatit Nr.4, Agim Hoxha./abcnews.al

lulzim-basha.jpg
G. P.15:29 | 17/04/2019

Përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me situatën e krijuar në zonën e Bregut të Lumit, ku policia është përplasur sërish me banorët, shtëpitë e të cilëve po prishen nga ata që shefi i opozitës i quan “dhunues që gjithë shqiptarët panë duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të tyre.”

“Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit numër 4, Agim Hoxha”, shkruan Bashan ë postimin e tij në Facebook duke vijuar se dhunuesi tjetër është fytyra e Erion Veliajt në Policinë Bashkiake që dhunojnë gjyshe që shesin prodhimet e bahçes.

Edi Rama nuk mund ta mbajë pushtetin përveçse me dhunë sipas kryedemokratit, ndaj thirrjen ja drejton qytetarëve për qëndresë kundrejt dhunës dhe padrejtësisë./abcnews.al

shalsi-1.jpg
G. P.20:18 | 09/04/2019

Ditën e sotme pati sërish rezistencë nga ana e banorëve të Bregut të Lumit, shtëpitë e të cilëve do të prishen pasi preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri në Tiranë.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, theksoi se projekti për zgjerimin e bulevardit është dinjitoz dhe do t’i japë frymëmarrje qytetit. Ai u shpreh i gëzuar që shikon që janë nisur projekte të tilla.

“Nuk e kam ndjekur ngjarjen e sotme, por ju e dini që kam punuar në një kohë të gjatë në Bashkinë e Tiranës dhe Tirana që shihni sot pasi fjeti një periudhë gjumë 2011-2015 u rizgjua fuqishëm në 2015 dhe po zbaton një numër të konsiderueshme projektesh që kanë qenë gati për t’u aplikuar që në vitin 2004, 2005 apo 2006. Qytetarët e Tiranës duan që qyteti të vijojë të transformohet me shpejtësi. Ju keni parë vepra të mëdha publike të marrin jetë. Sigurisht që vepra të tilla shpeshherë kanë hasur dhe rezistencë nga individë apo familjarë, të cilët në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar në akse rruge, në vende ku totalisht ishte e ndaluar të ndërtoje. Ka një projekt për zgjerimin e Bulevardit të Ri. Është një projekt dinjitoz, që do t’i japë frymëmarrje qytetit. Është e domosdoshme për Tiranën dhe them që unë personalisht duke qenë dhe si ish-punonjës i Bashkisë së Tiranës jam shumë i gëzuar ku shoh që marrin udhë projektet”, tha Shalsi.

Banorët e Bregut të Lumit bënë sërish rezistencë duke u përplasur me forcat e policisë këtë të mërkurë. Situata u vu nën kontroll pas përdorimit të gazit lotsjellës, megjithatë tre efektive të policisë dhe 4 banorë mbetën të lënduar nga përplasjet.

Aksioni vijoi me shembjen e 7 banesave. Disa nga banorët, të prekur nga projekti i Bulevardit të Ri, këmbëngulin në shpronësimin e banesa të tyre, edhe pse atyre iu është refuzuar kërkesa për legalizim./abcnews.al

meta.jpg
ent ela19:19 | 09/04/2019

Në një reagim për situaten e krijuar me familjet që do t’u shemben shtëpitë tek Bregu i Lumit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë, sipas tij, përtej çdo logjike njerëzore. Presidenti sheh gjithashtu me shqetësim përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa, siç shprehet ai, në mënyrë brutale dhe aspak profesionale.

Presidenti vlerëson se përdorimi i gazit lotsjellës, duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre, është një akt i papranueshëm.

Kreu i Shtetit shprehet se Qeveria dhe Bashkia Tiranë duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e këtij konflikti. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe, sipas presidentit rezulton se kërkesat e tyre nuk janë trajtuar në themel nga Bashkia Tiranë dhe  nga Qeveria. /abcnews.al

TABAKU-TE-BREGU-I-LUMIT-SINKRON-.mpg_snapshot_00.41-1280x720.jpg
ent ela16:28 | 05/12/2018

Nga Bregu i Lumit në Tiranë, deputetja e Partisë Demkokratike Jorida Tabaku, i ka bërë thirrje qeverisë të dëmshpërblejë banorët, të cilëve u preken banesat nga zgjatimi i bulevardit të ri në Tiranë. Sipas deputetes demokrate qeveria po përdor dy standarte, në trajtimin e këtyre qytetarëve. Tabaku u shpreh se disa prej banorëve janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që i bëri thirrje policisë të mos përdoret politiksht.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike: “200 familje deri në këtë urë janë dëmshpërblyer, ndërkohë që këto banorë 40 familje i kërkojnë që të dalin nga shtëpia pa asnjë dëmshpërblim pa asnjë dokument ligjor, pa asnjë letër. Shtetit ka ardhur dhe i ka kërkuar që të dalin nga shtëpitë dhe nuk i ka sjellë asnjë vendim zyrtar. Sot disa nga këta banorë janë shoqëruar në komisariat. I bëj thirrje policisë që të distancohet nga thirrjet e paligjshme dhe antikushtetuese të Bashkisë Tiranë. I bëj thirrje policisë të mos i cënojë më banorët, i bëj thirrje policisë të vijë këtu të diskutoi me banorët dhe ti japë atë që i premtoi, dëmshpërblim me vlerën e tregut. Në qoftë se këta banorë këtu u dëmshpërblyen me 230 mijë lekë metri katror. Kryetari i bashkisë i premtoi që do ti shpërblejë me 500 mijë lekë metri katror. Ndërkohë që sot bashkia është zhdukur, qeveria është zhdukur. I bëj thirrje qeverisë që të mos përdorë dy standarte. Ti lejojë këto banorë që në pronën e tyre, që në pjesën më të madhe të rasteve është ose e legalizuar ose ne proces legalizimi të trajtohen si banorë dhe si qytetarë të Tiranës.”/abcnews.al

thumbnail_Veliaj-gjate-mbjelljes-se-pemeve-te-Bregu-i-Lumit-1-1280x853.jpg
us er12:07 | 27/12/2017

Ajo që deri para dy vitesh dukej e pamundur, sot është realitet. Projekti për rehabilitimin e Bregut të Lumit është drejt fundit, ndërsa qytetarët e zonës i kanë shpëtuar përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometrash të Lumit të Tiranës, ndërsa ka nisur edhe gjelbërimin dhe pyllëzimin e sipërfaqes anësore të tij. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e realizuara deri më tani dhe mori pjesë në aksionin e mbjelljes së pemëve dhe shkurreve, si pjesë edhe e projektit të Pyllit Orbital.

Veliaj u shpreh i kënaqur për ecurinë e punimeve dhe shtoi se falë këtij projekti, Bregu i Lumit nuk konsiderohet më një zonë e degraduar dhe e pistë, që përmbytej çdo vit. “Jo vetëm që s’patëm përmbytje në zonën e Bregut të Lumit, jo vetëm që uji nuk kaloi as brezin e parë të mbrojtjes, por jemi sot në një situatë ku po bëjmë diçka që para dy vitesh konsiderohej luks. Të ndërtonim një park buzë lumit, të mbillnim 4000 pemë, 40 mijë shkurre dekorative, të bënim pistat e vrapit te Bregu i Lumit. Për të gjitha këto, dy vite më parë dikush do na quante të çmendur. Por, me sa duket çmenduria ose mrekullia ndodhi; sot jo vetëm kemi përfunduar sistemimin e lumit, lumi është në shtrat, kanalet e ujërave të zeza shkojnë në kolektorë dhe nuk hidhen më në lumë”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ai u shpreh se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës në gjithë këtë zonë, është rritur vlera e pronës, ndërsa banorët e saj do të kenë shumë pranë një minipark për çlodhje dhe aktivitete të ndryshme sportive. “Lumi ka sjellë jo shkatërrim, por civilizim; sot ta kesh shtëpinë pranë lumit të Tiranës do të thotë ta kesh shtëpinë pranë një parku, pranë pistave të biçikletave dhe korsive të vrapit. Pylli Orbital në zonën jugore, që ndjek unazën, dhe në zonën veriore, që ndjek lumin, besoj se është një ndër gjërat më të mira që kemi bërë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky është investimi më i mirë për brezat e ardhshëm, ndërsa 2017 do mbahet mend si viti që shmangu përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit. “Sigurisht, pemët sot janë filiza, ndoshta nuk kanë duk, ndoshta nuk do kenë duk edhe kur ta mbarojmë këtë punë, por jam i sigurt se do kenë duk për brezat e ardhshëm, kur të shohin një lum i cili është sistemuar, është në shtratin e vet, që mbron banesat, me një hapësirë argëtuese e çlodhëse; do ketë duk për një gjeneratë tjetër, pas kohës sonë, që do të kujtojë se në 2017 jo vetëm shpëtuam Tiranën nga përmbytjet dhe nga një havale e disa viteve me radhë, por i dhamë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës në njësinë 11, njësinë 9, 8 dhe 4”, tha Veliaj.

Gjithashtu, kreu i bashkisë bëri të ditur se aksioni i mbjelljeve do të vazhdojë edhe në të gjitha ditët e festave të fundvitit, deri në pranverë, për t’u siguruar që brenda këtij sezoni mbjelljesh do të thyejmë rekordin e mbjelljeve të vitit të shkuar. “Më vjen mirë që po shfrytëzojmë edhe ditët e fundit të vitit për këtë revolucion të gjelbër për Tiranën. Do të vazhdojmë fuqimisht edhe në fillim të vitit të ri me projektin e Pyllit Orbital, si në veri, edhe në jug. Ajo që po bëjmë është që po gjelbërojmë segmente të caktuara të pyllit orbital dhe jam i sigurt se brenda dy mandateve të ardhshme, do të kemi të gjithë konturin e pyllit orbital, tashmë të shënjestruar si një mushkëri oksigjeni për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

 

Ai u bëri thirrje banorëve që në këto ditë festash të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë ambientin pastër. “Dua të ftoj të gjithë qytetarët, është stina e Vitit të Ri. Sigurisht, ka shumë konsum, le të tregohemi të kujdesshëm! Fakti që ka shumë konsum dhe përdoret shumë ambalazh, nuk është një arsye për të “pushtuar” Tiranën me plehra. Jemi sot qyteti më i pastër në Shqipëri, ndër më të pastrit kryeqytete në rajon, por e mira s’ka fund, ndaj po të tregojmë pak kujdes edhe me mënyrën se si konsumojmë dhe largojmë mbetjet nga konsumi i festave, do ta vlerësoja shumë nga të gjithë”, tha kryebashkiaku./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono