blerina gjylameti

GJYLAMETI-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 11/01/2019

Emërimi dhe shkarkimi i një ministri është tërësisht kompetencë e Kryeministrit të vendit dhe jo Presidentit. Kështu deklaroi në studion e ABC News deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila e konsideron një rast të përsëritur të Presidentit Meta, mosdekretimin e Ministrit Gent Cakaj në postin e ministrit të jashtëm.

“Mendoj që në rastin konktet kemi të bëjmë me një skenar të përsëritur, edhe në rastin e ministrit  Brendshëm Sandër Lleshaj, Presidenti përdori të njëjtin argument. Presidenti nuk mund të mos dekretojë, kompetenca është tërësisht e Kryeministrit dhe jo Presidentit. Emërimi dhe shkarkimi është tërësisht komptencë e Kryeministrit”.

Sa u takon deklaratave në lidhje me dakordësinë për shkëmbimin e territoreve, Gjylameti i konsideron tërësisht të pavërteta. Sipas saj argumentimi i Presidentit është politik dhe jo juridik.

 “Deklaratat janë tërësisht jo të vërteta dhe argumentimi është politik dhe jo juridik. Presidenti po përpiqet të gjejë argumeta që nuk janë të ëvrteta. Sa i takon marrëveshjes për territorin është tërësisht  e pavertë”.

Gjylameti theksoi gjithashtu se Presidenti nuk bën opozitën, por është mbi palët dhe në interes të Shqipërisë. /abcnews.al

 

Veliaj-mbjellje-peme-ne-70-Vjetorin-e-Pavaresise-se-Izraelit-4-1280x854.jpg
G. P.14:56 | 19/04/2018

Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe kryetarja e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.

Teksa uroi Ditën e Pavarësisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues dhe tregues se kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.

“Përkujtojmë në mënyrë shumë origjinale 70-vjetorin e kombit të Izraelit dhe për këdo që e ka vizituar e ka parë se si kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Edhe nga një tokë në shkretëtirë, mund të bëjnë një histori suksesi. Për ne shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues. Nuk kish mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe grupin e miqësisë Izrael-Shqipëri për kujdesin e treguar në kremtimin e kësaj feste, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona, në shenjë edhe të miqësisë mes dy popujve, do vazhdojë me projekte konkrete.

“Para se të fillojmë vitin e ri shkollor, do të rinovojmë me bashkinë një nga shkollat e Tiranës dhe gjithashtu, vendosëm të rreshtohemi në krah të bashkisë në përpjekjen për ta bërë këtë qytet më të gjelbër, duke mbjellë 70 pemë sot”, tha ambasadori.

Veliaj nënvizoi se teksa Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në familjen europiane, nevojitet një angazhim dhe energji e përbashkët për të vijuar progresin dhe zhvillimin e vendit.

“Teksa përgatitemi për një fazë të re të integrimit të Shqipërisë në BE, ajo që kemi kuptuar është që nën shembullin e Izraelit, po të bëhemi bashkë dhe të punojmë për një qëllim, mund të bëjmë çudira dhe nga situata që kemi trashëguar në vendin tonë. Sot jemi shërbëtorë dhe administratorë të kësaj cope të atdheut dhe mundohemi që të gjithë të fokusuar në një qëllim, të kemi energji të përbashkët për progres, për modernizim dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Veliaj, duke vlerësuar nismën e Ambasadës së Izraelit për mbjelljen e pemëve.

Kryebashkiaku tha se mbrojtja që populli shqiptar tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj popullit të Izraelit na bën krenar dhe apeloi që edhe brezat e ardhshëm të investohen më tej në forcimin e frymës së tolerancës dhe të miqësisë.

“Si një qytet me shumë besime të ndryshme dhe me harmoni të paprecedentë, ndihemi krenarë që kemi qenë një nga gurët e themelit të kësaj miqësie speciale. Uroj shumë që gjeneratat e reja do të investohen në çdo qytet, shkollë, klasë, në çdo biznes, sipërmarrje, në çdo libër, që kjo miqësi e fortë të bëhet akoma më e fortë në të ardhmen”, u shpreh Veliaj.

Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, Bashkia e Tiranës do të shtojë bashkëpunimin me Jeruzalemin dhe disa qytete të Izraelit në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të bujqësisë.

Blerina Gjylameti, kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, theksoi se kjo miqësi e lidhur në një moment shumë të vështirë për popullin hebre, ka ardhur gjithnjë e duke u forcuar.

“Ajo që duam është të shkëmbejmë një eksperiencë, e cila do të vazhdojë sidomos në fushat e inovacionit, teknologjisë apo edhe të agroteknologjisë, që do të na shërbejë shumë. Besoj që do t’ia dalim që edhe Tiranën ta bëjmë një vend shumë herë më të mirë nga ai që ka qenë. Kjo është ajo që na ka bashkuar gjithmonë, jo vetëm sot për sot, por të ndërtojmë një Shqipëri që të jemi krenar edhe nesër kur fëmijët tanë të jenë më të rritur”, tha Gjylameti./abcnews.al

bleina-gjylameti.jpg
G. P.20:50 | 09/03/2018

Lobimi i PD-s dhe implikimi i Rusisë është tema që u diskutua këtë të premte në “Byro Politike”.

Sipas deputetes së PS, Blerina Gjylameti, ka disa pikëpyetje që lindin nga kjo çështje në lidhje me ndikimin rus dhe Partinë Demokratike.

“Ne flasim për ndikimin rus. Pyetja që më duket më e rëndësishme është kjo: Cfarë u ka premtuar Basha biznesmenëve rusëve? Përse duhet të të japin 500 mijë dollarë? Është një pikëpyetje shumë e madhe. Çfarë interesi kanë dy biznesmenë rusë të paguajnë në emër të PD-s. Çfarë u ka premtuar Basha, që ta bëjnë këtë gjë”, tha Gjylameti në ABC News.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono