Blendi Klosi

Klosi-ne-Bune-1280x716.jpg
nev ila11:54 | 12/10/2019

Dy ditë pasi “Abc News” denoncoi ndotjen në lumin Buna ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ngritur një grup pune për pastrimin e plotë të zonës.

Një sasi e konsiderueshme pulash të ngordhura është groposur sipas të gjitha kushteve higjenike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shkoi për të inspektuar situatën nga ku tregoi se kanë nisur hetimet për gjetjen e shkaktarëve të këtij krimi mjedisor.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit paralajmëroi bizneset, pushtetin lokal dhe qytetarët se kushdo që do të depozitojë mbetje në brigjet e lumenjve do të përballet me ligjin./abcnews.al

sazan-guri.jpg
ad min23:05 | 11/10/2019

Pas tërheqjes së lejeve mjedisore të Tipit C për ndërmarrjet dhe fabrikat e vogla nga Ministria e Mjedisit, ambientalistët shprehen se niveli i ndotjes do të jetë edhe më problematik.

Studiuesi dhe ambientalisti Sazan Guri thotë në një intervistë për Abc Neës se leja mjedisore e Tipit B duhet të përfshije edhe ndërmarrje si furrat e bukës apo mobilieritë.

Sipas ambientalistit Guri, në Tiranë ka një nivel mjaft të lartë ndotjeje, si akustike ashtu edhe mjedisore.

Pak ditë më parë ministri Blendi Klosi vendosi heqjen e lejeve mjedisore të Tipit C për disa lloje biznesesh si furrat e bukës, depot farmaceutike, lavazhet apo mobileritë, edhe pse disa prej aktiviteteve të tilla shkaktojnë ndotje akustike./ABC News Albania

blendi-klosi.jpg
ad min16:51 | 11/10/2019

Për rastin e Bunës do të nisë një hetim dhe ministria do të mbajë një qëndrim për ndotjen në lumë tha Klosi nga Shkodra.

Ministri Klosi shprehu shqetësimin që disa bashki ende vazhdojnë t’i trajtojnë lumenjtë si venddepozitime legale për mbetjet urbane. Për këto raste parashikohet edhe dënim me burg.

Në territorin shqiptar ku janë hedhur shpendë të ngordhur po vijon aksioni për groposjen dhe dezinfektimin e tyre.

Puna është përqendruar përgjatë bregut të Bunës nga Darragjati i Dajçit deri në Pulaj të Velipojës.

Deri tani janë groposur rreth 100 shpendë./ABC News Albania 24/7

blendi-klosiii.jpg
ad min16:36 | 05/10/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta tha se Këshilli i Investitorëve Strategjikë e ka pezulluar çdo ndërtim në këtë zonë.

Klosi gjatë takimit me përfaqësues lokal dhe ekspert tha se janë parashikuar mbi 20 takime në të gjithë vendin, duke mos lënë jashtë vëmendjes asnjë zonë të mbrojtur nga Parqe Kombëtare deri te Monumentet e Natyrës.

“Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t’u mbrojtur më mirë dhe jo për t’u rikthyer prapa”, theksoi Klosi./ABC News Albania 24/7

klosi-per-kryebashkiaket-1280x715.jpg
nev ila20:07 | 04/10/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i tërheq vëmendjen kryebashkiakëve dhe prefektëve për menaxhimin e mbetjeve në territorin që mbulojnë.

Ministri  Klosi kërkoi prej tyre të zgjidhin problemet me vendet e depozitimit ndërkohë për ata që nuk marrin masa paralajmëroi penalitete.

Nuk po ja dalim dot me mbetjet.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi para kryebashkiakëve dhe prefektëve gjatë një takimi në Fier shqetësimin e vendasve dhe të huajve.

“Problematikë e madhe vazhdon të jetë shqetësimi që na vjen nga turistët të huaj e vendas që është papastërtia”, tha Klosi.

Ministri i tërhoqi vëmendjen përfaqësuesve të pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve inerte.

“Në asnjë nga bashkitë nuk ka një vend trajtimi të mbetjeve inerte se ku hidhen ato në mënyrë të strukturuar. Në të gjithë territorin e vendit sidomos në qytetet e mëdha në hyrje dhe dalaje të tyre shikon pirgje me inerte, që nuk kanë një sistem që menaxhohet qartë”, deklaroi ministri.

Ndërhyrjet theksoi Klosi duhet të nisin pikërisht nga vendet ilegale të depozitimit të mbetjeve.

“Duhet të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur në mbylljen e këtyre venddepozitimeve ilegale dhe të shkojmë në zbatimin e VKM-së për përcaktimin e vendepozitimeve legale se ku do të hidhen në të gjithë qarkun ku natyrisht qarku i Fierit është i favorizuar pasi landfilli  është në përfundim por duhet të ketë një zgjidhje të fundme”, theksoi Klosi.

Nëse kjo nuk ndodh Klosi paralajmëroi penalitetet për bashkitë apo komunat në varësi të situatës së krijuar në zonën që ata administrojnë./ABC News Albania 24/7

blendi-klosi-2-1280x711.jpg
nev ila21:39 | 30/09/2019

Qeveria po përgatit disa ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur që lejet mjedisore të merren vetëm online.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se nga detyrimi për të pasur leje mjedisore do të përjashtohen një numër i konsiderueshëm biznesesh të vogla dhe familjare.

Nga një 1 marsi vitit të ardhshëm, cdo biznes do të duhet t’i marrë lejet mjedisore vetëm online.

Nga ky detyrim do të përjashtohen rreth 5000 biznese të vogla e familjare.

Për vitin e  ardhshëm, ministri i mjedisit ka një objektiv tjetër.

Debatet në distancë mes Blendi Klosit dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj për menaxhimin e mjedisit, ministri i quan produkt normal i një diskutimi serioz.

Në këtë këndvështrim, ministri rendit arritjet e tij në krye  të këtij dikasteri./ABC News Albania 24/7

blendi-klosi-1.jpg
ad min11:28 | 27/09/2019

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka njoftuar heqjen e lejeve mjedisore për 5500 biznese që operojnë në fusha të ndryshme. Ministri Klosi i ka konsideruar si barrë për bizneset këto leje, ndërkohë që një ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi kalimin e tyre tek pushteti vendor.

“Sa i përket lejeve mjedisore të tipit C besoj e keni të qartë opinionin e Ministrisë së Mjedisit që tashmë kemi paraqitur ndryshimin e vendimmarrjes së menaxhimit të mbetjeve për heqjen përfundimtare të lejeve C.

Kjo leje ka qenë një barrë për disa biznese që shtrihen në vendin tonë. 5500 subjekte kanë qenë të detyruara të gjobiten me lejen C që për logjikën e ministrisë së Mejdisit është një kundërshti me realitetin”, tha Klosi./ABC News Albania 24/7

festa-e-rrushit-berat-1280x714.jpg
nev ila19:18 | 15/09/2019

Ministri Turizmit dhe Mjedis Blendi Kolosi rikujtoi edhe njëherë nga Berati gjatë festës së Vjeljes së Rrushit premtimin e  Kryeministrit Rama për të ndërtuar një muze për verërat në qytetin e një mbi një dritareve.

Berati është cilësuar si epiqendra e prodhimit të rrushit të vend.

Për këtë arsye me qindra turistë të huaj e vendas ishin të pranishëm në festën e përvitshme që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Ministri Turizmit dhe Mjedisit njëherësh edhe deputeti i qarkut të Beratit Blendi Klosi, rikujtoi edhe njëherë premtimin e Kryeministrit Rama, për të ndërtuar një muze për verërat në qytetin e një mbi një dritareve.

Fesat vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të muzikës së lehtë dhe popullore./ABC News Albania 24/7

blendi-klosi.jpg
ad min21:00 | 07/09/2019

Brenda vitit 2020 në Shqipëri nuk do ketë më prodhim të qeseve plastike. E bën të ditur ministri i Mjedisit e Turizmit Blendi Klosi gjatë një aksioni për pastrimin e malit të Dajtit.

Brenda vitit 2020 nuk do të ketë më prodhim të qeseve plastike. Premtimi është bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili së bashku me të rinjtë e “Smile Albania” mori pjesë në një aksion pastrimi zhvilluar në malin e Dajtit.

“Në operacionin tonë ‘Clean and Green 2020’ një nga pikat e rëndësishme ka qenë eliminimi i qeseve plastike, prandaj brenda këtij viti ne do të kalojmë ligjin që kufizon në pranverën e vitit 2020 përfundimisht qeset plastike në vendin tonë dhe brenda vitit 2020 eliminimin e të gjithë plastikës”.

Ministri Klosi i bëri thirrje pushtetit vendor por edhe organizatave të shoqërisë civile që të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për një mjedis sa më të pastër në vend./ABC News Albania 24/7

blendi-klosiii.jpg
ad min19:59 | 03/09/2019

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar vendimin për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit. Ministri Blendi Klosi tha se kundër vendimit janë vetëm 10 firmat gurore që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në Malin e Tomorrit, të cilat do të kalojnë në skaner nga institucionet përgjegjëse.

Pas rrëzimit të vendimit nga Gjykata Administrative e Apelit Tirane, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Turzimit, për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit me 1380 hektarë për të mbrojtur biodiversitetin në zonë.

Ministri Blendi Klosi tha se kundër vendimit për mbrojtjen e malit janë vetëm 10 firmat gurore që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në Tomorr, të cilat do të kalojnë në filtër.

Që të 10 ato biznese që kanë aktivitet në malin e Tomorrit janë të gjitha në shkelje të lejeve dhe praktikave administrative të shtetit shqiptar. Sot janë me leje mjedisi të revokuar dhe së shpejti do kalojnë në skaner nga të gjitha institucionet administrative të cilat kanë lidhje me aktivitetin e këtyre guroreve dhe do vazhdojmë të kthejmë në vend një padrejtësi historike që i është bërë këtij vendi”, tha Klosi.

Zgjerimi i Parkut Kombëtar të Tomorrit, sipas ministrit Klosi do të sigurojë mbrojtje edhe për basenin ujor të Bogovës.

“Cilësia e ujit për të tre bashkitë e Beratit, Skraparit dhe e Poliçanit rrezikohet nga veprimtaria e mëtejshme e shkatërrimit të malit të Tomorrit, pasi sistemi i gjithë zonës që po dëmtohet është sistemi filtër për të gjithë basenin ujor të zonës së Bogovës”, tha Klosi.

Në vitin 2012, qeveria Berisha e shpalli malin e Tomorrit zonë të mbrojtur, duke lënë jashtë një pjesë të zonës. Parku i Tomorrit, i cili përmbledh një nga vlerat më të mëdha të biodiversitetit dhe natyrës në vend, me një numër të konsiderueshëm speciesh që rriten vetëm në atë zonë, ka një sipërfaqe prej 24 mijë hektarë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono