bregdet

kti.jpg
in a09:10 | 30/11/2019

24 emigrantë që ishin nisur nga Afrika, pas udhëtimit prej 6 ditësh me një barkë të vjetër dhe të dëmtuar arritën në Canary Island të Spanjës. Gjendja e disa personave ishte përkeqësuar për shkak të kushteve të vështira në det të hapur. 12 burra, tetë gra dhe tre fëmijë ishin në gjendje shëndetësore mjaft të rënduar.

Ata u pritën nga turistët e pranishëm në bregdetin e ishullit spanjoll, të cilët iu dhanë ujë dhe ushqim, para se të njoftonin njësitë e shpëtimit për arritjen e tyre.

Njësitë e shpëtimit, i mbështollën ata me batanijet termale, derisa iu dhanë ndihmën e parë, ndërsa fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Mësohet se asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike për jetën, ndërsa pritet të dërgohen në qendra për strehim./abcnews.al

shengjini.jpg
ad min13:28 | 22/02/2019

Në prag të sezonit turistik, autoritetet vendore të Shëngjinit kanë nisur ndërhyrjet, në mënyrë që bregdeti të jetë gati për vizitorët.

Vizitorët nuk mungojnë në ditët me diell. Në Shëngjin numri i tyre ka ardhur në rritje. Për këtë arsye, krijimi i kushteve në zonën bregdetare ka sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjeve. Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se ky është fillimi. Më pas do të ketë ndërhyrje të tjera.

Gjok Deda: Po bëjmë largimin e rërës nga deti. Po pastrojmë lulishten anësore. Do të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve dekorative dhe sivjet do ta fillojmë plazhin më herët se vitet e tjera.

Në Bashkinë e Lezhës, Bregdeti nuk shihet vetëm si turizëm veror. Drejtori i Turizmit në këtë bashki, Ardian Laçi, është i bindur se zgjedhja e Shëngjinit edhe gjatë stinës së pranverës do të jetë e madhe.

Ardian Laçi: Bregdeti i Shëngjinit nuk është një turizëm vetëm 3 mujor. Bregdeti i Shëngjinit është 12 mujor. Në përshtatje kjo me 300 ditët me diell që ka kjo zonë që mundësojnë dhe vizita ditore, familjare të organizuar a dhe ne si bashki po bëjmë që të gjitha që këto resurse që ka Lezha në përgjithësis dhe Shëngjini në veçanti të promozvimin që meritojnë.

Bashkia e Lezhës kërkon një përfshirje më të madhe të të gjithë aktorëve në përmirsimin e kushteve kryesisht në bregdet që ka edhe përqendrimin më të madh të vizitorëve e turistëve./abcnews.al

vizitore-bregu-i-detit.jpg
ad min17:59 | 17/02/2019

Është i lartë numri i atyre që për fundjavë frekuentojnë bregdetin e Durrësit. Temperaturat janë rritur, por brezi i rërës vijon të jetë i mbushur me mbeturina.

Nuk është stina për plazh, por bregdetit i Durrësit po  frekuentohet masivisht. Me temperatura pranverore, shumë qytetarë preferojnë të jenë këtu në fundjavë.

Banorë të Durrësit, të ardhur nga Tirana, por edhe nga rrethet e tjera shijojnë orët me diell. Të shëtisin, e pas kësaj një kafe apo dreke buzë detit mbetet zgjedhja e vizitorëve.

“Gjithmonë vijnë nga Tirana në kohën vjeshtë-pranverë. Pastaj në verë ka më teër kosovarë që e frekuentojnë Durrësin”.

“Bëjmë një xhiro deri te pista e vogël Iliria dhe pastaj kthehemi në shtëpi”.

“Kemi dalë bëjmë një xhiro me kalamajtë”.

Frekuentimi i parakohshëm i plazhit tregon edhe problemet. Ndotja që i shkaktohet brezit të rërës nga deti dhe nga njerëzit është i përmasave shqetësuese.

“Ambienti nuk është aq i mirë”.

“Duhet pak pastërti”.

Në të katërta stinët qytetarët,  bregdetin e Durrësit e konsiderojnë një vend të përshtatshëm per t’u relaksuar. Ndaj sa herë moti është i përshtatshëm ata dynden drejt tij./abcnews.al

kosovare.png
ad min14:27 | 03/11/2018

Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë motin e ngrohtë të kësaj fundjave për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Qindra automjete kaluan doganën e Morinit dhe destinacioni i tyre janë qytetet bregdetare.

Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe sportele shtesë, herë pas here janë krijuar radhë të gjata deri në thellesi të territorit të Kosovës. Mësohet se gjatë paradites së sotme kufirin e kanë kaluar më shumë se 7.000 qytetarë të Kosovës./abcnews.al

shengjinii.jpg
ad min21:40 | 23/09/2018

Në këtë periudhë çmimet në bregdetin e Shëngjinit janë të arsyeshme dhe kjo ka joshur shumë pushues nga Kosova që vazhdojnë ta frekuentojnë. Këtë fundjavë për shkak dhe të temperaturave të larta, plazhi ishte i populluar.

Pushimet në bregdetin e Shëngjinit vazhdojnë. Temperaturat e larta edhe gjatë javës së 3-të të Shtatorit kanë bërë që pushuesit të preferojnë detin si zgjedhjen e tyre të parë.

Krahas motit edhe çmimet e favorshme të kësaj periudhe janë arsye që zona turistike e Shëngjinit frekuentohet nga pushues dhe vizitorë të shumtë.

Qytetarët e Kosovës jane ata që më së shumti i drejtohen Shëngjinit dhe bregdetit të tij për të pushuar.

Ky fluks ende i lartë ka bërë që sezoni të zgjatet e për pasojë edhe bizneset të vijojnë të shërbejnë në zonë.

Kjo është një mundësi për ta parë përtej stinës së verës dhe intensitetit të larte të muajve Korrik e Gusht dhe në Shëngjin kjo po ndodh./abcnews.al

turistet-e-huaj.jpg
ad min15:11 | 31/08/2018

Në ditën e fundit të muajit Gusht, ABC News ka mësuar se sipas të dhënave të sistemit TIMS, se në territorin shqiptar kanë hyrë gjatë 3 muajve të verës rreth 2.9 milionë turistë nga pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë rekord u shënua edhe në numrin e automjeteve që hynë në territorin tonë.

Prej vitesh numri i turistëve të huaj që zgjedhin si destinacion Shqipërinë për të pushuar ka ardhur në rritje.

Ky trend tregohet edhe gjatë shtatë muajve të parë të 2018-s. ABC News ka mësuar nga sistemi TIMS se në total kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar rreth 6.2 persona. Një shifër e lartë nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u regjstruan 5.2 milionë shtetas.

Si asnjëherë më parë, në Shqipëri gjatë tre muajve të 2018-s, Qershor, Korrik dhe Gusht kanë hyrë 690 mijë automjete të huaja. Kjo shifër numër është pothuajse e njëjtë me numrin në total të automjeteve që qarkullojnë në të gjithë vendin gjatë një viti. Ndërkohë për tre muajt e verës kanë hyrë në territorin shqiptar 2 milionë e 900 shtetas, ku 1 milion e 800 janë turistë të huaj.

Ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e kanë shënuar polakët. Si edhe në vitet e kaluara pushuesit nga Kosova dhe Maqedoni kanë vijuar të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kryer pushimet. Shifrat flasin për 1.2 milionë perona, duke pësuar një rritje me rreth 100 mijë turistë më shumë se një vit më parë.

Në periudhën 7-mujore, turistët italianë e grekë kanë zgjedhur vendin tonë për turizëm. Por ndryshe nga polakët, kosovarët edhe maqedonasit që kanë zgedhur bregdetin për të pushuar, fokusi i grekëve dhe italianëve ka qenë kryesisht guidat malore dhe vizitat në qytetet historike dhe të Shqipërisë./abcnews.al

arben-ahmetaj123.jpg
ad min15:57 | 31/07/2018

Në të dy Dibrat këtej dhe andej kufirit nuk mungojnë resurset për të pushuar. Por nëse në brigjet e lumit Drin shkojnë vetëm disa të rinj e fëmijë që më tepër bëjnë sporte ekstreme, në anën tjetër të kufirit pushuesit argëtohen e festojnë të organizuar.

Për dibranët, brigjet e Drinit duhet të ishin shpëtim në këto ditë të nxehta. Ujë më të pastër se këtu nuk ka askund. Por Drini në tokën shqiptare, frekuentohet pak. Kurse organizimet mungojnë fare.

Disa të rinj ose fëmijë që lahen ku të mundin. Ka prej atyre që më shumë se për t’u freskuar, e shfrytëzojnë atë si sport ekstrem. Ata hidhen nga Ura e Topojanit 19 metra e lartë. Ndryshe është panorama vetëm një kilometër më larg. Në brigjet e liqenit të Dibrës  familjarë, burra, gra dhe fëmijë edhe të ardhur nga SHBA plazhojnë aty.

Një grup të rinjsh vullnetarë “life guardian” monitorojnë bregun nga mëngjesi deri në darkë. Pushuesit kryesisht e shfrytëzojnë plazhin liqenor për t’i paraprirë pushimeve në bregdet. Ata janë të kënaqur me liqenin e tyre, por duan edhe bregdetin shqiptar.

“Çdo vit shumicën e rasteve këtu, por ka edhe ditë kur shkojmë në Shqipëri”.

Bizneset në brigjet e Liqenit të Dibrës janë të organizuara dhe të frekuentuara shumë nga të rinjtë. Dhe aty ka janë ata nuk mungojnë festat. Ndryshe nga ana tjetër e kufirit në Dibrën e Madhe, jeta është më dinamike.

“Nuk ka rini më të mrekullueshme sesa rini jonë. E shihni. Asnjë problem”.

“Ka mjaft evenimente të ndryshme, prandaj gjatë verës ka më shumë gjallëri”./abcnews.al

hetimi-tatimor.jpg
ad min15:17 | 20/07/2018

Inspektorët e tatimeve po vijojnë kontrollet në bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në turizëm në bregdetin e jugut. Pas kontrolleve në terren i kanë bllokuar aktivitetin 9 hoteleve dhe 2 lokaleve.

Jugu i vendit vijon të jetë në lupën e tatimeve.

Kontrollet e detajuara me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, Drejtoria e Hetimit Tatimor i ka përqendruar në Sarandë, Ksamil, Himarë e Dhërmi.

9 hotele janë bllokuar pasi nuk ishin regjistruar në organet tatimore, ndërsa dy biznese për moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë.

Këto të fundit nuk do të ushtrojnë aktivitetin për 30 ditë, ndërkohë që për hotelet, masa e marrë do të qëndrojë në fuqi deri në regjistrimin e tyre si subjekte me TVSH.

Vetëm një javë më parë, tatimet raportonin bllokimin e 7 subjekteve të tjera të paregjistruara në zonat bregdetare. Bllokimet e aktivitet kanë përfshirë edhe restorantet e lokalet.

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka deklaruar se do t’i vijojë kontrollet përgjatë të gjithë sezonit veror, ndërsa iu ka bërë thirrje tatimapaguesve në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj./abcnews.al

blendi-kls.jpg
ad min18:31 | 09/07/2018

Këtë vit, sistemi i ruajtjes në zonat turistike, aplikohet përgjatë gjithë bregdetit, sipas ministrit Blendi Klosi. Duke folur në parlament, ai tha se përmirësimi është i ndjeshëm, por nuk përjashton problemet. Klosi tha se jemi kokëulur për çdo jetë të humbur, por duhet të jemi në një front, pushtet qendror, vendor dhe biznes, për të minimizuar pasojat negative./abcnews.al

tregtare-ambulante.jpg
ad min17:24 | 04/06/2018

Përmirësimi i imazhit në zonat turistike ka detyruar Bashkinë e Lezhës që të bllokojë aktivitetin e  tregtarëve ambulantë në shëtitoren e Shëngjinit. Ky vendim i bashkisë ka ardhur edhe  pas ankesave të bizneseve dhe turistëve pasi tregtarët jo pak herë pengonin lëvizjen e qytetarëve. Për këtë arsye, ambulantët u mblodhën në një protestë para Bashkisë Lezhë. Aty i priti kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj. Ky i fundit u garantoi protestuesve që do të gjendet një zgjidhje, por pa cënuar lirinë e lëvizjes së vizitorëve dhe turistëve që gjatë sezonit veror arrijnë mbi 70 mijë në ditë. Më shumë se 200 tregtarë ambulantë kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shëngjin gjatë sezonit veror të vitit të kaluar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono