borxhi publik

EURO-904x445.jpg
ent ela08:53 | 23/12/2018

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se borxhi i publik i Kosovës mund të rritet deri në 40 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV). Kjo rritje, sipas FMN-së mund të bëhet pas huas që Kosova dhe kompania amerikane Contour Global pritet të marrë për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Rrezikun nga ngritja e shpejtë e borxhit të përgjithshëm publik e theksojnë edhe ekspertë të çështjeve ekonomike. Kthimi i borxhit publik, sipas ekspertëve, do të jetë sfiduese për Kosovën.

Megjithatë, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se nuk mendojnë se mund të tejkalohen parametrat e caktuara sipas Ligjin për borxhin publik.

Borxhi i përgjithshëm publik ka arritur në rreth një miliard Euro. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik i Kosovës në vitin 2017 ka arritur në 16.6 për qind nga 14.6 për qind sa ishte në vitin 2016.

Kosova borxh të jashtëm më së shumti i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Sipas Ligjit për borxhet publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e saj të publikuar ditë më parë, te projekti i Termocentralit “Kosova e Re” thekson se “projekti mban rreziqe të mjaftueshme fiskale dhe do të mbulonte hapësirën fiskale, duke marrë parasysh frenimin e borxhit në klauzolën e investimeve të rregullave fiskale prej 30 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe lartësinë maksimale të borxhit prej 40 për qind të Bruto Produktit Vendor”.

Në raportin e FMN-së theksohet se është e një rëndësie të madhe që të sigurohet zgjidhja me kosto efektive për furnizimin me energji, përfshirë këtu edhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë, dhe çdo projekt te sigurohet për qëndrueshmëri ekonomike dhe fiskale.

“Tarifat duhen të caktohen me një nivel të rikuperimit të kostove që të shmangen subvencionet, ndërkohë që çdo ndikim i rritjes se tarifave ndaj të varfërve duhet të zbutet me transferet e planifikuara mirë nën skemën e ndihmës sociale. Çdo mbështetje shtesë e Qeverisë përmes financimit ose garantuesve, duhet të minimizohet dhe të jetë në përputhje me qëndrueshmërinë e borxhit publik, pa u zënë vendin e investimeve tjera prioritare”, thuhet në raportin e FMN-së.

Projektii Termocentralit “Kosova e Re” parashikohet të jetë investimi më i madh të huaj në Kosovë me një vlerë prej 1.3 miliard eurosh.

Banka Botërore e cila vite më parë kishte premtuar se do të lëshojë një lloj garancie të riskut, që do t’ia mundësonte investitorit të marrë kredi me interes të ulët, është tërhequr nga ky premtim. Ata janë deklaruar tanimë se nuk do ta mbështesin ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill.

Ministri i Zhvillimi Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka thotë për Radion Evropa e Lirë se garancioni shtetëror që do të merret për ndërtimin e Termocentralin “Kosova e Re” nuk do të tejkalojë limitet e caktuara të borxhit publik.

“Realisht borxhi publik është diskutabil si do të rritet sepse janë disa arsye. E para është se projekti termocentrali ‘Kosova e Re’ përmes garantimit shtetëror do të garantojë të gjitha obligimet që i marrin ndërmarrjet publike karshi kompanisë amerikane Contour Global”.

“Në këtë rast e kemi ndërmarrjen publike ENKEK, që është kompani e re energjetike e cila do të garanton shitjen e energjisë, është kompania ‘Iber Lepenc’ që do të furnizon me ujë për ftohje dhe KEK-u që do të furnizojë më thëngjill. Për të tri këto komponentë kërkohet garancion shtetëror, në mënyrë që investitori në të ketë qasje ne financa. Si total një garancion shtetëror që duhet të lëshohet për këtë pjesë është 260 milionë euro përafërsisht”, thotë ministri Lluka.

Lluka thekson se shuma prej 260 milionë euro, si garancion shtetëror, nuk ndikon në rritje të madhe të borxhit dhe nuk reflekton në atë çfarë ka dhënë FMN-ja, se mund të shkojë në 40 për qind të BPV-së.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku duke folur për Rubrikën ‘Fokus’ të Radios Evropa e Lirë thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm se cilat projekte mbështeten me borxhet e jashtme dhe se sa është norma e rikthimit të tyre, në mënyrë që të mos hyhet në një situatë që Kosova të ngufatet me borxhe.

Borxhi deri në 40 për qind të Bruto Produktit Vendor, shton Sadiku, mund të sigurojë një zhvillim ekonomik të pasfiduara dhe zhvillim ekonomik që do të adresonte problemet e shumta, por që duhet të kujdes të madh.

“Problematik është sidomos niveli i borxhit të jashtëm në raport me Bruto Produktin e vendeve të vogla. Në këto vende kërkohet të kemi një kujdes jashtëzakonisht të madh sepse borxhet janë një domosdoshmëri për të stimuluar zhvillimin ekonomik, për të mbështetur transformimin në ekonomi dhe nga ky aspekt është krijuar një mendim ekonomik se pa borxhe nuk ka zhvillim ekonomik”, thotë Sadiku.

Rritja e përnjëhershme dhe e papritur në investime të mëdha siç është Termocentrali “Kosova e Re”, thotë Sadiku, parqet një të ardhme sfiduese të Kosovës në kthimin e borxheve.

“Por, nëse termocentrali financohet me burime të investitorëve të jashtëm, kjo do të tregojë se Kosova është e ngarkuara me nivel të lartë borxheve, por efektivisht kthimi i këtyre borxheve do të jetë barrë e investitorëve të jashtëm. Hyrja e Kosovës në borxhe direkte me marrjen e obligimeve që këto borxhe të kthehen nga burimet e Kosovës, kjo shton një nivel të një kujdesi të jashtëzakonshme. Institucionet e Kosovës duhet të llogarisin në peshën e këtij borxhi”, thotë Sadiku.

Ai shton se institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që këto borxhe të jashtme t’i marrë kjo gjeneratë dhe të paguajë një gjeneratat e ardhshme.

Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, borxhi i përgjithshëm publik i Kosovës vlerësohet më i ulëti në rajon.

Serbia dhe Shqipëria radhiten në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me mbi 70 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind, dhe Bosnja dhe Hercegovina me mbi 40 për qind.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë./REL

BANKA-E-SHQIPERISE-PER-BUXHETIN.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
G. P.18:16 | 19/11/2018

Banka e Shqipërisë kërkon përmirësim të standardeve të kontabilizimit në buxhet të efekteve që do të kenë angazhimet në kontratat partneritet publik – privat. Për herë kreu i Bankës Qëndrore bëri të qartë rrezikqet që mund të kenë këto projekte për buxhetin dhe insistoi që të njihet efekti i mundshëm në borxhin publik të vendit.

Banka e Shqipërisë kërkon që qeveria të njohë efektin që do të kenë detyrimet e buxhetit ndaj projekteve partneritet publik-privat në rritjen e borxhi publik. Kjo është hera e parë që institucioni i bankës qendrore shpreh shqetësimin për rreziqet që kanë angazhimet e programeve PPP. Guvernatori Gent Sejko ndodhej në komisionin e Ekonomisë për dhënien e mendimit për buxhetin e 2019-s, ku kërkoi edhe vendosjen e një tavani buxhetor për këto kontrata në ligjin bazë të buxhetit.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë: “Ta njohim vlerën, efektin e PPP-ve në nivelin e borxhit në mënyrë realiste. Pra të dimë se sa këto pagesa për PPP do të ndikonin në nivelin e borxhit.”

Kreu i bankës qëndrore nuk përkrahu as idenë e përjashtimeve nga taksat për disa sektorë të caktuar.

“Një tipas tjetër i dëshirueshëm i politikës së taksave është edhe thjeshtimi i sistemit në drejtim të reduktimit të përjashtimeve tatimore.”

Por një tjetër shqetësim i Bankës së Shqipërisë është edhe defiçiti që kanë krijuar skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

“Deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është rreth 5.6% e PPB-së ose 2.6 herë më e lartë së deficiti i përgjithshëm buxhetor”.

Pavarësisht rreziqeve që sheh në buxhetin e vitit të ardhshëm, Banka Qendrore vlerësoi nismën e qeverisë për uljen e borxhit publik dhe po ashtu parimin për mosndryshimin e regjimeve tatimore. Ulja e tatimit të dividentit sipas Bankës, do të shtojë investimet vendase dhe të kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri./abcnews.al

KRONIKE-JORIDA-BORXHI-I-PARALAJMERUAR.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela17:56 | 19/11/2018

Mosllogaritja e parave që dalin nga buxheti i shtetit për kontratat e Partneritetit Publik Privat, si pjesë e borxhit publik, është një nismë që do të shkatërrojë arkat e shtetit dhe paratë publike si asnjëherë më parë. Këmbanës së alarmit i bie demokratja Jorida Tabaku, sipas së cilës borxhi publik do të kapë shifrën e 83% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ne vitin e ardhshëm.

“Skemë piramidale që përfshin gjithë buxhetin e shtetit”. Të tillë e quan nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku praktikën e qeverisë, atë të Partneritetetit Publik Privat, që sipas saj po zhyt vendin në një borxh të paralajmëruar si nga opozita ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Sot shqipëria ka një borxh publik 71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së”.

Për këtë Tabaku kujton kur gjatë miratimit të buxhetit vitin e shkuar, propozoi një amendament të Ligjit për buxhetin 2018 për të ndaluar rritjen e borxhit dhe për problematikat e projektit “1 miliard euro”. Amendamentet kërkonin njohjen si borxh publik të shtetit, paratë që paguhen çdo vit për kontratat e Partneritetit publik privat, thirrje kjo e ardhur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në tetor të 2017-ës.

“Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to, nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi”.

Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, shkruan Tabaku, sipas së cilës vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD. /abcnews.al

AHMETAJ-BORXHI-PUBLIK-2018-1280x720.jpg
ent ela16:25 | 14/11/2018

Ministri Ahmetaj ka vijuar raportimin në Komisionin e Ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti për vitin e ardhshëm, me parashikimet për borxhin publik dhe defiçitin buxhetor të 2019-ës. Borxhi publik do të vijojë uljen si parashikohet në ligj, duke u shoqëruar me vijimin e investimeve sipas Ministrit të Financave.

Parashikimet për borxhin publik dhe defiçitin buxhetor për vitin 2019, janë më optimalet historike sipas deklaratave të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili gjatë raportimit në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm në komisionin e ekonomisë theksoi synimin e uljes së borxhit me 2 pikë % për vitin e ardhshëm dhe arritjen e shifrës 60% të PBB në fundin e mandatit në 2021-shin nga 69.1% që shënon sot.

“Një nga prioritetet kryesore të buxhetit të ardhshëm janë investimet publike, ndërkohë që reduktojmë borxhin me 2 pikë % njëkohësisht programojmë investime publike në nivelin 5% të PBB”.

5% i të ardhurave buxhetore është edhe tavani i vlerës së pagesave koncesionare për kontratat e partneritetit publik privat sipas ligjit, shifra e të cilave sot nuk llogaritet si pjesë e borxhit publik. I pyetur sa do të shkonte niveli i borxhit nëse pagesat ndaj PPP-ve do të përfshiheshin në të, Ahmetaj preferoi të mos jepte një shifër, por të referojë standartin europian dhe bindjen personale.

“Për PPP ato janë detyrime vjetore dhe janë të kontabilizuara si të tilla kjo është arsyeja pse kemi vendosur që pagesat e PPP nuk kalojnë 5% të totalit të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës”. Stoku i detyrimeve të prapambetura është rreth 2.4 miliardë”.

Një krahasim të mandatit të parë të Rilindjes, ministri Ahmetaj e bëri me dy mandate të demokratëve.

“Në çdo vit të periudhës 2006 – 2013 nga 100 lekë borxh janë investuar 118 lekë ndërsa 2014-2017 nga 100 eke borxh janë investuar 195 lekë”.

Pas kësaj këshille që i dha mediave, Ahmetaj, synimit për arritjen e shifrës 65.5% të PBB për boxhin publik të 2017-ës, të shtyrë për vitin 2019, ia faturoi uljes së taksave, si dhe zerimit e përjashtimit të qytetarëve, apo sipërmarrjes nga tatimet, të gërshetuar me nevojën për investime. /abcnews.al

prodani-1280x720.jpg
ent ela19:11 | 17/10/2018

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Geraldina Prodani e ftuar në studion mbrëmje në ABC News ka folur për arritjet e buxhetit faktit 2017, ndërsa pranon se ka ende shumë për të bërë.

Sipas saj ky ishte buxheti që konsolidoi Financat dhe vendosi një gur në financat publike, që u kurorëzua me emetimin e eurobondit.

“Materializmi i rregullave kufizuese, konsolidoi financat publike, arriti të ketë sufiçit primar dhe investime në sektorë prioritarë si; transport, arsim, shëndetësi, materializoi ligjin e financave vendore, emetimi i eurobondit, reduktoi borxhin publik. Ishte buxheti që vendosi një gur në financat publike”.

Prodani sqaroi edhe diferencën mes shifrave të publikura nga raporti i KLSH dhe atij të Ministrisë së Financave, për borxhin publik. Nëse për këtë të fundit borxhi publik është  69 .2%, për KLSH është 72 %.

“Kjo difrencë shifrash ndodh se KLSH fut në borxh edhe detyrimet e prapambetura. Misioni i ministrisë së Financave është që t’i mbajë zero detyrimet e prapambetura dhe nuk mund të konsiderohen borxh. Nga 16 miliardrdë janë shlyer 4 miliardë dhe ka shkuar ën 12 miliardë”.

Prodani premtoi gjithashtu se shqiptarët do të ndjejnë lehtësira për buxhetin e ardhshëm sa i takon investimeve, përmirësimit të ekonomisë dhe uljes së borxhit publik.

“Ministria e Financave vazhdon të jetë konservatore Buxheti do ketë trendin ulës në borxhin publik, ne kemi parë bonusin e bebeve, do ketë inisiativa në sektorë të dedikuar, do vazhdojnë investimet dhe ekonomia do vazhdojë të përmirësohet”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono