braktisin

kamping-1280x725.jpg
ad min16:00 | 04/08/2019

Pushues të huaj dhe vendas përherë e më tepër kërkojnë të pushojnë në ambiente të hapura për më shume argëtim dhe aventure. Në Radhimë të Vlorës të huaj nga Italia, Gjermania, Anglia etj kanë mbërritur me makinat e tyre për të qëndruar në kampingje.

Nuk po pushojnë ne hotele apo resorte. Shumë turistë në Vlorë zgjedhjen ambiente të hapura. Në Radhimë janë shtuar kampingjet. Jo vetëm pushues vendas por edhe të huaj preferojnë t’i kalojnë kështu pushimet.

Nga Italia, Gjermania dhe Anglia kanë zbarkuar në bregdetin e Jonit me makinat e tyre.  Zgjedhin të qëndrojnë jashtë hoteleve për tu zbavitur më tepër, për më shumë aventurë.

Rradhima është një ndër zonat më të frekuentuara të Vlorës nga vendas dhe të huaj. Plazhi është i pastër dhe i sigurt. Shumë të huaj që vijnë për herë të parë thonë se do ua rekomandojnë miqve të tyre këtë vend.

Plazhet e Vlorës këtë sezon turistik janë mbushur si asnjëherë. Bregdetit i jugut duket se i josh më shumë kryesisht ata që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Shifrat treguan një fluks të lartë në muajin Korrik. Dhe duket se po aq pushues do të ketë deri në përfundim të sezonit./ABC News Albania 24/7

pushuesit.jpg
ad min16:30 | 30/06/2019

Të shumtë mund të themi kanë qenë qytetarët që kanë marrë sot pjesë për të votuar në zgjedhjet lokale. Por ka nga ata që nuk kanë shkuar të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Ata kanë zgjedhur që këtë të dielë ta kalojnë larg zhurmës duke shkuar në plazh. Për mikrofonin e ABC News ata kanë treguar arsyen se pse nuk kanë shkuar të votojnë sot.

Pushuesi: Nuk votojmë asnjëherë.

Pushuesi: Nuk kam votuar dhe as nuk do të votoj. Nuk kemi pse me votuar. Ka alternativa por nuk na pëlqejnë.

Pushuesi: Votova, votova por nuk tregohet, por për PS-në .

Pushuesi: E mira ishte të votonim dhe pastaj të bënim plazh, ne i bëmë të dyja.

Pushuesi: Po për çfarë të votojmë, për çfarë arsyeje? Po më mirë në plazh sepse nuk kemi pasur asnjë lloj interesi si nga i pari ashtu edhe nga i dyti.

Pushuesi: Unë pres që të qetësohet koha dhe pas plazhit do të shkoj./abcnews.al

b16b8fe4-0399-4976-b560-d8f4b16fbb42-1280x853.jpg
nev ila22:18 | 27/06/2019

Pas humbjes së Stambollit në zgjedhjet lokale të Turqisë, dy ish-themelues të partisë së presidentit Erdoan kanë vendosur të shkëputen nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe krijimin e një subjekt të ri politik, që do të rivalizojë kreun e shtetit. Lëvizja përbën një goditje për pozitat e Erdoan.

Dy figura të hershme të partisë së presidentit Recep Taip Erdoan, në Turqi, po planifikojnë krijimin e një grupi të ri politik. Lajmin e kanë bërë të ditur burime në dijeni të lëvizjeve politike turke, të cituara nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një lëvizje që ka gjasa të gërryejë mbështetjen për liderin turk, pas goditjes së marrë në zgjedhjet lokale me humbjen e Stambollit. Pas planit për shkëputje janë ish-zëvendës kryeministri Ali Babaçan dhe ish-presidenti Abdullah Gyl, të dy bashkëthemelues të partisë së Erdoan për Drejtësi dhe Zhvillim.

Zgjedhjet e së dielës shënuan humbjen e dytë të Erdoan, që përmes përsëritjes së tyre synonte të ruante kontrollin mbi qytetin më të madh të Turqisë. Gjithashtu, humbja inkurajoi kritikët e presidentit brenda partisë së tij, që prej kohësh kanë projektuar krijimin e subjekteve rivale për shkak të pakënaqësisë ndaj pushtetit të rritur të Erdoan.

Me reçesionin ekonomik, papunësinë dhe inflacionin e lartë që kanë dëmtuar qytetarët turq dhe kanë tkurrur mbështetjen për partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, krijimi i një lëvizjeje të re politike përbën pa dyshim një goditje të rëndë për subjektin politik në fjalë, që aktualisht mbështetet tek aleanca me nacionalistët për të ruajtur mazhorancën në Parlament.

Burimet e cituara nga agjencia “Reuters” kanë deklaruar se Babaçan dhe Gyl ka gjasa ta formojnë partinë e re në vjeshtë dhe do të synojnë rikthimin e politikave të viteve të para të partisë së Erdoan, që asokohe promovoi një islam të moderuar me prirje perëndimore, si dhe promovoi tregun e lirë, gjë që i ofroi mbështetjen popullore afatgjatë./ABC News Albania 24/7

cadra-1-1280x696.jpg
ad min15:50 | 09/06/2019

I nxehti ka detyruar banorët e Floqit të braktisin çadrat ku janë strehuar dhe gjatë ditës qëndrojnë në ambientet e shkollës. Ata kthehen në çadra vetëm në mesnatë për të fjetur

 Banorët e Fliqit kanë braktisur çadrat. Të pastrehë, një javë pas tërmetit të fuqishëm ata po përballen me të nxehtin. Në këto temperaturat e larta qëndrimi nën plasman është i pamundur. Disa prej tyre u vendosen në ambientet e shkollës. Sapo zbardh dita banorët largohen, për tu kthyer për të fjetur, aty rreth mesnatës.

Banori: “Gjatë veta në një çadër. Tani familjen e kam tek shkolla dhe vetë rij këtu. Këtu është shumë vapë, nuk mund të rijmë dot më”.

Banori: “Ikim nga çadrat sepse këtu është si në sera. Po mbledhim kuverta që të ikim nga këtu, të largohemi sa më shpejt nga ky vend. Në shkollë nuk kemi ven dtjetër ku të shkojmë”. 

Banore: “Ne ishim në çadër dhe kushte ishin shumë të këqija. Unë kisha edhe një vajzë shtatzënë. Atje kishte rënë shi dhe nuk mund ta lija atje. Më gjetën një dhomë këtu në shkollë”.

Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe gjatë fundjavës, duke rritur pasigurinë

Përpos frikës nga dridhjet e tokës, mbipopullimi i ambienteve të përbashkëta me deri 30 persona, ka shtuar rrezikun për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Banorët ankohen se kushtet higjeno-sanitare janë të papërshtatshme dhe kërkojnë zhvendosjen në ambiente të tjera.

Banore: “Siç e shikoni kushtet janë shumë të vështira, kallaballëk, vapë e madhe. Është shumë keq dhe shumë të vështira”.

Banore: “Kushtet shumë të vështira, unë kam edhe një fëmijë të vogël 2-vjeç. Nuk e di se ku do ta gjejmë një strehim, për fëmijën se ne jemi të rritur”.   

Të tronditur nga fatkeqësia e 1 qershorit shumë prej tyre kanë kërkuar asistencë mjekësore, nga ekipi i bluzave të bardha,,që ju shërben gjatë 24 orëve.

Ushqimi për tre vaktet është siguruar nga kompani private. Kurse  vlerësimi paraprak i dëmeve ka përfunduar./ABC News Albania 24/7

kosove-1-1280x714.jpg
ent ela16:19 | 05/04/2019

Në mungesë të simboleve kombëtare dhe shmangies së përdorimit të termit “Kosovë”, zyrtarët kosovarë e kanë braktisur samitin dixhital të Beogradit, duke akuzuar palën serbe për provokim të qëllimshëm. Në reagimin e saj, qeveria serbe ka deklaruar se nuk kishte për qëllim të provokonte askënd.

Samiti dixhital në kryeqytetin serb ka vazhduar pa praninë e zyrtareve të qeverisë së Kosovës. Kjo ka ndodhur pasi organizatorët sa herë është përmendur fjala Kosovë kanë fikur mikrofonat e panelistëve dhe kanë lexuar një tekst të shfaqur në ekran ku thuhej se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se vetëm në këtë aspekt mund të flitet për të, duke vazhduar bisedimet. Në këte video duket ky reagim pasi mediat nuk janë lejuar në të gjitha pjesët. Kjo fusnotë e gjallë ka ndodhur gjatë gjithë samitit pavarësisht se edhe Kosova firmosi heqjen e romingut.

Organizatorët e Qeverisë së Serbisë thonë se nuk kanë patur për qëllim të ofendojnë askënd. Ata thonë se do të udhëtojnë vitin e ardhshëm dhe janë munduar të jenë nikoqirë të mirë. Por, rregullat janë rregulla pavarësisht se thonë se porosia e samitit ishte bashkëpunimi i domosdoshëm. Nuk ka qenë e lehtë të tejkalohet taksa e Kosovës ndaj Serbisë.

Sinkron Mihajlo Jovanoviç, Zyra për Teknologjitë Informative“Vendimi i qeverisë për të firmosur romingung për Ballkanin perëndimor do të thotë se jemi të interesuar për një progres rajonal. Nuk ka patur qëllim për të provokuar askënd, por është rekomandim i qeverisë për të respektuar rezolutën 1244 dhe në disa raste jemi detyruar ta theksojmë këtë, por pa qëllim të keq dhe është vetëm një kërkesë e jona për të respektuar të drejtën, gjë që e kërkojmë nga të gjitha shtetet e botës”.

Në këtë takim nuk ka patur asnjë simbol të shteteve që kanë marrë pjesë dhe firmosja e marrëveshjeve është bërë nën patronatin e Bashkimit Evropian./abcnes.al

vodoshkurta-1280x640.jpg
ent ela15:02 | 20/03/2019

Ndryshime të reja në qeverinë “Rama” në nivel zëvendësministrash. Janë dy zv. ministret e kabinetit qeveritar të cilat sipas burimeve nuk do të ushtrojnë më detyrat e tyre. Më përkatësisht është zëvendësministrja e Drejtësisë Teuta Voda si dhe ajo e financave dhe ekonomisë Albana Shkurta. Burime bëjnë me dije se ndërsa Vodo është liruar nga detyra, Albana Shkurta ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv. ministres së Ekonomisë dhe financave edhe pse motivacioni nuk bëhen ende të ditura./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono