bllokon

protesta-unaza-1-1280x696.jpg
nev ila16:10 | 10/10/2019

Policia ka arrestuar 3 banorë të Unazës së Re pas protestës së përditshme që ata zhvillojnë prej muajsh kundër projektit të unazës së madhe. Pas arrestimit të tre përfaqësuesve të tyre, banorët e Unazës së Re kanë protestuar për rreth 3 orë para Drejtorisë së Policisë së Tiranë, duke kërkuar lirimin e tyre.

Në mbështetje të tyre ishin edhe ish-deputetë te opozitës, të cilët akuzuan kryeministrin Rama për ndryshimet e bëra në Kodin Penal dhe presione ndaj banorëve të unazës që të ndalonin protestën. Përfaqësuesit ligjorë të banorëve konfirmuan shoqërimet dhe arrestimet në flagrance të 3 banorëve.

Banorët e Unazës së Re deklaruan se protesta e tyre do të vijojë pavarësisht veprimeve të policisë. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, që tashmë kanë hyrë në fuqi, bllokimi i rrugëve denohët me tre vite burg./ABC News Albania 24/7

 

policia-greke-marijuana.jpg
nev ila23:07 | 13/09/2019

Një sasi prej rreth 1 ton drogë është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 30 vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike po transportohej brenda një furgoni të mbyllur.

Më konkretisht, brenda tij ishin 951 kg e 650 gram kanabis, i cili u sekuestrua në kryqëzimin Eleousa në Janinë.

Shoferi 30-vjeçar i automjetit u arrestua ndërsa hetimi po vijon nga sektori kundër Drogës në Drejtorinë e Sigurisë në Janinë.

Policia greke ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme për rastin./abcnews.al

porti-durres-bllokimi-1280x853.jpg
nev ila10:41 | 31/08/2019

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh të njëpasnjëshme për monitorimin e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve zyrtare, si në terren, ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Nga kontrollet ka rezultuar se një ngarkesë me produkte importi dhe disa subjekte nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Subjekti“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie.

U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

-“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),

-“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

-“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),

-“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe 576 kg produkte të paetiketuara, deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),

“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Ditën e djeshme në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare).

Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

Subjekti “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

-“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

-“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

-“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore./abcnews.al

 

AKU-1280x720.jpg
nev ila10:49 | 29/08/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në një subjekt i cili tregtonte mallra ushqimorë të cilat mbaheshin në kushte skandaloze higjeno-sanitare.

Sipas AKU produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme në të cilin konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë.

Gjithashtu ky subjekt, ambientin e ambalazhimit dhe magazinimit e kishte të padeinfektuar dhe produktet ushqimore ruheshin në të njëjtin vend me plehrat kimike. Frigoriferi i përshtatur për depozitë misri kishte prani të theksuar ndryshku.

Njoftimi i AKU:

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor duke monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor në funksion të sigurisë ushqimore dhe mbajtjes pastër të tregjeve nga produktet e pasigurta për konsum dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “Afrim Bici” me aktivitet “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, Fushë-Krujë, u konstatua se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).

Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë. Në disa thasë me miell nga lagështia ishin formuar masa të ngurta, sende dhe objekte të panevojshme për aktivitetin ishin të hedhura nëpër ambjent, ambjenti i ambalazhimit dhe magazinimit ishte i padezinfektuar, produktet ushqimore ruhen në të njëjtin ambjent me plehrat kimike, frigoriferi i përshtatur për depozitë misri kishte prani të theksuar ndryshku, lëvizja e produktit sipas numrit të lotit ose datës së skadencës nuk regjistrohej për gjurmim dhe plani/manuali i vetëkontrollit nuk njihej/zbatohej.

Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë e së cilës e ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara dhe të pasigurta për konsum. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb). Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
  3. Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  5. Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),
  6. Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  7. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,
  8. Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimorë për parandaluar çdo praktikë abuzive që ndikon në shëndetin e konsumatorëve“, ka bërë me dije Autoriteti Kombëtar i Ushqimit./abcnews.al

itali-1-1280x708.jpg
nev ila19:00 | 13/08/2019

Numri dy i qeverisë italiane, Mateo Salvini vijon me fushatën e tij anti-emigracion, që i ka sjellë një rritje të popullaritetit. Së fundmi ai ka bërë me dije se do të ndalojë dy anije me rreth 500 refugjatë afrikanë që të ankorojnë në portet italiane.

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini ka deklaruar të martën se po punon për të parandaluar që dy anije me rreth 500 emigrantë në bord të zbarkojnë në Itali në ditët e ardhshme. Anija franceze “Ocean Viking” dhe ajo spanjolle “Open Arms” po transportojnë përkatësisht 365 dhe 160 emigrantë, të rekuperuar në brigjet e Libisë javën e kaluar.

Të dyja mjetet lundruese ndodhen në qendër të Mesdheut, me një distancë jo të gjatë nga ishulli italian i Lampeduzës dhe po përpiqen të gjejnë një port të sigurtë ku të zbarkojnë emigrantët, kryesisht afrikanë. Por Salvini, lider i partisë së ekstremit të djathtë Liga e Veriut, deklaroi të martën se anijet nuk janë një problem që duhet t’i zgjidhë Roma zyrtare.

“Po punoj në ministri që prej mëngjesit për të parandaluar që mbi 500 emigrantë të zbarkojnë nga dy anije bamirësie, një franceze dhe një spanjolle. Do t’ju njoftoj se si do të përfundojë, por ndërkohë nuk do të dorëzohem”, tha Salvini përmes një postimi në Facebook. Salvini ka parë një rritje të popullaritetit të tij në Itali që kur mori detyrën vitin e kaluar dhe ndërmori një fushatë të ashpër kundër emigracionit.

Më herët gjatë muajit, ai prezantoi një ligj të ri që rrit deri në 1 milion euro gjobat për anijet që hyjnë në ujërat territoriale italiane pa autorizim. Gjithashtu, ligji parashikon arrestimin e kapitenëve të anijeve që injorojnë urdhëratë e marinës vendase dhe lejon këtë të fundit të sekuestrojë automatikisht mjetet./ABC News Albania 24/7

68417426_2298393536909615_4307526888475066368_o.jpg
ad min17:45 | 09/08/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve për garantimin e sigurisë ushqimore, u ka ndërprerë aktivitetin 4 subjekteve që  ofronin produkte ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve si dhe pa kushte higjeno-sanitare. Në Tiranë është mbyllur aktiviteti për 3 subjekte, “fas-food kreperi”, restorant dhe një dyqan që tregtonte fruta-perime.

Sipas AKU, arkat me fruta dhe perime mbaheshin në kontakt me tokën dhe të ekspozuara në diell. Ndërsa në restorantin e bllokuar në kryeqytet, inspektorët e AKU, krahas mungesës së licencës dhe kushteve higjeno-sanitare, kanë konstatuar edhe kushte të papërshtatshme të ruajtjes frigoriferike të produkteve mish, peshk dhe pasta.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin, AKU i ka ndërprerë aktivitetin një dyqani ushqimor në Përrenjas, ku janë evidentuar disa produkte ushqimore dhe pije freskuese që tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit. Për shkeljet e konstatuara, subjektet janë ndëshkuar në total me 6.2 milion lekë gjobë./ABC News Albania 24/7

 

 

mishii.jpg
ad min13:30 | 30/05/2019

Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Korçë ka bllokuar një sasi të madhe produktesh të skaduara.

Mësohet se janë sekuestruar 11 tonë erëza të ndryshme, 8 tonë mish dhe 1700 pije energjike të cilat po tregtoheshin, edhe pse u kishte skaduar afati i konsumit.

Aksioni është kryer ne subjekte të ndryshme tregtare dhe magazina të Korçës.

Produktet e bllokuara do të asgjësohen në landfillin e qytetit./ABC News Albania 24/7

13974968-7072093-image-a-10_1558878145537.jpg
ad min18:30 | 26/05/2019

Një gurë i madh sa një shtëpi ka rënë në një autostradën në Kolorado të premten pasdite, duke bërë që Departamenti i Transportit të bllokoja kalimin.
Autostrada mes Cortez dhe Telluride pësoi dëme të rënda për shkak të rënies së masivit të shkëmbinjve.

Sipas Departamentit të Transportit të Kolorados, rrëshqitja e shkëmbit ndodhi rreth 12 milje në veri të Dolores. Nga rënie e masivit shkëmbor në autostradë, autoritetet thonë se rruga është dëmtuar në të dy korsitë, ku është krijuar një gropë tetë metra e thellë. “Rruga do jetë e pakalueshme për një kohë të gjatë”,  deklaroi departamenti, duke mos dhënë detaje se kur mund të rihapet./abcnews.al

aku-.jpg
nev ila14:26 | 18/05/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në pikat e kontrollit kufitar në gjithë territorin shqiptar ka bllokuar ditën e djeshme 24 ton kripë dhe 42 krerë me viça me destinacion therjen.

Njoftimi i AKU:

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njëkohësisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqiperisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.

Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 Maj 2019 rezulton se:

1) ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç percaktohen ne Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në rregjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje.

2) ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6).

Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë). Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit. Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerje kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit!“/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono