bora

bora.jpg
in a22:59 | 16/11/2019

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore. Në disa qytete rreth 300 mijë vetë kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet franceze i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg rrugëve pasi një shofer humbi jetën si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë nga era e fortë.

Shërbimi i motit i BBC ka paralajmëruar ndërkohë për kushte akoma më të vështira të motit në Evropën që tashmë është përballur me reshjet e para të borës por edhe me përmbytjet si përshembull në Venecia.  Temperaturat sipas shërbimit meteorologjik do të jenë të ulëta dhe reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës së ardhshme. E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më e rrezikuar, nga temperaturat e ulëta, reshjet e borës në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta./abcnews.al

1_PAY-Snow-and-rain-on-the-A417-at-Cirencester-this-morning.jpg
ent ela19:14 | 14/11/2019

Më shumë se 800 shtëpi në të gjithë Britaninë e Madhe janë goditur nga përmbytja, ndërsa paralajmërimet e shumta për përmbytjen janë lëshuar dhe Agjencia e Mjedisit paralajmëron për përkeqësim të situatës.

Britania është goditur nga përmbytje të mëdha pas shiut të dendur dhe nga dëbora brenda natës dhe këtë mëngjes. Më shumë se 800 shtëpi janë prekur deri më tani dhe Zyra Metereologjike ka paralajmëruar se do të vijnë shira edhe më të dendur.

Kryeministri Boris Johnson ka postuar në Tëitter se janë rreth 818 prona të përmbytura dhe mbi 14,000 prona të mbrojtura.

Përmbytja do të vazhdojë në disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe shoferët janë këshilluar se rrugët janë të mbyllura dhe lumenjtë janë fryrë.

Agjencia e Mjedisit tha që njerëzit janë evakuuar nga pronat në Bentley dhe Fishlake në Doncaster, Yorkshire. Ushtria është futur në shtëpitë me rërë.

Rreth 100 shkolla janë mbyllur në të gjithë zonat e Perëndimit, ndërsa alarmi vijon të mebtet në zonën e Birminghamit

Në Nottingham, qendra e qytetit është përmbytur dhe më shumë se dhjetra rrugë autobusësh nuk kanë funksionuar.

Në Derbyshire, këshilli i qarkut u kërkoi banorëve dhe bizneseve të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilentë për shkak të rrezikut të përmbytjeve, ndërkohë këshilli i qytetit po përgatitet për përmbytje të mëtejshme.

Në Leicestershire, shiu pa ndalesë ka përmbytur disa rrugë. Të gjithë trenat për në Londër aktualisht janë anuluar ose vonuar.

Gjatë 48 orëve të ardhshme është paralajmëruar për përmbytje “të rënda” në zonat e prekura.

Dyzet e pesë paralajmërime për përmbytjet janë dhënë që nga mesdita e së enjtes në të gjithë Anglinë, si dhe 122 alarmet për përmbytjet.

Në Gloucestershire, bora dhe përmbytja kanë mbyllur shkolla dhe rrugë, ndërsa është bllokuar linja hekurudhore. /abcnews.al

SITUATA-MOTI-RRETHE-1280x691.jpg
ent ela13:01 | 23/02/2019

Reshje të dëborës  ka patur në disa zona të Shqipërisë, por rrugët kombëtare janë të hapura dhe qarkullohen pa zinxhirë. Ndërsa raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatra të Krujës dhe Korçës.

Durrës-Kjo është bora e parë në Durrës për këtë sezon dimëror, e cila u shoqërua me temperatura të ulëta dhe erë të fortë. Reshjet ishin të pakta. Drejtoria e Përgjithshme Detare do të zgjasë dy ditë, duke ndikuar ne lundrimin e mjeteve detare. Referuar kushteve atmosferike u kërkua pezullimi i lundrimit të anijeve të peshkimit si dhe atyre tregtare. Tragetet e udhëtarëve mbërritën në port me disa orë vonesë për shkak të detit të dallgëzuar.

Krujë-Në këtë qark furtuna ka dëmtuar disa pjesë të rrjetit elektrik në Fushë Krujë dhe Malësinë e Krujës. Në këtë fundit ka patur edhe reshje dëbore. OSHEE njofton se po punon për riparimin e linjave, por furtuna është bërë pengesë për riparimin e defekteve.

Vlorë- Në portin e Vlorës nuk lejohen të dalin në det anijet e peshkimit. Por bora ka zbardhur Qafën e Llogarasë. Rruga qarkullohet pa probleme.

Korçë– Edhe në Korçë janë rikthyer reshjet e dëborës. Në gjithë territorin e qarkut ka reshje të dobëta bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta rreth -2 gradë. Trashësia e borës në zona malore si Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, Qafa e Qarrit rreth 5-10 cm ndërsa në qytete rreth 2-3 cm. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht për mjetet me përjashtim të segmentit Boboshticë – Dardhë dhe pjesërisht Qafa e Qarrit kalohen me zinxhirë.

Qarkullimi i mjeteve në rrugët rurale deri në qendrat e Njësisë Administrative kryhet normalisht me përjashtim të segmentit Voskopojë – Lekas dhe Ura e Floqit – Vithkuq, ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Moti i keq ka sjellë mungesë të energjisë elektrike në fshatrat, Progër, Cangonj, Zemblak, Zvezdë, Shëngjergj. /abcnews.al

mbulim-arsh-1280x720.jpg
ent ela09:37 | 23/02/2019

Prej natës së mbrëmshme, temperaturat janë ulur e ka pasur reshje bore në disa qarqe në juglindje dhe në veri të vendit.

Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe Durrësin, një pamje e rrallë kjo për qytetin bregdetar. Me intensitet më të lartë, reshjet raportohen në verilindje, kryesisht në Dibër e Korcë. Edhe Kruja është mbuluar nga bora e reshjet vijojnë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes kanë vazhduar punën për mbajtjen hapur të segmenteve rrugore.

Sidoqoftë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës. /abcnews.al

ARRSH-RIFILLON-BORA-DIBER-1280x686.jpg
ent ela12:08 | 12/02/2019

Rikthehen reshjet e shiut e borës në vend. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar ato janë regjistruar më të shumta në rajonin Verior Shkodër. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. 20 cm borë është regjistruar në zonën Librazhd-Steblevë.

Ndërsa në zonën e Dibrës, trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë shkon gati 10 cm, ndërsa në zonat e thella deri në 30 cm. Nuk ka patur probleme në rrugë, por megjithatë kompania kontraktore që mirëmban rrugën Peshkopi – Kala e Dodës ka nxjerrë mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

ARRSH bën të ditur se punohet për mbajtjen hapur të akseve rrugore.

Akset e detyrueshme me zinxhirë janë Kuben-Vasie, ku ka rreth 40 cm bore, Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore, Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore, Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.

Reshje shiu e bore ka patur gjatë natës edhe në rajonin e Gjirokastrës, e të Tiranës. Në Dajt janë regjistruar reshje të dobëta bore.

Sipas ARRSH nuk ka probleme për qarkullimin në vend, por kërkohet respektimi i sinjalisitikës e shpejtësisë për shkak të lagështirës në rrugë. /abcnews.al

BORA-NE-DIBER-MBULIM_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x696.jpg
ent ela10:20 | 12/02/2019

Reshje dëbore kanë rënë natën në pjesën më të madhe të Dibrës dhe Bulqizës. Trashësia në qytetin e Peshkopisë shkon gati 10 cm kurse në lartësine mbi 800 metra mbi nivelin e detit dhe në zona të thella deri në 30 cm. Nuk ka patur probleme në rrugë, por megjithatë kompania kontraktore që mirëmban rrugën Peshkopi – Kala e Dodës ka nxjerrë mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme. E njëjtë situata është edhe me rrugën Ura e Çerenecit – Librazhd ku kalimi bëhet pa probleme. Edhe nëpër fshatra nuk ka bllokime apo vështirësi në qarkullim. /abcnews.al

51202950_684921671902445_5454252950002073600_o.jpg
ent ela10:07 | 31/01/2019

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona të vendit duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin në disa akse rrugore. ARRSH njofton se të gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: 
Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:
K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë: 
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër: 
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./abcnews.al

51196928_683746085353337_3376147961728729088_o-1280x960.jpg
ent ela10:16 | 30/01/2019

Të gjita akset kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi bëhet normalisht. Kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e tyre, ndërkohë është bërë pastrimi i akseve nga materialet që bien në rrugë nga skarpatat.

Situata është përmirësuar në ato akse që kanë qenë pjesërisht me zinxhir. Puna për mirëmbajtjen e akset rrugore të Qarkut Korçës vazhdon. Në video shikoeht një borëpastruese e cila po punon në aksin Zemblak-Liqenas.

Ndërsa akset ku janë të kashueshme me zinxhirë janë K/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.  Në Rajonin Verior qarkullohet me zinxhir vetëm në:
Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit dhe tek kryqëzim Domaj-Draj Reç./abcnews.al

moti-ne-verilindje.jpg
ent ela18:59 | 23/01/2019

Në verilindje të vendit është përmirësuar moti dhe ka nisur të shkrijë dëbora. Por megjithëse ka një rritje të nivelit të Fierzës situata hidrike paraqitet e njëjtë si në muajt e verës. Aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është 274 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat janë rritur ndjeshëm në verilindje. Reshjet e dëbores janë zëvendësuar me ato të shiut. Bora ka shkrirë pothuajse deri në lartësine 600 metra mbi nivelin e detit. Shkrirja e saj ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

E megjithatë situata hidrike nuk është aspak e kënaqshme në këtë fillim viti. Liqenit të Fierzës i mungon thuajse një e treta e sasisë së ujit, çka do të thotë prodhim i reduktuar i energjisë elektrike në kaskadën e Drinit dhe importim të saj në sasi më të lartë.

Kjo edhe për shkak të rritjes së konsumit në këtë periudhë të dimrit. Përmirësimi i motit ka ndikuar edhe në hapjen e rrugëve nga bashkia e Kukësit. Vetëm njësia administrative Arren është e bllokuar, ndërsa të gjitha akset e tjera rrugore nacionale e rurale janë të qarkullueshme. Nuk janë raportuar probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono