bomba

municionet-trafiku.jpg
nev ila18:16 | 15/09/2019

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të armëve dhe municioneve Shqipëri-Greqi, u godit nga policia greke në zonën e Kretës. Grupi kriminal ishte i angazhuar në import dhe trafikim të armëve dhe municioneve.

Si pjesë e operacionit të gjerë, u ndaluan 11 shtetas grekë dhe 5 të huaj, 6 prej të cilëve u arrestuan.

Të arrestuarit janë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64-vjeç, dhe akuzohen për krime që lidhen me formimin dhe pjesëmarrjen në grupe kriminale aktive.

Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë luftarake dhe municioni.

Ky grup përbëhej nga dy “bërthama”, në atë të shqiptarëve dhe atë të grekëve.

Sipas policisë greke, grupi shqiptar vepronte në nëngrupe të veçanta, të cilët ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të armëve dhe municioneve, ndërsa grupi i grekëve, në Kretë të cilët kryenin transportimin e mëtejshëm të porosive.

Transporti i paligjshëm kryhej me kamion të cilin e drejtonte një 59-vjeçar dhe një shoqërues 54 vjeçar.

Mendohet se armët mund të jenë transportuar nga mali, duke përdorur kullotat.

Hetimi policisë greke tregoi se nga nëntori i vitit 2018  e deri më sot, ky grup i veçantë kriminal kishte kryer 4 importe të një numri municionesh të papërcaktuar nga Shqipëria.

Pas një kontrolli në zonën e Chania, u gjetën dhe konfiskuan:

-Dhjetë kallashnikov,

-122.566 fishekë kallashnikovi

-dy pushkë.

Ndërkohë nga kontrolli ne banesat e te arrestuarve ne Kozani, Thesprotia dhe Rethymnon u konfiskuan:

-Një armë zjarri,

-një mori pajisjesh telefonike,

-celularë dhe karta telefonike,

-një armë gjahu,

-fishekë të llojeve dhe të kalibrit të ndryshëm,

-njëzet bomba,

-dy pistoleta,

-kuti pastrimi.

Sipas njoftimit, nga hetimi i autoriteteve greke u zbulua se, përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kriminal, do të përfitonin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve, vlerësohet në 232,000 €.

Ndërkohë autoritetet greke njoftuan se hetimet vazhdojnë për zbulimin e gjithë aktivitetit dhe rrjetit të këtij trafiku./abcnews.al

ixhet-memeti.jpg
G. P.16:15 | 05/07/2019

Avokati i Popullit, në Maqedoninë e Veriut, Ixhet Memeti, deklaroi se publikimi i të ashtuquajturave bomba që nuk janë me interes publik, por cënojnë privatësinë,  është vepër penale dhe me të duhet të merren institucionet e sistemit.

Ixhet Memeti thotë se Raportet e Avokatit të Popullit për gjendjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të cënuara me akte apo veprime të organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera me autorizime publike, janë pikë referemi për shumë institucione ndërkombëtare, por pak, për të mos thënë shumë pak përfillen nga ato vendore, përfshirë këtu dhe Parlamentin, por edhe Qeverinë.

“Prej 2007 e deri më tani ka 12, 13 raporte vjetore të cilat i dedikohen parlamentit dhe qeverisë. Për fat të keq nuk lexohen. Ky është realiteti”.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ka edhe një argument ilustrues për realitetin e hidhur.

“Në sektorin publik punojnë 138 mijë të punësuar. Këtu i kemi dhe ndërmarrjet publike që janë me kapital shtetëror, por edhe disa të dhëna që jep qeveria janë diku 128 mijë. 10 mijë janë dallimi mes të dhënave që ne kemi dhe që i ka ministria përkatëse. Pse të ndodhë kështu? Pse ne kemi të dhëna më të sakta se qeveria”.

Duke folur në emisionin Klan Debat, Ixhet Memeti është ndalur edhe tek çështjet aktuale që kanë të bëjnë me mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë apo edhe të ashtuquajturat bomba politike:

“Ndjekja e komunikimit për interesa të shtetit, shoqërisë ka standarde dhe rregulla të shkruara edhe atëherë kur dyshohet se ndonjë person, pa marrë parasysh kush është ai, merret me veprime të cilat janë të inkriminuara dhe mund të kryejë vepër penale. Miratohet vendim që ai të ndiqet, vendimin e miraton gjykata edhe atëherë kur legalisht ndiqet çdo pjesë e bisedës që ka të bëjë me privatësinë e atij personi shkëputet. Nuk guxon të përdoret. Çka flasim këtu tek ne? Vetëm nëse funksionojnë institucionet. Ke ligj. Jo rastësisht është vepër penale kur ti publikon diçka që nuk ka lidhje me krimin apo interesin”.

Avokati i Popullit thotë se sa i përket çështjes së përfaqësimit të shqiptarëve, vërehet një tendencë e përmirësimit të shkallëshkallshëm të përqindjes. Megjithatë, ai konstaton se gjendja është më e mirë nëpër ato institucione a dikastere që drejtohen nga shqiptarë. Ndërkaq, ndihmën e avokatit të popullit më së shumti e kërkojnë banorët nga zona e Shkupit, rreth 60 për qind e shumë më pak ata nga pjesa veriperëndimore e vendit./ABC News Albania 24/7

shkupi.jpg
G. P.20:59 | 01/07/2019

Prokuroria Speciale ne Shkup tha se me paraqitjen e dëshmive të reja në seancën e 22 Gushtit do të dëgjohen në gjykatë të gjitha materialet e përgjuara që kanë të bëjnë më këtë rast, të njohura si bombat e LSDM-së.

Pas pushimeve, PSP-ja do ti aktivizojë “bombat” e paralajmëruara për rastin “Monstra”. Se sa prej tyre do të dëgjohen në gjykatë ende nuk dihet. Kjo do të thotë se për herë të parë opinioni do të ketë mundësi që në gjykatë t’i dëgjojë bisedat që duhet të ndihmojnë që të zbardhet e vërteta.

Krahas këtyre dëshmive, që Zaevi ia ka dorëzuar Janevës, do të bëhet ekspertiza e 31 celularëve, të marrë nga të dyshuarit në ditën e vrasjeve. Çfarë do të tregojnë dëshmitë e reja, pritet të shohim, ka deklaruar avokatja e familjarëve Dafinka Ivanovska. Ajo është ankuar për mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë.

“Të dëmtuarit kërkojmë gjykime më të shpeshta që do të ishte në interes të prindërve të të dëmtuarve si dhe në interes të të akuzuarve. Kjo pasiguri nuk mund të zgjasë në pafundësi”.

Edhe pala mbrojtëse me padurim pret publikimin e “bombave”. Ata shpresojnë se këto dëshmi do të jenë në favor të tyre.

Në vitin 2015, ish lideri i opozitës, tani kryeministër Zoran Zaev, pas publikimit të materialeve të përgjuara premtoi se do të publikoj “bombat” për rastin “Monstra” por Kjo deri tani nuk ka ndodhur./ABC News Albania 24/7

domingo.jpg
G. P.14:38 | 30/04/2019

Një veteran i luftës në Afganistan, i konvertuar në fenë Islame, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai synonte të kryente një sulm të armatosur në një mbledhje të neonazistëve për të marrë hak për sulmet në xhamitë e Zelandës së re.

Shmanget një sulm terrorist në Los Anxheles. Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane, të cilat raportojnë arrestimin e Mark Domingo, një veteran lufte i konvertuar në islam, donte të merrte hak për sulmet në xhamitë në Zelandën e Re. Ai kishte si objektiv një grup neonazistësh të njohur me emrin Tarant.

Domingo u arrestua sepse donte të vendoste një bombë në një mbledhje të këtij grupimi, e cila më pas u anulua. Por kishte planifikuar një sulm të tillë dhe kundër hebrenjve, kishave dhe agjentëve të policisë.

Sipas hetimeve, ai u përpoq të gjente një bombë artizanale dhe ta shpërthente gjatë një manifestimi të nacionalistëve të ekstremit të djathtë në Long Beach. Ai u prangos pasi personi që i dorëzoi bombën ishte një agjent policie i infiltruar. Ditët e fundit, Domingo ishte blerë me qindra gozhdë për ta bërë dhe më vdekjeprurëse bombën.

Në 2 Mars, ai kishte publikuar një video ku konfirmonte besimin e tij mysliman. Një ditë më pas paralajmëronte se Amerika ka nevojë për një Las Vegas tjetër që të kuptojë terrorin që shpërndan në të gjithë botën.

Duke iu referuar sulmit ku mbetën të vrarë 58 persona në Tetor të 2017-s. Por ajo që vuri në alarm policinë ishte postimi pas sulmeve në dy xhamitë në Zelandën e re, ku lajmëronte se duhej marrë hak./abcnews.al

f-srilanka-a-20190422-870x641.jpg
ent ela17:59 | 21/04/2019

Dy aksidente janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Fier dhe në Korçë.  Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Fier -Levan dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.  Për disa minuta qarkullimi në këtë aks u bllokua  duke shkaktuar trafik që shkoi deri në disa kilometra. Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin nacionale Korçë-Kapshticë, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Plasës. Mësohet se autobusi i linjës Korçë-Athinë, i cili udhëtonte në drejtim të Korçës është përplasur me një automjet Tip Range Rover. Ky i fundit ka dalë nga një rrugë dytësore dhe i ka prerë rrugën autobusit. Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. /abcnews.al

OK-FILIPINE-BOMBATABCM5T2.mpg_snapshot_00.05-1280x541.jpg
ent ela21:25 | 27/01/2019

Dy bomba kanë shpërthyer në një kishë katolike në një prej ishujve jugorë të Filipineve, duke u marrë jetën të paktën 20 personave. Ngjarja ka ndodhur në një rajon me shumicë myslimane, që kishte organizuar një referendum për autonomi më të gjerë.

Dy bomba shpërthyen të dielën në katedralen katolike romake në jug të ishujve Filipine, duke vrarë 20 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi i parë ndodhi teksa celebrohej mesha e së dielës në kishën e ishullit Jolo, ku militantët islamikë janë shumë aktivë. Në momentin kur trupat ushtarake reaguan, një tjetër bombë e vendosur në një parking pranë objektit të kultit shpërtheu. Sulmi vjen një ditë pasi një zonë me shumicë myslimane në rajon votoi në një referendum për më shumë autonomi. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë, por ishulli Jolo prej kohësh shërben si bazë për militantët e grupit Abu Sajaf. Autoritetet lokale deklaruan se shpërthimi i parë ndodhi brenda katedrales Zonja e Malit Karmel, që në të kaluarën ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh; ndërsa i dyti fare pak më pas në hyrje të kishës. Shumica e viktimave janë civilë. Ndërkohë, disa nga të plagosurit janë evakuuar në rrugë ajore në një qytet tjetër. Duke e cilësuar atentatin një akt burracak, autoritetet lokale i bënë thirrje popullsisë që të bashkëpunojnë për t’i mohuar fitoren terrorizmit. Në referendumin e javës së kaluar, votuesit aprovuan krijimin e rajonit autonomon Bangsamoro, që ndodhet në jug të Filipineve dhe dominohet nga shumica myslimane. Por votuesit në provincën Sulu, ku ndodhet ishulli Jolo, refuzuan të bëheshin pjesë e procesit. /abcnews.al

105076353_tv051469014.jpg
ent ela10:15 | 06/01/2019

Një polic egjiptian humbi jetën dje në mbrëmje në përpjekje për të ç’aktivizuar një bombë në një kishë koptike në qytetin Nasr, në periferinë Lindore të Kajros. Po ashtu edhe dy policë të tjerë u plagosën në shpërthim.

Ngjarja ka ndodhur në prag të Krishtlindjes për të krishterët Koptë, që kremtohet sot, me pjesëmarrjen edhe të presidentit egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi.

Ai do të inaugurojë Katedralen e Lindjes së Krishtit, kisha më e madhe e krishterë në Lindjen e Mesme.

Kishat  koptike në Egjipt edhe në të shkuarën kanë qenë objekt sulmesh. Në prill të vitit të kaluar, dy bomba shpërthyen në dy kisha në Tanta dhe Aleksandri, duke vrarë 45 vetë. /abcnews.al

GREQI-BOMBA-TV_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.42-1280x652.jpg
G. P.12:08 | 17/12/2018

Një shpërthim i fuqishëm në godinën e televizionit privat grek Skai ka tronditur Athinën mëngjeisn e të hënës. Sipas raportimeve të mediave ka vetëm dëme materiale. Televizioni është zëri më kritik i qeverisë së kryeministrit Tsipras.

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në godinën e televizionit privat Skai në Athinë. Për fat, nuk ka pasur viktima apo të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në orën 02:35 duke u gdhirë e hënë. Shpërthimit i parapriu një telefonatë paralajmëruese në televizionin Antena dhe portalin Zougla.gr. personi që telefonoi tha se do të kishte një shpërthim bombe te TV Skai pas 45 minutash dhe shtoi se nuk ishte farsë.

Forca të mëdha policore mbërritën në vendngjarje dhe urdhëruan evakuimin e godinës. Shpërthimi që pasoi u dëgjua deri në qendër të Athinës, ndërsa xhama u thyen në godinat përreth, banorët e të cilave thanë se e ndjenë shpërthimin si një tërmet. Policia vlerëson se kanë qenë të paktën 5 kilogramë lëndë eksplozive. Bomba ishte vendosur në pjesën e jashtme të murit rrethues të televizionit dhe rrezja ishte kaq e fuqishme, saqë ka dëmtuar jashtë mase deri dhe katin e gjashtë.

Në vendngjarje shkoi menjëherë edhe ministrja e mbrojtjes së qytetarit, që e dënoi atentatin, duke thënë se ishte një sulm kundër demokracisë. Sulmi u dënua dhe nga gjithë partitë e tjera. Skai është televizioni më kritik ndaj qeverisë Tsipras, ministrat e së cilës nuk pranojnë që prej një viti të paraqiten në emisionet e këtij kanali./abcnews.al

MBULIM-ALARMI-BARCELONE_ABCM2-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.10:15 | 07/11/2018

Autoritetet ndërprenë për disa minuta qarkullimin e trenave me shpejtësi të lartë në Barcelonë. Mësohet se kjo është bërë me kërkesë të ekipeve speciale të Mossos, të cilët dyshonin se në dy trena ka pajisje shpërthyese. Për këtë policia katalanase bëri evakuuimin e këtyre dy trenave. “Kemi kryer kontrolle në stacionin hekurudhor në stacionin AVE dhe Sants, duke ndjekur protokollet”, shkruan në një njoftim në Tuiter policia e Barcelonës. Fillimisht autoritetet ndërprenë qarkullimin e shërbimit në orën 08:21 të mëngjesit. Më pas kanë kryer kontrolle të bagazheve të udhëtarëve të dy trenave. Më pas në orën 09:00 qarkullimi i trenave ka vijuar normalisht. Mësohet se gjatë kontrolleve të policisë është gjetur një granadë dore./abcnew.al

shba.png
G. P.22:02 | 26/10/2018

Dërgimi i pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump ka vazhduar edhe të premten. Disa orë para arrestimit të të dyshuarit, autoritetet amerikane gjetën dy pako të dyshimta dërguar një senatori demokrat dhe ish-shefit të shërbimeve të inteligjencës. Ky i fundit i ka quajtur incidentet “terrorizëm të brendshëm”.

Ditën e premte autoritetet amerikane gjetën dy pako të tjera të dyshimta, pas atyre dërguar ish-presidentit Obama dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. Këtë herë, pakot-bombë ishin dërguar në adresë të senatorit demokrat Kori Buker dhe ish-shefit të Shërbimit kombëtar të inteligjencës, Xhejms Kleper.

Ky i fundit, duke reaguar për CNN, deklaroi se incidentet janë pa dyshim raste të terrorizmit të brendshëm, që po vë në shënjestër kritikët e presidentit Donald Trump.

“Por këto pako nuk do t’i heshtin zërat e tyre”, tha Kleper, i cili u bëri thirrje kritikëve në fjalë që të tregohen vigjilentë dhe të kujdesshëm. Pakoja për senatorin Buker u zbulua në një zyrë postare në Florida, ndërsa ajo për Kleper në zyrën homologe në Nju Jork, përmes një procesi skanimi rutinë.

Në të dyja rastet, objektet u morën nën kontroll nga specialistët e policisë, të cilët deklaruan se pajisjet shpërthyese të gjetura në pako, përfshirë ato të ditëve të mëparshme, ishin të të njëjtit lloj.

Hetues të cituar nga CNN deklaruan se bëhet fjalë për bomba-tub, të cilat ishin funksionale por të paqëndrueshme, që do të thotë se mund të shpërthenin edhe nga tronditja më e vogël. Bombat ishin të pajisura edhe me kohëmatës, i blerë sipas hetuesve në dyqane.

Por ekspertë të tjerë hodhën dyshime mbi kapacitetet e pakove. Komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Xhejms O Neill nuk konfirmoi nëse ato mund të shpërthenin, por tha se objektet po trajtohen si “pajisje të dyshuara eksplozive”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono