bllokimi

MORINE-AUTOBUZAT-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela12:10 | 15/06/2019

Pas një urdhri të ri nga Ministria e Transportit të Kosovës në pikën kufitare të Morinës nuk janë lejuar të kalojnë mjetet që bëjnë linjën Bajram Curri-Tiranë. Autobusët dhe furgonët që transportojnë udhëtarë në territorin e Kosovës e përdorin si tranzit për në Tiranë dhe anasjelltas. Ata thonë se e njëjta licensë u është njohur vitet e kaluara.

Mjetet e transportit të udhëtarëve të linjës Tropojë – Tiranë, bashkë me udhëtarët kanë qëndruar për orë të tëra në pikat kufitare Vermicë e Qafë Morinë, që lidhin Shqipërinë me Kosovën.

Policia kufitare e Kosovës në mënyrë të papritur përmes një shkrese të Ministrisë së Transporteve të Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në territorin e Kosovës, të cilin e përdornin si tranzit për në Tiranë dhe anasjelltas. Pronarët e këtyre linjave kanë në dorë urdhrin e sipas tyre ky akt është  i paprecedentë dhe në kundërshtim me marrëveshjet dy palëshe.

Megjithë vënien në lëvizje dhe njoftimit të autoriteteve problemi nuk mori zgjidhje, përkundrazi, në pikat kufitare numri i mjeteve dhe udhëtarëve u rrit për shkak edhe të mjeteve që nisen çdo dy orë në këto linja transporti. Marrëveshja mes qeverive dhe ministrive të transporteve Shqipëri- Kosovë për të lejuar kalimin tranzit të mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh u vu në zbatim në vitin 2010, e më pas u rinovua në 2013.

/ABC News Albania 24/7

IMG-20190611-WA0010.jpg
ent ela12:40 | 11/06/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon në kufi dhe kthen mbrapa në Serbi mbi 20 tone lëngje frutash shumë pranë datës së skadimit, që nuk kishin siguri për konsumatorët.

Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.

AKU bllokoi gjithashtu në portin e Durrësit një ngarkesë prej 21 ton kripë, produkt me origjinë nga Gjermania i cili nuk përmbante në etiketë të dhënat kryesore, sidomos për jodin. Ky produkt gjithashtu u dergua ne vendin e origjines.

Të njëjtin urdhër dha Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  edhe për një sasi 2,7 tone kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin ligjor shoqërues./ABC News Albania 24/7

MBULIM-PERPLASJA-TE-ASTIRI.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 07/05/2019

Banorët e zonës së Astirit janë përplasur fizikisht paraditen e sotme me policinë. Shkak ka qenë bllokimi i rrugës, në të cilën pritej të kalonte kryeministri.

Ndërhyrja e policisë e përforcuar me forca të ndërhyrjes së shpejtë, për zhbllokimin e rrugës është shoqëruar me kundërshtinë e banorëve, pranë të cilëve ishin edhe disa ish deputetë të Partisë Demokratike.

Përplasja është shoqëruar me konfrontim fizik ndërsa banorët janë ankuar se ndaj tyre është hedhur lëndë gazi nga policia. Ish deputeti Klevis Balliu është shoqëruar bashkë me disa protestues. Situata është qetësuar por banorët e Unazës së re vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën, e përpallë tyre qëndrojnë forca të shumta policie. Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se banorët kanë nevojë për një zgjidhje dhe ka akuzuar qeverinë për abuzim ndaj tyre.

/ABC News Albania 24/7

MBULIM-PD-BLLOKIMI-I-RRUGEVE-PASDITE.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela12:40 | 25/04/2019

Aksioni opozitar përshkallëzohet këtë pasdite përmes protestave që do sjellin bllokimin e pesë akseve kryesore kombëtare prej orës 18.00.

Mbështetësit e opozitës në veri të vendit do bllokojnë aksin e Milotit. Këtu pritet të jetë kryetari i PD Lulzim Basha. Bashkë me të do jenë ish deputetët  Flamur Noka, Bardh Spahia, Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Në Tiranë bllokimi do bëhet përmes një proteste tek rrethrrotullimi i Shqiponjës. Aty do jenë ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.

Autostrada Plepa-Kavajë, do bllokohet e bashkë me qytetarët do jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Edhe rrethrrotullimi në Bradashesh do bllokohet nga mbështetës të opozitës dhe ish deputetë të qarkut Elbasan e Korcë, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.

Ndërsa në rrethrrotullimin e Sheqit, në Fier do të zhvillohet protesta e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu. /abcnews.al

 

10985078-6809269-image-a-8_1552577557823-933x445.jpg
ent ela23:15 | 14/03/2019

Bllokimi prej më shumë se 14 orë i Facebook dhe rrjeteve të saj sociale Instagram dhe Whatsapp, fuqizoi një kompani tjetër rivale. Aplikacioni i komunikimit “Telegram”, rivali i Whatsapp, regjistroi 3 milionë përdorues të rinj gjatë orëve që Facebook dhe aplikacionet e saj kishin dalë jashtë shërbimit.

Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i kësaj kompanie. Telegram është i njohur për sistemin e sofistikuar të privatësisë që ka mes përdoruesve.

“3 milionë përdorues të rinj janë regjistruar në Telegram brenda 24 orëve të fundit. Ne kemi privatësi të vërtetë dhe hapësirë të pakufizuar për të gjithë”, tha Pavel Durov.

Telegram është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe vlerësohet si sistemi më i sigurtë i mesazheve në botë. Bisedat janë të vështira për t’u përgjuar, çka e bën një aplikacion të lakmueshëm për përdoruesit. Kjo nuk është hera e parë që Telegram fiton përdorues nga rivalët. Në vitin 2014 fitoi 5 milionë përdorues të rinj kur Whatsapp nuk funksionoi për disa orë. /tvklan.al

RROGOZHINE-PROTESTA-1280x720.jpg
ent ela18:46 | 04/02/2019

Për 30 minuta banorët e Rrogozhinës, Kavajës, Peqinit dhe Lushnjës protestuan kundër qeverisë mbasditen e kësaj të hëne. Ata mbajtën të bllokuar të dyja korsitë e autostradës Rrogozhinë- Tiranë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe plotësimin e 8 pikave me karakter ekonomik.

Gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kryeministri Rama, i cili po kthehej nga një takim me strukturat e PS në Lushnjë, është detyruar të devijojë rrugën.  Deputetja e PD, Oriola Pampuri u shpreh, se Rama duhej të takohej me protestuesit dhe jo të ndërroj rrugën, pasi ai është shkaku i kësaj revolte. Protesta e opozitës nga rrethet do të kulmojë në Tiranë në dt. 16 shkurt.  /abcnews.al

studentet-2-1280x701.jpg
ent ela14:50 | 29/01/2019

Mjediset e një prej shkollave të mesme në Tiranë në orët e pasdites do t’i vihen në dispozicon Fakultetit të Drejtësisë në mënyrë që studentët të zhvillojnë mësim.  “Ismail Qemali” dhe “Eqerem Çabej” janë dy gjimnazet që përfliten ndërkohë që përjashtohet “Petro Nini Luarasi” për të shkak të afërsisë me mjediset e fakultetit ku qëndron i ngujuar grupi tjetër i studentëve që kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Mungon ende një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit, por studentët që kërkojnë t’i rikthehen mësimit thonë se janë të gatshëm që leksionet dhe seminaret t’i nisin në çdo mjedis të mundshëm.

Grupi tjetër i studentëve po vijon ngujimin në mjediset e fakultetit të Drejtësisë. Hyrja për në auditore vazhdon të mbahet e mbyllur. Ligji për Arsimin e Lartë ngarkon me përgjegjësi Rektorin e Universitetit të Tiranës, si titullar I tij, për të zgjidhur situatën dhe  garantuar paprekshmërinë e institucionit. Statuti i Universiteti të Tiranës sugjeron ndërhyrjen e policisë.

Neni 34 pika gje e tij thotë; “Rektori autorizon në rast nevoje ndërhyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare”.

Neni 39 pika sh;“Administratori autorizon në rast nevoje ndërhyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare”. 

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni takoi dy grupet e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, por ndonëse kanë kaluar katër ditë ende nuk ka dalë me një vendim. Ne tentuam të merrnim një përgjigje prej Rektorit Koni, por ai refuzoi të bisedojë për këtë çështje.

Ndërkohë drejtori i Komunikimit në Rektorat tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhje ndërkohë që përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes së policisë në Fakultetin e Drejtësisë. “Abc news” tentoi të merrte një përgjigje dhe nga Administratori i Universitetit të Tiranës, por dhe ai refuzoi të fliste./abcnews.al

RRUGA-GJIROKASTER-TEPELENE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela11:00 | 23/01/2019

Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Gjirokastrës. Njëri krah i rrugës në aksin Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Uji i Ftohtë është bllokuar.

Herë pas here aty ka rrëshqitje dheu nga shiu. Punëtorët e rrugës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të aksit rrugor. Rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve. /abcnews.al

MIRDITE-E-PREMTE-1280x700.jpg
ent ela11:12 | 11/01/2019

Mirdita vazhdon të ketë probleme të mëdha nga bora. Pjesa më e madhe e territorit është e bllokuar, dhe rrugët rurale janë të pakalueshme. Në Fan, Orosh, Kaçinar e Selitë lëvizja është e pamundur. Grupet e emergjencave kanë punuar ditën e natën, por sasia e borës është shumë e madhe. Banorët e zonave të thella kishin marrë masa më parë për furnizimin me ushqime, megjithatë shumë familje janë gjetur të papërgatitur. Kryetari i bashkisë  Ndrec Dedaj ka deklaruar se po punohet me hapjen e rrugëve dytësore. Në terren janë më shumë se 10 fadroma, dhe ekipe të OSHEE-së. /abcnews.al

E-DIELE-BORA-KLAN-MAQEDONIA-1280x720.jpg
ent ela18:09 | 06/01/2019

Fshatrat e Malësisë së Shkupit vijojnë të jenë të bllokuara nga bora. Banorët e ngujuar akuzojnë autoritetet se nuk janë në gjendje që ta pastrojnë rrugën.

Rasti i policëve të bllokuar në stacionin policor në fshatrat e Malësisë së Shkupit alarmoi institucionet në Maqedoni. Një situatë e rëndë paraqitet edhe me banorët e këtyre fshatrave, të cilët tashmë disa ditë nuk mund të lëvizin nga fshati.

Policët që ishin të bllokuar në stacionin policor të Tanushës shpëtuan, por jo edhe banorët e këtij fshati. Të bllokuar janë edhe banorët e Malinës dhe Brezës, fshatra këto të Malësisë së Shkupit.

“Mbi 1 metra borë, nuk ka kurrfarë lëvizje. Malina, Breza dhe Tanusha gati tri  ditë janë plotësisht të bllokuar.”

E katërta ditë që ata nuk munden të lëvizin nga shtëpitë për shkak të borës, që i bllokoi këto fshatra malore. Fatmirësisht, bagëtitë që i kanë nuk i lënë pa ushqim, por edhe për të arritur deri aty, kanë pastruar me orë të tëra.

“E kanë pastruar borën vetë për t’u afruar deri tek stanet e kafshëve”.

Edhe pse është larg vetëm 40 kilometra nga qendra e Shkupit, me rrugë të asfaltuar, banorët e ngujuar akuzojnë autoritetet se nuk janë në gjendje që ta pastrojnë rrugën.

Bëhet sikurse gjoja nuk sheh dhe nuk di gjë për këto tre fshatra. Në emër të fshatarëve i bëj thirrje kryetarit të komunës dhe autoriteteve që të marrin masa sa më shpejtë.“

Ndryshe, për shkak të rrugëve të bllokuara nga bora dje u evakuan me helikopterë policët e ngujuar në stacionin policor. Problemi me rrugët gjatë stinës së dimrit, në këto fshatra të Shkupit, përsëritet çdo vit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono