Boris Xhonson

XHONSON-NE-PARLAMENT-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 25/07/2019

Në fjalën e tij të parë si kryeministër në parlamentin e vendit, Boris Xhonson premtoi se do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi europian Brenda datës 31 tetor. Madje ai tha se Mbretëria e Bashkuar në qeverisjen e tij do të bëhej vendi më i mirë në botë për të jetuar.

Boris Xhonson në fjalimin e tij të parë si kryeministër në parlamentin britanik konfirmoi objektivin për të kompletuar Brexit deri në 31 tetor. Mes protestave të opozitës në sallë ai theksoi se do të bënte Mbretërinë e Bashkuar vendin më të mirë në tokë për të jetuar. Një vend të gjelbër, të zhvilluar, besimplotë dhe ambicioz, i cili mund të jetë ekonomia e parë në Europë, shtoi ai, duke ironizuar mbi negativitetin e opozitës dhe pesimistëve. Më pas Xhonson tha se Brukseli duhet të rishohë qëndrimin e tij dhe të pranojë ndryshimet në marrëveshje. Në rast të kundërt, paralajmëroi ai, Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Vendi deklaroi ai, është më i përgatitur nga sa mendohet për këtë skenar. Mbretëria e Bashkuar nuk do të emërojë, në asnjë rrethanë, një komisioner europian britanik, theksoi kryeministri Xhonson.

Madje ai e renditi si një prioritet të qeverisë së tij impenjimin për tu përgatitur për një Brexit pa marrëveshje. Xhonson refuzoi në këtë mënyrë marrëveshjen e arritur nga Tereza Mej duke thënë se është rrëzuar tashmë tre herë nga parlamenti. Ai tha se dëshironte të negocionte një alternativë të mirë me Bashkimin europian duke u shprehur i bindur se pikat e ndalimit mund të zëvendësohen me zgjidhje të tjera për të garantuar kufirin e hapur irlandez pa u dashur që vendi të qëndrojë në unionin doganor dhe në tregun e përbashkët.

Xhonson theksoi se në rast se Brexit do të dështonte vendi do të përballej me një humbje totale të besimit të elektoratit ndaj politikës, duke shtuar se dhe sistemi i emigracionit ka nevojë për ndryshime.

Ndërkohë qeveria e re e Xhonson tashmë ka ekipin e saj të ministrave. Ndër emrat kryesorë figurojnë:

Saxhid Xhavid – Ministër Finance

Dominik Rab – Ministër i Jashtëm

Priti Patel – Ministër i Brendshëm

Robert Baklend – Ministër Drejtësie

Ben Uallas – Ministër Mbrojtjeje

Met Henkok – Ministër Shëndetësie.

/ABC news Albania 24/7

BORIS-JONSON-GAFA-1280x720.jpg
ent ela14:58 | 08/08/2018

Ish-ministri i jashtëm britanik Boris Xhonson është vendosur sërish në qendër të vëmendjes për shkak të krahasimit që u ka bërë grave myslimane të mbuluara me shami, me grabitësit e bankave apo kutitë postare.

Partia konservatore britanike pretendon që Boris Xhonson të kërkojë falje publike pas gafës së radhës që ka shkaktuar polemika dhe akuza për islamofoni ndaj ish-ministrit të jashtëm britanik. Xhonson ka folur për gratë myslimane që mbulohen me shami, duke i krahasuar ato me grabitës bankash apo me kuti postare, në një artikull të publikuar në britaniken “Daily Telegraph” edhe pse qëllimi i shkrimit ishte pikërisht për të kundërshtuar çdo urdhër ndalimi. Deklaratat shkaktuan menjëherë reagime të ashpra nga organizatat më të mëdha islamike britanike, të laburistëve por dhe të disa përfaqësuesve konservatorë. Vetë kryetari i konservatorëve britanikë i ka kërkuar Xhonson me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter që të kërkojë falje. Por ministrja pa portofol në radhët e laburistëve, me origjinë pakistaneze Naz Shah, u shpreh se një kërkesë falje nuk ishte aspak e mjaftueshme. /abcnews.al

Boris-Xhonson.jpg
ent ela15:28 | 08/06/2018

Sekretari britanik i jashtëm, Boris Xhonson nuk e fsheh simpatinë dhe admirimin e tij për presidentin amerikan Donald Trump. Madje thotë se po të ishte Trump në drejtim të negociatave për Brexit me Bashkimin Europian do të sillte shumë zhvillime pozitive.

Negociatat për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE po hyjnë në një fazë finale “shumë më luftuese me Brukselin”, mundësia për një kolaps ekziston dhe për këtë qeverisë britanike i duhen attribute. Në këtë mënyrë ministri i jashtëm dhe mbështetës i parë i Brexit, Boris Johnson, në deklarata pa frena të bëra në mënyrë private gjatë një takimi në Londër me aktivistë Konservatorë, por të regjistruar dhe të shpërndarë në media, godet kryeministren Tereza Mej dhe madje shtyhet deri në imagjinimin e një Donald Trumpi në timonin e Brexit.

Në bashkëbisedimin e tij, Johnson duket mjaft i qartë në kritikimin e Kryeministres, që ndodhet në Kanada për G7-ën, pa e përmendur atë drejtpërdrejtë. Brexit “është i pakthyeshëm, por rreziku është se në fund mund të mos jetë ajo që duam”, thotë ai. “Ne duhet të pranojmë faktin se tani mund të ketë një kolaps, por pa panik, në fund gjithçka do të shkojë mire”, pohon ministri, duke këmbëngulur se “duhen attribute” për të kuptuar “avantazhet” që Brexit do të japë në fund. Sulmi ndaj sekretarit të Thesarit, Philip Hammond, ishte i drejtëpërdrejtë. Ai akuzohet se punon akoma për të penguar Brexit.

Sa i përket Trump, Johnson tregon një admirim në rritje për presidentin amerikan, veçanërisht në dosierin koreanoverior. “Ka një metodë në çmendurinë e tij. Imagjinonin Trump në drejtim të Brexit. Do të kishte kaos.. por do të shkonin në një anë. Dhe do të ishte shumë mirë”, nënvizon Johnson. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono