bledi kasmi

konjari-1280x720.jpg
Autor E13:43 | 18/10/2019

Detaje të tjera kanë dalë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm. Objektivi ishte Artion Bylyku, një emër që nuk është skeduar nga policia më parë.

Siç raporton gazetari Andi Qosja për abcnews.al, ishte makina e blinduar ajo që i shpëtoi jetën Bylykut pasi shpërthimi ka qenë mjaft i fortë. Ndërkohë grupi hetimor gjeti edhe një sasi tjetër tritoli në sediljen e pasme të makinës, e cila nuk shpërtheu.

VIDEO/ Makina luksoze ishte e blinduar: Çfarë zbuloi policia pas shpërthimit që tronditi Tiranën

Fill pas shpërthimit, si u hodh në erë mercedezi i blinduar në mes të Tiranës

Fill pas shpërthimit, si u hodh në erë mercedezi i blinduar në mes të Tiranës

Publiée par Abc News Albania sur Vendredi 18 octobre 2019

Por, kush është 50 vjeçari Artion Bylyku?

Ai nuk është i skeduar nga policia dhe rezulton si tregtar makinash, megjithatë policia dyshon se kjo tentativë për ta vrarë lidhet me vrasjet e famshme mes grupeve kriminale në Tiranë, kjo pasi Bylkyku është kunat i Domart Konjarit, nje emer i njohur per policine i cili i ka shpetuar drejtesise shqiptare dhe asaj franceze.

Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen që ka polici rezulton se Konjari është i përfshirë në mnëyrë direkte ose indirekte në disa vrasje apo tentative vrasje përveç trafikut të drogës nga Amerika Latine.

Rasti i fundit ishte vrasja e Devi kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit. /abcnews..al

komisioni-i-medias.jpg
ad min20:07 | 04/06/2018

Seanca dëgjimore me gazetarin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi, të thirrur nga opozita në komisionin e medias për të dëshmuar lidhur me dëmtimin gjatë protestës së 26 majit, zgjati mbi 3 orë dhe u dominua nga debate me tone të ashpra dhe ofendime mes grupit parlamentar demokrat dhe mazhorancës.

Bledi Kasmi: “Pati një agresion dhe një dhunë nga këto forca speciale ndaj disa protestuesve. Vendosa të vetëmbrohesha duke vendosur duart dhe nuik e di se pse shkopi i hekurt më përzgjodhi vetëm mua. Anëtari i forcave speciale që më goditi erdhi nga radha e dytë e forcave të policisë dhe iu krijua një korridor nga policët e rreshtit të parë. Pasi goditi ai u tërhoq dhe korridori i policëve u mbyll”.

Fidel Ylli: “Nuk është hera e parë që ky komision mblidhet për protesta dhe për gazetarët pasi me 21 Janar, ju e dini që qeveria e asdaj kohe, Sali Berisha, shpalli puçistë 4 gazetarë, të cilët pobënin detyrën e tyre”.

Edmond Spaho: “Desha të shpreh indinjatën dhe dëshiroj ta hedh poshtë me përbuzje, fjalorin që u përdor ndaj kolegëve të opozitës duke u quajtur vrasës. Vrasësit i keni pasur midis jush, në parlamentin tuaj. Një takëm prej këtyre e kanë lënë tashmë parlamentin, por nuk është se kanë mbaruar. Ka edhe të tjerë, kështu që këto fjalë merrini mbrapsht”.

Milva Ikonomi: “Në manualin e gazetarit është e shkruajtur shumë qartë që një gazetar pavarësisht i kujtdo media qoftë, duhet të ketë shenjat dalluese në trup që është duke bërë detyrën, ndërkohë që nga pamjet e asaj dite kemi edhe pamje të këtij lloji që tregon se policia ka marrë masa mbrojtëse ndaj gazetarëve”.

Albana Vokshi: “Po e mbyll këtë mbledhje me thirrjen të distancohemi nga  dhuna. Të gjenden autorët e kësaj dhune! Të gjenden urdhëruesit e kësaj dhune! Të fillojë hetimi”!

Opozita vijoi strategjinë e pjesëmarrjes në komisione vetëm për çështjen që sipas tyre është më e rëndësishmja për shqiptarët, shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./abcnews.al

92e8ada3-b334-4e49-b2fd-adc556ffaeb2-933x445.jpg
ent ela23:48 | 28/05/2018

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ka folur për herë të parë në emisionin “Opinion” në Tv Klan pas incidentit që ndodhi në protestën e opozitës ditën e shtunë.

Gazetari Kasmi ka treguar momentet e para se si u tensionua situata mes protestuesve dhe policisë, pikërisht në momentin kur vet ai u qëllua me shkop gome në kokë nga efektivët.

“Goditje pas shpine” e konsideroi goditjen kryeredaktori i “RD”, duke shtuar se së bashku me avokatët po konsultohet për të bërë kallëzim për këtë çështje.

Gazetari Kasmi konfirmoi takimin në ambientet e spitalit të Traumës me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Me këtë të fundit, pati një diskutim pasi pretendohej se gazetari nuk u godit me shkop gome nga policia.

“Drejtori i Policisë së Shtetit erdhi sikur do të kërkonte një lloj mirëkuptim, për atë që kishte ndodhur. Më uroi shërim të shpejtë. Kaloi gjithçka normale. Më pyeti sesi ndodhi, i thashë që u godita me shkopinj gome, por ai tha se ata nuk çajnë. Pati dhe një debat me të afërmit e mi që ishin aty. Ata i thanë ta provojmë tek koka jote, do ta shohim si do jetë koka jote”.

Intervista e plotë:

Blendi Fevziu: Ishit në anën gazetarëve, apo si një përfaqësues i partisë?

Bledi Kasmi: Jo, në protestë isha si gazetar.  Isha në pjesën e atyre që raportonin, jo vetëm për RD, por edhe publikun. Unë kisha zgjedhur pozicioni më të lartë dhe i kam hedhur online të gjitha fotografitë në kohë dhe mund të shikohen, pasi një gazetë partiake duhet të ketë angazhimin maksimal.

Blendi Fevziu: Kush ju ka goditur?

Kemi të bëjmë më një skemë të mirë organizuar. Unë jam goditur nga dy ose tre efektive policisë. Unë jam aty, por kjo është një video që është shpërndarë vetëm me këtë sekuencë.

Blendi Fevziu: Ç’bëje mes protestuesve dhe policëve?

Bledi Kasmi: Në momentin që policia hoqi protestuesit, unë isha aty. Dhe kur erdhi policia ku gjendesha unë, isha pasiv.

Blendi Fevziu:  Policia ka thënë që shkopi i gomës nuk shkakton të çara?

Bledi Kasmi: Ai është hekur dhe të çan dhe me momentin që u godita unë nuk mbaj mend, por më thanë kolegët. Ajo është shkop me hekur. Shikon skemën. Ky që godet vjen nga pas, dhe unë se kuptoj pse jam goditur vetëm unë. Pse nuk u godit njeri tjetër. Ndërkohë më përpara ka pasur dhe dy incidente të tjera. Dy prej tyre janë goditur me shkop gome.

Blendi Fevziu: Përse protestuesit shkuan drejt Ministrisë së Brendshme?

Bledi Kasmi: U tha më parë që protestuesit do shkonin atje.

Blendi Fevziu: Kishte një skenar për tu përplasur me policinë?

Bledi Kasmi: Absolutisht, nuk kishte asnjë skenar. Protesta ka qenë e qetë.

Blendi Fevziu: Kush i drejtonte protestuesit?

Bledi Kasmi: Kanë qenë drejtues të Partisë Demokratike aty. Ata e kanë menaxhuar protestën.

Blendi Fevziu: Pas goditjes çfarë hapa ndërmorët ?

Kam qëndruar më pak se 24 orë në spital. U shoqërova nga dy deputetët, Vokshi dhe Strazimiri. Kam bërë 10 qepje, goditja ishte e rëndë, hemorragjia ishte e rëndë, bëra gati 45 minuta ndërhyrje. Më pas u spostova në një pavion tjetër. Më pas erdhi dhe Drejtori i Policisë së Shtetit. Ai erdhi sikur do të kërkonte një lloj mirëkuptim, për atë që kishte ndodhur. Më uroi shërim të shpejtë. Kaloi gjithçka normale me atë komunikim të parë. Më pyeti sesi ndodhi, i thashë që u godita me shkopinj gome, por ai tha se ata nuk çajnë. Pati dhe një debat me të afërmit e mi që ishin aty. Ata i thanë ta provojmë tek koka jote, do ta shohim si do jetë koka jote. Në portalet e qeverisë thuhej se gazetari u ça me gurë. 

Blendi Fevziu: Do bëni ndjekje ligjore?

Bledi Kasmi: Po flas me avokatin…Por që do e padisim atë akt dhune është e sigurt.

Blendi Fevziu: Prej sa vitesh jeni Kryeredaktori i RD?

Bledi Kasmi: 11 vite si Kryeredaktor dhe 24 vite në gazetari. 

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt që nuk ka qenë një strategji e opozitës për të krijuar akte dhune?

Bledi Kasmi:  Nuk kishte asnjë lloj strategjie. Nuk ishin përgatitur për atë qëllim. Mënyra si jam goditur ka qenë pabesi. Nëse do kisha avancuar 2 cm më para do më kishte prekur syrin dhe nëse do ishte 3-4 cm nga pas do më kishte prekur trurin. Jam ende në fazën e analizave dhe skanerit./tvklan.al

8cbbc488-a749-49f6-ae56-3205bae433f0-1.jpg
ent ela17:35 | 26/05/2018

Protesta e opozitës, e deklaruar si paqësore, nuk mundi që qëndrojë 100 përqind e tillë. Tre protestues u lënduan dhe 11 punonjës policie përfunduan në spital. Pjesëmarrësit në protestë mbërritën të acaruar tek godina e Ministrisë së Brendshme. Humbja e ndjenjave të një protestuesi ndezi gjakrat.

Situata kulmoi, kur protestuesit shtynë një gardh metalik pas të cilit ndodheshin punonjësit e policisë. Forca u prit me forcë nga policët  që nuk ngurruan të përdorin edhe shkopat e gomës.

Më herët, tensioni nuk mungoi as tek kryeministria. Pas fjalimit të Lulëzim  Bashës, protestuesit sulmuan kryeministrinë me flakadanë shumëngjyrësh. Tymi shtoi kaosin dhe nxehu atmosferën, por kordoni policor nuk u kalua nga protestuesit.

Përvec flakadanëve fasada e godinës u qëllua me bojë të zezë. Boja ishte futur në poca llambash elektrike. Policët e lënduar u vizituan pasditen e së shtunës nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili vlerësoi punën e tyre. Në lidhje me plagosjen e gazatarit Bledi Kasmi Veliu ia la në dorë hetimit të mëtejshëm për të zbuluar nëse ka gabuar policia apo qytetari./abcnews.al

8cbbc488-a749-49f6-ae56-3205bae433f0-1.jpg
ent ela13:07 | 26/05/2018

Partia Demokratike ka denoncuar plagosjen e kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike Bledi Kasmi.

Ajo ka publikuar disa foto të plagosjes së kryeredaktorit Kasmi, ndërsa akuzon Policinë se ka gjakosur kryeredaktorin Kasmi në krye të detyrës.

Kryetari Basha niset për në Spitalin Ushtarak ku është shtruar kryerdaktori i RD Blendi Kasmi, i dhunuar  në protestë.

Plagosja e kryeredaktorit të RD-së  është denoncuar edhe nga ish kryeministri Sali Berisha në facebook.

“Narkobanditët me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi!”- shkruan Berisha.

Ndërkohë deputetët e PD Albana Vokshi, Bardh Spahia dhe Klevis Balliu vizituan policët në spitalin ushtarak./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono