bojkoti

Takimi.jpg
Veronik Istrefaj14:03 | 24/01/2020

Ligji për Paketën e Sportit nuk po miratohet dhe duket se premtimi i Qeverisë shumë muaj më parë, ka mbetur dhe do të mbetet pezull. Presidentët e klubeve duket se janë lodhur dhe ABC News mësoi pak ditë më parë se po mendohej edhe për një bojkot të kampionatit.

Megjithatë, sot janë mbledhur disa nga zyrtarët e klubeve në “Air Albania Stadium”, aty ku kanë diskutuar për situatën aktuale të futbollit shqiptar. Artuj Dadaj, zëvendës president i Luftëtarit, Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, Pashk Laska, president i Laçit dhe Arbi Laçi, drejtor i Tiranës, ishin të pranishëm në takim me presidentin e Ligës Profesioniste, Edvin Libohovës.

Pas këtij takimi, është vendosur që bojkoti të shtyhet dhe mendohet se ka ende shpresë për një miratim të Ligjit për Paketën e Sportit. Futbolli shqiptar është në kaos dhe pavarësisht këtij takimi, asgjë nuk duket se është zgjidhur./abcnews.al

 

takaj.jpg
Vladimir Prenga11:58 | 12/12/2019

Skënderbeu, në kushtet që është, sigurisht që mund të përballet edhe me vështirësi financiare. Korçarët janë të dënuar nga UEFA për të mos marrë pjesë në kupat e Europës, ndërkohë që dy ditë më parë lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk janë shlyer financiarisht.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me situatën e krijuar te korçarët. “Pagesat normalisht që u takojnë futbollistë. Kanë të drejtat e tyre, por u zgjidh. Nuk është problem i pazgjidhshëm. Biseduam me ekipin. Vumë edhe kalendarin e pagesave dhe besoj se jemi në rregull.

Është bërë një kalendar për pagesat. Janë disa lojtarë, 4-5, që kanë nga dy paga të prapambetura. Do shlyhen sipas kalendarit”, shprehet numri një i klubit korçar, i cili nuk është shumë dakord me atë që bënë futbollistët.  “Ishte diçka e nxituar. Duhet të ishim koordinuar. Nuk mund të merret një vendim i tillë.

Çdo gjë duhet të zgjidhet brenda familjes, jemi një klub futbollit. Nuk ka nevojë për masa, e quaj një nxitim të futbollist. Ata tani duhet të reagojnë në fushën e lojës. Karrierën e bëjnë aty dhe jo duke u marrë me mediat apo me bojkote. Bojkoti ishte i nxituar, nuk e di në çfarë rrethanash u mor ai vendim. Tani gjithçka është zgjidhur”, shtoi Takaj.

Takaj, gjatë deklaratës së dhënë për mediat

Presidenti i Skënderbeut flet edhe për takimin që pati me futbollistët: “Ne nuk jemi mësuar t’i zgjidhin gjërat me nervozizëm dhe të bërtitura. Folëm normalisht, sikurse  flitet. Ata kërkojnë një të drejtë, që normalisht ju plotësua. Është e drejta e tyre, ashtu e menduan dhe ashtu e bënë. Klubi ka rregulla dhe sanksione”.

Në lidhje me ecurinë e Skënderbeut në fushë, Takaj shton: “Nuk është se jam i kënaqur, nuk mund të jetë skuadra në këto pozicione. Edhe pse nuk marrim pjesë në Europë, investimet janë bërë. Në qershor presim vendimin përfundimtar për dënimin. Kemi investuar për të qenë në vendet e sipërme në klasifikim”.

Korçarët në janar pritet të pësojnë ndryshime: “Merkato do ketë. Gjithmonë jemi të hapur, nuk pengojmë lojtarët premtues. Edhe në momente të suksesshme, në mes të sezonit kemi bërë merkato. Nuk i pengojmë ata lojtarë që kanë një perspektivë shumë më të mirë jashtë vendit. Emra qarkullojnë, por nuk është se ka gjëra konkrete. Kur të ketë, do i bëjmë të ditura lëvizjet”.

Në fund Takaj flet edhe në lidhje me vendimin përfundimtar për dënimin e Skënderbeut. “Besojmë shumë te Gjykata Federale. CAS dhe UEFA janë po të njëjta dhe nuk është se ishte surprizë vendimi i CAS. Gjykata Federale është diçka tjetër dhe presim drejtësi”, ka përfunduar presidenti i Skënderbeut. /abcnews.al

OK-PROVOKACIA-13-SHTATOR-MONOLOGU-FATMIR-MEDIU-PJESA-1.mpg_snapshot_21.00-1280x720.jpg
ent ela20:45 | 13/09/2019

Gjatë bisedës në studion e  Provokacijas kreu i Partisë Republikane deklaroi se ka qenë kundër bojkotimit të zgjedhjeve pavarësisht vendimit të opozitës. Në këndvështrimin e tij,  Mediu thekson se  beteja politike zhvillohet dhe duhet të zhvillohet në zgjedhje.

“Bojkoti i zgjedhjeve erdhi si pasojë e bojkotimit të parlamentit, por ka pasur debate të brendshme. Mendoj që beteja politike zhvillohet në zgjedhje. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot nëse mendon që kundërshtari po shaktërron vendin, duhet të gjesh të gjithë mekanizmat për ta luftuar, si mediatike, publike, kombetarë e ndërkombëtare dhen fund të fundit zgjedhjet përcaktojnë kush është”.

Por ai mbëhstet qëndrimin e opozitës se Rama është problemi më i madh që ka vendi dhe qeverisja tranzitore është domosdoshmëri.

“Nuk i heq asnjë presje qëndrimit të opozitës që Rama është problemi më i madh që ka vendi, që nuk kemi qeverisje, nevoja për qeverisje tranzitore është domosdoshmëri”. /abcnews.al

HARADINAJ-PRAGA-MBULIM-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:33 | 11/09/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi konfirmohet për “ABC Neës” nga burime pranë qeverisë së Kosovës. Ditët në vijim, përfaqësues të këtij institucioni do të dalin me deklarate zyrtare ku edhe do te tregojnë arsyet e anulimit te pjesemarrjes se Haradinajt ne kete samit.

Burimet japin si shkak për këtë anulim angazhimet e kryeministrit. Por motivet reale të bojkotit dyshohet se janë bërë deklaratat e presidentit çek Milosh Zeman në Beograd, se do të shikonte mundësinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, bojkoti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë çeke, e cituar nga mediat vendase. Gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd, presidenti Zeman tha se i pëlqente shumë Serbia dhe aspak Kosova dhe shtoi se do të shikonte mënyrën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë. /ABC News Albania 24/7

 

koco-kokedhima-provokacija.jpg
nev ila21:30 | 28/05/2019

I ftuari i ditës së sotme në Provokacija me Mustafa Nano, ka qenë Koço Kokëdhima, kreu i partisë “Zgjidhja”. Gjatë bisedës Kokëdhima ndau opinionet e tij në lidhje me krizën politike në vend, gjithashtu kreu i “Zgjidhja” shpalosi idenë e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Mustafa Nano: Në lidhje me Unazën e re, qëndrimi i Koço Kokëdhimës ndaj protestës?

Koço Kokëdhima: Unë e kam perceptuar shëmtinë e kësaj që ndodh që në momentin kur u bëra deputet në jugun e Shqipërisë, kur qeveria vendosi të prishte “Trans-ballkaniken”, të prishte ndërtesat gjithandej në gjithë vijën e bregdetit, nga Vlora deri në Ksamil. Brenda nesh ne i kemi dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, nuk është e lejueshme që qytetarët e Shqipërisë të diskriminohen negativisht lidhur me një mëkat të tranzicionit shqiptar që ka lidhje me zhvillimin kaotik urban të Shqipërisë. Për të njëjtin krim njerëzit duhet të ndëshkohen njësoj, nuk mundet që ca njerëz që kanë ndërtuar në “Lanë” tu prishen ndërtesat pa kompensim dhe në vende të tjera të marrin kompensim apo edhe të legalizohen. Ndërtimet që janë ndërtuar deri në vitin 2014 nuk duhet të çohet ndërmend që të prishen. Duhet të kujtojmë që në komunizën, kur shtëpitë e njerëzve i prishte zoti me tërmete, i rregullonte falas, për 6 muaj u bënte shtëpitë e reja njerëzve. Nuk është interesi publik që udhëheq këtë politikë.

Mustafa Nano: Nuk e prisja këtë mirëkuptim që keni ju me njerëzit që kanë ndërtuar pa leje, është e vërtetë që kanë ndërtuar nën vëzhgimin dhe inkurajimin e qetë të qeverive, pse nuk mendoni pak për qindra të tjerë, që nuk e kanë çuar kurrë në mendje të bëjnë një gjë pa leje?

Koço Kokëdhima: Gjithë kjo pasuri e madhe e paligjshme e ndërtuar në Shqipëri, kjo pasuri kur zhduket pa gjurmë është një pasuri e humbur, ndërsa kur hyn në qarkullim një pasuri e fituar, kemi fituar një pasuri kombëtare. Asnjë lloj përfitimi ekonomik nuk ka Shqipëria nga kjo lloj politike që ndjekin qeveritë e të dy palëve, edhe PD edhe PS. Ligjin e parë për këtë çështje e ka bërë Partia Demokratike, i cili diskriminoi qytetarët e Shqipërisë përmes projekteve publike. Të dyja qeveritë kanë bërë këtë që po ndodh sot, ku qytetarët janë pa alternativë. Nuk ka interes Shqipëria nga kjo politikë, përkundrazi Shqipëria ka interes ti legalizojë këto. Çdo ndërtim i bërë përpara vitit 2014 nuk duhet të prishet. Qeveria socialiste e ka bërë një gjë të mirë, që ka nxjerrë një vendim të cilit nuk i ka qëndruar besnik dhe nuk i ka rezistuar joshjes për përfitime elektorale. Në zgjedhjet e 2017 kjo qeveri ka toleruar ndërtime të paligjshme gjithandej. Ka ndërtuar pallate në Qeparo, ka lënë të ndërtohen pa leje në gjithë bregdetin e Himarës gjatë fushatës së 2017-ës.

Mustafa Nano: Dua të hidhemi pak te situata politike, është shumë e ndezur dhe kam frikë. Ju gjithashtu keni vendosur të mos merrni pjesë në zgjedhje dhe ky është një vendim i marrë nga shumë parti. Kam frikë se ky vendim mund ta fusë vendin në një lloj përplasje që do na dëmtonte të gjithëve, e keni ju këtë shqetësim?

Koço Kokëdhima: Ne nuk kemi qenë ndonjëherë më keq se sa në këtë moment, e themi këtë se për fat të keq Shqipëria kalon nga një e keqe, në një të keqe më të madhe.

Mustafa Nano: Unë e kam konsideruar Edi Ramën një problem për vendin por kam përshtypjen që ekzagjerohet kur thuhet se Edi Ramën nuk mund ta mundë njeri.

Koço Kokëdhima: Kjo situatë kaq e keqe që mishërohet nga ky drejtues shteti i qeverisë së Shqipërisë i vishet cilësive personale të tij. Ky fenomen është i lidhur me sistemin politik, kjo qeverisje e papërgjegjshme dhe autokratike e korruptuar e Edi Ramës është e lidhur jo thjesht me këtë person, si person, por është e lidhur me sistemin, me rënien e të gjitha institucioneve që do të ishin garante. Sot jemi në mëshirë të fatit dhe e vetmja aftësi reaguese dhe i vetmi institucion që mund të reagojë është marrëveshja e këtyre dy njerëzve, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në 12 vjet kanë ndodhur 10 kriza si kjo e tanishmja. Kemi patur bojkotim zgjedhjesh, shtyrje zgjedhjesh, bojkotim parlamenti çdo 2 vjet, pse kjo krizë është ciklike? Kush i bën këto kriza? Këto kriza i prodhon sistemi jonë politik. Shqiptarët nuk kanë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre sepse ato të drejta i kanë marrë këta zotërinjtë që kanë marrë peng Shqipërinë. Këta vijnë në pushtet si kalorës të krizave për shkak të sistemit, këta bëjnë kur të duan kriza në funksion të përfitimeve personale politike.

Mustafa Nano: Pse ikët nga zgjedhjet?

Koço Kokëdhima: Ikëm jo për një tekë, por sepse kriza do të prodhojë krizë tjetër si pasojë e një pazari të radhës. Na duhet një fillim i ri, një pakt kombëtar mes gjithë faktorëve politikë, grupeve të interesit, mes gjithë figurave të shquara, inteligjencës, pedagogëve. Pakti kombëtar duhet të zgjidhë të gjithë çështjet në themel të Shqipërisë, duhet ti rikthejë sovranitetin popullit, duhet të hiqet monopoli i zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje pa një fillim të ri./abcnews.al

MBULIM-SHTYHEN-25-GJYQE-TE-KRIMET.mpg_snapshot_00.00-1-1280x720.jpg
ent ela14:25 | 27/03/2019

25 gjyqe janë shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas bojkotit të avokatëve për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra. 19 seanca janë shtyrë në Gjykatën e Apelit dhe 15 në Gjykatën Penale.

Në këtë bojkot, janë përjashtuar vetëm masat e sigurisë, pasi janë me afat kohor. Të hënën e 25 marsit, Dhoma e Avokatisë Kombëtare mori vendimin për bojkot nga data 27 deri në 29 mars. Në këtë bojkot, kanë marrë pjesë dhe shuma dhoma avokatie në vend. /abcnews.al

MBULIM-SHTYHEN-25-GJYQE-TE-KRIMET.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 27/03/2019

25 gjyqe janë shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas bojkotit të avokatëve për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra. 19 seanca janë shtyrë në Gjykatën e Apelit dhe 15 në Gjykatën Penale.

Në këtë bojkot, janë përjashtuar vetëm masat e sigurisë, pasi janë me afat kohor. Të hënën e 25 marsit, Dhoma e Avokatisë Kombëtare mori vendimin për bojkot nga data 27 deri në 29 mars. Në këtë bojkot, kanë marrë pjesë dhe shumë dhoma avokatie në vend. /abcnews.al

43735890_303.jpg
ent ela18:32 | 14/03/2019

Ministri  i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Mikael Roth paralajmëron për rrezikun që sjell polarizimi politik në Shqipëri. Ai i kujton opozitës se vetëm parlamenti është vend ku bëhet debati dhe reformat. Ministri gjerman i kujton gjithashtu politikës së Tiranës se është në prag të vendimit që do të merret për negociatat me BE.

Ministri gjerman i shtetit Michael Roth pozicionohet sërish kundër bojkotit të parlamentit shqiptar nga opozita. Në një intervistë për Dojçe Velle, Roth shpreh edhe frikën se klima e konfliktit politik në vendin tonë tashmë është shumë e helmuar.

“E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Ne kërkuam që këtu të ndërhyhet për zbutje. Por kam frikë se situata tashmë është shumë e helmuar”. 

I pyetur lidhur me akuzat e opozitës për blerje të votave në zgjedhjet e kaluara si dhe për etiketimin e parlamentit si ilegjitim, ministri gjerman përgjigjet:

“Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë. Kush vepron kështu, me sa duket nuk i ka kuptuar parimet e shtetit të së drejtës”. 

Duke folur në këtë intervistë pas takimit të zhvilluar në Berlin me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj, thekson vlerësimin për reformat dhe çuarjen e tyre përpara.

“Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar”.

Teksa Shqipëria është në këtë tension politik, pak muaj para vendimit të Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, thekson se, pavarësisht kush është në opozitë e kush në qeveri nevojitet mirëkuptim thelbësor në disa çështje,

“Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kaq agresive ne politiken e brendshme kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse funksionon parlamenti”.

Ministri gjerman i shtetit Michael Roth, sqaron se raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. E me pas vendimi i secilit vend anëtar, përfshirë edhe Gjermaninë, do të bazohet te raporti i Komisionit mbi përmbushjen e reformave. /abcnews.al

 

kukan-1280x791.jpg
ent ela16:18 | 19/02/2019

Raporteri në hije për Shqipërinë Eduard Kukan në përgjigje të interesimit të ABC News ka deklaruar se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë dhe të tregojnë mosmarrëveshjet e tyre ndaj politikave të qeverisë. Por Kukan tha për ABC Neës se nuk pajtohet me dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore, që ndodhën gjatë protestës së 16 Shkurtit.

I shqetësuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve politike është shprehur Kukan, duke theksuar mendimin se shqipëria ka nevojë për dialog politik konstruktiv mes partive politike, ndryshe do të ishte e vështirë lëvizja drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Duke konsideruar djegien e mandateve të opozitës si bojkot parlamentar, Kukan ka përsëritur se vendi ku opozita ka një rol të rëndësishëm është parlamenti.

Prandaj, nuk mendoj se bojkoti i ardhshëm i parlamentit është përgjigja e problemeve me të cilat ballafaqohet vendi – ka thënë Kukan duke vijuar se  Shqipëria ka shumë politikanë me përvojë, të cilët tashmë e dinë se si të zgjidhin krizat politike./abcnews.al

STUDENTE-DHE-PEDAGOGE-KUNDER-LIGJIT-TE-ARSIMIT.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:44 | 25/01/2019

Pedagogët e Universitetit të Tiranës i kanë lënë një jave kohe qeverisë të reagojë për kërkesat e tyre në të kundërt paralajmërojnë grevë pa afat. Vendimi u mor në Asamblenë e Pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë në Fakultetin e Drejtësisë as prania e Rektorit të Univerisitetit të Tiranës Mynyr Koni nuk e zgjidhi situtatën. Madje përplasja mes studentëve pro dhe kundër bojkotit shkoi në kufijtë e përplasjes fizike.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni mbërriti në Fakultetin e Drejtësisë më herët se orari i përcaktuar.  Studentët pro bojkotit të mësimit nuk e lejuan të futej në auditorin ku qëndrojnë të ngujuar, por dolën vetë në oborr. Takimi me ta nuk zgjatim me shume se pese minuta. Diskutimet vendosen t’i vijojnë në Rektorat.

“Duke pasur parasysh statusin e lartë të akademikut Koni, menduam që kalimi përmes dritares nuk do ishte një formë e hijshme e takimit. Për këtë arsye vendosëm të takoheshim te Rektorati”.

Pas takimit me ta Rektori Koni u largua për një takim me Dekanatin e Fakultetit të Drejtësisë. Mbledhjes se tyre ju bashkua dhe një grup studentësh që kërkojnë rifillimin e mësimit. Të tjerë prisnin vendimin në korridor.

Situata tensionohet ndërsa dy grupimet tentojnë të përplasen fizikisht, pasi disa studentë përpiqen të largojnë barrikaden me karrige nga dyert.

“Ishin rreth 3 persona të nxitur politikisht që u munduan të hapnin barrikadën. Ne u munduam të ruanim qetësisë”.

Policia private kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit, ndërsa mbledhja mes Rektorit dhe Dekanatit të Fakultetit Juridik mbyllet pa rezultat.

Studentët e ngujuar thonë se vetëm nëse Rektori i Universitetit të Tiranës i garanton për shfuqizim të ligjit të arsimit të lartë ata do t’i rikthehen mësimit.

“Deri tani studentët kanë qenë në protestë dhe kështu do vazhdojë ne kërkojmë shfuqizmin e ligjit për arsimin e lartë”.

Në të njëjtën kohë në Qytetin Studenti pedagogë nga fakultete të ndryshme po diskutonin për të njëjtën çështje. Pas gati dy orë mbledhje Asambleja e Pedagogëve të Universitetit të Tiranes doli me një dokument prej pesë pikash.

Marku:Mbështet plotësisht protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, kërkohet shfyqizmi i i ligjit për arsimin elartë,  shfiqizimi i menjëhershëm i të gjitha VKM të nxjerra në dhjetor, ndalimi i fushatës denigruese të personelit akademik”.

Kërkesat e përbashkëta do t’i dërgohen Ministrisë së Arsimit të cilës do t’i lihet 1 javë kohë për reflektim.

Nëse përgjigja e saj mungon të pakten për dy pika, shfuqizmin e vendimeve të Këshillit të Ministrave marrë dhjetorin e vitit të shkuar dhe shprehjen e vullentit për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe hapjen e një debati gjithëpërfshirës për të cilin, pedagogët thonë se do të përshkallëzojnë qendrimin e  tyre.

Marku: “U vendos që ne ti drejtohemi gjithë trupës së personelit akademik të Tiranës që të kalojnë në grevë të përgjithshme pa afat”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono