boca juniors

Tevez-1.jpg
Igli Nikolli10:56 | 19/01/2020

Carlo Tevez është një idhull i “Bombonerës”. Sulmuesi argjentinas është shumë i lidhur me Boca Juniors dhe ka konfirmuar për La Nacion se do e mbyllë karrierën me ekipin e famshëm. Kontrata me “Xenezies” i përfundon në fund të këtij sezoni, por nuk përjashtohet rinovimi i fundit.

35-vjeçari do marrë vendimin përfundimtar në qershor. Sivjet shpreson të fitojë titullin kampion dhe Boca renditet e dyta me një pikë më pak se Argentinos Juniors, teksa Tevez ka shënuar tre gola në kampionat.

Do të tërhiqem me këtë fanellë, por nuk e di nëse do të ndodhë në fund të këtij sezoni apo më pas. Në qershor do të marr vendimin përfundimtar. I jam mirënjohës tifozëve të Boca Juniors për mbështetjen, ndërsa me klubin kam marrëdhënie shumë të mira“, thekson sulmuesi i njohur, i cili mund të vendosë të vijojë edhe sezonin e ardhshëm, me objektiv fitimin e Libertadores për herë të dytë me Bocan pas asaj të fituar në vitin 2003. /abcnews.al

 

Tifozët e Boca Juniors në “Bombonera”
turan-2.jpg
Klejdi Kaimi11:46 | 18/01/2020

Sulmuesi turk, Arda Turan, po kërkon një klub të ri. Lojtari që është ende në kontratë me Barcelonën deri në 30 qershor të këtij viti, ka kërkuar një kalim tek Boca Juniors.

Sipas mediave në Argjentinë, ai i është vetëofruar Bocas pasi largimit nga Istanbul Basakshir në fillim të janarit. Turan kishte firmos një marrëveshje dy-vjeçare huazimi në janarin e vitit 2018, por u largua në konsensus me drejtuesit e klubit turk.

32-vjeçari mund të rikthehet tek Barcelona nësë ai nuk gjen ekip përpara se merkato të mbyllet. Flitet se ai mund të ribashkohet me gjigandët turk, Galatasaray. Arda Turan ka qenë pjesë e turqve përpara aventurës tek Atletico Madrid, ku shkëlqeu për disa sezone radhazi. /abcnews.al

Boca.jpg
Igli Nikolli19:17 | 16/01/2020

Boca Juniors mbetet një nga klubet më prestigjioze të botës dhe shumë lojtarë ëndërrojnë të luajnë një ditë në mitikun “Bombonera”. Transferimi i Daniele De Rossit verën e kaluar në ekipin e famshëm latin mund të mos jetë i vetmi.

Një tjetër mesfushor, kësaj radhe ofensiv dhe jo defensiv, ëndërron të luajë për “Xenezies”. TycSports raporton se Arda Turan dëshiron të lërë pas krahëve vështirësitë e hasura në sezonet e fundit dhe shpreson të “rilindë” në Buenos Aires.

32-vjeçari turk është rikthyer te Barcelona pas huazimit te Basaksehir, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Setien. Për të interesohet edhe Galatasaray, por Arda dëshiron Boca Juniors. /abcnews.al

 

Arda Turan dhe Leo Messi
Itali-2006.jpg
Veronik Istrefaj18:49 | 06/01/2020

Mesfushori italian, Daniele De Rossi, ka vendosur të varë kapucët në gozhdë. Legjenda e Romës u largua në verë drejt Boca Juniors dhe pas vetëm gjashtë muajsh në kampionatin argjentinas, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij.

De Rossi ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli në moshën 36 vjeçare. Italiani e filloi karrierën e tij në vitin 2001, duke u promovuar nga ekipi i moshave të Romës, në skuadrën e parë. Me ekipin kryeqytetas, De Rossi luajti për plot 18 sezone, ku u aktivizua më shumë se 500 herë dhe shënoi 43 gola. Te Boca Juniors, De Rossi është aktivizuar në vetëm 5 takime.

Arritja më e madhe në karrierën e De Rossit është padiskutim shpallja kampion bote në vitin 2006, me Italinë. Edhe pse ende De Rossi nuk ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli, ka qenë Di Marzio ai që ka raportuar për Sky Sport se ky vendim, do të zyrtarizohet pas disa orësh./abcnews.al

 

Daniele De Rossi
Boca.jpg
Igli Nikolli21:33 | 30/12/2019

Boca Juniors ka prezantuar trajnerin e ri. Klubi më i famshëm në Amerikën Latine do të drejtohet nga Miguel Angel Russo. 63-vjeçari ka një eksperiencë të madhe dhe do të tentojë fitimin e titullit kampion me Bocën.

Kjo është hera e dytë që Russo do të drejtojë Bocën, ekip me të cilin fitoi Kupën Libertadores në vitin 2007. “Xeneizes” renditen në vend të dytë me 29 pikë, një më pak se kryesuesit e Argentinos Juniors.

Russo do të zëvendësojë në pankinë Gustavo Alfaron, i cili drejtonte ekipin prej 2 janarit të këtij viti. Kampionati argjentinas nis me 27 janar, datë kur Boca Juniors do të presë në shtëpi ekipin e Independientes. /abcnews.al

De-Rossi-Boca.jpg
Igli Nikolli16:35 | 28/12/2019

E ardhmja e Daniele De Rossit është e paqartë. Mesfushori roman u transferua në verë te Boca Juniors dhe deri tani është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Objektivi i madh është fitimi i titullit kampion. Ekipi i famshëm argjentinas renditet në vend të dytë me 29 pikë, një më pak se kryesuesit e Argentinos Juniors.

Kontrata me Bocan i përfundon në verën e vitit 2020, teksa mund të rikthehet në Serie A në janar. Fiorentina është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari, por nuk përjashtohet as mundësia e tërheqjes nga futbolli.

36-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen, nëse do të vazhdojë me Boca Juniors, do të pranojë ofertën e Fiorentinës apo do të tërhiqet. Ekipi nga Firence e kërkoi edhe në verë, por De Rossi preferoi të provonte emocionet e futbollit amerikano-latin. Nëse vendos t’i japë fund karrierës, italiani mund të vijojë profesionin e trajnerit. /abcnews.al

Tevez-1.jpg
Igli Nikolli17:56 | 16/12/2019

Carlos Tevez u largua nga Juventusi qershorin e vitit 2015 dhe u rikthye te Boca Juniors, ekipi i tij i zemrës. Aventura e dytë në “Bombonera” nuk zgjati shumë dhe sulmuesi i famshëm u largua sërish. Kësaj radhe drejt Kinës, aty ku Shanghai Shenhua e mbuloi me miliona euro.

Ishte fundi i dhjetorit të vitit 2016 dhe oferta tunduese dhe milionat e shumtë nuk u refuzuan dot nga argjentinasi. Një vendim për të cilin është penduar dhe e cilëson si më të gabuarin e jetës së tij në një prononcim për Ole.

Jam penduar, u mërzita që në ditën e parë që mbërrita në Kinë. Ndoshta ky ka qenë vendimi më i keq që kam marrë në karrierën time“, thekson 35-vjeçari, i cili qëndroi dy vite “pushime” në vendin e madh aziatik dhe u rikthye sërish te Boca e tij e dashur. /abcnews.al

Messi-Ronaldo.jpg
Igli Nikolli17:23 | 06/12/2019

Koha nuk pret askënd dhe Carlos Tevez mbush 36 vjec në fillimin e shkurtit. Sulmuesi i famshëm po aktivizohet me Boca Juniors, ekipin e tij të zemrës. Në një prononcim për ESPN, argjentinasi zbulon një detaj rreth së ardhmes dhe konfirmon dashurinë për Bocën e tij.

Tevez komenton edhe dyshen Ronaldo-Messi. Me të dy ka luajtur te Manchester United dhe Argjentina, teksa shpjegon ndryshimet mes dy gjigantëve të kësaj epoke.

BOCA – “Të gjitha forcat e mia janë të përqendruara te Boca Juniors, nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetën time sesa ky klub. Ky mund të jetë sezoni im i fundit si futbollist. Edhe nëse do të më kërkonte Real Madrid, do u përgjigjesha se dua të qëndroj te Boca“.

Carlos Tevez duke përshëndetur tifozët e Bocas

CR7-MESSI – “Cristiano ishte i fiksuar në tru për t’u përmirësuar gjithmonë. Një ditë shkova në stërvitje në orën 6:30 të mëngjesit. Ai ndodhej aty, kishte ardhur përpara meje. Në ndryshim nga Messi, Cristiano ka luftuar shumë për t’u bërë ai që është.

Messi nuk ka nevojë për të shkuar në palestër një orë përpara të tjerëve, ai është një fenomen i natyrës. Driblimin e 2-3 kundërshtarëve e ka diçka natyrale“, përfundon Carlo Tevez. /abcnews.al

De-Rossi.png
Igli Nikolli17:15 | 05/12/2019

Daniele De Rossi la Romën e tij të dashur verën e kaluar dhe i surprizoi të gjithë me vendimin e marrë. Edhe pse ofertat e majme financiare nuk i mungonin, “luftëtari” roman zgjodhi Boca Juniors për të vijuar karrierën.

Një zgjedhje fantastike për të provuar emocionet e të luajturit në “Bombonera”, për shumëkënd stadiumi më i zjarrtë në botë. Aventura e 36-vjeçarit me ekipin më të dashur argjentinas nuk ka shkuar mirë.

Dëmtimet dhe problemet fizike kanë bërë të vetën dhe De Rossi numëron vetëm 6 ndeshje aktivizim. Gjithsesi, Juan Roman Riquelme, i cili kaloi më shumë se gjysmën e karrierës te Boca dhe mbetet një idhull i tifozëve, nuk i kursen elozhet për italianin në një deklaratë për Ole, teksa ka edhe një mesazh për të.

Nuk kam pasur ende kënaqësinë për ta takuar. Mbaj mend që jam përballur me të si kundërshtar, ai luante me Romën dhe unë me Villareal. Daniele është një futbollist i madh dhe duhet të jetë i lumtur dhe krenar që po luan me Boca Juniors“, thekson ish-fantazisti argjentinas. /abcnews.al

De-Rossi-Boca.jpg
Klejdi Kaimi12:34 | 25/11/2019

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, duket se po e shijon aventurën e tij në Argjentinë. Përpos një dëmtimi në kofshë, i cili e la italianin jashtë fushave për gati 3 muaj, ai ndihet i lumtur tek Boca Juniors dhe kërkon të luajë më shumë.

“Nuk po mendoj për një vend apo ekip tjetër. Thjesht dua të luaj pak më shumë këtu. Sigurisht kur je 36-vjeç, duhet të marrësh çdo ditë vendime dhe unë besoj se kam marrë vendimin e duhur. Besoj se kjo është një shenjë maturie dhe inteligjence”, deklaron italiani për mediat argjentinase.

‘Gladiatori’ duket se e ka lënë pas atë dëmtim, pasi mbrëmjen e djeshme erdhi nga stoli për të ndihmuar ekipin e tij në fitoren 2-0 kundër Unionit. “Kalova një muaj të vështirë. Gabova duke e dëmtuar akoma dhe më shumë veten, por tashmë ka kaluar dhe unë jam në një formë shumë të mirë. Është një nder për mua të luaj për këtë fanellë dhe jam i lumtur që zgjodha Argjentinën për vazhdimin e karrierës time”, mbyll De Rossi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono