biznese

tatime.jpg
ad min14:03 | 26/07/2018

Mos lëshimi i kuponit tatimor ka ndëshkuar disa restorante të njohura në Durrës e Dhërmi. Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas të cilës ndaj këtyre subjekteve është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike pasi është kontatuar për herë të dytë se nuk kanë dhënë kuponin tatimor për shërbimin e ofruar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor./abcnews.al

turizmi.jpg
ad min13:32 | 16/06/2018

Rreth 2100 biznese në sektorin e turizmit klasifikohen nga tatimet si subjekte me risk. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thotë se i ka informuar këto biznese për të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Përmes një emaili të personalizuar, tatimet deklarojnë se iu kanë kujtuar bizneseve se shitjen e çdo malli apo shërbimi duhet ta shoqërojnë me kupon apo faturë tatimore. Ndërkohë që për të shmanguar penalitetet, punonjësit dhe pagesat duhet të deklarohen në kohë. Po ashtu edhe deklarimi i vlerës reale të xhiros dhe detyrimi për të kryer pagesën.  /abcnews.al

tatime.jpg
ad min16:27 | 30/05/2018

Tatimet paralajmërojnë bizneset në fushën e turizmit. Të bëjnë kujdes dhe të deklarojnë të gjithë punonjesit pasi ligji nuk parashikon periudhë prove. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton sipërmarrësve se paga minimale është 24 mijë lekë.

Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit duhet të regjistrojnë të gjithë punonjësit e angazhuar qofshin me kohët e pjesshme apo të plotë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i tërheq vëmendjen në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Theksojmë se, në asnjë rast nuk parashikohet në legjislacionin në fuqi marrja e punonjësve në periudhë prove, që do të thotë se ju duhet të deklaroni të gjithë personat që angazhohen për te ofruar punën e tyre qoftë edhe ne kohë prove”, thuhet në njoftimin e Tatimeve, sipas të cilit, të gjithë tatimpaguesit që punësojnë personel të ri duhet ta deklarojnë një ditë kalendarike para fillimit të punës.

“Kujdes! Studentët trajtohen njësoj si të gjithë të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj ose më shumë se 87 orë pune në muaj”, nënvizon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërkohë që paga minimiale, sipas Tatimeve, për efekt të llogaritjes së kontibuteve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 24,000 lekë/muaj.

Nëse nga kontrollet në terren, bizensi do të kapet me shkelje ndaj tij do të merren masa.

Nëse është tatimpagues i biznesit të madh, gjoba llogaritet në dyqind mijë lekë dhe nëse është tatimpagues i biznesit të vogël, penaliteti është pesëdhjetë mijë lekë./abcnews.al

met-kanani-1.jpg
ad min15:28 | 14/05/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin  pasuror ndaj “baronit të drogës” Met Kanani bashkë me familjarët e tij. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave si edhe të shumë aktiviteteve të biznesit që ka Met Kanani ne Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parave ka nisur hetimin pasuror për të ashtuquajturin “baroni i drogës”, Met Kanani. Sipas ligjit të quajtur antimafia, ky hetim pasuror ka nisur rreth një muaj më parë, me urdhër të prokurores Elisabeta Imeraj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit.

ABC News ka mësuar se, veprimi i parë që ka kryer organi i akuzës ndaj kreut te grupit kriminal te drejtuar nga Met Kanani ishte sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes pranë kompanisë AlbTek me seli qëndrore në Fier.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ka si administrator Kananin, është hapur në vitin 2005 dhe si kapital themeltar ka 10 milionë lekë. Por komania e Met Kananit, sipas QKB-së, tregtonte radio marrëse e dhënëse, aparate ndërlidhëse. Ndërkohë që edhe pajimet e policisë dhe të ushtrisë gjendeshin në kompaninë AlbTek, si jelek anti plumb, pranga, helmeta të llojeve të ndryshme

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse ka para depozita parash në sistemin bankar shqiptar por jo vetëm.

Edhe familjarët e Met Kananit do të kalojnë në sitën e ligjit “antimafia”, ku do të shihet edhe aktiviteti i tyre tregtar e po kështu, pasuritë e paluajshtme. të cilat sipas prokurorisë. mund të kenë rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.

Gjatë operacionit të koduar “Preçizioni”, në pranga të policisë ranë në pranga 13 persona ne Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen po ashtu, ligjit “antimafia”. Përveç kanabisit, anëtarët e bandës së Met Kananit akuzohen edhe trafikim të kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Ballkanit në Shqipëri më pas drejt BE-së./abcnews.al

donald-trump-1.jpg
ad min21:30 | 15/03/2018

Grupi hetimor i skandalit “Russiagate” ka kërkuar së fundmi dokumentat e bizneseve të presidentit Trump, për të verifikuar lidhjet e tyre me Rusinë. Për Trump, një kërkesë e tillë përbën tejkalim të vijave të kuqe.

Kryetari i grupit hetimor të skandalit “Russiagate”, Robert Mueller, i ka kërkuar Organizatës Trump dhe bizneseve të tjera të presidentit amerikan që të dorëzojnë dokumentacionin e tyre.

Burime të informuara mbi çështjen kanë deklaruar për “The Times” se thirrja është bërë në javët e fundit dhe ka si qëllim verifikimin e veprimtarive të sipërmarrjeve të Trump në Rusi. Kjo është hera e parë që Mueller kërkon publikisht dokumentat e bizneseve të miliarderit që udhëheq Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, përfaqësues të stafit presidencial por edhe avokatë të Organizatës Trump i janë përgjigjur negativisht kërkesës së “Times” për një koment. Trump, i cili prej kohësh kundërshton hetimet mbi lidhjet e supozuara të tij me Moskën, deklaroi vitin e kaluar se çdo hetim mbi familjen dhe financat personale të tij do të konsiderohet shkelje e vijës së kuqe.

Ndërkohë, këtë të enjte ai njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, pasi siç tha, duket se ajo ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s./abcnews.al

vlcsnap-error647-1280x720.jpg
ad min19:10 | 21/02/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit, dhe operatorët që kryejnë aktivitetin e tyre në fushën e industrisë së mishit dhe të përpunimit të qumështit.

Takimi është organizuar në kuadër të iniciativës të marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim sensibilizimin dhe inspektimin e këtyre bizneseve.

Peleshi i ka bërë thirrje bizneseve që tërhiqni nga raftet e supermarketeve të gjitha prodhimet që janë jashtë standardeve të lejuara. Nga ana tjetër ai tha se bizneset duhet të plotësojnë formularin, i cili ka për qëllim rritjen e standarit të sigurisë ushqimore dhe uljen e gjobave ndaj këtyre bizneseve./abcnews.al

vlcsnap-error506-1280x720.jpg
ent ela11:14 | 10/02/2018

Aksioni për lidhjet e paligjshme të ujit ka nisur prej 1 jave me një bilanc prej 164 subjektesh të kontrolluara dhe lidhjen e kontratave të kanalizimeve për 50 lavazhe.

Këto të fundit ujin e marrin nëpërmjet puseve por nuk kanë kontratë .

8 grupe ne terren do të zbatojnë aksionin për ujin të mbështetur nga forcat e rendit.  Në të gjithë bashkinë e Fierit janë bërë 850 vetëdeklarime nga bizneset gjatë muajit janar./abcnews.al

 

arbjan-mazniku-1280x720.jpg
ad min18:04 | 07/02/2018

Kush ka një lidhje të paligjshme uji ta formalizojë brenda 28 Shkurtit. Apeli për konsumatorët familjarë vjen nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Aktualisht grupet e task-forcës po verifikojnë bizneset, 8 përfaqësuses të të cilëve janë shoqëruar në polici për lidhje të paligjshme të ujit.

280 biznese të kontrolluara dhe 8 përfaqësues të tyre të shoqeruar në polici. Ky është bilanci i javës së parë të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm në Tiranë.

Rreth 15 grupe Task-Forcë, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve po vijojnë verifikimin në terren.
Aksioni pranë zonës së “21 Dhjetorit” dhe “Zogu të Zi”, u ndoq nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla.

“Vazhdon në mënyrë intensive kontrolli në të gjitha bizneset e qytetit të Tiranës, të cilët shërbehen nga UKT, për lidhje të paligjshme të ujit. Sot jemi duke funksionuar me më shumë se 15 grupe pune, të cilat njëkohësisht në disa zona të qytetit po kontrollojnë bizneset, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Tatimet Qendrore dhe Tatimet e Bashkisë, në mënyrë që çdo biznes që ka një lidhje uji, ta ketë atë me kontratë të ligjshme, funksionale dhe sipas rregullave”.

Nënkryetari i Bashkisë i bëri thirrje konsumatorëve familjarë të përfitojnë nga koha e lënë në dispozicion. Të lidhin kontrata të rregullta dhe të nënshkruajnë akt-marrëveshjet për pagesat e prapambetura deri më 28 Shkurt.

“Përfitoj nga rasti për t’u thënë të gjithë qytetarëve të Tiranës, që nëse kanë një lidhje të paligjshme të vijnë ta fomalizojnë, të marrin një kontratë me UKT-në në mënyrë që të mos penalizohen. Të kenë mundësi që në qoftë se kanë pagesa të prapambetura të bëjnë sërish një marrëveshje me UKT-n për t’i bërë këto pagesa me këste për një periudhë të gjatë”.

Mazniku theksoi se UKT është e vendosur që të përfundojë me inspektimin e gjithë bizneseve dhe nga 1 Marsi të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë./abcnews.al

vlcsnap-error020-1280x720.jpg
ent ela15:13 | 03/02/2018

Ndërmarrjet e Ujësjellësit në Bashkinë e Elbasanit ka filluar aksionin e verifikimit te kontratave të  ujit të pijshëm për  të gjitha bizneset që operojnë në këtë territor. Grupet e kontrollit jane përqëndruar në zonën e Bradasheshit dhe Metalurgjikut ku ndodhet edhe pjesa më e madhe e subjekteve private që operojnë në Elbasan.

Aktualisht në qytet dhe Njësi Administrative janë kontrolluar 631 biznese ku rezulton se një pjesë e tyre nuk kanë kontrata me ujësjellësin kurse pjesa tjeter operon me puse. Operatorëve u është kërkuar dokumentacioni i lidhjes së kontratave, verifikimi i matësave të ujit etj. Për rastet e parregullta është mbajtur procesverbali përkatës dhe do të ketë referenca në polici dhe organet e drejtësisë./abcnews.al

vlcsnap-error159-1280x720.jpg
ad min17:02 | 02/02/2018

6 pronarë biznesesh u proceduan penalisht  nga Ujësjellësi i Durrësit në ditën e dytë të aksionit për ujin e pijshëm. Grupet në terren evidentuan biznese debitore në zonën e Currilave në Durrës dhe  në zonën midis Vorës dhe Shijakut.

Ndërkaq pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime Durrës vazhdon fluksi i qytetarëve që nuk kanë lidhur kontrata uji, apo që janë debitorë duke lidhur aktmarrëveshje.

Në Dibër nga kontrollet e kryera në 20 biznese janë proceduar penalisht 3 prej tyre. Hapi i dytë do jetë për debitorët privatë nëpër banesa, deri në shlyerjen përfundimtare të pagesave të ujit të pijshëm. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono