bosnje e hercegovina

sharovic.jpg
ent ela10:29 | 11/12/2018

Bosnje e Hercegovina mund të kërkojë së shpejti përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, për shkak të vendosjes së taksës prej100 për qind për produktet bpshnjake. Ministri boshnjak për Tregti të Jashtme Sharoviç tha se Prishtina ishte në dijeni që vendi i tij nuk e pranonte shtetësinë e Kosovës që para se të bëhej pjesë e marrëveshjes për tregti të lirë.

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Mirko Sharoviç, u shpreh se do të kërkohet përjashtimi i Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Taksa prej 100 për qind është vendosur edhe për mallrat serbe, dhe për këtë arsye ministri boshnjak u shpreh se nuk ka pse të merren masa reciproke, por mund të kërkohet ndëshkimi i Prishtinës duke u larguar nga marrëveshja që parashikon tregti të lirë. Sharoviç shtoi se në 17 Dhjetor do të informojë për situatën në fjalë Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, dhe shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

Sharoviç theksoi se Kosova para hyrjes në CEFTA ka pranuar faktin se Bosnje e Hercegovina nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe kjo nuk mund të vendoset tashmë si kusht i tregtisë së lirë. /abcnews.al

wu.png
G. P.09:23 | 01/11/2018

Bosnje Hercegovina është prekur këtë vit nga valë e madhe e emigracionit të shtetasve nga vendet e Llindjes së Mesme dhe Afrika. Për të shmangur kthimin e fenomenit në krizë humanitare, autoritetet e Sarajevës kanë marrë masa duke dërguar refugjatët në qendra strehimore.

Bosnja është kthyer këtë vit në territorin kryesor të rrugëtimit të migrantëve në synimin e tyre për të arritur BE-në, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Shteti ballkanik për këtë ka nisur marrjen e masave për të parandaluar atë që Kombet e Bashkuara kanë palajmëruar se mund të kthehet në “krizë humanitare” për mijëra migrantë, të cilët pavarësisht uljes së temperaturave kanë vazhduar të jetojnë në ambiente të jashtme duke shpresuar se do të mund të depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Policia boshnjake ka dërguar me autobusë dhjetëra emigrantë që kanë jetuar në kufi me Kroacinë, në një qendër të migrantëve në veriperëndim të Bosnjës.

Autoritetet njoftuan se rreth 20,000 persona nga Iraku, Irani, Siria, Pakistani, Afganistani dhe vende të tjera kanë udhëtuar në territorin e Bosnjës këtë vit. Mirëpo Bosnja, shtet që përballet me probleme ekonomike dhe politike nuk ka pasur shumë interesim për të mirëpritur këta vizitorë. Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë këtij shteti për t’u përballur me fluksin e migrantëve, megjithatë, Bosnja ka qenë e ngadalshme në hapjen e qendrave të pranimit. Ndërkohë, fenomeni gjithnjë e në rritje i emigracionit ka rritur zemërimin mes banorëve lokalë. Policia e Bosnjës ka njoftuar javën e kaluar se nuk do të lejojë më shumë persona në veriperëndim të vendit, duke dërguar të paktën 700 persona në Sarajevë./abcnews.al

komshiq.png
G. P.11:50 | 11/10/2018

Zheljko Komshiç, anëtari kroat i presidencës së Bosnje e Hercegovinës i sapo zgjedhur në këtë post u shpreh se sipas tij Kosova është një shtet i pavarur dhe vendi i tij duhet ta njohë sa më shpejt atë.

Anëtari i sapo zgjedhur i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç deklaroi se Kosova është shtet i pavarur dhe se dëshiron që vendi i tij të njohë pavarësinë e saj.

Më tej, Komshiç shtoi se shpresonte që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në mënyrë miqësore. Por për sa i përket njohjes së pavarësisë nga vendi i tij ai sheh si pengesë kryesore anëtarin serb të presidencës, Milorad Dodik.

I pyetur nga gazetarët për idenë e korrigjimit të kufijve në Ballkan, ai tha se nëse do fliste për vendin e tij, kjo do të ishte një ide e rrezikshme që krijon precedentë. Ndërsa për Serbinë dhe Kosovën ai theksoi se nuk mund të fliste për hir të Beogardit dhe Prishtinës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono