bosnje e hercegovine

srebrenica.jpg
G. P.23:04 | 11/07/2019

Masakra e Srebrenicës, në Bosnje e Hercegovinë është përkujtuar në mënyra të ndryshme nga dy grupe njerëzish. Njëri që ka dalë për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb dhe një tjetër për të kërkuar drejtësi për viktimat serbe.

Një grup nacionalistësh ndërpreu për pak kohë një shfaqje që kujtonte viktimat e gjenocidit në Bosnje. Është nata kur përkujtohen viktimat myslimane të gjenocidit në Srebrenica.

Shteti serb ndër vite ka mohuar ta quaj si të tillë dhe është munduar ta mohoj si të tillë. Krim i rënd konsiderohet zyrtarisht. Këtë përvjetor një grup i vogël njerëzish kanë dalë për të kujtuar viktimat.

Një grup tjetër për ti mohuar ato duke kërkuar drejtësi për viktimat serbe. Për herë të parë aty kanë dalë edhe ambasadorët Perëndimor dhe ai shqiptar si të ftuar. Organizatorët thonë se serbët duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtij krimi.

Marko Millosavljeviç, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut: Pranimi për ata që ende kërkojnë të dashurit e tyre është shumë i rëndësishëm dhe këtë shoqëria serbe dhe politika duhet ta kuptojnë si shumë të rëndësishme. Shpresojmë që vitin e ardhshëm, në 25-vjetor, të mos kalojë si tani, pa komente politike dhe të thuhet se gjenocidi është gjenocid dhe pikë.

Në këtë manifestim u ndezën aq qirinj sa ka patur edhe viktima. Mbi 8 mijë myslimanë u vranë në vitin 1995 dhe këtë e ka konstatuar edhe gjykata ndërkombëtare. Por, e shkuara ngelet pa përballje reale./ABC News Albania 24/7

palmer.jpg
G. P.08:14 | 17/06/2019

Diplomati amerikan, Matthew Palmer pohon se Rusia është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai foli edhe për çështjen e Kosovës.

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ai tha se SHBA-ja e mbështet Bosnje-Hercegovinën në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Programi kombëtar vjetor (të cilin do të duhej të hartonte Bosnje-Hercegovina) do të mundësonte forcimin e raporteve të B-H me NATO-n. Por këtë punë duhet ta bëjnë autoritetet e B-H e jo SHBA”, tha Palmer, duke shtuar, se vendi i tij e mbështet vendosjen e raporteve më të ngushta të mundshme mes NATO-s dhe B-H.

Palmer tha, se këtu bëhet fjalë për një çështje teknike dhe jo vendimin e anëtarësimit në NATO. “Kjo mundëson bashkëpunimin e NATO-s dhe B-H për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë. Shpresoj se liderët e Bosnjes do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje dhe të hartojnë programin e tyre të parë vjetor kombëtar”, tha diplomati amerikan.

Liderët e Bosnjes duhet të arrijnë marrëveshje edhe për krijimin dhe forcimin e autoriteteve federale. “Në të gjitha këto procese SHBA do të jetë partner dhe mik i popujve të B-H”, tha Palmer.

Milorad Dodik (Klix.ba)

Qëllimet e ndryshme të Moskës dhe Uashingtonit në Ballkan

Diplomati amerikan tha se SHBA dhe Rusia kanë qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe në Bosnje-Hercegovinë. “Themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e integrimeve euroatlantike. Kjo do të thotë anëtarësim në BE dhe në NATO për të gjitha vendet e Ballkanit, që duan të anëtarësohen. Rusët kanë qëllime të tjera në Ballkan. Ata duan të shohin rajonin e ndarë me një nivel të lartë të tensioneve. Rusët në vitin 2016 kanë sponsorizuar përpjekjet për puç në Mal të Zi. Kanë punuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kanë bllokuar rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka dëshmi për të besuar se Rusia do të donte diçka tjetër në B-H”, tha Palmer.

Diplomati amerikan theksoi se vazhdojnë të mbeten në fuqi sanksionet kundër krerëve të serbëve në këtë vend Milorad Dodik dhe Nikola Shpiriq, sepse SHBA nuk ka parë kurrfarë ndryshimi në politikën e tyre. “Dodiku dhe Shpiriç janë nën sanksione, e ato janë rezultat  i vendimeve dhe qëndrimeve të tyre publike. Nëse duan heqjen e sanksioneve, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, tha Palmer duke shtuar se “SHBA mbetet një partner i fuqishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa B-H është një partner i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit”.

Ahatoviq: “Dodiku dhe të tjerët janë satelitë rusë në Ballkan”

Nedzad Ahatovic Experte für Verteidigung Sarajevo (DW/S. Huseinovic)

Gjatë vizitës së Matthew Palmer në Banjalukë është mbajtur kongresi i partisë serbe SNSD, në të cilin Milorad Dodik është rizgjedhur kryetar i partisë. Dodik tha se Matthew Palmer është i mirëseardhur edhe në Banjalukë.

“Shpresoj se e ka kuptuar se ky është një qytet normal, me njerëz dhe institucione normale dhe se këtu nuk ka faktorë që përpiqen të dëmtojnë proceset”, tha Dodik. “E kuptoj pse boshnjakët dhe kroatët duan të futen në NATO, sepse në këtë aleancë janë edhe Kroacia dhe Turqia. Por edhe ata duhet të kuptojnë pse ne nuk duam të futemi në NATO”. Dodiku dhe Shpiriçi nuk do të hiqen nga lista e sanksioneve amerikane, përderisa vazhdojnë të punojnë kundër interesave amerikane, thotë analisti Nexhad Ahatoviç.

“Interesat amerikane në këtë rast janë të ngjashme me ato të B-H, e ato janë proceset euroatlantike. Ndaj Palmer ka fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për frenimin e proceseve në Ballkan. Destabilizimi i B-H dhe rajonit përmes Dodikut dhe satelitëve tjerë rusë, i përgjigjet edhe interesave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i cili në këtë mënyrë do të kundërshtojë interesat amerikane në këtë rajon, e nuk e do shtrirjen e NATO-s në këtë rajon. Konfliktet në Ballkan mund të destabilizojnë edhe BE-në dhe do të lehtësonin futjen e Rusisë në këtë rajon. Shikuar nga zhvillimet e deritanishme, Serbia është protagonisti kryesor i zbatimit të këtyre ideve”, thotë Ahatoviç për Deutsche Wellen.

Palmer për Kosovën.

Stellvertretender Abgeordneter im Außenministerium der USA, Matthew Palmer trifft sich mit dem Präsidenten des Kosovo Hashim Thaci (Büro des Kosovo-Präsidenten)

Diplomati amerikan për Evropën Matthew Palmer tha se përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ndërlidhen me Bosnje-Hercegovinën. “Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të përmirësonte gjendjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e kjo do të hapte edhe rrugën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, që do të ishte shumë mirë edhe për B-H”, tha Palmer./DW

bossnja.png
G. P.10:03 | 09/10/2018

Sipas gjermanes “Die Zeit” nacionalistët në Maqedoni dhe serbët në Bosnje e Hercegovinë kanë të njëjtin qëllim: të pengojnë vendet respektive për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Në një analizë të gjatë mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Bosnje dhe Herzegovinë, gazeta gjermane “Die Zeit” krahason situatën me referendumin në Maqedoni, duke theksuar se qëllimi i nacionalistëve në të dyja vendet është pengimi i anëtarësimit në BE dhe NATO.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, rajoni i Evropës Juglindore është mbingarkuar nga nacionalizmi etnik, i cili kërkon shpëtim në ndarjen e popujve dhe komuniteteve, vijon më tej analiza. E ky nacionalizëm bllokon përpjekjen për t’u integruar në aleanca përtej kufijve etno-nacionalë.

Si shembull të një politike të tillë, “DieZeit” përmend kreun serb të BeH, Milorad Dodik, i cili po punon për një ndarje të BeH dhe një bllokadë të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

Qëndrimi i Dodik gjen të njëjtën frymë, sipas “Die Zeit”, në Maqedoni. Duke përmendur këtu se maqedonasit fundjavën ekaluar votuan në referendum mbi ndryshimin e emrit, i cili do të duhej t’i hapte vendit rrugën për në BE dhe NATO.

Por kundërshtarët e referendumit marrin mbështetje të fortë nga Vladimir Putin. Rusia në të gjithë rajonin mbështet nacionalistët, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të NATO-s dhe BE-së.

Kreu serb boshnjak, Milorad Dodik, takohet rregullisht me presidentin rus dhe partia e tij ndjek kongreset e partisë “Rusia e Bashkuar” në Moskë. BE-ja deri tani ka qenë më e suksesshme se Rusia sa i përket ndikimit. Ndërsa Putin dërgoi agjentët e tij për të punuar në terren, BE u përqendrua në oferta dhe thirrje konkrete.

Gjermanët e shtuan thirrjen për reforma dhe bashkëpunim nëpërmjet procesit të Berlinit. Europa i drejtohet mendjes dhe nevojave ekonomike. Rusia shërben në stomakun e reflekseve nacionaliste. Në Bosnjë dhe Maqedoni, ne do të shohim atë që është më e fortë, shkruan “Die Zeit”./abcnews.al

dd.jpg
G. P.09:30 | 08/10/2018

Zgjedhjet e së dielës për presidencën 3 palëshe të Bosnjes konfirmuan në deytrë 3 kandidatët e partive kryesore në vend. Në këtë mënyrë, Millorad Dodik i komunitetit serb arriti të triumfojë sëbashku me kandidatin e boshnjakëve Xhaferoviç dhe atë të kroatëve Komsiç.

Asnjë surprizë në zgjedhje. Nacionalisti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka fituar mandatin 4-vjeçar të komunitetit të tij në presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës. Partia kryesore e myslimanëve boshnjakë, ka thënë se kandidati i saj, Sefik Xhaferoviç, do të përfaqësojë këtë parti në presidencë. Sa i përket votuesve kroatë, Zheljko Komsiç është kthyer sërish në ulësen presidenciale.

Bosnja është e ndarë në tri etni, Republika Serbe e dominuar nga serbët dhe Federata Myslimano-Kroate e boshnjakëve dhe ajo e kroatëve. Subjektet janë të lidhura nga institucione të nivelit të njëjtë në presidencën tripalëshe. Përveç zgjedhjes së liderëve në presidencë, votuesit kanë zgjedhur më 7 Tetor edhe ligjvënësit parlamentarë dhe këshilltarët komunalë. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 53.3%, ku 3.3 milionë persona kanë pasur të drejtë vote.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, në ditën e zgjedhjeve nuk është raportuar për ndonjë incident të madh. Komisioni Zgjedhor i Bosnjës ka thënë se Dodik që drejton Republikën Serbe në këtë shtet nga viti 2006 ka fituar 55.2 %, duke mundur kandidatin tjetër, Mlladen Ivaniç, i cili ka pranuar humbjen.

Dodik, që ka lidhje të ngushta me Rusinë, ka thënë në një konferencë për media, se “prioriteti i tij i parë do të jetë pozicioni i popullit serb dhe Republikës Serbe”.

“Unë besoj se Bosnje-Hercegovina mund të zhvillohet nëse secili respektohet”, ka thënë Dodik në Banja Llukë.

Xhaferoviç nga Partia për Aksion Demokratik, ka udhëhqur në garën për ulesën boshnjake në presidencë, duke fituar 38% të votave. Ndërkohë, social-demokrati Komsiç, që ka shërbyer dy mandate në presidencë, ka triumfuar me 49.5 %, duke mundur kandidatin tjetër, Dragan Çoviç. Ky i fundit, i cili u ndal në 38% të votave, gjatë fushatës bëri thirrje për të ndarë kroatët si etni të veçantë në këtë shtet./abcnews.al

zgjedhje.png
G. P.19:41 | 07/10/2018

Qytetarët në Bosnje e Hercegovinë votojnë sot për zgjedhjen e 3 liderëve të presidencës prej 3 anëtarësh. Më konkretisht do të zgjidhet një president nga komuniteti kroat, një nga ai bosnjak dhe një nga ai serb.

Gjithashtu votohet edhe për zgjedhjet parlamentare dhe këshillat komunalë. Vendvotimet u hapën pa probleme në mëngjes dhe mbyllen në orën 19:00. Vlen të theksohet se fushata zgjedhore është fokusuar më shumë në ndarjet e thella etnike se sa në problemet ekonomike dhe korrupsionin e përhapur në këtë vend ballkanik.

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se pjesëmarrja është e dobët në këto votime. Gjithashtu thekson se nuk janë regjistruar incidente të mëdha./abcnews.al

bosnja.png
G. P.16:55 | 06/10/2018

Bosnja do të zgjedhë tre presidentet e saj, të cilët udhëheqin shtetin që prej përfundimit të luftës dhe marrëveshjes se Deytonit. Dy rivalët kryesorë janë presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik që shpesh kërkon pavarësinë e krahinës së tij dhe djali i ish-presidentit, Alija Izetbegoviç, i cili udhëhoqi në kohën e luftës. Analistët thonë se tensionet politike e mbajnë vendin larg normalitetit.

Banja Luka, kryeqyteti i serbëve të Bosnjës. Këtu nuk kanë ngelur shumë myslimanë. Republika serbe është një nga dy njësitë e Bosnjës. Që prej fundit të luftës serbët ende e kanë idenë e ndarjes. Kësaj ideje i prin, Millorad Dodik, presidenti i Republikës. I është futur garës për presidencë në vendin që nuk e do shumë, në Sarajevë.

Bosnja ka jetuar vështirë në ngërçin politik mes shumë ngatërresash administrative, qeverive e tre presidentëve. Një pjesë thonë se gjithçka është e kontrolluar.

Vladimir Kovaçeviç është gazetar me profesion. Ka bërë një karrierë në raportim korrupsioni e krimi. Ende punon ndonëse i kishte ndodhur edhe një sulm i cilësuar tentim vrasje. Nuk e di se nga kush e ka porosinë.

Vladimir Kovaçeviç, gazetar i BNTV: “Jam shumë i sigurt se problemet mes qytetarëve do të zgjidheshin shumë shpejt sikur të mos kishte politika nacionaliste që përiftojnë nga kjo gjendje. Ne kemi probleme serioze këtu dhe njerëzit nuk janë të egër dhe kjo gjëndje do të përmirësohej menjeherë”.

Shteti nën ndërtim bën thirrje për zgjedhje. Nga posterët politikanët flasin për përgjegjësi, besë, e dinjitet. Ndasia etnike është në tërë vendin në sisteme. Banja Luka dhe Sarajeva duken si rivalë e jo si një shtet.

Në anën tjetër, i biri i presidentit të luftës, Bakir Izetbegoviç fuqishëm kthen përgjigje. Betejat e të atit duket se nuk kanë mbaruar.

Analisti Puhalo thotë se kjo është një teknikë e thjesht politike e ndarjes dhe qeverisjes për politikën e këtushme.

Srdjan Puhalo, analist:Është formulë e lehtë për të qeverisur me një fuqi të madhe dhe përgjegjësi minimale. Pavarësia e republikës serbe, analuimi apo gjithçka e tillë janë vetëm mjete për qeverisje në mënyrë etnike dhe jo gjëra që do të ndodhin”.

Boshnjakët zgjedhin 13 qeveri, dy kryesore të kantoneve e federatës dhe presidenca është me sistem përfaqësimi, tre anëtarë të presidencës.

Dikur ky shtet ishte shembull i bashkëjetesës në ish-Jugosllavi. Lufta pikërisht e rrënoi më së shumti dhe ata tani mes vete, pavarësisht ngjashmërisë totale, flasin tre gjuhë jo vetëm politike./abcnews.al

ushtria-serbe-1280x657.jpg
G. P.20:41 | 12/03/2018

Autoritetet e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë kanë shprehur shqetësimin për lëvizjet e fundit të Republikës Serbe, që ka angazhuar njësitë nacionaliste paraushtarake. Për Sarajevën, kjo është një përpjekje e pastër për cënimin e zgjedhjeve të Tetorit.

Autoritetet në Sarajevë kanë ngritur shqetësimin se Republika Serbe e Bosnjes po planifikon destabilizimin e vendit, përmes angazhimit të njësive paraushtarake dhe armatosjes së policisë së entitetit të saj. Ministri për Sigurinë Kombëtare, Dragan Mektiç, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ka akuzuar lidershipin serb se po rrit retorikën nacionaliste, në përpjekje për të cënuar votuesit dhe kundërshtarët politikë të zgjedhjeve të tetorit të ardhshëm.

“Politikat e tyre janë shumë shqetësuese. Ka një ndjesi në rritje pasigurie dhe e gjitha kjo e bën situatën e rendit më komplekse”, ka thënë Mektiç. Mektiç, anëtar i bllokut të serbëve të moderuar, ka deklaruar gjithashtu se grupe të rinjsh serbë po i nënshtrohen stërvitjeve ushtarake në Rusi, pikërisht për të destabilizuar vendin.

“Këto janë përpjekje për të manipuluar zgjedhjet, përmes organizimit të grupeve speciale që ushtrojnë presion fizik ndaj qytetarëve, në mënyrë që ata të ndihen të frikësuar dhe të mos dalin për të votuar”, ka thënë Mektiç. Ministri i bazon shqetësimet e tij tek ngjarjet e janarit të kaluar, kur një anëtarët e një grupi serb të së djathtës ekstreme parakaluan të armatosur deri në dhëmbë në kryeqendrën serbe Banja Llukë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono