brace

rusi-1-1280x533.jpg
Sej rie07:45 | 30/06/2019

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar pranë shkollës “Liceu Artistik” në Tiranë, i cili është shprehur se ka zgjedhur pasi ishin dy kandidatë.

“Mirë që votova por edhe zgjedha. Besoj se nuk kemi dyshim se për kë kam votuar sepse ishin dy kandidatë.  Edhe po të them ndryshe nuk më beson njeri. Kishte 30 subjekte politike dhe dy kandidatë. Do ishte mirë që të ishin më shumë kandidatë në të 61 bashkitë. Nuk është dita që të analizojmë këtë çështje sepse ka qenë subjekt i papateve këto ditë. Më shumë subjekte politike pavarësisht se 30 nuk janë pak. Megjithatë sot nuk është dita që të analizojmë këtë çështje sepse kjo ka qenë objekt i diskutimit në ekranet tuaja dhe debatet politike të zhvilluara. Sot është dita të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe për vendosmëri. Në kuptimin që dita të shkojë e qetë dhe kush të dëshirojë të marrë pjesë dhe është mirë që të marrin pjesë. Të matur sepse duhet respektuar edhe ai që voton dhe merr pjesë në votime edhe ai që nuk voton. Dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit , dhe si rezultat i kësaj maturie, qetësie dhe vendosmëria të shpresojmë që të hapen negociata të Tetor”, tha Ruçi. 

Ndërsa i pyetur lidhur me akuzat se Partia Socialiste po instalon diktaturën në vend duke bërë votime një partiake, Ruçi deklaroi se: “S’ka burrë nëne që të vendosë diktaturën veçanërisht në Shqipëri”./abcnews.al

SINKRON-BFRACE-VOTON.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela07:10 | 30/06/2019

Zv.kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari nga qeveria që ka hedhur votën e tij sot në orën 07:10 të mëngjesit tek Liceu Artistik. Braçe deklaroi se zgjodhi të votojë që të votojë herët për shkak se më vonë do të ndjekë edhe dy zona të tjera në Fier dhe Divjakë. Ai i bëri thirrje edhe komisionerëve që të kujdesen për rregullësinë e procesit duke shmangur votimin familjar.

“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja. Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”, tha Braçe. /abcnews.al

brace-1280x647.jpg
Sej rie11:15 | 13/06/2019

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe nga Kuvendi e ka quajtur krim të rëndë kushtetues shfuqizmin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta.

“E drejta për të zgjedhur me votë përfaqësuesit në Kuvend në qeverisjen qendrore dhe vendore, nuk mund të pezullohet dhe të shfuqizohet jo e jo, pavarësisht madhësisë së zyrës që ka. Kjo është risia kushtetuese që kërciti pesë ditë më parë direkt nga selia e Presidentit të Republikës. Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka! Deformim më të rëndë të demokracisë nuk ka tentuar të bëjë kush! Zgjedhje në këtë vend në rastin dhe aktin më të rëndë kundër tyre, në vitin 1996, janë dhunuar e manipuluar shkatërruar, por nuk janë pezulluar”, tha Braçe./abcnews.al

rama-divjake-1280x718.jpg
Sej rie15:40 | 30/05/2019

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa inspektime në zonën e Lushnjës. Ai është njohur me efektet e lehtësive fiskale që janë aplikuar në tërësi e në mënyrë të veçante heqja e TVSH-së  për makineritë dhe inputet bujqësore që ka mundësuar investime të reja në teknologjinë bashkëkohore të bujqve dhe fermerëve. 

Është një ditë e zakonshme pune në tregun e Divjakës. Kështu njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë mbi vizitën që numri një dhe numri dy i qeverisë kanë bërë në këtë treg agro-ushqimor.

Vetëm fjalë të mia dëgjon Kryeministri Rama nga fermerët.

“Ky vit bujqësor na ka shpërblyer për të gjitha kulturat. Kemi dalë shumë mirë. Prodhimet na janë shitur dhe vazhdojnë të shiten. Ka zbutje në të gjitha inputet bujqësore. Edhe sa i përket plehut të bimëve, apo çdo produkti që nevojitet për përkujdesjen e bimëve i marrim më lirë,” – shprehet një prej fermerëve.

Sipas zëvendëskryeministrit njëherësh edhe deputet i zonës Erjon Braçe, suksesi i fermerëve, ndonëse të rinj në moshë, qëndron tek përkushtimi i tyre ndaj tokës dhe fakti që të ardhmen e tyre kanë dëshirë ta ndërtojnë në vendin e tyre.

 “Divjaka gjithë suksesin e ka tek këta djemtë  e rinj, të cilët nuk kanë ikur, që kanë ndenjur, që punojnë me tokën dhe që duan mbështetje për atë pjesë që na takon ne si qeveri. Deri tani kanë marrë atë që kemi dhënë ne nga inputet bujqësore. Heqja e TVSH-së për makineri dhe  pajisje e ka dhënë efektin. Një pjesë që kanë marrë fitime i kanë bërë makineri bujqësore. Nuk i kanë as në llogari, i kanë bërë investime. Një pjesë tjetër po i bën sera. Ato lekë që kanë fituar po i bëjnë sera. E natyrisht po shtohet prodhimi, rritet dhe djemtë e rinj këtu nuk largohen prej këtej,” – u shpreh ai.

Tregu agro-ushqimor i Divjakës, me sipërfaqe prej 1 hektar, është vendi ku çdo ditë mbledh fermerët e zonës, për të tregtuar prodhimet e tyre, por edhe për të promovuar  produktet vendase dhe tërhequr eksportues.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar edhe një fermë në  që ka përfituar një vit më parë nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 12,3 milionë lekë të cilat i investoi për shtimin e kapaciteteve prodhuese.

Në fshatin Kamenicë të Divjakës, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga zv/Kryeministri Erjon Braçe, panë nga afër pjesën fundore të veprës më të madhe vaditëse të gjithë këtyre viteve në zonën e Myzeqesë. Që do të përmirësojë rreth 5100 hektarë tokë, të cilët kanë pasur mungesë të ujit të ëmbël.

Ndërsa në Babunjë pa punimet e kryera në  rrugën e këtij fshati që e lidh me Fierin./ABC News Albania 24/7

brace-1280x750.jpg
ent ela14:19 | 09/04/2019

Nga Shkodra Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përsëritur mesazhin për opozitën se zgjedhjet nuk kontestohen pasi ato janë legjitimuar. Gjatë kontrollit në zyrat e administratës publike në qytetin verior, numri dy i qeverisë solli si shembull Shkodrën, ku sipas tij bashkinë e drejton  Partia Demokratike ndonëse socialistët kanë pasur sinjalizime për blerje të votave.

I shkoi befas administratës së Shkodrës por nuk i zuri në gabim. Përkundrazi doli i kënaqur nga shërbimi publik. Madje edhe kazanët e mbeturinave e kanë surprizuar.

Nga këtu nis kritikat numri dy i qeverisë duke i kërkuar kryebashkiakes së djathtë ti gjejë një strehë qenve. Një temë e përshtatshme për të sjellë në vëmendje zgjedhjet vendore dhe kandidatin që socialistët kanë bërë gati për të vendosur në krye të kësaj bashkie.

E nga një problem lokal zëvendëskryeministri Erion Braçe flet për çështje qendrore, mos kontestimin e zgjedhjeve nga askush pasi ato legjitimohen.

Duke iu rikthyer arsyes pse ndodhet në Shkodër, paralajmëron nëpunësit publikë se kush nuk bën detyrën t’ia lërë vendin më të aftëve./abcnews.al

LAJMET-DT-31-JANAR-ORA-20-00001.mpg_snapshot_02.08-1280x720.jpg
ent ela21:25 | 31/01/2019

“Ne do të presim vërejtet e dy institucioneve Komisionit Evropian dhe Komsionit të Venecias që të kemi një ligj të qartë dhe që i qëndron kohës”.

Është kjo përgjigjia që dha zëvendëskryeministri Erion Braçe sa i takon ligjit të Kadastrës të kthyer nga Presidenti Meta. Sipas tij nuk është thjesht një ligj ai për Kadastrën, por edhe procedura kalimtare dhe ndarjen e tokës bujqësore.

“Nuk është thjesht një ligj ai për Kadastrën, por edhe procedura kalimtare dhe ndarjen e tokës bujqësore dhe ky i dyti ka krijuar një sensibilitet më të madh te partnerët tanë dhe vende të ndryshme që kanë adresuar një shqetësim që lidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ligji të Kadastrës i lind e drejta për të pasur pronë te ky ligj. Ne kemi vendosur që të presim komentet e Komisionit Evropian dhe të përdorim instrumentin e dërgimit të këtij ligji në këtë kontekst të respektimit të të drejtave të njeriut në Komisionin e Venecias. Ne do presim vërejtet e dy institucioneve që të kemi një ligj të qartë dhe që i qëndron kohës. Ligji i Kadastrës është i lidhur me këtë ligj. Ligji i Kadastrës është i lidhur me këtë ligj”.

Braçe theksoi se duhet të vijoj puna me të dyja agjencitë për shërbimin ndaj qytetarëve me procesin e legalizimit dhe çertifikimin e pronësisë të tokave, sepse bujqësia po hyn në një fazë të re.

“Unë mendoj se duhet të vijojmë të punojmë me të dyja agjencitë për shërbimin ndaj qytetarëve me procesin e legalizimit dhe certifikimi i pronësisë të tokave sepse bujqësia po hyn në një fazë të re”. /abcnews.al

LAJMET-DT-31-JANAR-1280x720.jpg
ent ela21:13 | 31/01/2019

I pyetur në lidhje me investigimin e Zërit të Amerikës për blerje të votave nga eksponentë socialistë, Braçe tha se në ato dosje nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, që të ketë komunikuar me njerëz me të shkuar kriminale.

“Zero. T’u referohemi fakteve, nuk ka në atë dosje ku Dako t’u ofrojë atyre personave lekë për blerje vote. Ma gjeni. Jam mësuar t’i referohem vetëm fakteve. Nuk ka ansjë fjali që t’i referohet. Ma tregoni ku Dako thotë me gojën e tij ke 1 mln lekë për të blerë vota. Të gjithë ata t’u referohen fakteve. Unë nuk e mohoj faktin që në këtë vend është blerë vota”, tha Braçe.

Por pyetja që ngre zv/kryeministri është se si nuk ka asnjë deputet të PD apo LSI në ato përgjime, në një kohë kur ka parë me sytë e tij deputetë nga këto forca politike me thasë me para për të blerë vota.

“Si nuk paska një deputet të PD të përgjuar për të blerë vota. Ka deputetë të PD që kanë shitur shtëpinë për të blerë vota. Ka deputetë të LSI me thasë me para për të blerë vota. U kam bërë dëm të madh në territorin e Lushnjës, kam ndjekur pas drejtor burgjesh që kanë hedhur para në kanale vaditëse. Si nuk paska prokuroria nën drejtimin e Llallës një deputet të PD e LSI. Dosja është zbardhur e gjitha. Po ju them nëse gjeni një rast të vetëm ku Dako ka ofruar lekë për të blerë vota ju kërkoj ndjesë juve dhe publikut dhe Vangjushi të përballet me drejtësinë. Ne kemi marrë 78 mijë vota në qarkun e Durrësit.

Basha çohet atje dhe përgojon një grup deputetësh që nuk ka pasur një kriminel me vete dhe nuk ka harxhuar një qindarkë. Kam harxhuar kohë për të ndjekur pas rrugaçët e PD dhe LSI që qarkullonin me thasë me lekë. Unë nuk e mohoj fenomenin e blerjes se e kam vuajtur vetë ne kurriz, dhe do na duhet shumë punë”. /abcnews.al

 

erion-brace-1.jpg
ent ela20:35 | 31/01/2019

Zëvendëskryemninistri Erion Braçe ka evidentuar në studion e ABC News problematikën në tre qarqet kryesorë të vendit që ai ka nisur inspektimet. Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, Braçe renditi problematikën që ekziston në zyrat e Hipotekës, ALUIZINI-t dhe zyrat koncensionare, ndërsa paralajmëroi të gjithë drejtorët dhe punonjësit për pastrime.

“Unë kam parë deri tani zyrat e shërbimeve në 3 qarqe Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Për shembull në Qarkun e Durrësit nuk shkon zyra e regjistrimit të paluajtshme që ka çeduar fort në shërbimin ndaj qytetarëve dhe vlon korrupsioni, nga inspektimi i zyrës, nga inspektimet e Task Forcë dhe Departamenti Antikorrupsion. Do vazhdojmë akoma më tutje pastrimin në atë zyrë për t’u krijuar mundësi njerëzve apo studentëve ekselentë, pra kjo zyrë atje nuk funksionon dhe zyrat e regjistrimit kanë bërë përmirësim domethënës në disa qarqe duke filluar nga Tirana.

Për të gjetur zyrat e ALUZINIT në Tiranë mu deshën 3 çerek ore, është në zgëq të Tiranës edhe pse kishte fare pak largësi nga Bulevardi, nuk më pëlqeu, nuk funksiononte, nuk më pëlqyen drejtuesit, bënin pushim dreke, ndërkohë që njerëzit prisnin te dera. Këto më kanë lënë përshtypje negative.

Zyrat koncensionare, kartat e identitetit dhe pasaportave biometrike janë skandal. Ajo që kam parë në Durrës dhe Elbasan është skandal, radhë e stërmadhe për gjithë qarkun e Elbasanit. U kemi dhënë kontratë koncensionare”.

Për të përmirësuar këtë situatë, numri dy i qeverisë theksoi se gjatë mbledhjes me drejtorët i ka paralajmëruar ata që në mbledhjen e ardhshme nëse nuk flasin me numra do të largohen nga detyra qoftë ky edhe socialisti më i mirë.

“Kam filluar tur takimesh me drejtuesit, kemi ndarë shqetësimet kyçe që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qytetarin. Është mbledhja e fundit që bëj me llafe. Nga fundi i Shkurtit që do vijnë në takim do flasim me numra, sa shërbime kanë kryer për qytetarët, sa ka qenë afati dhe tejkalimi i afatit, kush nuk i ka numrat të mos vijë më. Kemi humbur shumë kohë. Kjo është njëra anë, ana tjetër është modernizmimi. Me ISSH, AKSH dhe Postën do pilotojmë në Tiranë dhe do e shtrijmë në gjithë territorin e vendit ta bëjmë të mundur që pensionistët pavarësisht se ku janë ta marrin pensionin atje ku ta duan dhe ku janë të marrin bonuset atje ku zgjedhin. Madje dhe pensionistët në emigracion të kenë akses në llogari. Por strategjia fillon mes 3 hapave.

Ua kam bërë të qartë drejtorëve që qoftë edhe më kontribuitivi që komunikimi me qytetarët dhe puna e përditshme për të kapur treguesit, në të kundërt do largohet nga detyra qoftë edhe socialisti më i mirë”.

/abcnews.al

ruci-brace-1280x642.jpg
ent ela22:28 | 21/01/2019

Prej një jave në Lushnje janq organizuar aktivitete kulturore në nder të 99- vjetorit të Kongresit. Në festimet e organizuara për kongresin historik mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv/kryeministri Erjon Braçe.

Në  Lushnje u përkujtua 99- vjetori i Kongresit historik, i cili vuri themelet e shtetit shqiptar.  Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, zv kryeministri Erjon Braçe, deputetë dhe familjarë të pinjollëve të Kongresit morën pjesë në festimet e kësaj dite. Ata kanë vizituar shtëpinë muze ku u mbledh Kongresi i Lushnjës dhe më pas u zhvillua një koncert artistik.

“Që nga sot, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë përgatitjet për celebrimin e kësaj ngjarjeje historike”, -tha Ruçi. Prej një jave bashkia e qytetit ka organizuar aktivitete kulturore dhe artistike për nder të 99- vjetorit të Kongresit./abcnews.al

KONGRESI-LUSHNJES-1280x688.jpg
ent ela15:24 | 21/01/2019

Në Lushnjë u përkujtua 99- vjetori i Kongresit historik, i cili vuri themelet e shtetit shqiptar.  Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, zv/kryeministri Erjon Braçe, deputetë dhe familjarë të pinjollëve të Kongresit morën pjesë në festimet e kësaj dite. Ata kanë vizituar shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Lushnjës dhe më pas u zhvillua një koncert artistik. Që nga sot, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë përgatitjet për celebrimin e kësaj ngjarjeje historike, tha Ruçi. Prej një jave bashkia e qytetit ka organizuar aktivitete kulturore dhe artistike për nder të 99- vjetorit të kongresit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono