Blendi Fevziu

mustafa-nano.jpg
ad min08:25 | 06/06/2018

Në episodin e radhës në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin të ftuar:

    1. Blendi Fevziu. Drejtuesi i njohur i emisionit “Opinion” në TV Klan ka qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit për shkak se përflitej për një largim nga TV Klan pas 20 vitesh. Fevziu u shpreh se ka një ofertë për të nga Top Channel, por akoma nuk ka vendosur nëse do të largohet apo jo.
    2. Adelina Pjetra. Psikologia foli rreth disa deklaratave të Germaine Greere rreth përdhunimeve.
    3. Astrit Hafizi. Ish-trajneri i kombëtares ishte i ftuar në ABC News për të folur rreth trajnerit të kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Hafizi është një nga zërat më kritikë të trajnerit italian dhe u shpreh gjatë emisionit se nëse do të zgjidhte ai, nuk do ta merrte Panuçin.
    4. Tomor Alizoti, i cili doli rreth konservatorizmit, të djathtës./abcnews.al

BLENDI-FEVZIU-1280x720.jpg
ent ela22:45 | 17/05/2018

Për gazetarin Blendi Fevziu publikimi i identitetit të dëshmitarit X nga Partia Demokratike, është një komplikim i ngjarjes dhe një pikëpyetje e madhe. I ftuar në studion e ABC News ai tha se tashmë organet ligjvënëse e kanë më të lehtë të bisedojnë me personin.

Sipas tij Fatmir Xhafa duhet të kishte dhënë dorëheqjen për të lehtësuar hetimet. /abcnews.al

vlcsnap-error246-1280x720.jpg
ad min22:32 | 30/01/2018

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i pyetur në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, deklaroi se me palën greke është rënë dakord vetëm parimisht. Sipas tij, do të jenë ekpertët që do të diskutojnë detajet.

Ditmir Bushati: “Në bisedën në princip që kemi rënë dakord me palën greke për këtë çështje, mund t’iu them që rezultati për palënm shqiptare është një rezultat disa herë më i mirë se i 2009-s. Është në respekt të plotë me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtën ndërkombëtare”.

Blendi Fevziu: “Këtë do ta shohim kur të shohim marrëveshjen konkrete. Unë po iu pyes vetëm një pyetje. A keni lejuar ju territorialitet të ujërave greke 12 milje? Pra i keni njohur këtë të drejtë Greqisë”?

Ditmir Bushati: “Marrëveshja e 2009-s është bërë mbi bazën e parimit të barazlargësisë, ndërsa marrëveshja që ne synojmë të arrijmë me palën greke sot do të bëhet mbi bazën e parimit të barazlargësisë, por e axhustuar në përputhje me gjeografinë dhe në përputhje me karakteristikat që kanë dy vendet”.

Blendi Fevziu:Përse Kotzias thotë që ju keni njohur 12 milje ujëra territoriale”?

Ditmir Bushati: “Unë po ju them dhe njëherë qartë dhe shkoqur. Ne kemi diskutuar në parim mbi linjat e kuqe mes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Do të ulen ekspertët në tavolinë sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”./abcnews.al

vlcsnap-error652-1-1280x720.jpg
ad min09:28 | 26/01/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, gazetari Blendi Fevziu ka folur për protestën e 27 Janarit që opozita pritet të mbajë.

Sipas Fevziut, organizimi i një proteste nuk është i thjeshtë. Është e rëndësishme të shikohet pjesëmarrja, por më e rëndësishmja është se çfarë veprimesh do të ndërmarrë opozita më tej është shprehur ai.

Blendi Fevziu ka komentuar gjithashtu edhe Ben Blushin, i cili pas dorëheqjes nga partia LIBRA përflitet se do t’i kthehet sërish medias./abcnews.al

22811347_1226704980806359_1176629610_n.jpg
ad min22:30 | 24/10/2017

Në këndvështrimin e gazetarit të njohur dhe drejtuesit të emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu, vjeshta do të vazhdojë të jetë e trazuar politikisht. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të UET, Fevziu tha se zbatimi i Reformës në Drejtësi do të shtrihet si majtas ashtu dhe djathtas.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono