bledar skenderi

mediu.jpg
G. P.13:27 | 02/08/2019

Apeli i fundit i Ilir Metës për t’u regjistruar në zgjedhje, ka dhënë efektet e para.

Në një takim informal në mbrëmje, Lulzim Basha thirri aleatët për të përcaktuar qëndrimin që do të mbajnë për zgjedhjet e 13 tetorit, për të cilat, edhe pse ka dekret presidencial nuk njihen nga mazhoranca dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. I bindur se pas 30 qershorit drejton një forcë politike që me zgjedhje të rregullta do të jetë qeverisëse, Basha kërkon që hapin e radhës në respekt të kushtetutës, ta hedhë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”.

Të bindur se Edi Rama mundet vetëm me zgjedhje, Fatmir Mediu i Partisë, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Endrit Braimllari nga LSI firmosën të parët shkresën për t’i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nisë punën për zgjedhjet e 13 tetorit.

 “KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10  dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, kërkojmë nga ana juaj marrjen  pa vonesë  të të  gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi”.

Përgjigja nuk vonoi. Klement Zguri në cilësinë e kryetarit të KQZ-së thirri një mbledhje paraditen e së shtunës në orën 10:00.  Maxhoranca është kategorike kur bëhet fjalë për zgjedhje të reja vendore në 13 tetor dhe do të mungojë në tryezë ndërkohë që pozicionin e saj për këto zgjedhje e e ka bërë të qartë për ABC NEËS përfaqsuesi i PS, Bledar Skënderi në tryezën e KQZ-së.

Në krye të letrës së aleatëve të PD, mungonte firma e Lulzim Bashës. Në 48 orët e ardhshme deri në fund të skadimit të afatit ligjor për t’u regjisturar në zgjedhje, kryedemokratit do t’i duhet të vendos mes deklaratave për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe bindjes së aleatëve se Edi Rama largohet nga karrigia e tij vetëm me zgjedhje.

./ABC News Albania 24/7

procedura-bledar-skenderi.jpg
G. P.16:05 | 09/07/2019

Edhe pse numërimi i votave të 30 Qershorit u mbyll brenda 48 orëve, kryetarët e rinj të bashkive nuk do të shkojnë në zyrë deri në fund të muajit. Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi shpjegon për ABC News se shpallja e rezultateve për çdo bashki, do të kalojë më parë në Kolegjin Zgjedhor.

Votat e 30 Qershorit, u numëruan brenda dy ditësh, koha më e shkurtër e historisë së zgjedhjeve tona, por ankimimet dhe vota kundër e Klement Zgurit në shpalljen e rezultateve, do të bëjë që kryetarët e rinj të bashkive të mos shkojnë në zyrë brenda këtij muaji.

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi shpjegon se çdo kryetar bashkia fillimisht duhet të konfirmojë fitoren pranë gjykatës së rrethit të tij. Përveç këtyre rregullave zgjedhore, vota kundër e Klement Zgurit që nuk njeh zgjedhjet, bën që çdo vendim i KQZ-së të kalojë detyrimisht në Kolegj.

KQZ po shpall një nga një fituesit e bashkive, por kjo nuk e përshpejton rotacionin e pushteteve. Por a mund të fillojnë punë të zgjedhurit e rinj, përpara 10 gushtit, kur ju mbaron mandati organeve aktuale?

KQZ deri tani ka administruar disa ankimime për rezultatet, ku të paktën 41 ankesa janë regjistruar nga Bindja Demokratike./ABC News Albania 24/7

skenderi-1-1280x712.jpg
nev ila17:15 | 05/07/2019

Partia Demokratike vijoi denoncimet e saj mbi procesin zgjedhor duke nxjerë një video ku një komisioner shfaqet duke votuar. KQZ thotë se këtë e lejon ligji, ndërsa anëtari Bledar Skënderi u shpreh se do të padisë këdo që hedh baltë mbi të apo institucionin e tij.

Në video shihet një komisioner i cili shfaqet duke plotësuar një fletë votimi në bashkinë Kavajë. Për Partinë Demokratike kjo është një provë e mbushjes së kutive me urdhër politik.

Në KQZ, anëtari Bledar Skënderi, citon nenin 106 të Kodit Zgjedhor që rregullon mënyrën se kur dhe si votojnë komisionerët.

Në një dalje të dytë, Partia Demokratike akuzoi sërish Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për manipulim me shifrat e pjesëmarrjes.

Nga tryeza e KQZ-së, anëtari Skënderi paralajmëroi ngritjen e padive ndaj atyre që i drejtojnë akuza publike.

Nga ana e saj, KQZ vijoi punën duke miratuar tabelën e rezultateve për bashkinë Durrës, Lezhë dhe Fier./ABC News Albania 24/7

 

skenderi.jpg
G. P.13:21 | 05/07/2019

Pas videos së prezantuar nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka reaguar anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Bledar Skënderi. Nëse komisioneri ka votuar disa herë, ai shprehet dakord për denoncimin nga selia blu, por një herë është sipas ligjit, nënvizon Skënderi.

Ai shpreh keqardhje që deklaratën e ka bërë një prej shkruesve të Kodit Zgjedhor siç është ish-deputeti demokrat. Bledar Skënderi paralajmëron se do të bëjë padi për shpifje ndaj kujtdo që hedh baltë mbi punët e anëtarëve të Komisionit qendror të zgjedhjeve./abcnews.al

bledar-skenderi-1280x546.jpg
Sej rie20:45 | 29/06/2019

Në një intervistë për ABC News anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi ka folur për problemet me të cilat po has procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore.

“Pavarësisht se në një pjesë të KZAZ-ve nuk ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore, në pjesën më të madhe janë shpërndarë.  Kemi probleme në disa KZAZ 2, 4, 5 dhe 5 në Shkodër për shkak të problematikave që kanë me qendrat e votimit që ndodhen në ambientet e bashkisë. Padyshim që në Shkodra nesër në orën 07: 00 të gjitha KZAZ-të do jenë gati për të votuar”./abcnews.al  

klement-zguri.jpg
G. P.20:10 | 27/06/2019

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve tha sot pasdite se do të vijojë punën për 30 Qershorin, duke mos e njohur dekretin për datën 13 Tetor. 4 anëtarët e propozuar nga PS thanë se do t’i binden vendimit të Kolegjit Zgjedhor, dhe i vetmi që kërkoi të njihej dekreti i fundit i Metës, ishte kryetari Klement Zguri.

Këtë të enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për herë të tretë brenda ditës. Në tryezë kishte mbërritur dekreti i tretë i Presidentit Meta për zgjedhjet lokale.

“Jemi sinqerisht në situatë absurde. Ky dekret që më thoni është e detyrueshme, ky dekret ka dy orë që ka dalë. Kujt vendimi gjykate i vajti ky dhe u trajtua, dy orë që ka dalë”, tha kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Por anëtarët e propozuar nga PS në KQZ, në bllok deklaruan mos njohjen e dekretit të fundit.

“Ditën që ky parlament do thotë që ky është Komisioni Qendror i shtyrjes së Zgjedhjeve përmes mosbërjes së zgjedhjeve dakord. Nga dita që ky quhet KQZ kemi detyrë funksionale të organizojmë, të bëjmë zgjedhje. Ka dalë një datë zgjedhjesh nga Kodi i përcaktuar në Kodin Zgjedhor, nëntë muaj përpara zgjedhjeve. Nga nëntë muaj e mbrapa, Presidenti nuk ka më asnjë lloj tagri. Janë shpërndarë të gjitha fletët e votimit në të gjitha KZAZ-të në të gjithë Shqipërinë. Çdo gjë është gati që ditën e diel të gjithë të shkojnë të votojnë”, tha Bledar Skënderi.

“Për të gjitha arsyet që na janë vleftësuar nga gjykata dhe sot kemi vetëm një detyrim, të zbatojmë një vendim gjyqësor, i cili është i formës së prerë”, tha Rezarta Bitri.

“Këto janë momente relativisht historike mbi një vend. Edhe njerëzit duhet të jenë seriozë në atë që thonë. Nëse nuk dinë se ç’thonë më mirë të heshtin. Gjithë kjo që po ndodh në Shqipëri është një përballje e madhe midis rregullit dhe pazarit”, tha Denar Biba.

“Që të jetë njëherë e mirë e qartë për zgjedhësit drejt 30 Qershori. Ky është vendimi dhe duhet të jetë rruga ligjore”, tha Edlira Jorgaqi.

Në këto kushte, Komisioni vijoi punët e fundit përgatitore për të mundësuar zgjedhje në 30 Qershor./ABC News Albania 24/7

zgjedhje-1.jpg
G. P.16:06 | 20/05/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar kandidatët për kryetarë bashkie të subjektit zgjedhor “Bindja Demokratike”. Por ky vendim hasi në kundërshtinë e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët thanë se dokumentacioni i plotësuar nga “Bindja”, nuk është i plotë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar kandidatët e propozuar nga Bindja Demokratike për kryetarë bashkie për garën elektorale të 30 Qershorit. Vendimi i cili regjistroi 4 vota pro dhe 1 kundër u bazua mbi dokumentacionin e depozituar nga kjo forcë politike se ka një deputet në parlament, Andi Përmetin dhe mbështetjen e një të dyti, Lefter Koka.

Vota kundër e kreut të këtij komisioni Klement Zguri, mbështeti leximin që demokratët i bëjnë nenit 68 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit subjekti zgjedhor që të regjistrohet duhet të ketë të ekzistojë të paktën 6 muaj dhe të ketë një deputet.

“Logjika e dispozitës është që një subjekt që kandidon që çon kandidatura duhet të ketë mbështetje të vërtetuar. Duhet që subjekti të ekzistojë 6 muaj para zgjedhjeve. Duhet ose të mbledhë mbështetjen e 1% të listës së votuesve ose të jetë i certifikuar më parë në zgjedhje dhe të zotërojë ose një mandat deputeti 6 muajt e fundit, ose një mandat këshilltari gjashtë muajt e fundit”, u shpreh Ivi Kaso.

Por anëtarësia e këtij komisioni solli në vëmendje një precedent të ngjashëm më atë të “Bindjes”.

“Vërtetojmë se zoti Gazmend Oketa është deputet i legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe është përfaqësues i partisë “Fryma e Re Demokratike” në Kuvend. Pra vërtetimi është lëshuar në emrin personal të deputetit, ka të deklaruar që mbështet një forcë politike, katër muaj përpara mbledhjes së Këshillit të Vërtetimit dhe institucioni e ka quajtur të rregullt. Asnjë nga palët nuk ka pasur kontestime”, tha anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi.

Përpos debateve mbi statusin e partisë demokratike në mbledhjet e KQZ, nënkryetari i këtij komisioni sfidoi sekretarin për çështjet ligjor Ivi Kaso të apelojë këtë vendim të KQZ-së./ABC News Albania 24/7

rezartaa.png
G. P.15:20 | 01/11/2018

Parlamenti miratoi sot dy anëtarët e rinj të KQZ-së Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri, të cilët bënë edhe betimin para deputetëve. Në seancë ka marrë pjesë edhe ish-ministri Xhafaj, që ndryshe nga deri tani është ulur në fund të sallës, si deputet i thjeshtë.

Pas këtij votimi, mazhoranca merr në dorë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi janë anëtarët që zëvendësojnë dy kolegët e tyre të djathtë Vera Shtjefni dhe Gëzim Osmanaj të cilëve u kishte mbaruar mandati.

74 kartonët e mazhorancës që votuan pro propozimit të tyre, janë në pritje të dy kandidaturave të opozitës. Por siç ndodh rëndom në emër të deputetëve socialistë është kryetari i grupi Taulant Balla që del në foltore të sqarojë çdo keqkuptim.

“Kërkova fjalën për të sqaruar sadopak kryetarin e opozitës Lulzim Basha, i cili u shpreh se nga dy kandidaturat që ne votojmë, njëra i takon PD. Lulzim të takojnë dy kandidatura, jo një. Nga katër vakanca të krijuara në KQZ, dy në mënyrë të barabartë i takojnë mazhorancës dhe dy opozitës, jo një. Përfitoj nga rasti dhe sot që ti rikërkojmë PD, opozitës të sjellë dy kandidaturat, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë, nga katër ke gjysmat”, tha ai

Taulant Balla i kujton Lulzim Bashës se shumicës i takon shumica.

“Sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë, jemi vetëm PS. Të dy vendet që i takonin shumicës parlamentare së legjislaturës së vitit 2009-2013 tashmë i takojnë shumicës parlamentyare të legjislaturës 2017-2021. Dy ish-anëtarët e KQZ, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër kanë qenë propozime të PD. Automatikisht dy propozimet e reja i takojnë partisë që ka shumicën parlamentare sot, PS”, tha Balla.

Mungesa e opozitës është bërë e zakonshme për seancat parlamentare, por jo vendi bosh i ministrit të Brendshëm. Ish-ministri Fatmir Xhafaj u ul në fund të sallës. Nuk i dha përgjigje ngacmimit të gazetarëve për të marrë vesh ndonjë arsye më shumë për dorëheqjen e tij, por nxitoi të largohej para kolegëve të tij socialistë./abcnews.al

komisionii.png
G. P.13:44 | 30/10/2018

Komisioni i ligjeve ka miratuar dy kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Vendimi u mor pas një seance dëgjimore me kandidatët Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Vetë i kanë propozuar e vetë janë ulur t’i dëgjojnë se si do t’i rrisin standardet në procesin e ardhshëm zgjedhor. Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri janë dy emrat e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për të zëvendësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Vera Shtjefnin dhe Hysen Osmanin si pasojë e përfundimit të mandatit.

Alket Hyseni: “Ku e ndani në këtë moment këtë vijën e hollë për të shkelur në ndonjë rast pa harruar ndonjë normë sado rregull i vogël dhe normë e vogël dhe në raste të tjera nuk ndërhyhet edhe kur kemi një rezolutë për të bërë një hetim të thelluar. E them këtë sepse kemi pasur situata dhe fakte të njohura botërisht që subjekte të catuara politike kanë mashtruar me financimet politike”.

Bledar Skënderi: “Ne për momentin nuk është se i kemi duart kaq të lidhura. Ne i kemi bërë përpjekjet tona. Ne këtë çështje e kemi relatuar pranë organeve ligjzbatuese në vend, pranë organeve të hetimit. Është detyrë dhe kompetencë e tyre. Është kompetencë e prokurorisë që të kryejë hetime kur ka shkelje. Ne kemi bërë evident fakte edhe me seanca publike, kështu që jemi në rregull.”

Klotilda Bushka:Sa mund të arrihet në Shqipëri që ne të kemi, organe zgjedhore të çdo niveli që mund të jenë tërësisht të ndara nga politika?”

 Rezarta Bitri: “Sigurisht unë vlerësoj që duhet mirëfilltasi një studim shumë i mirë sepse dinamika, vërtetë duam të arrijmë një përfundim, por një analizë e vërtetë paraprake të cilën unë nuk mund ta bëj në këtë moment, do të ishte një dokument vërtetë efektiv përpara se të merrnim nisma të tjera legjislative, për të arritur në këtë lloj pavarësie”.

Mandati i përfundon katër prej shtatë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Thirrjet ndaj grupeve parlamentare për të propozuar emrat për vakancat e krijuara janë bërë disa herë nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruci. Të vetmit që iu përgjigjën ishin socialistët.

“Kryetari i Kuvendit ka informuar të 4 kryetarët e grupeve parlamentare. PS si parti me numrin më të madh të vendeve të shumicës propozojmë zëvendësuesit e Shtjefnit dhe Osmanit të cilët mbanin një mandat si përfaqësues të shumicës në kohën që janë zgjidhje. Prita që përfaqësuesit e partive të tjera të sillnin kandidaturat. Kanë përfunduar të gjitha afatet. Do të kenë vendosur ndoshta të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre”, tha Balla.

Komisioni i ligjeve ka miratuar propozimim për dy kandidaturat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët i kalojnë për miratim parlamentit. Opozita ka zgjedhur të heshtë duke mos dërguar asnjë propozim./abcnews.al

vlcsnap-error941-1280x721.jpg
us er17:54 | 27/12/2017

Në seancën e radhës ndaj Artur Zotos tek Krimet e Rënda gjykata u njoh me dëshminë e ish-zëvendësit të tij, Bledar Skënderi, aktualisht anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Skënderi rrëfeu mbi marrëdhënien e Zotos me ish-kolegun e tij Iliaz Labi, si edhe për tenderin që çoi në qeli ish-kreun e burgjeve.

Bledar Skenderi, ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, aktualisht anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ishte dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor ndaj Artur Zotos tek Krimet e Rënda. Ai ishte thirrur nga mbrojtja në procesin ku Zoto përballet me një akuzë për “korrupsion” në lidhje me një procedurë tenderimi.
Thëniet e dëshmitarit nuk kanë pasur asnjë pikëprerje me pretendimet e shfaqura nga ish-zëvndësdrejtori tjetër i Burgjeve, Iliaz Labi, sipas të cilit Zoto ka përfituar një shumë prej 2 milionë lekësh në këmbim të një fituesi të paracaktuar.

Dëshmitari Skënderi konfirmoi pohimet e bëra më herët nga Zoto, për një marrëdhënie të acaruara dhe jo të mirë me ish-vartësin e tij Labi.
“Iliaz Labi vinte rrallë në punë. Ai nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Artur Zoton. Nuk mbaj mend t’i kem parë ndonjëherë bashkë”, është shprehur Skënderi.
Në lidhje me procedurën e tenderit të ushqimeve, Skenderi ka rrëfyer se janë ndjekur të gjithë hapat e kërkuara nga ligji dhe se nuk ka pasur dyshimet për ndonjë parregullsi.
Në vijim gjykata është njohur me dëshmitë e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave gjatë së njëjtës procedurë. Ata kanë pretenduar se në praktikën në fjalë nuk janë konstatuar shkelje.

Në seancën e 30 nëntorit 2017, Artur Zoto këmbënguli mbi pafajësinë e tij, si dhe i bëri thirrje gjykatës të ngrejë një komision të veçantë për verifikimin e tenderit./abcnews.al

Gazetari i ABC News: Armand Bajrami


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono