blerje

ARMATIMI-BALLKAN-ABCM4T1.mpg_snapshot_01.15-1280x720.jpg
ent ela12:37 | 11/11/2019

Mali i Zi është duke rritur gradualisht buxhetin e tij për nevojat ushtarake ndërkohë që ka nënshkruar që nga anëtarësimi në NATO, dy kontrata të mëdha për blerjen e armëve. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon të armatoset me armatim modern rus.

Gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm amerikan Mike Pompeo në Podgoricë është nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi për blerjen e 67 automjeteve të blinduara amerikane, në vlerë prej rreth 36 milionë dollarësh. Kjo është blerja e parë e automjeteve të këtilla për nevojat e Ushtrisë malazeze në 40 vitet e fundit. Bëhet fjalë për “hamerat” e kompanisë së njohur amerikane “Oshkosh”. Kontigjenti i parë vjen vitin e ardhshëm dhe Mali i Zi do të jetë vendi i parë evropian, i cili do të ketë në dispozicion automjete të këtilla.

“Këto automjete paraqesin një përparim të madh në modernizimin e Ushtrisë malazeze. Forcat tona këmbësore do të arrijnë me këto automjete nivelin e domosdoshëm përgatitor për stërvitje, lëvizje, mbrojtje. Këto përgatitje janë në harmoni me përgatitjen e forcave tjera të NATO-s“, i thanë Deutsche Ëelles përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi.

Kjo është porosia e dytë e madhe e Malit të Zi prej futjes së këtij vendi në NATO. Mali i Zi ka blerë vitin e kaluar nga Kanadaja tre helikopterë, në vlerë prej 30 milionë dollarësh. Blerje të tilla kanë qenë të paimagjinueshme për Malin e Zi më parë.

Që nga anëtarësimi në NATO, Mali i Zi ka ndarë vitin e kaluar 20 milionë euro për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa vitin që vjen do të ndajë edhe 46 milionë të tjera. Po kështu, dy vitet e fundit kanë marrë donacione të shumta nga SHBA, në fushën e komunikimit por edhe mjekësisë. Ndërsa Gjermania i ka dhënë Malit të Zi gjashtë automjete të blinduara për patrullime, të tipit Mercedes Benz. Donacioni më i madh do të vijë më vonë – një radar i kalibrit të madh, me të cilin Mali i Zi mund të vëzhgojë hapësirën e vet ajrore. Për momentin hapësira ajrore e Malit të Zi kontrollohet nga avionët e vendeve anëtareve të NATO-s: Italisë dhe Greqisë. Mali i Zi pret që ky radar të instalohet deri në vitin 2021. Amerikanët jo vetëm që u shesin armë partnerëve të tyre në Ballkan, por u japin edhe donacione. SHBA ka ndarë ndihma për katër vende të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 110 milionë dollarësh për ushtritë e Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Paratë e ndara nga buxheti malazez janë megjithatë shumë të pakta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mediat dhe analistët thonë, se gara kryesore në armatime po zhvillohet mes Serbisë dhe Kroacisë, të cilat investojnë me qindra milionë euro për nevojat ushtarake. Serbia ka marrë ndihma ushtarake edhe nga Rusia.  Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla. Sistemi raketor Pancir do të dërgohet në Serbi gjatë muajve të ardhshëm ndërkohë që Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke. Muajin e kaluar Rusia dërgoi në Serbi sistemet raketore Pancir dhe S-400 që u përdorën në stërvitjet ushtarake serbo-ruse. /abcnews.al

mendi.jpg
ad min21:12 | 26/07/2019

Nuk kanë fund problemet për Real Madrid. Edhe pse sezoni i ri nuk ka filluar ende madrilenët po përballen me dëmtime. Pas Asensios i cili aludohet se ka mbyllur sezonin, një tjetër dëmtim është regjistruar tek spanjollët.

Bëhet fjalë për blerjen e verës, mbrojtësi francez Ferland Mendi i cili do të humbasë startin e La Ligas. Futbollisti pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë seancës stervitore që Real Madrid po zhvillon në Amerikë. Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Real Madrid ndërkohë që nuk bëhet e ditur sa ditë do të mungojë futbollisti.

Mendi kaloi tek Real Madrid për shifren e 48 mln eurove nga skuadra franceze e Lion. Deri ne rikthimin e 24-vjeçarit në fushat e lojës, Marcelo do të jetë një titullar i padiskutueshëm në korsinë e majtë të mbrojtjes. Kujtojmë që si Mendi ashtu edhe Marcelo do të garojnë një vend në formacionin e Zidane pasi luajnë në të njëjtin pozicion./ABC News Albania 24/7

bayern-1.jpg
ad min17:59 | 20/07/2019

Kritika të forta për Bajernin në Gjermani, pas dështimit për të marrë yjet. Bavarezët nuk kanë bërë ende blerje të mëdha këtë verë.

Kurrë nuk kanë shkëlqyer tek financat, por kanë fituar. Tek Bajerni, gjithsesi, vështirë se mund të vazhdohet gjatë kështu, dhe tifozët presin blerje të mëdha për të konkurruar gjigandët e Europës.

Largimi i Riberisë e Robenit, po ashtu ikja e Hames Rodrigezit apo e Mats Humelsit, dobësuan skuadrën kampione të Gjermanisë, e cila e tregoi pasigurinë e saj edhe kur u mund nga Arsenali i Londrës, në sfidën e parë të verës.

Natyrisht, nuk mund të quhet humbje e rëndë, edhe pse ndaj “topçinjve” nuk kishte ndodhur kurrë, por të plotfuqishmit e Bundesligës nuk treguan një imazh shumë të mirë.

Trajneri Niko Kovaç e ka të qartë se duhen përforcime, nëse duhen realizuar objektivat për të pretenduar seriozisht Champiosin. Kroati u lavdërua se e menaxhoi mirë skuadrën sezonin e kaluar, por këtë vit do të jetë edhe më keq, ndërsa në Europë të gjithë të mëdhenjtë po forcohen.

Gazeta “Bild” kritikon drejtuesit bavarezë, si presidentin Hënes apo drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, se po bisedojnë me shumë lojtarë, por nuk po arrijnë të marrin asnjë yll të rëndësishëm.

Në ekip kanë ardhur vetëm mbrojtësit Hernandez e Pavar, si dhe sulmuesi i ri Arp. Objektivi i madh mbetet Leroi Sane, lojtari ofensiv I krahut i Bundesligës, por që vështirë se do ta braktisë Mançester Sitin./ABC News Albania 24/7

lulzim-bashaa.jpg
ad min14:12 | 05/06/2019

Sipas kreut të demokratëve Lulzim Basha përgjimet e publikuar asot nga gazeta BILD kanë tronditur shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë hequr çdo dyshim se Rama ka bërë pakt me krimin për të mbajtur pushtetin. Sipas Bashës, 6 përgjitmet e publikuar janë radiografia e pushtetit mafioz dhe të paligjshëm të Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i PD-së ka theksuar se “Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Postimi i plotë:

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

/abcnews.al

madrid.jpg
ad min23:45 | 04/06/2019

Reali i Madridit bën blerjen e parë të madhe të verës. Sulmuesi Luka Joviç merret për 65 milionë euro nga Frankfurti i Gjermanisë.

E nisi rrugën nga një qytet i vogël boshnjak, për të mbërritur në kryeqytetin e futbollit. Luka Joviç, një sulmues 21-vjeçar serb, e arriti tepër shpejt kulmin e karrierës, për të luajtur në klubin më të madh të botës, Realin e Madridit. Klubi i tij, Eintracht i Frankfurtit dhe spanjollët arritën një akord mbi bazën e 60 milionë eurove, plus 5 milionë të tjerë në bazë të rezultateve.

“Luka Joviç është një madridist, – njoftoi zyrtarisht Reali në faqen zyrtare në Instagram, – Reali dhe Frankfurti arritën akordin për transferimin e futbollistit, ndërsa pritet vizita mjekësore”.

Historia e tij është ajo që mund të ishte e çdo fëmije shqiptar, që dëshiron të bëhet futbollist profesionist. Lindi në qytetin e Bijeljinës, në Republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, por shpejt kaloi në Beograd, ku u formua tek klubi kryesor, Crvena Zvezda.

Sakrificat e babait Milan dhe nënës Svetlana nuk shkuan kot, siç ndodh shpesh në Shqipëri, pasi kultura e akademive të futbollit në Serbi nuk e lejoi një gjë të tillë. Familja Joviç u pagua me 50 euro për çdo ndeshje që fëmija i tyre i vogël do të luante, si dhe iu mbulua shpenzimi i rrugës Bijeljina-Beograd e kthim.

Pas 3 sezonesh me Zvezdën, ai kaloi tek Benfika, ku luajti shumë pak me ekipin e parë, por ku ra në sy për talentin. Frankfurti nuk ngurroi aspak ta merrte hua, dhe basti doli fitues.

Në tre sezone ai erdhi duke e rritur lojën e tij, fitoi Kupën e Gjermanisë vitin e kaluar dhe ndihmoi ekipin të arrinte në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Tashmë, golat e tij do të jenë për Realin, klubin e madh që ka nevojë të zëvendësojë rrjetat e munguara të Cristiano Ronaldos. Në Spanjë theksojnë se madrilenët më në fund morën një numër 9 tipik, 10 vjet pasi morën Karim Benzemanë./ABC News Albania 24/7

treguu.jpg
ad min14:50 | 16/01/2019

Temperaturat e ulëta në Kukës kanë bërë që shumica e produkteve në tregun e madh të përfundojnë në plehra. Disa produkte kanë përfunduar me çmime minimale, por një pjesë tjetër iu është dyfishuar çmimi.

I ftohti ka boshatisur tregun në Kukës. Blerësit janë aq të paktë saqë shumica e prodhimit në shitje hidhet në plehra. Disa produkte po tregtohen me minimunim e vlerës. Por ka perime bazë çmimet e të cilave janë dyfishuar.

“Nuk ka lëvizje. Po nuk u hapën lëvizja e fshatrav, rrethinave nuk ka lëvizje, ngel edhe malli pa shit”.

Në Kukës, banorët janë mësuar me temperaturat nën zero megjithatë çmimi i lartë i drurëve për ngrohje i ka tkurrur.

“Jemi mësuar me të ftohtin, por edhe drutë me vështirësi i kemi marrë se shtrnjtë janë”.

Në Kukës nuk ka reshje bore, por netët janë acar. Hapja e rrugëve në territorine bashkisë është drejt përfundimit megjithatë zonat e thella po përballen me probleme të mëdha. Ka mungesë të ushqimeve për banorët dhe kafshët./abcnews.al

shitja.jpg
ad min14:21 | 01/04/2018

Dhe pse policia ndërhyn për të larguar ambulatorët nga rruga, në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, shitësit dhe blerësit vazhdojnë punën e tyre. Ata rrezikojnë jetën për të shitur patatet apo karrotat, kurse blerësit ndalojnë sa herë t’u jepet mundësia.

I duhet të shesë patatet në thes dhe nuk e shikon rrezikun. Pamje janë xhiruar në Gosë të Rrogozhinës, në anë të autostradës.

Drejtuesit e mjeteve ndalojnë për të blerë patate me shumicë. Blerësi qëndron në njërën anë të korsisë të rruges Rrogozhinë-Kavajë.

Shitësi në krahun e kundërt pasi merr porosinë kalon mes për mes trafikndarëses për të dorezuar mallin dhe të marrë parate. Kështu vepron nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Mbrojtëset në dy anët e autostradës nuk i pengojnë tregtarët ambulante të vazhdojnë shitjet. Nga Bishti i Zhurit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, në Gosë, e deri në Kavaje, rruga është e mbushur nga të dy anët me tezga frutash e perime.

Policia herë pas here ndërhyn. Ky djalë thotë se është paralajmëruar për t’u larguar shitjes në rrugë.

Në jug të vendit, kjo lloj tregtie ushtrohet edhe në autostradën Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat./abcnews.al

Dega-Qendrore_fotoPR-1-1280x893.jpg
ad min17:38 | 02/02/2018

Banka Amerikane e Investimeve njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Kombëtare Greke për blerjen e NBG Albania.

NBG Albania operon në tregun shqiptar prej vitit 1996 dhe është e njohur për kreditë inovative individuale. Banka ka një bazë të gjërë klientësh depozitues dhe shtrirje të rrjetit të degëve në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje dëshmon besimin në mundësitë e tregut bankar shqiptar dhe në ekonominë shqiptare të një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, në Shqipëri dhe rajon.
Banka Amerikane e Investimeve, gjatë dy viteve të fundit, është kthyer në një histori suksesi duke shënuar rritje rekord të nivelit të depozitave, fitimit, likuiditetit, dhe mjaftueshmërisë së kapitalit.

Ёshtë veçanërisht domethënës, përmirësimi i cilësisë së portofolit të kredive si rrjedhojë e punës me integritet, përkushtim dhe profesionalizëm të punonjësve të Bankës Amerikane të Investimeve si dhe bashkëpunimit me Tranzit Finance, kompaninë më të madhe dhe më me eksperiencë në blerjen dhe mbledhjen e kredive me probleme në Shqipëri.

Banka Amerikane e Investimeve vlerëson veçanërisht dedikimin dhe eksperiencën e stafit të NBG Albania dhe shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së lartë të shërbimit të klientëve.

Përfundimi i transaksionit është subjekt i aprovimit të Autoriteteve Rregullatore vendase./abcnews.al

vlcsnap-error848-1-1280x720.jpg
ad min17:30 | 22/11/2017

Vjeshta dhe mesa duket edhe muajt e dimrit, nuk do të na çlirojnë nga importet e larta të energjisë elektrike. OSHEE ka hapur tender për blerjen e energjisë për muajin dhjetor.

Thatësira e verës vijon të sjellë mangësi në prodhimin e energjisë elektrike në vend. Kompania e shpërndarjes së energjisë ka dalë sërish në treg për të blerë energji. Flitet për energjinë elektrike të muajit dhjetor, periudhë me nivel të lartë konsumi. Sasia që OSHEE kërkon të blejë është 400 milionë megavat/orë, një vlerë kjo më e lartë se muajt e dimrit. Procedura e hapur për të siguruar energji pritet të mbyllet së shpejti, ç’ka do të përcaktojë faturën e kesaj blerje. Por llogaritjet e përaferta, nisur nga çmimet mesatare në treg, flasin për një vlerë rreth 30 milionë euro. Prej muajsh, blerjet nga jashtë dhe nga operatorët privatë në vend kanë marre rëndësi, pasi energjia e prodhuar nga KESH ishte në nivelet minimale. Prej shtatorit edhe kompania e prodhimit të energjisë furnizoi tregun me blerje nga jashtë duke perdorur fondin e Bankës Boterore prej 22.4 milionë euro. Deri më tani, importet e nisura masivisht në muajt e verës kanë arritur në mbi 100 milionë euro. Së fundi, në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka theksuar se furnizimi me energji mund të sjellë kosto të lartë për kompanitë e buxhetin vitin e ardhshëm, nëse kushtet hidrike do të vijojnë të jenë si në 2017-n./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono