biznesi

TATIMET-PARALAJMEROJNE-BIZNESET.mpg_snapshot_00.36-1280x702.jpg
G. P.17:15 | 31/10/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje bizneseve me probleme të vetëkorigjohen, në të kundërt do të penalizohen. Gjatë kontrolleve të ushtuara këtë vit në terren inspektorët tatimorë kanë konstatuar thyerje të rregullave të analizës së riskut.

Në rast se vërtetohet se një biznes pasiv ka kryer transaksione blerjesh apo shitjesh do të kalojë menjëherë në status aktiv. Paralajmërimi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pas një procesi monitorimi në terren ku ka konstuar pasaktesi në deklarimet e shumë subjekteve.

Ndër shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve të ushtuara këte vit tatimet theksojnë mospërputhje të vlerës së eksporteve dhe importeve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime; tatimpagues pasivë që figurojnë blerës në librat e shitjes së të tretëve; tatimpagues pasivë që figurojnë shitës në librat e blerjes se të tretëve; tatimpagues që shesin tek tatimpaguesit pasive; mosdeklarim i saktë i blerjeve që verifikohet nga kryqëzimi i numrave seriale të faturave. Këto deklarime të pasakta ve në dukje Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Administrata tatimore nxit tatimpaguesit të vetekorigjohen, ndërsa për paqartësitë mund të informohen pranë drejtorive rajonale ku dhe janë regjistruar./abcnews.al

IMG_9221-1280x853.jpg
G. P.12:51 | 31/10/2018

Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, demokratja Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Rama për tenderin, sipas saj korruptiv, në favor të kompanisë kroate, që u shpall fituese për menaxhimin e faturimit të bizneseve.

Tenderi i fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomik Jehona Software, Datech dhe Neos me vlerë 15 milionë euro për kontrollin online të faturave tatimore të bizneseve, sipas Partisë Demokratike është haptazi korruptiv dhe kjo për Jorida Tabakun vërtetohet nga vetë dokumentat publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar  skemën korruptive”.

Një nga dy ofertat ishte ajo e BNT Electronics me çmim lehtësisht më të lartë se ajo e ofertës fituese.

“Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh”.

Kjo për të mundësuar plotësimin e kriterit të çmimit më të ulët për fituesin, theksojnë demokratët. Për këtë shërbim, kompania B360 merr shpërblimin e saj, sipas Tabakut.

“Jo pak, por 15.6 milionë euro tendera i ka dhënë qeveria e Edi Ramës baxhanakut të Edi Ramës nëpërmjet ortakut të baxhanakut”.

Selia blu paralajmëron se do t’i shkojë në fund asaj që quan aferë korruptive, duke zbuluar skemën sesi kompania kroate u bë fituese e tenderit që sipas llogarive të demokratëve do t’i kushtojë çdo biznesi 600 deri në 1000 euro shpenzime./abcnews.al

ahmetajjjj.png
G. P.22:25 | 30/10/2018

Pas qëndrimit të Partisë Demokratike ka reaguar dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas tij, sistemi i monitorimit të transaksioneve do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual të trashëguara nga ish-qeveria Berisha, e cila sipas Ahmetaj imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin, pa folur për mirëmbajtjen. Sipas ahmetajt këto kasa nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni.

Sistemi i ri i monitorimit të transaksioneve të biznesit sipas ministrit te Financave dhe Ekonomisë do të sjellë një performancë më të mirë të administratës kundër informalitetit. Ministri Ahmetaj sqaron se sistemi i monitorimit të kasave është monopol i administratës tatimore dhe se nuk ka koncesion për këtë sistem. Nga ana tjetër ministri i Financave dhe Ekonomisë sqaron se procedura e përdorur për prokurimin e sistemit të monitorimit të faturimit është procedurë e hapur, e cilësuar prej tij si më transparentja në ligjin e prokurimit publik./abcnews.al

KLOSI-FUSHATE-PER-PYLLEZIMIN-E-PEMEVE.mpg_snapshot_01.32-1280x720.jpg
G. P.15:25 | 10/10/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi çeli fushatën e mbjelljeve të reja. Dy vitet në vijim synimi është shtimi i 20 milionë e 200 mijë pemëve të reja.

20 milionë 200 mijë pemë të reja deri në 2020. Ky është synimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të cilin e bëri të ditur ministri Blendi Klosi, ndërsa çeli sezonin e ri të mbjelljeve.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit: “Për ata që duan të kapen tek numri 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, gjatë sezonit të kaluar e cila për mua padyshim kalon 4 milionë edhe falë detyrimeve që kanë pasur disa kompani të mëdhaja.”

Moratoriumi për pyjet ndërkohë, sipas ministrit te Mjedisit dhe Turizmit, i ka dhënë efektet pozitive.

“Moratoriumi ka bërë një gjë shumë të shkëqyer dhe ka shtuar shumë umrin e pemëve të rejad filizave të rinj kudo, por ama duhen ruajtur nga zjarri, nga menaxhimi dhe nga mosshfrytëzimi. Unë them prap se edhe pse kemi shumë probleme për sa i përket keqmenaxhimit. Ne kemi bërë një gjë të shkëlqyer që kemi prerë motosharrën. Dua të them që pyjet sot janë në një gjendje shumë më të mirë.”

Administrimi i pyjeve mbetetet problem sipas ministrit Klosi edhe pas kalimit tek pushtetit vendor.

“Prandaj na duhet shumë më shumë bashkëpunim me pushtetin lokal dhe sipërmarrjen që sot ka përgjegjësinë kryesore pasi duhet të kuptojmë shfrytëzimin më të mirë, shfrytëzimin pozitiv, pasi nuk jemi kundër biznesit, por jo të atij i cilit dëmton ekonominë e vendit, natyrën dhe mjedisin dhe turizmit shqiptar.”

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e specialistëve të fushës për të hartuar një strategji të qartë për ruajtjen e pyjeve./abcnews.al

PS-PER-KUNATIN-E-BASHES.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.15:32 | 25/09/2018

Socialistët kundërshtojnë deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë.

Klotilda Bushka, deputete e PS: “Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”.

Sipas deputetes Klotilda Bushka vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë.

“Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra. Pra, një rrjet kompanish që qarkullojnë shuma kolosale, “deklarojnë” se u mbeten në xhep po aq sa fitojne shumë biznese të vogla qe kanë një marzh fitimi prej më pak se 5%”.

Partia Socilaiste nuk e ndal këtu denoncimin. Ata tregojne se si janë siguruar këto para.

“Të gjitha këto para që siguron kjo “perandori” konsulence janë siguruar direkt duke punuar eksluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në “listën e zezë” të Lulit. Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona?”

Për mazhorancën Lulzim Basha përdor dy standarte për hartimin e listës së zezë të oligarkëve. Ata paralajërojnë se nuk do të qëndrojë në heshtje.

“Ditë pas ditesh, do t’iu tregojmë rastet konkrete të të gjithë kësaj historie të turpshme, të aferave të familjarëve të Bashës dhe kësaj tentative të turpshme për të zhvatur biznesin e madh në vend.”/abcnews.al

VJERO-PER-TVSH-TE-BIZNESI-I-VOGEL-1280x720.jpg
ent ela16:46 | 10/07/2018

11 mijë e 700 biznese të vogla që kanë hyrë për herë të parë në skemën e TVSH-së kanë dorëzuar pranë administratës tatimore librat e blerjes dhe të shitjes. Drejtoresha e Tatimeve tha se penalitete do të ketë vetëm për vonesat, ndërsa për plotësimin gabim të saj nuk do të vendosen gjoba.

Sot përfundon afati i dorëzimit të librave të blerjes dhe shitjet për bizneset e vogla me xhiro mbi 2 milion lekë në vit që kanë hyrë për herë të parë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Afati për dorëzimin e deklaratës së tvsh-së përfundon ditën e hënë më 16 korrik. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, tha se deri tani janë 11 mijë e 700 biznese që kanë dorëzuar dokumentacionin, ndërsa 60% e tyre kanë plotësuar deklaratën e TVSH-së.

Për bizneset që nuk dorëzojnë në afat deklaratën masa e penalitetit do të jetë 5 mijë lekë të rinj, ndërsa për ata që i plotësojnë gabim nuk do të ketë gjoba, por do t’u lihet mundësia t’i korrigjojnë. Nga 6900 deklarata, vetëm 50 kanë patur gabime.

Deklarta e TVSH-së për biznesin e e vogël është më e thjeshtuar se për kategoritë e tjera, ndërsa Vjero deklaroi se të ardhurat e mbledhura nga taksa e TVSH-së për bizneset e vogla kanë pësuar një rritje modeste. /abcnews.al

 

gjergj-buxhuku-1280x720.jpg
ent ela11:26 | 08/07/2018

Konfindustria vlerëson se shtyrja në kohë nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë, rrezikon uljen e mëtejshme të nivelit të mbështetjes të biznesit prodhues për integrimin. Në një njoftim për shtyp administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku sqaron se industritë dhe prodhimi vendor në përgjithësi janë kategoritë që preken më shumë nga integrimi i  vendit në Bashkimin Evropian. Në vëzhgimin e kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë për vitin 2018, mbështetja për integrimin e vendit nga industritë është ulur me afërsisht 5% krahasuar me vitin pararendës. /abcnews.al

GRABITJA-SHENGJIN-1280x720.jpg
ent ela10:25 | 23/06/2018

Rreth 5 milionë lekë të vjetra janë grabitur gjatë natës në një pikë të transferimit të parave në Shëngjin. Autorët ishin 5 persona të maskuar dhe policia është vënë në kërkim te tyre.

Pesë persona me maska dhe leva në dorë hynë gjatë natës për të grabitur një biznes në Shëngjin,

Nga pika e transferimit të parave arritën të merrnin vetëm 5 milionë lekë të vjetra.

Makinën e kishin lënë në një distancë të madhe nga vendi ku do të kryenin vjedhjen.

Kjo për të shmangur ndonjë filmim nga kamerat e sigurisë.

Plani i tyre nuk ishte vetëm një grabitje. Hajdutët tentuan të vidhnin edhe një exchange dhe një pike shitjesh të lëndëve të ndërtimit.

Por rënia sinjalit të alarmit i detyroi të largosheshin me shpejtësi.

Forca të shumta policia po monitorojnë zonën dhe kanë ngritur postoblloqe në disa pika.

Ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Por identifikimi i autorëve duket i vështirë, pasi ata janë kujdesur që të mos lënë gjurmë./abcnews.al

RAMA-PER-TURIZMIN-DURRES-1280x720.jpg
ent ela13:06 | 19/06/2018

Gjatë një takimi me operatorë turistikë në Durrës, kryeministri Rama ka shpjeguar masat lehtësuese që janë marrë për biznesin me xhiro vjetore mbi 140 milionë lekë. Ulja e trefishtë e taksës për këtë biznes dhe regjistrimi i transaksioneve online, do u krijojë frymëmarrje sipas kryeministrit në punën e tyre, duke luftuar kështu edhe informalitetin.

“Regjistrimi në kohë reale i çdo transaksioni dhe teknologjia e re na i jep këtë mundësi duke lehtësuar kompanitë e bizneset nga barra e rëndë e mirëmbajtjes së kasave. Nga ana tjetër besoj se ju jeni pjesë e biznesit të madh tani, që besoj keni një xhiro që i kalon 80 milionë në vit. Nuk e di nëse i kalon 140 milionë në vit, por ajo që kemi bërë gati është një masë lehtësues për të gjitha bizneset me xhiro deri në 140 milionë në vit të cilat janë 91% e gjithë biznesve. Për të gjithë këto biznese ne do bëjmë një ulje trefish të taksës”./abcnews.al

biznesi.jpg
G. P.19:23 | 07/05/2018

Biznesi gjerman ka një vlerësim në rritje për klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Por shqetësim për ta mbetet reforma në administratë dhe barra e taksave. Të dhënat u prezantuan nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri.

Perceptimi i biznesit gjerman për situatën ekonomike në Shqipëri është përmirësuar krahasuar me një vit më parë. Dy të tretat e kompanive gjermane që operojnë në vendin tonë janë shprehur “mirë” ose “kënaqshëm” mbi mjedisin e të bërit biznes. Në rritje është raportuar edhe ecuria e të ardhurave të tyre, ndërsa dy faktorët të vlerësuar më pozitivisht janë kostoja e punës dhe produktiviteti i punonjësve.

Hartmut Jarosch, Dhoma gjermane e Tregtisë: “Më shumë se gjysma e tyre, 56%, mendojnë se do të rriten të ardhurat e kompanisë që kanë në Shqipëri. Indikatori më i lartë në vite.”

Në përkeqësim janë tre indikatorë: barra e taksave, sistemi dhe administrata tatimore dhe administrata publike. Ndërsa Shqipëria vijon të mbetet e fundit mes 20 vendeve të Europës qendore dhe lindore si atraksion për destinacion investimesh. Megjithatë 77% e bizneseve janë shprehur se janë të gatshëm të investojnë sërish në Shqipëri. Pyetjes se a pret ndryshime komuniteti i sipërmarrësve gjermanë nëse do të kishte një dritë jeshile për hapjen e negociatave zgjodhi t’i përgjigjej e dërguara me punë në Tiranë Anke Holstein.

Anke Holstein: “Kjo pyetje duhet të na bëhet 10 vjet më vonë, sepse tani po flasim për hapjen e tyre. Deri në procesin e antarësimit, tregu shqiptar duhet të përgatitet për trysninë e atij europian.”

Holstein tha se Gjermania nuk e ka ende një qëndrim nëse do të votojë pro hapjes së negociatave e se për këtë do të shprehet parlamenti. Ajo nënvizoi se faktor vendimtar në këtë qëndrim do të jetë shteti ligjor, reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit e korrupsionit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono