botues

botuesi-serhb.jpg
ad min16:00 | 03/06/2019

Botuesi i njohur serb Robert Çoban, deklaroi se serbët duhet të braktisin kompleksin e mbivlerësimit në marrëdhënie me shqiptarët, për shkak se shqiptarët, sipas tij, në mënyra të ndryshme, janë bërë pjesë e qytetërimit perëndimor global.

Pas incidenteve që shoqëruar festivalin “Mirëdita-Dobar dan” në Beograd dhe deklaratave fyese të kryeministres serbe, Ana Brnabiç, për krerët shtetëror të Kosovës, një ndër botuesit më të njohur në Serbi, Robert Çoban, ka deklaruar se është koha që serbët të përballen me realitetin se shqiptarët nuk janë njerëz të rendit të dytë.

“Ne vërtet mendojmë, një pjesë e mirë e publikut tonë mendon për shqiptarët, për Shqipërinë, në Kosovë, se ata, të them, janë disi njerëz të kategorisë së dytë. Nëse jemi të sinqertë, këtë do ta pranojmë. Këtë mbase të gjithë nuk do ta thonë haptazi, por në disa muhabete private e mendojmë këtë”, thotë botuesi i njohur serb duke argumentuar se në fakt shqiptarët nuk janë të tillë. Me këtë rast ai përmend artistë shqiptarë që tashmë kanë bërë emër anembanë botës:

“Dhe pastaj na dhemb kur shohim se pikërisht ata shqiptarët, nga Kosova, Maqedonia ose Shqipëria, momentalisht kanë pesë a gjashtë pop-yjet më të mëdha në botë, globalisht: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën e të tjerë. Pra, çfarëdo radiostacioni të lëshoni, të dëgjoni këngëtaren shqiptare si këndon, është hit-pop, brenda pesëmbëdhjetë minutave do të dëgjoni një këngë. Ne duhet të përballemi me këtë”, thotë Çoban për televizionin e pavarur serb N1, duke nënvizuar se shqiptarët, në mënyra të ndryshme, janë bërë pjesë e qytetërimit perëndimor global.

“Dhe ne, nuk mundemi më që shqiptarët t’i shikojmë si disa fise të cilat na kanë sulmuar kur ne kemi shkuar drejt Kretës”, thotë Robert Çoban duke pranuar se serbët e ushqejnë kompleksin e mbivlerës në raport me shqiptarët edhe pse, sipas tij, ballkanasit nuk është se dallojnë shumë nga njëri-tjetri. Për më tepër, ai përmend Bekim Fehmiun, aktorin e mirënjohur i cili ishte i pari nga Evropa Juglindore që shkeli në Hollivud./ABC News Albania 24/7

botime.jpg
ad min12:23 | 15/04/2018

40 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia u mblodhën në Kukës për panairin mbarëkombëtar të librit organizuar nga Bashkia e Kukësit.

Në çelje të panairit, kryetari i bashkisë, Bashkim Shehu, dha mesazhe të qarta për artin e kulturën, duke e cilësuar Kukësin urë lidhëse të Kombit.

Panairi i Librit ka çelur siparin e aktiviteteve të shumta që organizohen gjatë këtyre tre ditëve në përkujtim të eksodit ‘99. Në Kukës kanë nisur kremtimet e 19-vjetorit të eksodit ‘99./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono