bore

RUSI-BORE-1280x720.jpg
ent ela14:11 | 02/06/2018

Në Rusi ka reshje dëbore dhe në muajin qershor, ku janë shënuar ulje të temperaturave deri në 12 gradë Celsius dhe reshje të dëndura në rajone të shumta sidomos në Siberi. Në rajonet e Perm dhe Komi është shënuar rekord i ri për temperaturat e ulëta në këtë periudhë të vitit. Ndërsa 1 qershori është regjistruar si dita më e ftohtë e verës në 50 vitet e fundit. /abcnews.al

bore-diber-e-kukes-1280x660.jpg
G. P.09:39 | 23/03/2018

Në Qarkun e Dibrës ka patur reshje intensive të dëborës gjatë 24 orëve të fundit. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 35 cm, ndërsa në zonat e thella shkon deri në 60 cm. Të izoluara janë njësia Lurë dhe pjesërisht fshatrat e njësive Selishtë, Kala e Dodës dhe Sllovë. Në qytetin e Bulqizës trashësia shkon në 40 cm, ndërsa në zonat me lartësi arrin 50- 70 cm. Ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Rruga nacionale Peshkopi – Q.Bualli – Tiranë është e kalueshme me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë deri në Klenjë dhe më pas është e bllokuar. Qafa e Buallit – Krastë kalohet me zinxhirë.

Ndërsa në Kukës nuk ka probleme me qarkullimin në qytet dhe në rrugët nacionale. Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë pa pasur nevojë për përdorimin e pajisjeve dimërore. Pa energji elektrike është vetëm njësia administrative e Bushtricës dhe Ujmishti./abcnews.al

stuhi-e-frikshme-bore-1280x664.jpg
G. P.10:35 | 22/03/2018

Në Bulqizë ka nisur një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erë dhe borë. Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qytet nuk ka asnjë lëvizje. Banorët janë mbyllur brenda, pasi qarkullimi është i pamundur.

Ende nuk raportohen dëme në qytet, por në zonën periferike, situata është më e rëndë. Bora ka arritur në dhjetë centimetra brenda pak minutash dhe policia u kërkon drejtuesve të mos lëvizin pa zinxhirë.

Nuk dihet sa do të zgjasë ky acar në Bulqizë, ndërkohë që raportohet për mungesë të energjisë në pjesën më të madhe të territorit./abcnews.al

 

kukes-borta-1280x661.jpg
G. P.09:43 | 22/03/2018

Siç ishte parashikuar nga sinoptikanët për këtë periudhë të fundit të Marsit, verilindja e vendit është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta e stuhi bore. Temperaturat zbritën në minus 2 gradë celsius.

Reshjet e borës nuk kanë intensitet të lartë, gjithsesi një shtresë e hollë ngrice mbuloi rrugët dhe aksin kombëtar nga Morini deri në Reps të Mirditës. Mjetet borëpastruese u stacionuan që në orët e mbrëmjes, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për të shmangur problematikat.

Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postblloqe në disa segmente, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve dhe kontrolluar për pajisjet dimërore. Qarkullimi nuk është ndërprerë as në rrugët e tjera, që lidhin Kukësin me Hasin Peshkopinë e Pukën.

Edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme. Në zonat ruale ka pasur disa herë ndërprerje të energjisë, por është stabilizuar nga grupet e avarisë./abcnews.al

vlcsnap-error473-1-1280x720.jpg
ent ela09:55 | 26/02/2018

Pas shumë vitesh dëbora zbardhi edhe Ultësiren e Lezhës si dhe zonën bregdetare. Reshjet nisën pasditen e dielë duke rritur intensitetin në orët e mbrëmjes. Nuk u shënua asnjë problematikë në bashkinë e Lezhës, ndërsa pati vetëm dalje të 3 automjeteve nga rruga si pasojë e pakujdesisë në lëvizje, por pa shkaktuar të lënduar. E gjithë zona është mbajtur nën monitorim nga emergjencat civile, ndërsa në mëngjes reshjet e dëborës janë ndërprerë, por ka vijuar me uljen e temperaturave./abcnews.al

vlcsnap-error719-1280x720.jpg
ent ela15:01 | 24/02/2018

Në ditët në vijim mbi territorin e Shqipërisë do të rikthehen reshjet e borës dhe të shiut.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër priten rreshje intensive. Nderkohe reshje dëbore pritet qe të ketë në lartësinë mbi 300 metra mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare. Të pritshme këto reshje janë në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Të dielën temperaturat minimale ne zonat malore priet që të shkojnë deri në minus 4 gradë. Nga llogaritjet hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt. /abcnews.al

vlcsnap-error717-1-1280x720.jpg
G. P.21:57 | 13/02/2018

Reshjet ishin prezente sot në gjithë territorin e vendit. Në veri, verilindje dhe juglindje disa akse rurale janë të bllokura, ndërsa disa rrugë të tjera qarkullohen me zinxhirë për shkak të borës. Shiu shkaktoi problem kryesisht në Vlorë. Shohim si është situata, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në orët e mbrëmjes.

Gjatë ditës së martë, vendi është pushtuar nga reshjet e borës dhe të shiut. Në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore që në disa rrugë e fshatra kanë shkaktuar edhe bllokime. Sipas informacionit të përcjellë në mbrëmje nga Ministria e Mbrojtjes në qarkun e Shkodrës janë të bllokuara nga bora, akset rrugore rurale Shkodër – Theth dhe Shkodër – Breg Lumi. Ndërsa akset e tjera rrugore rurale, janë të kalueshme me zinxhirë për shkak të trashësisë së dëborës deri në 30 centimetra.

Edhe akset rrugore nacionale janë të hapura, ndërsa mjetet e subjekteve kontraktore që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacional Pukë – Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, po hidhet kripë në vazhdimësi, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.

Në qarkun e Kukësit, akset rrugore nacionale janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve.

Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 te tjera janë në gatishmëri. Ndërsa lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 centimetra.
Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Kukës janë të bllokuar vetëm dy akse rrugore rurale, ai që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës dhe rruga që lidh njësinë administrative Arrën me bashkinë Kukës.

Gjatë pasdites edhe qarku Dibër u përfshi nga reshjet e dëborës, por në të gjithë qarkun, rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Probleme bllokimi ka pasur në segmentin e aksit rrugor nacional Qafë Bualli – Martanesh, Bashkia Bulqizë, ku po punohet nga subjekti kontraktor, për mbajtjen e kësaj rruge të hapur. Edhe segmenti rrugor nacional, Ura e Qytetit – Zerqan, Bashkia Bulqizë, është i bllokuar për shkak të borës deri në 30 centimetra. Gjithashtu, probleme ka edhe në rrugën nacionale Ura e Çerenecit – Steblevë, ku kalohet me vështirësi.

Në qarkun e Korçës, gjithashtu gjatë ditës, ka pasur reshje bore dhe bllokim të përkohshëm të aksit Pogradec – Qafë Thanë. Por situata u normalizua shpejt dhe aktualisht në këtë aks rrugor mjetet mund të qarkullojnë normalisht, por me zinxhirë. Edhe segmenti Librazhd- Qafë Thanë paraqiti vështirësi në qarkullim, por mjetet borë pastruese kanë punuar në vazhdimësi dhe në këtë aks rrugor automjetet mund të qarkullojnë vetëm me zinxhirë.
Rreshjet e shiut kanë shkaktuar problem dhe prezencë të madhe uji në disa rrugë në qytetin e Vlorës. Por situata u normalizua në një kohë të shkurtër dhe aktualisht rrugët janë të kalueshme pa problem. Ministria e Mbrojtjes thekson në informacionin e mbrëmjes se prurjet e lumit Vjosë kanë qenë të larta, por nën kufirin kritik./abcnews.al

vlcsnap-error459-1280x721.jpg
G. P.17:54 | 13/02/2018

Temperaturat e ulëta kanë krijuar shtresa akulli në Rrugën e Kombit. Megjithëse disa borëpastruese janë në gatishmëri për hedhjen e kripës sërish mbetet rreziku i ndonjë incidenti.
Në orët e natës, situata është vështirësuar në disa zona të Kukësit. Njësitë administrative Kalis, Arren, Grykeçaj dhe Bushtricë janë pa energji elektrike. Probleme me qarkullimin ka në rrugën që të çon drejt Peshkopisë, në rrugën drejt Shishtavecit dhe rrugën e vjetër që lidh Kukësin me Fushë Arrëzin. Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës është 12 centimetra, ndërsa tek tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetra.
/abcnews.al

vlcsnap-error599-1280x720.jpg
G. P.11:34 | 11/02/2018

Në zonat turistike të Korçës, lëvizja me mjete të ulëta është e pamundur. Reshjet e borës kanë bërë të pakalueshme disa rrugë. Në Dardhë, trashësia e borës është 50 centimetra.

Një fundjavë që do të kalohej bukur në pjesën turistike të Korçës.

Por që bora e ka vështirësuar lëvizjen drejt zonave malore.

Dhe pse te pajisur me zinxhirë shumë drejtues mjetesh nuk e kanë patur të lehtë të mbërrijnë në destinacion.

“Me zinxhirë edhe e vështirë”.
“Po s’pate zinxhirë është e vështirë”.
“Gjendja e rrugës është shumë e vështirësuar. Borë shumë, rrëshqitëm se ishte e bllokuar”.

Reshjet po vazhdojnë me intensitet prej prej 48 orësh. Në Dardhë, trashësia e borës i ka kaluar 50 centimetra.

Rruga Boboshticë-Dardhë, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, por policia këshillon përdorimin e mjeteve me kalueshmëri të lartë.

Në rrugën Korçë-Kapshticë, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe qarkullimi i mjeteve nuk paraqet probleme.

Por rrugët e tjera nacionale të qarkut të Korçës janë të hapura./abcnews.al

vlcsnap-error473-1280x720.jpg
G. P.10:32 | 11/02/2018

Reshje të forta bore ranë gjatë natës në verilindje të vendit. Për orë të tëra, ato vazhduan me intensitet dhe në Rrugën e Kombit, tek tuneli i Kalimashit, trashësia shkoi 10 centimetra. Makineritë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për largimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës.
Ndërkohë, reshjet kanë pushuar, por temperaturat po ruajnë vlerat e tyre pozitive. Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë dhe pa problem, ndërsa në disa akse rurale në Kalis, Arren, Gryjecaje ka vështirësi në qarkullim. Energjia elektrike pati ndërprerje të herëpashershme gjatë natës, si pasojë e erërave të forta, ndërsa sot është normalizuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono