bologna

Zlatan.jpg
Klejdi Kaimi19:08 | 17/01/2020

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic tregon pse Zlatan Ibrahimovic refuzoi ofertën e tij si dhe marrëdhënien e tij me suedezin. Kujtojmë se Ibra u rikthye këtë muaj në Serie A te Milani, pas 7 viteve larg  Seria A.

‘’Ibra është si një vëlla për mua. Si lojtarë kishim përplasje mes nesh, por më pas u bëmë shokë për kokë. Më erdhi keq që ai nuk erdhi këtu, por padyshim e kuptoj zgjedhjen e tij për të shkuar tek Milan, edhe pse këtu tek ne do të bënte më shumë qejf,’’ tregon tekniku serb për një program italian.

‘’Jam i lumtur që Zlatan është rikthyer në Itali. Shpresoj që ai të mos luajë kundër nesh, pasi kështu do të kemi një problem më pak për të menduar,’’ mbyll Mihajlovic. 38-vjeçari para se të zyrtarizohej kuqezi, flitej se do të transferohej tek Bologna për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me trajnerin. /abcnews.al

 

Sinisa Mihajlovic
Bologna.jpg
Igli Nikolli14:25 | 06/01/2020

Fiorentina ishte pak sekonda larg rikthimit te fitorja në Serie A pas 7 javësh mungesë, por një gol shumë i bukur i Riccardo Orsolinit i hoqi tre pikët nga duart ekipit të Iachinit (debutoi në stolin e Fiorentinës) dhe evitoi disfatën shtëpiake të Bolognas.

Marco Benassi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27-të me një goditje të menjëhershme. Eurogol i mesfushorit por ekipi nga Firence nuk ia doli të ruante avantazhin. Bologna dominoi pjesën e dytë, por goli erdhi vetëm në shtesa.

Orsolini ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi nga krahu i djathtë dhe dërgoi topin në trekëndësh. Derbi u mbyll pa fitues dhe pika i mban vendasit në vend të dhjetë me 23 pikë. Fiorentina vazhdon të notojë në ujëra të turbullta dhe numëron 18 pikë, katër më shumë se zona e ftohtë. /abcnews.al

Bologna – Fiorentina 1-1
(Orsolini 90+4′ / Benassi 27′)

Fiorentina.jpg
Igli Nikolli12:59 | 06/01/2020

Giuseppe Iachini e ka nisur mbarë aventurën në krye të Fiorentinës. Ekipi nga Firence po përballet jashtë fushe me Bolognan dhe ia ka dalë të zhbllokojë ndeshjen.

Autori i golit është Marco Benassi në minutën e 27-të. Eurogol i mesfushorit italian, koordinim perfekt, goditje fluturimthi dhe topi në rrjetë.

Fiorentina nuk fiton në kampionat prej 7 ndeshjesh në kampionat, shpreson që të ruajë avantazhin e çmuar në derbin e sotëm dhe të kthehet në shtëpi me tre pikë. /abcnews.al

Ibrahimovic.jpg
Vladimir Prenga10:29 | 04/01/2020

Sinisa Mihajlovic ka dhënë një intervistë të gjatë për Sportweek dhe nuk mund të mos fliste për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ishte një dëshirë e tij për sulmin e Bologna, por ai zgjodhi të rikthehej te Milani.

Në fakt e kishte ndarë mendjen prej kohës, që kur e mbylli bashkëpunimin me Los Angeles Galaxy. Ibra po pushonte dhe një ditë më parë zhvilloi konferencën e parë pas rikthimit te Milani dhe zbriti direkt në fushë, duke shënuar në një miqësore me rival modest.

Për të mbetur te Mihajlovic, serbi ka thënë se Ibra duhet të kishte zgjedhur ekipin e tij dhe arsyeja është e thjeshtë.  “A më vjen keq që nuk erdhi Ibra te ne? Po, sepse mendoj se tek ne do të argëtohej më shumë”, është shprehur Mihajlovic. /abcnews.al

Sinisa Mihajlovic, trajner i Bologna, në ndeshjen e Serie A mes Bologna FC dhe SPAL në Stadio Renato Dall’Ara, 30 gusht 30 2019.  | Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
Mustafi.jpg
Klejdi Kaimi14:29 | 24/12/2019

Ditët e Shkodran Mustafit tek Arsenali janë drejt fundit. Paraqitjet e dobëta në fushën e lojës apo dhe humbja e besimit nga tifozët janë disa nga arsyet se pse ai nuk do të jetë më pjesë e ‘Topçinjëve’ pas merkatos së janarit.

Shqiptari, i cili ka fituar dhe Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, kërkohet nga Bologna e Sinisa Mihajlovic. Sipas asaj që raporton ‘Tuttomercato.web’, mbrojtësi është një nga objektivat kryesorë të klubit italian.

Mundësia që 27-vjeçari të transferohet në Itali është me anë të huazimit nga londinezzët, por edhe kjo me një kosto shumë të madhe për Bolognan. Pastaj në fund të sezonit italianët mund dhe të blejnë kartonin e Mustafit, ku Arsenal do të kontribojë dhe vetë në largimin e mmbrojtësit të përfaqësuese gjermane. /abcnews.al

 

Mihajlovic.jpg
Veronik Istrefaj17:31 | 17/12/2019

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe po merr prej disa kohësh mjekimin e duhur. Strategu i ekipit italian foli për mediet italiane, ku tha se kurimi i tij po shkon shumë mirë, ndryshe nga sezoni i Bolognas, që për momentin është në vend të dhjetë në Serie A.

“Unë u përpoqa të gjej forcë te të tjerët, ‘beteja’ po shkon mirë. Ne po kalojmë kohën më të bukur të vitit, Krishtlindjet. Mendojmë se familja është një gjë që na pengon, shumë herë ne nuk i japim rëndësi asaj, por kur e gjeni veten në situatën time, i sëmurë, e kuptoni që të kesh një familje afër, është themelore.

Për fat të mirë, me këtë sëmundje kam zgjeruar familjen time, falënderoj shoqërinë time nga thellësia e zemrës, duke filluar nga presidenti, stafi, lojtarët, mjekët e klubit, punëtorët e fushave dhe të gjithë pranë klubit.

Të gjithë më kanë treguar shumë dashuri. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi rezultate më të mira, për të bërë më mirë sesa vendi i dhjetë. Kjo gjithashtu varet nga presidenti”, përfundoi Mihajlovic./abcnews.al

Ronaldo-Juventuds.jpg
Igli Nikolli15:50 | 15/12/2019

Juventus ka shënuar edhe dy gola të tjerë në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që shënon sërish Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë e kanë zgjidhur shumë shpejt ndeshjen me Udinesen, kanë mbyllur në avantazh të trefishtë pjesën e parë dhe presin frenimin e Interit në Firence përballë Fiorentinës.

Pasi zhbllokoi ndeshjen në minutën e nëntë, CR7 ka gjetur golin e dytë në minutën e 37-të. Asist i bukur i Higuain dhe goditje e shpejtë e Ronaldos, që mposht për herë të dytë portierin mik.

Ekipi i Sarrit nuk u ndal dhe shënoi një tjetër gol. Këtë radhë festa është për Leonardo Bonuccin, i cili devijon saktë një goditje me kokë të Demiral dhe nis festën me shokët e skuadrës.

Në ndeshjet e tjera është shënuar vetëm një gol. Bologna ka kaluar në avantazh në ndeshjen shtëpiake kundër Atalantës me anë të Palacio, ndërsa sfida Milan-Sassuolo nuk është zhbllokuar ende.

Kuqezinjtë ia dolën të shënonin me Theo Hernandes, por teknologjia VAR anuloi golin e mbrojtësit anësor, i cili është golashënuesi më i mirë i Milanit për momentin. /abcnews.al

moise-kean.jpg
Vladimir Prenga12:55 | 10/12/2019

Zlatan Ibrahimovic ka dy ekipe në mendje për të ardhmen: Milan ose Napoli. Sulmuesi duhet të zgjedhë mes shtëpisë dhe një klubi ku mund të fitojë sërish. Bologna ka rënë përfundimisht si piste dhe janë drejtuesit e këtij klubi që e kanë pranuar diçka të tillë.

Të ndodhur para një fakti, ata kanë nisur të mendojnë për një tjetër sulmues. E duan që në janar dhe emri në listën e objektivave është ai i Moise Kean, i cili në Angli me Everton nuk ka pasur shumë hapësira.

Dëshira e Kean është për të luajtur dhe së fundmi zbulohet se Bologna ka bërë një kërkesë për huazimin e sulmuesit, i cili spikati vjet me Juventusin dhe për arsye financiare u shit në Premier League më pas. /abcnews.al

Bologna-1.jpg
Igli Nikolli16:43 | 09/12/2019

Milan arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe puna e Stefano Piolit po fillon të japë efekt. Kuqezinjtë mposhtën 2-3 ekipin e Bologna dhe tifozët shpresojnë që kriza të ketë marrë fund njëherë e mirë. Një episod interesant u regjistrua në minutat e fundit të ndeshjes.

Miqtë po fitonin 1-3 dhe Bologna protestoi fort për një penallti. Arbitri kryesor e cilësoi të rregullt ndërhyrjen e Theo Hernandez kundër Orsolinit, teksa ndëshkoi me karton të verdhë për protesta Federico Santander, sulmuesin vendas. Më pas ndërhyri VAR-i dhe pamjet ishin të qarta: penallti për Bologna.

Po sulmuesi paraguaian? Protestat e tij ishin të drejta, por kartoni nuk iu hoq. Arbitri e shënoi në bllokun e tij dhe diçka e tillë ka dalë edhe në sajtin zyrtar të Ligës Italiane të Futbollit. Një situatë që duhet zgjidhur, edhe pse, për momentin, kartoni i verdhë nuk ka ndonjë vlerë të madh për sulmuesin e ekipit të Mihajlovic. /abcnews.al

Milan.png
Veronik Istrefaj22:47 | 08/12/2019

Milani ka fituar 2-3 në transfertë përballë Bolognas. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli kërkonin me doemos fitoren dhe pas 90 minutave ia dolën.

“Djalli” e nisi shumë mirë ndeshjen, me Piatek që shënoi në minutën e 15-të. Bomberi polak u rikthye pas dy muajsh në listën e golashënuesve.

Në minutën e 32-të, mbrojtësi Hernandez dyfishoi për Milanin, por 8 minuta më vonë, shënoi autogol, duke çuar shifrat në 1-2.

Bonaventura shënoi në minutën e parë të pjesës së dytë, për të rikthyer avantazhin e dy golave. Sansone në minutën e 84-ët çoi shifrat në 2-3 dhe rihapi ndeshjen, por Milani u mbrojt në minutat e mbetura dhe mori tri pikë të arta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono