Bledi Çuçi

tryeza.jpg
gra moz15:56 | 20/04/2018

Ndërsa Reforma Zgjedhore është detyrim për t’u përmbushur nga politika, partitë e vogla parlamentar kanë një klimë mosbesimi ndaj më të mëdhenjve. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard bën apel për një reformë zgjedhore të plotë dhe të përfunduar në afat.

Reforma zgjedhore ka bërë bashkë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, por jo partitë e vogla. Në ditën e parë të punës të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore kundërshtitë mes të mëdhenjve e të vegjël nisën nëse duhet të rrijë apo të iki media nga salla.

Dy bashkëkryetarët Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi e kërkuan largimin e medias pasi e kishin thënë fjalën e tyre publikisht dhe kërkuan të vazhdojnë sipas axhendës së miratuar bashkarisht.

Por kjo për përfaqësuesit e partive të vogla është indiferencë ndaj mendimit të tyre. Pavarësisht debateve vendimi i fundit i takoi dy partive më të mëdha në vend.

Në mbledhjen e parë të komisionit të posacëm për reformën zgjedhore kryetari i prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, theksoi edhe një herë rekomandimin për një reformë të plotë dhe në kohë, e cila do të trajtojë të gjitha rekomandimet e papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga tri zgjedhjet e fundit.

Ai u ndal te çështja e blerjes së votës, duke thënë se prezenca e OSBE-së po i ndjek me shumë vëmendje rastet e denoncuara në prokurori dhe shpreson të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate./abcnews.al

fatmir-mediu-1280x666.jpg
gra moz14:03 | 18/03/2018

Rusia voton sot për të zgjedhur Presidentin e ri të Federatës. Për të ndjekur mbarëvatjtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 555 mijë vëzhgues, lokalë dhe ndërkombëtarë. Mësohet se në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR bëjnë pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati. Ata janë vendosur në disa qendra votimi në Moskë. Ndërkohë qendrat e votimit janë hapur që në 08:00 të mëngjesit dhe mbyllen në 20:00, me orën lokale të Rusisë. Votimi është elektronik./abcnews.al

vlcsnap-error617-1280x720.jpg
gra moz19:30 | 14/02/2018

Komisioni i reformës zgjedhore në mbledhjen e dytë dëgjoi në seancë pikët më të rëndësishme lidhur me procesin zgjedhor për koalicionin e vëzhguesve vendor, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, si dhe Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor. Përpos kërkesave të ardhura nga institucionet, debati mori edhe kthesa politike.

Komisioni i reformës zgjedhore u mblodh rreth miratimit të kalendarit të punimeve të zhvilluar me dyer të mbyllura, për të transmetuar për mediat takimin prej pikës 4 të rendit të ditës, seancës dëgjimore me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor.

Të raportuara nga përfaqësues të institucioneve si më kryesoret për të për adresim ishin depolitizimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, financimi i partive politike, përfshirja e shoqërisë civile në proces si dhe vota e shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve.

Përpara kërkesave, dy ishin pyetjet e deputetëve.

Enkelejd Alibeaj: “Mirë është që partneriteti të jetë dhe serioz. Keni ju studime serioze, empirike apo teorike nga të cilat ju të keni ekstraktuar të gjitha këto”?

Gerta Meta në emër të Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, provoi të përmbyste situatën.

Gerta Meta: “Ne kemi harxhuar kohë edhe kemi nxjerrë përfundime afatshkurtër, afatgjatë dhe i kemi paraqitur pranë komisionit sa herë ju keni kërkuar komente nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. A mundet ju të na thoni sa prej tyre i keni marrë në konsideratë dhe pse ka ndodhur kjo gjë”?

Situatën e risolli në rend, bashkëkryetari socialist, Blendi Çuçi.

Bledi Çuçi: “Historinë e lexon komisioni këtu dhe jo të ftuarit dhe sa herë që të thirreni nga çdo komison parlamentar ose jo në lidhje me këto çështje, unë gjykoj që duhet të jemi të përgatitur sikur asgjë nuk është thënë më përpara dhe nuk është bërë më përpara”.

Në përfundim të raportimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit nga Andi Muratej, emër i dëgjuar ky jo pak për shkak të kandidaturës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për kandidatët që vijnë nga shoqëria civile, i përfshirë në listë nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit edhe pse i skualifikuar nga ONM për mos përmbushje të kritereve, Enkelejd Alibeaj u fut në çështje konkrete.

Kristaq Kume nga Instituti për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor preku edhe çështjen e sistemit zgjedhor, për të cilin kërkoi fillimisht dakordësinë politike të palëve, për sistemin e votimit në Shqipëri, për të kaluar më pas në specifika të secilës./abcnews.al

vlcsnap-error815.jpg
gra moz18:42 | 30/01/2018

Teksa Reforma në Drejtësi vijon të përballë palët politike në Kuvend është një tjetër reformë, ajo që po përgatitet për këtë institucion.

Oerd Bylykbashi: “Kjo legjislaturë nuk është në kushtet ideale për një procedure reforme, nga ana tjetër reforma zgjedhore është më e rëndësishmja, edhe ndaj asaj në drejtësi”.

Është ky mendimi i bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore, të konstituuar në Nëntor të 2017-s. Për atë socialist, Bledi Çuçi, koha e mbetur në legjislaturë, premton.

Bledi Çuçi: “Nuk besoj se jemi vonë, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm, jemi në kohë dhe e kemi krijuar që në nisje të legjislaturës”.

Pa mbledhje apo takime publike, por me punë konkrete për reformimin e sistemit elektoral, Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi thonë se nuk e kanë ndalur hapin.

Oerd Bylykbashi: “Ne vijojmë të diskutojmë për detajimin e planit të punës për komisionin, që mos jenë seancë boshe. Besoj që shpejt do arrijmë të sjellim si bashkëkryetar këtë platform pune, dhe koordinimi me donatorët që na mbështesin në këtë proces”.

Dy janë pikët kryesore për Bledi Çuçin, ekspertiza dhe qëndrueshmëria e vendimit përfundimtar.

Bledi Çuçi: “Duhet ta shfrytëzojmë për dy gjëra kryesore. E para për të sigurar ekspertizën më të mirë në Europë dhe botë për çështjet që ne adresojmë nga opinionet e OSBE-ODIHR. Të garantojmë vendimmarrje me konsensus, që çdo zgjidhje të jetë sa më e qëndrueshme”.

Në debatin për ndryshimin e sistemit, bashkëkryetarët evokojnë nevojën e një diskutimi më të gjerë, e që i kalon kufijtë rozë dhe blu të partive të mëdha.

Bledi Çuçi: “Çështja e sistemit është tërësisht politik dhe nuk është ekskluzivitet i komisionit, nëse nuk ka vullnet të qartë nga forcat politike nuk e diskutojmë ne, ajo që bëjmë ne është që i japim modele të ndryshme si mund të jetë një system që i përshtatet realitetit shqiptar”.

I këtij mendimi është edhe Oerd Bylykbashi, i cili këtë diskurs e kushtëzon me cilësinë e standartit zgjedhor.

Oerd Bylykbashi: “Çështja e sistemit është e përfshirë në platformën e PD-s, minimalisht ka nevojë për tu shtrënguar, elementë si kontrolli mafioz i votës. Nëse ne nuk rregullojmë standartet zgjedhore çdo sistem do dështonte”.

Mbledhjet e komisionit të Reformës Zgjedhore pritet të nisin brenda dy javëve të ardhshme, ku çështjet që do të adresohen përfshijnë ato të votimit dhe numërimit elektronik si dhe votës së emigrantëve./abcnews.al

vlcsnap-error881-1-1280x720.jpg
us er21:43 | 15/12/2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, Bledi Çuçi deputet i PS, Enkelejd Alibeaj deputet i PD, Vladimir Karaj gazitar i BIRN, Armand Bajrami gazetar i ABC News.

Diskutim për kandidaturat për Kryeprokuror të përgjithshëm të përkohshëm dhe vijueshmërinë e procesit të përzgjedhjes.
Sipas deputetit Çuçi po bëhet një raport ku renditen kriteret për secilin kandidat dhe nxirren kriteret më të mira për të pergjedhur kandidatin e duhur.

“Është zgjidhje që na kërkon ligji që të ndjekim”.

Por sipas Alibeajt, nga 1 shtatori 2017 çdo ditë të javës shumica minimale për të zgjedhur prokurorin është 3/5, sipas Kushtetutës.
Të ftuarit shprehen se ka 3 elemente juridike për të kuptuar nëse procesi është në përputhje me Kushtetutën apo jo: 1-Kush do të duhet ta deklaronte fundin e mandatit të Kryeprokurorit në detyrë? -Sipas Kushtetutës është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por përsa kohë nuk ekziston KLP-ja, nuk ka të drejtën askush nga organet e tjera që të shpallë fundin e mandatit të Kryeprokurorit. 2-Procesi përzgjedhës i cili kërkon Vettingun dhe përzgjedhjen e kandidaturave që prap duhet ti zgjedhi KLP-ja;
3- Si do zgjidhet? -Të hënën do të zgjidhet me mazhorancë, më shumicë të thjeshtë.

Ndërsa elementi politik është pjesëmarrja e opozitës që prokurori të konsiderohet profesionist as i majtë e as i djathtë.
Por sipas Çuçit ky argument qëndron nëse do filsnim për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përgjithshëm, por në këtë rast po flitet për atë të përkohëshmin.
Të ftuarit gjithashtu ngrenë shqetësimin se ajo që e bën delikate Kryeprokurorin e përkohshëm është se jemi në mes të një vorbulle të dosjeve më të nxehta që ka parë politika dhe ku dihet se dora e Kryeprokurorit është ajo që vendos fatin e tyre. Gjithashtu jemi në fillim të përzgjedhjes së SPAK, anëtarët e të cilit i zgjedh Kryeprokurori.

Garancia që japin kandidatët në këtë rast, sipas të ftuarve, është se ata janë brenda trupës së prokurorëve dhe jo politikë.
Si përfundim Çuçi thotë se, në lidhje me KLP-në janë pjekur kushtet që shoqëria civile të sjelli kandidaturat./abcnews.al

dfjkghdfjk.jpg
us er18:39 | 03/11/2017

Trajtimi i çështjes së akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për implikimin në trafikun e drogës, e njohur si banda e “Habilajve”.
Të ftuarit e mbrëmjes në emisionin “Byro Politike”: Bledi Çuçi deputet i PS-së, anëtar i Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve; Çlirim Gjata jurist i njohur, Ylli Manjani ish-ministër i Drejtësisë dhe Ferdinand Dervishi gazetar i ABC News, realizues i “ABC Story”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono