Blendi Fevziu

erion-veliaj-1.jpg
ad min13:17 | 29/03/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka gati 7 projekte që do të bëjnë ndryshimin në kryeqytet nëse ai fiton garën për një mandat të dytë. Këtë bindje shprehu kryebashkiaku Veliaj në emisionin Opinion në Televizionin Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Të pandarë e konsiderojnë veten nga njëri-tjetri. Aq pranë e ndjejnë njëri tjetrin sa vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përdor një shprehje popullore.

“Mishi me thoin nuk di të jenë më afër se ne. Në 30 vite pluralizëm nuk di të ketë pasur një kryeministër që ka qenë kaq afër sa unë me Edi Ramën. Unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Unë jam pjesë e kryesisë së PS, jap kontributin tim në vendimmarrjen qendrore të PS”.

Duke shuar çdo dyshim mbi marrëdhënien Rama-Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës nënvizon në emisionin Opinion në televizionin Klan se është koha për të folur se çfarë do të përfitojnë banorët e kryeqytetit në mandatin e dytë që ai shpreh bindjen se do ta fitojë.

Projekti më i rëndësishëm për kryebashkiakun është përfundimi i Bulevardit të Ri.

“Bulevardi i ri sot i ndërtuar nga Grimshaw. Kush do udhëtojë nga ky muaj në Stamboll hapet aeroporti i ri i Stambollit që është më i madhi sot në Europë do shohë të njëjtën kompani që ka bërë bulevardin e ri. Ngeci ai projekt 4 vite. Rama negocioi gjithçka deri tek financimi. U bllokua me një tabelë aty : S’na lë Edi Rama. Si s’të lë Edi Rama? Ti dy vite ishe me Saliun, kë gënjen? 2 vite me Saliun kush të pengoi ty për ta bërë?”

Pavarësisht se ka mbetur pezull projekti për ndërtimin e Unazës së Re, kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi se pas përfundimit të procedurave, brenda këtij viti, një pjesë e punimeve do të jetë realizuar. Ndryshime e presin edhe bulevardin Zogu i Parë, njoftoi Erion Veliaj.

“Rehabilitimi i bulevardit Zogu i Parë-Rikonstruksion i gjithë fasadave me veshje termike, termoizolim. Do ketë rikonceptim më të madh të hapësirave në kryqëzime. Do jetë një zgjatim me të njëjtën cilësi si Sheshi Skënderbej”.

Piramida e Tiranës do të transformohet gjithashtu. E konceptuar që të ruajë efektin e hipje-zbritjes.

“Një ministacion ku t’i mund të kesh një ekspo, një vend-pushimi, të gjitha të lëvizshme. Në disa vende do ruhen pjesët rrëshqitëse, në disa vende të tjera do jenë me shkallë. Do jetë ekzaktësisht një ballkon belvedere mbi majën e piramidës. Brenda do ndahet ne klasa të ndryshme, një shkollë alternative për gjithë fëmijët e Tiranës 5-15 vjeç, kryesisht për kurse të teknologjisë së informacionit”.

Pas dy vjetësh është parashikuar të përfundojë terminali te kthesa e Kamzës tha kryebashkiaku Tiranës, ndërkohë që do të vazhdohet dhe  me ndërtimin e 17 shkollave të reja me shpresën se do ti jepet fund mësimit me dy turne në kryeqytet.Një prej projekteve që kryetari i bashkisë Tiranë e ka promovuar shpesh herë është edhe lidhja midis Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik.

“Pjesa e kopshtit Zoologjik do ketë hyrje të re. Do bashkohet me kopshtin Botanik dhe aty shpresojmë do ketë mbi 200 të punësuar, pra duam ta trajtojmë edhe si një park të madh argëtimi. Ambiente didaktike. Jemi duke parë mundësinë që një teatër Kukullash të jetë këtu. Parkimi është i gjithi nëntokësor. Besoj do të fillojmë para zgjedhjeve punimet për Kopshtin e ri Zoologjik. Është i ndarë në tre faza. Secila fazë zgjat nga një vit. Brenda mandatit do kemi Kopshtin zoologjik”.

Ndërsa sa për ndërtimin e teatrit të ri do të mjaftojë vota e 30 Qershorit për të vendosur mbi fatin e tij./abcnews.al

monika-kryemadhi.jpg
ad min23:19 | 06/03/2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion”, se vendi mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në fund të muajit Maj.

Monika Kryemadhi: Unë mendoj që PS po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në fund të muajit Maj. Zgjedhjet lokale do t’i shtyjë për Shtator-Tetor. Asnjë kryebashkiak nuk do të pranonte të hynte në zgjedhje në këtë situatë.

Fevziu: Rama tha se do t’i fitojë të gjitha 61 bashkitë.

Monika Kryemadhi: Po shumë mirë, le t’i fitojë. Edhe Enver Hoxha i fitoi të gjitha…

Fevziu: Ju do të futeni në zgjedhje lokale?

Monika Kryemadhi: Unë mendoj se është shumë herët për të folur për të vetmen arsye se sot jemi në një ngërç të kapjes së institucionit të parlamentit.

Kryetarja e LSI-së tha se “Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik”, ndërsa në krahun tjetër shtoi se opozita po menaxhon “në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Ramës.

Kryemadhi tha se është e gatshme të largohet nga politika nëse Kryeministri Rama është në gjendje të mbledhë po aq njerëz sa opozita mblodhi më 16 Shkurt. /tvklan.al

berisha-per-vetingun-foto-1024x576-933x445.jpg
ad min23:07 | 31/01/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” në Tv Klan se nuk ka bërë asnjë kërkesë që prej vitit 2013 deri më sot për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe në vende të tjera të botës.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Rama, i cili foli me kode në Parlament nëse ka refuzim vize ndaj Berishës për udhëtim në SHBA, ish-Kryeministri u shpreh me përgjegjësi se nuk ka ndodhur asgjë e tillë.

Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në ansjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë. E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjerën.

Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?

Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi, ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.

Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?

Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë këresë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh. /tvklan.al

blendi-fevziu.jpg
ad min21:10 | 10/01/2019

Për Blendi Fevziun, me refuzimin e dekretimit të Genti Cakajt si Ministër i Punëve të Jashtme, Presidenti Ilir Meta mendon të vendosë një standard të ri. I ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, gazetari u shpreh se Meta synon që roli i Presidentit të mos jetë më vetëm konfirmues, por edhe aktor në kabinetin qeverisës së vendit.

“Shkollimi dhe karriera politike janë dy gjëra të ndryshme. Nuk dua t’i hyj Cakës si person, por Presidenti po vendos një standard. Presidenti mendon që këtë standard do ta vendosë tani e tutje. Po ndërton një standard sipas të cilit Presidenti nuk mund të jetë thjesht konfirmues, por edhe aktor në kabinetin qeverisës”, tha Fevziu.

Që prej ditës, kur Kryeministri Rama çoi për dekretim emrin e Genti Cakajt pati reagime të ndryshme duke qenë se është shqiptar i Kosovës. Por Fevziu u shpreh në ABC News se këtu nuk bëhet fjalë për të refuzuar një shqiptar të Kosovës, pasi ata veçse e nderojnë Shqipërinë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për të refuzuar një kosovar, por një figurë politike për një rol në Shqipëri. Kam dëgjuar disa komente, që çdo ky shqiptar i Kosovës në qeveri. Çdo shqiptar i Kosovës e nderon Shqipërinë. Në mënyrë absolute çdo shqiptar i Kosovës nuk mund të ketë kufij. Mjafton të jetë shtetas i Shqipërisë. Kaq është kriteri. Unë nuk besoj që Presidenti dhe s’do ta besoj kurrë, që Presidenti e refuzon se është shqiptar i Kosovës”, u shpreh Fevziu.

Këtë të mërkurë, Presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Genti Cakajt. Sipas tij, Shqipëria është në momente vendimtare sa i takon politikës së jashtme, ndërsa Cakaj nuk ka përvojën e duhur politike dhe diplomatike./abcnews.al

META-NE-OPINION-MBULIM.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
ad min10:32 | 30/11/2018

Për projektin e Unazës së Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh mbrëmë gjatë një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emsionin “Opinion” se duhet të këtë dialog dhe transparencë mes qytetarëve dhe autoriteteve. Sipas tij, dialogu është i domosdoshëm aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër publike, që është në interes të publikut të gjerë, por njëkohësisht edhe kur bëhet fjalë edhe për pronën apo për investimet e qindra familjeve.

Presidenti Meta tha gjithashtu se ka kërkuar transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e këtij projekti, me të gjitha fazat dhe etapat e miratimit të tij dhe me të drejtat e banorëve, të cilat cenohen për shkak të këtij projekti./abcnews.al

KRONIKE-OPINION-SHERRI-FEVZIU-NOKA-ABC-M1-T3.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ad min15:09 | 07/11/2018

Debati në emisionin Opinion ka degraduar në ngritje të tonit të zërit dhe akuza personale. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu është përplasur me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e akuzoi se po i mbyllte gojën opozitës, kur nuk ka guxuar të bëj të njëjtën gjë teksa është poshtëruar nga mazhoranca në pushtet.

Debati në emisionin televiziv Opinion, mbi përplasjen Rama – Meta lidhur me propozimin e kryeministrit për ministrin e ri të Brendshëm, solli përplasje përtej atyre të opinioneve politike. Debati mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe demokrtit Flamur Noka nisi pasi i pari i fiku mikrofonin të dytit gjatë emisionit.

Blendi Fevziu: “Ulja içik mikorofnin. Nuk dëgjohesh se je pa mikrofon. Stop stop, ti nuk mund të mbash fjalim si në parlament ktu”.

Lëvizje të cilën deputeti demokrat e përmendi në fund të emisionit.

Flamur Noka: “Të lutem herë tjetër mos i bëj fresk Rilindjes, se ke bërë kurrë ti fikësh mikrofonin opozitës”.

Kjo mënyrë të shprehuri ktheu debatin në personal.

Fevziu: “Nuk ja fika opozitës por Flamur Nokës, nëse nuk e bën dot diferencën është faji yt”.

Noka: “Ktu zotëri ty të ka poshtëruar Saimir Tahiri dhe nuk ja ke fikur mikrofonin, unë thjesht po bëja debat”.

Sulmit iu përgjigj me sulm.

Fevziu: “Mua nuk ma mbmyll gojën asnjeri në botë, kam 22 vjet që e bëj, fjalën fresk mos më thuaj që mos flasim për mesazhet që i çoni lart e posht qeverisë se është turp. Turp që i çoni mesazhe ju qeverisë, xhafes si të hoqi etj. Bën opozitarin në kamera jo mbrapa, ti nuk guxon të më thuash fjalën fresk”.

Në fund një shpjegim procedure.

Fveziu: “Ktu nuk bëni ju ça të doni, nuk ke të drejtë të flasesh kaq.”/abcnews.al

azem-hajdarii.jpg
ad min16:27 | 12/09/2018

20 vjet më parë  një breshëri plumbashi morën jetën Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdarit. Dy dekada më vonë, kjo ditë nuk shërbeu vetëm si një moment përkujtimi, por edhe të një bilanci historik e politik të vendit dhe së djathtës.  

Në këtë ditë nuk ka rëndësi kë parti përfaqësojnë, vijnë si ish-studentë të lëvizjes së Dhjetorit për të përkujtuar mikun e tyre që ngriti zërin në emër të tyre për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ky është Azem Hajdari.

Kanë kaluar 20 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit. Kujtimet mbizotëruan në rrëfimet ish-studentëve të Dhjetorit të vitit 1990. Por edhe mesazhesh se ai nuk ishte një lider i rastësishëm.

“Në 30 vjet një propagandë e fëlliqur me rrënjë komuniste është përpjekur gjithmonë që  të krijojë idenë që Azemi ishte një njeri i guximshëm, pati disa arritje, por ishte i rastit. Jo, mund t’jua siguroj se e kam parë nga afër. Azemi ishte një gjeni i politikës”, tha Imami.

“Kishte një kimi me të gjithë, saqë të gjithë e mbajmë mend shprehjen: Sa njerëz i mblidheshin kur i shpohej goma e makinës, politikanëve të tjerë nuk i mblidheshin edhe me organizime”, tha Meta.

“Dëgjova dikë që mori mikrofonin e sekretarit të parë edhe tha: zoti Bashkurti ka ikur koha që rininë ta drejtojë një çoban. U tmerrova. Në shqipërinë komuniste kjo ishte blasfemi e tmerrshme. Kjo frazë ka qenë ndoshta ajo që më ka ndikuar më shumë nga Dhjetori i 90-s”, tha Blendi Fevziu.

E duke mbetur tek kujtimet e viteve ‘90, ish-kryeministri Sali Berisha tregon se guximi dhe sinqeriteti i dëshirës së Azem Hajdarit për të rrëzuar sistemin e bën atë edhe lider në më pak se një orë.

“Kishte dy fëmijë, por si u bë lider. Duke vurë peng fëmijët e tyij. Duke i thënë grupit të studentëve se kur t’ju tradhtoj ju, kam Rudinën dhe Kirin”, theksoi Berisha.

Shteti e vrau tha ish-kreu demokrat, por vetëm fizikisht.

Kjo ditë është edhe kohë për të reflektuar sipas një tjëtër  demokrati të ditëve të para. Besnik Mustafaj i tregon nëpërmjet një letre Azem Hajdarit se kohët kanë ndryshuar nga dita që ai nuk jeton më.

Mesazhet e kurajos dhe dëshirës për liri që karakterizonin Azem Hajdarin i ka lexuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai kërkon që t’i rikthejë si e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e kërkuan shqiptarët në vitin 1990.

Azem Hajdari u vra më 12 Shtator të vitit 1998. Ai u qëllua, ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Bashkë me të, mbeti i vrarë edhe një truprojë e tij. Për vrasjen e ish-liderit të Dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia./abcnews.al

opinion.jpg
ad min18:19 | 08/06/2018

Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të Televizionit Klan.

Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.

“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.

Pjesë e studios së tij janë bërë figura të jetës politike, akademike, sociale e kulturore në vend, por edhe personazhe të rëndësishëm me ndikim në botë.

“Opinion” vijon të mbetet programi me shikueshmërinë më të lartë dhe më me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit, por edhe kudo ku flitet shqip.

Në këtë studio janë realizuar debatet politike më të famshme dhe më të ndjekura në historinë televizive shqiptare.

Që nga sezoni televiziv 2008-2009, “Opinion” erdhi në katër takime çdo javë: të hënë, të martë, të mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma, duke trajtuar edhe tema të ditës së aktualitetit, kulturës, historisë.

Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.

Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e Televizionit Klan. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vijojë gjatë./tvklan.al

mustafa-nano.jpg
ad min08:25 | 06/06/2018

Në episodin e radhës në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin të ftuar:

    1. Blendi Fevziu. Drejtuesi i njohur i emisionit “Opinion” në TV Klan ka qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit për shkak se përflitej për një largim nga TV Klan pas 20 vitesh. Fevziu u shpreh se ka një ofertë për të nga Top Channel, por akoma nuk ka vendosur nëse do të largohet apo jo.
    2. Adelina Pjetra. Psikologia foli rreth disa deklaratave të Germaine Greere rreth përdhunimeve.
    3. Astrit Hafizi. Ish-trajneri i kombëtares ishte i ftuar në ABC News për të folur rreth trajnerit të kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Hafizi është një nga zërat më kritikë të trajnerit italian dhe u shpreh gjatë emisionit se nëse do të zgjidhte ai, nuk do ta merrte Panuçin.
    4. Tomor Alizoti, i cili doli rreth konservatorizmit, të djathtës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono