boks

Florian-Marku.png
Igli Nikolli18:14 | 05/11/2019

Florian Marku është një nga sportistët më të dashur të tifozëve shqiptarë. Luftëtari” 27-vjeçar ka lënë MMA (e nisi karrierën në kick-box) dhe është “transferuar” në boks. Ai vazhdon stërvitjet intensive në Londër dhe talenti, forca e ambiciet nuk i mungojnë.

Sot është një ditë e veçantë për Markun, pasi është ditëlindja e nënës së tij. Floriani ka publikuar një foto dhe urim në rrjetet sociale për njeriun më të dashur. “Edhe 100 o nënë. Ti je më e mira në botë“, shkruan kampioni shqiptar.

Më poshtë vijojnë urimet e shumta të tifozëve, të cilët i urojnë ditëlindjen e nënën së dashur, teksa dikush e cilëson atë si nëna që lindi një luan. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

EDHE 100 O NENE.TI JE ME E MIRA NE BOT.

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on

patrick-day.png
Vladimir Prenga09:30 | 17/10/2019

Patrick Day nuk ia del. Boksieri amerikan është ndarë nga jeta për shkak të dëmtimeve të marra në kokë në një ndeshje boksi që zhvilloi më 12 tetor. Pesë ditë më pas ai ka ndërruar jetë në spital dhe gjithçka bëhet e ditur nga promotori i tij, Lou Dibella.

Day u përball me Charles Conwell dhe u mund në raundin e dhjetë. Goditjet e marra në kokë kanë bërë që situata shëndetësore e 27-vjeçarit të përkeqësohet dhe të qëndronte nën mbikëqyrjen e mjekëve në spital.

Këtë vit kanë vdekur tre boksierë për shkak të dëmtimeve të marra në tru pas goditjeve në një ndeshje boksi mes profesionistëve. /abcnews.al

IMG-20191010-WA0045.jpg
Vladimir Prenga20:39 | 10/10/2019

Boksieri i njohur amerikan, Eroll Spence, është plagosur rëndë në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në ditën e sotme në Dallim, ndërkohë që ka edhe një video që po bën xhiron e internetit.

Nga fotot e publikuara nga mediet amerikane dallohen qartë dëmet e mëdha, që ka pësuar makina model Ferrari e 29-vjeçarit. Për momentin boksieri ndodhet nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve.

Spence është një ndër boksierët më të njohur në planet, me një rekord të shkëlqyer prej 26 fitoresh (21 nokaut), 0 humbje, 0 barazime. 29-vjeçari ka në zotërim dy brezat kampion bote WBC e IBF të kategorisë welterweight (deri në 67 kg) dhe pritej që së shpejti të fillonte negociatat për një duel me legjendën filipinase Manny Pacquiao. /abcnews.al

BOKS-FITORJA-E-PAKIAOS.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 21/07/2019

Mani Pakiao u bë kampioni më i vjetër i botës në peshat e mesme të boksit profesionist. Legjenda nga Filipinet mundi amerikanin Tërman në Las Vegas.

Çfarë emri duhet t’i vemë këtij njeriu? Mani Pakiao është edhe boksier profesionist, edhe politikan dhe senator i Filipineve, ndërsa mbrëmjen e fundit ishte në versionin sportiv.

Veterani i ringut e shtoi edhe më shumë legjendën e tij pasi fitoi titullin botëror në peshat e mesme, në luftën ndaj amerikanit Keith Tërman.

Filipinasi e hodhi nokdaun kundërshtarin e tij 10 vjet më të ri, veçse dueli vazhdoi deri në mbyllje të 12 raundeve.

Fitorja iu dha me vendim të ndarë të tre gjyqtarëve në ringun e vendosur në Arenën e famshme të Las Vegasit.

Dy gjyqtarë dhanë rezultatin 115-112 për Pakiaon, ndërsa njëri vendosi në favor të Tërmanit, 114-113.

Kjo do të thotë se Pakiao u bë kampioni më i vjetër i botës në historinë e peshave të mesme.

Në një karrierë 23-vjeçare, 40-vjeçari mban rekordet si i vetmi kampion i botës në histori në 8 divizione të ndryshme, dhe si I vetmi që ka fituar 12 tituj të mëdhenj botërorë.

Me më shumë se 1 miliardë USD përfitime nga boksi, Pakiao besohet se do të kërkojë ta vazhdojë karrierën dhe pse jo, të ketë një tjetër superndeshje me Floj Mejuedhërin. /ABC News Albania 24/7

 

BOKS-FITON-GENADI-GOLOVKIN-1280x720.jpg
ent ela18:43 | 09/06/2019

Legjenda e boksit, Genadi Golovkin, mundi kanadezin Rolls dhe kërkoi ndeshjen e revanshit ndaj meksikanit Alvarez. Golovkin fitoi me nokaut në vetëm katër raunde.

Kërshëria ishte e madhe në Medison Skuer Garden. Një javë më parë, një tronditje e vërtetë ndodhi në atë që mbiquhet “Meka” e boksit profesionist botëror, por normaliteti u rikthye.

Shtatë ditë pas humbjes së kampionit të botës, Entoni Xhoshua, një ish-kampion fitoi ndeshjen e tij dhe menjëherë kërkoi të luftonte për brezat e artë.

Genadi Golovkin mundi në katër raunde kanadezin Stiv Rolls, në duelin e peshave të mesme, duke lënë pas humbjen me polemika shtatorin e kaluar me meksikanin Kanelo Alvarez.

Legjenda nga Kazakistani, i njohur më shumë me inicialet e tij të emrit, GGG apo Tre G, e nisi ngadalë duelin, sikur të kishte zënë ndryshk pas 9 muajsh jashtë ringut, dhe kundërshtari e testoi disa herë.

Gjithsesi, klasi nuk mund të mohohej, dhe veteran 37-vjeçar shkëlqeu në momentin e duhur.

Kur kishin mbetur 51 sekonda nga përfundimi I raundit të katërt, ai lëshoi të majtën e tij të njohur duke I dhënë fund luftës.

Rolls, edhe ai veteran 35-vjeçar, u përpoq të ngrihej përsëri, por ishte e pamundur.

Golovkin, arriti fitoren e 39-të në 41 ndeshje, të 37-ën me nokaut.

Me t’u shpallur fitues, njeriu që nuk është rrëzuar kurrë në ring në karrierë, kërkoi ndeshjen që të gjithë e presin.

“Ju e dini se me cilin kërkojnë tifozët që të ndeshem, – tha ai, – ishte një natë e madhe boksi. Jam gati të kthehem në shtator për një tjetër dramë të madhe. Më pëlqejnë fitoret me nokaut. E dashuroj Nju Jorkun”.

Mbi 12 000 tifozët në Medison Skuer Gardën presin tani duelin e tretë Golovkin-Alvarez, për titullin botëror në peshat e mesme. /ABC News Albania 24/7

 

 

manny-pacquiao-adrien-broner-1280x720.jpg
ent ela21:29 | 20/01/2019

Mani Pakiao iu afrua edhe më shumë rekordit si boksieri më i vjetër, kampion i botës. Legjenda filipinase triumfoi ndaj amerikanit Broner, duke marrë brezin e artë në moshën 40-vjeçare.
Mosha është një pengesë, dhe çfarë pengese, por për gjigandët e vërtetë të boksit, duket se nuk është plotësisht kështu.
Manuel “Mani” Pakiao dha një shembull duke fituar titullin botëror në peshat e mesme të boksit profesionist, ndërsa e ka kaluar moshën 40-vjeçare.
Legjenda filipinase triumfoi bindshëm me pikë ndaj amerikanit Adrien Broner, për të rifituar brezin e artë në versionin WBA.
Ndeshja në “MGM Grand Hotel” në Las Vegas u ndoq nga 13 025 spektatorë, në një Arenë të mbushur plot, dhe pikët ishin 117-111, 116-112, 116-112, që të gjitha për Pakiaon.
Kampioni I ri nuk u pengua nga fakti se pati 11 vite më shumë moshë sesa kundërshtari.
Kjo ishte ndeshja e tij e 70-të si profesionist, dhe për më tepër, ai u bashkua me legjendat që kanë dalë kampion mbi 40 vjeç, si Bernard Hopkins dhe Xhorxh Foreman.
Hopkins ia doli në moshën 49-vjeçare në vitin 2014, në peshat e lehta, ndërsa “Xhorxhi i madh” Foreman ishte rekordmen deri disa vite më parë, pasi fitoi brezin e artë në moshën 45-vjeçare, në 1994 në peshat e rënda.
Pakiao synon tani një duel tjetër me Flojd Mejuedhërin, i cili e ndoqi ndeshjen në sallë.
“I thoni atij që të kthehet në boks dhe, nëse e bën, unë jam gati që të ndeshemi”, – ishin fjalët e filipinasit. Për momentin, Mejuedhër nuk ka bërë ndonjë koment./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono