bora zemani

ardit-gjebrea.jpg
ad min17:24 | 07/12/2018

Nata e dytë e Edicionit të 20-të të festivalit Kënga Magjike u përmbyll suksesshëm. 12 këngëtarë big dhe 13 artistë të rinj përcollën ngjyra dhe emocione me performancat e tyre. 20 këngëtarët më të votuar nga nga 47 konkurrentët e dy gjysmëfinaleve do mund të prekin finale e së shtunës.

Edhe nata e dytë e Këngës Magjike u shoqërua me emocione të forta nga protagonistët e skenës.

Bora Zemani: Shumë Bukur, por mendoja se duke hequr emocionet në natën e parë, natën e dytë nuk do kisha emocione. Por jo kam shumë emocione sot. Unë nuk e di, njerëzit më pyesnin hë daljet e para ishin me siklet, tani e ke marrë veten? Nuk e di çfarë po ndodh.

Klaudia Pepa: Besoj edhe akoma më shumë emocione do jetë problem!

Jemi mësuar të të shohim të sigurt, por edhe ti paske shumë emocione?

Ardit Gjebrea: Nuk kam emocione.Është mesazh nga goca ime e cila shkruan, “Ba notice me please. Jam tek rreshti i dytë tek platea A”, kështu që sapo të dal në skenë buzëqeshjen e parë dua t’ia jap gocës. Familja janë dashuria e jetës. Në fund të ditës është ajo që lemë pas. Gjithçka bëjmë ne u trashëgohet atyre. Po dal në skenë!

I pari i cili çeli garën ishte Kelly.

Ke performuar dhe herë të tjera i pari?

Kelly: Po ka qenë parvjet. Ia kam marrë dorë. Dhe parvjet kam qenë i pari që kam hapur pikërisht natën e dytë. Besoj se Arditi ka besim tek unë që hap mbrëmje.

Më pas 11 këngëtarë big performuan suksesshëm, në skenë dhe ku rrëmbyen duartrokitjet e publikut. Baladat  dhe duetet ishin mjaft interesante, por nuk munguanm edhe ngjyrat festive në këngë. Mjaft interesante ishte gara edhe në kategorinë “New Artiste”. Bukuritë e Shqipërisë përmes klipeve të artisteve ishin një vlere e shtuar e promovimit të vendit tonë të mreklullueshëm nga Kënga Magjike.

Ardit Gjebra: Në fakt këtë ide e kemi patur prej kohësh por duhet të fillonim xhirimet shumë herët, ndërkohë që këngëtarët kanë programet e tyre dhe është shumë e vështirë që të gjesh një shumicë këngëtarësh disponibël me axhendat e tyre për t’i çuar kudo në Shqipëri. Na u desh të organizoheshim mirë, por për fat edhe këngëtarët na u treguan shumë disponibël.

Nuk mungoi edhe një sfilatë mjaft interesante nga stilisti Joni Peçi. Ndërsa performanca e Klaudia Pepës me balerinët e Madiaset ishte  forma e duhur për të përmbyllur gjysëmfinalen e dytë të Këngës Magjike. Tashmë spektatori në sallë dhe ai në shtëpi do mund të shijojë surpriza të mëdha në finale e madhe të edicionit të 20-të të Këngës Magjike mbrëmjen e së shtunës. Surpriza e parë u zbulua, do jenë edhe 4 prezantuese të tjera të edicioneve të kaluara krah Ardit Gjebreas. 20 finalistët që do të performojnë në skenën magjike  janë të zgjedhur nga  votat e 20 këngëtarëve./abcnews.al

NATA-E-PARE-KENGA-MAGJIKE-1280x709.jpg
ent ela14:41 | 06/12/2018

Në një skenë madhështore dhe një formë të veçantë nisi mbrëmjen e së mërkurë nata e parë e edicionit të 20 të kënges magjike.  11 këngëtarë big dhe 13 new artist performuan Live në Pallatin e Koncerteve.  Ardit Gjebrea në këtë edicion u shoqërua në prezantim nga  Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Edicioni i 20-të, i festivalit “Kënga Magjike” 2018 ngre siparin me një gjetje mjaft interesante . Pa një sigël hyrëse Ardit Gjebrea në gjysëm errësirë pyeti një vajzë për emrin dhe ditëlindjen që përkonte saktësisht me edicionin e parë të “Këngës Magjike dhe kështu përmes 20 personazheve u rrëfye 2 dekada të festivalit më të rëndësishëm të muzikës moderne shqiptare.

Ardit Gjebrea u shfaq me dy prezantueset Bora Zemani dhe Kaludia Pepa secila me shoqëruesit specifik të tyre .

Anxhela Peristeri fituesja e një viti me parë këndoi e para. Gjatë mbrëmjes së gjatë plot surpriza në skenë interpretuan  11 këngëtarë të kategorisë Neë Artists dhe 13 artistë të kategorisë Big.

Klaudia Pepa ndezi skenen me interpretimin e saj shoqëruar nga 12, balerinët e Media Set.

Në natën e dytë do të interpretojnë plot 12 këngëtarë big dhe 13 neë artist. Ndërkohë që në finalen e madhe do të performojnë vetëm 20 këngëtarë. Finalja e madhe do të jete e mbushur me surpriza dhe të ftuar specialë.

Festivali “Kënga Magjike 2018” u transmetua drejtprdrejt në Televizionin Kombëtar  Klan, në Klan Maqedonia, si dhe në Kosovë.

Por për herë të parë përmes një platforme dixhitale Livestrem, çdo shikues mund ta shikonte live  Këngën Magjike si në sallë. Për herë të parë edhe publiku në salle votoi për kategorinë New Artist. /abcnews.al

 

 

bora-zemani.jpg
ad min18:32 | 24/11/2018

Moderatorja e “Kënga Magjike”, Bora Zemani ishte e ftuara e radhës në këndin e rrëfimit të emisionit “Thumb”. Ajo tregoi përballë Fatmës dhe Aulonës se ndarja nga DJ Vin Veli e ka bërë më të fortë.

“Kam ndryshuar sigurisht. Jam bërë akoma më e fortë se ç’kam qenë më përpara. Të përballosh jetën jo vetëm nga ana financiare, por edhe çdo problem tjetër që ka shtëpia. Të tipit nuk ka ujë te çezma, kë të marr tani? Megjithatë unë kam ndihmën e prindërve të mi që më gjenden për çdo lloj gjëje tjetër. Është e vështirë, por jo e pamundur”, u shpreh Bora.

Bora Zemani tregoi më tej se marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj është qetësuar që nga ndarja. Arsyeja kryesore për këtë është djali i tyre.

“Marrëdhënia jonë tani është shumë ok. Që në momentet e para. Shumë pak kemi pasur atë momentin e keq pas ndarjes. Jemi qetësuar të dy shumë shpejt për të mirën e Arborit sigurisht. Nuk mund të them që jemi miq. Nuk mund të them që dalim pimë kafe me njëri-tjetrin, por që përsa i përket Arborit sigurisht nuk i mungon asgjë”, tha moderatorja./abcnews.al

nano-ilda-bora.jpg
ad min21:34 | 06/03/2018

Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Monologun e nisi me Bora Zemanin, drejtuese e një emisioni sportiv në SuperSport. Por, Nano ndalet tek veshja e saj, konkretisht te fustani tepër i shkurtër. Muç Nano imagjinon situatën e nderë në studio kur Bora Zemani do të ulet në karrike me fustanin e shkurtër që ka veshur, dhe këtë pjesë e krahason me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

“Vajza që po shifni në ekranin e studios quhet Bora Zemani dhe është moderatore e një programi televiziv sportiv në SuperSport. Dhe që është program sportiv kuptohet sepse kemi dhe Dritan Shakohoxhën në fotografi. Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momemtin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqëndrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.

Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të këtij filmi, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve. Është kryqëzimi i këmbëve më i famshëm në historinë e kinemasë. Ju kujtohen pamjet e atyre policëve, e aktorëve në rolin e policëve? Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura. Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të “bombës nukleare”. Ka diçka që nuk shkon në këtë histori”, monologon Nano.

Por gazetari flet edhe për një vajzë tjetër që moderon një emision sportiv në SuperSport, Ilda Bejlerin. Ai tregon shembullin konkret e disa ditëve më parë kur po shikonte në televizor emisionin e saj pas ndeshjes.

Fustani i saj, thotë Mustafa Nano, ishte aq i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, saqë dukej si këmishë nate e futur në mish. Dhe një veshje e tillë, shton drejtuesi i emisionit “Provokacija”, nuk mund të jetë kurrsesi një veshje dinjitoze për një emision televiziv, saqë edhe të ftuarit i vendos në situata të sikletshme dhe provokative.

“Të shtunën e shkuar në mbrëmje, unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.

Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, mbyll monologun e tij gazetari Mustafa Nano. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono