bota

virusi.jpg
Autor E14:56 | 25/10/2019

Një epidemi mund të shkaktojë milion viktima në të gjithë botën brenda 36 orëve dhe askush nuk është i përgatitur për t’i bërë plotësisht ballë një rreziku të tillë.

Ky është përfundimi i një raporti mbi gatishmërinë e vendeve të botës për t’i bërë ballë një epidemie të shkaktuar nga viruse të rrezikishme si Ebola, etj.

Raporti është përpiluar nga një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota, të cilët e kanë cilësuar Indeksi i Sigurisë Shëndetësore duke radhitur edhe vendet që janë më të mbrojtur në këtë drejtim sa i përket masave të marra.

Në vend të pare qendrojnë Britania e Madhe, Kanadaja apo vende si Norvegjua dhe Suedia, ndërsa në fund të listës renditen vendet që janë në luftë dhe kryesisht ato të botës së tretë.

Raporti ka marrë në konsideratë masat që kanë marrë institucionet shëndetësore për t’iu përgjigjur krizave të ngjashme duke bërë edhe renditjen. /abcnews.al

KINE-XI.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela14:46 | 13/10/2019

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar fuqitë e huaja, se nëse përpiqen të nxisin përçarjen e Kinës do të përballen me forcën shkatërruese te saj. Deklarata e Xi ka ardhur në një kohë kur Pekini po përpiqet të vërë nën kontroll protestat në Hong Kong.

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi të dielën se çdo përpjekje për të përçarë Kinën do të asgjësohet. Deklarata e tij vjen në një kohë kur Pekini po përballet me një seri sfidash, mes të cilave protestat disamujore në Hong Kong dhe lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Kushdo që përpiqet të ndajë Kinën në çdo pjesë të vendit do të mbetet i sakatuar dhe me kockat e thërmuara”, deklaroi Xi.

Ai theksoi se çdo forcë e huaj që do të mbështesë përpjekje të tilla do të vihet në lojë nga populli kinez dhe do të bëhet qesharake.

Deklaratat e tij Xi i bëri gjatë një vizite në Nepal. Ai është presidenti i parë kinez që viziton këtë vend në 22 vjet dhe të dyja palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për shtrirjen e lidhjeve hekurudhore mes vendit të Himalajeve dhe Tibetit.

Kina, që po përpiqet të çtensionojë luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, ka parë autoritetin e saj të vihet në provë nga protestat e dhunshme në Hong Kong. Policia në rajonin autonom ka përdorur plumba gome, gaz lotësjellës dhe mjete të tjera për të shpërndarë protestuesit në ish-koloninë britanike, që është përfshirë nga kriza më e keqe politike në dekada.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të jetë e vështirë të negociohet me Kinën nëse diçka negative u ndodh manifestuesve. /ABC News Albania 24/7

KRUJE-1280x716.jpg
ad min13:30 | 17/08/2019

Fluksi i vizitorëve vendas dhe të huaj në Krujë  është më i lartë se vitet e kaluara. Turistët kanë shfaqur interes të madh për kalanë e Krujës dhe muzeun të cilat i konsiderojnë me vlera të rralla.

Që prej orëve të mëngjesit deri në mbrëmje zona muzeale e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu pushtohet nga vizitorët.

Turistet janë nga e gjithë bota. Interesi i tyre me i madh shfaqet për Kalanë.

Udhërrëfyesi Hasan Stafa që e njeh mirë historinë e zonës muzeale tregon se vitet te fundit është rritur numri i turisteve qe vizitojnë Krujën.

Ketë sezon turistik janë frekuentuar shumë  Kroj i Ballabanecit, Parku Kombëtar i Qafe Shtamës dhe  “Kroj ” një ambient i ndërtuar me aq mjeshtëri nga artizanët krutanë ku mund te shijohen gatimet tradicionale./ABC News Albania 24/7

 

moti-7-1280x700.jpg
ad min19:45 | 13/08/2019

Vala e të nxehtit nga Afrika vijojnë ndikimin duke bere qe moti i kthjellet dhe temperaturat e larta te mbizotërojnë Rajonin e Mesdheut. Përsa i përket vendeve te Lindjes dhe Veriut të Evropës mbeten me vranësira të shpeshta dhe shira.

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehte mbizotëron në të gjithë territorin e vendit POR duke ju afruar orëve të pasdites do te këtë kalime vranësirash të lehta në ekstremin verior.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante duke bere qe vlerat ditore të luhaten nga 13°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

 

moti-6-1280x719.jpg
ad min08:00 | 11/08/2019

Vranësira dhe shira afat-shkurtër do të ketë Evropa Lindore dhe Veriore. Ndërsa mot të kthjellet dhe i nxehtë mbizotëron Rajonin e Mesdheut, ku temperatura deri në 40 grade celcius priten në gadishullin Iberik dhe Itali.

Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Veriore – Verilindore ku gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite në brigjet detare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë./ABC News Albania 24/7

moti-4-1280x708.jpg
ad min08:00 | 09/08/2019

Vranësira dhe shira të përkohshëm mbizotërojnë Evropën Veriore dhe pjesërisht atë Qendrore. Ndërsa përsa i përket të gjithë pjesës tjetër të kontinentit Europian vijon moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb: Temperatura të larta dhe motit i kthjellët do të mbizotëroj ditën e premte deri në orët e vona të pasdites. Mbrëmja dhe nata sjellin kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale dhe masimale duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas-here e fortë në brigjet detare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar  dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7

moti-3-1280x707.jpg
ad min08:00 | 08/08/2019

Rajoni i Detit Mesdhe, Evropa Qendrore dhe Evropa Veriore paraqitet me mot të kthjellët . Ndërsa ndikimi i motit të vranët dhe rrebeshe shiu vijon në Evropën Verilindore  dhe atë Lindore.

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e pasdites moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë Shqipërinë por në verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C maksimumi.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono