biznese

maskat.jpg
ad min12:24 | 20/01/2019

Tre sulme nga grabitësit kanë ndodhur gjatë natës vetëm në Tepelenë. Ndonëse grabitje jo me përmasa të mëdha, policia raporton se persona të maskuar kanë vjedhur tre biznese.

Të njëjtat burime saktësojnë se është vjedhur një supermarket, një pastiçeri dhe një dyqan bulmetesh. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa nuk ka asnjë person të dyshuar./abcnews.al

edi-rama123-1.jpg
ad min16:17 | 09/01/2019

Edhe sot kryeministri Rama vizitoi në Paskuqan të Tiranës një biznes që përfiton nga ulja trefish e tatim fitimit për shkak të rritjes së pragut të xhiros vjetore. Kreu i qeverisë theksoi se paketa e re e taksave për këtë vit ka lehtësuar barrën fiskale  për rreth 11 mijë biznese në vend.

Argumentin se taksat në vend janë ulur për 91% të bisnesit, kryeministri Rama kërkon ta ilustrojë kështu.

“Biznesin e kam hapur që në 2016. Xhiroja kur e kam hapur ka qenë 2 milion, ka shkuar në 5 milion dhe sot jam gati 9 milionë. Sigurisht që uljen e tatim fitimit ne 5% unë paguaja 13.5 milionë lekë tatim, ndërsa tani rreth 4.5 milionë”, tha pronari i biznesit në Paskuqan.

Janë 11 miljë biznese sot në vend të cilave i janë lehtësuar taksat sipas kryeministrit.

“Një gjë që nuk e ka asnjë vend i rajonit, por që e bëjmë sepse duam të stimulojmë punësimin, duam të stimulojmë investimet e brendshme për të marrë një makineri më shumë, për të shtuar më shumë, për të marrë një mjedis më shumë”, u shpreh Rama.

Para këto me të cilat bizneset investojnë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor  duke sjellë shërbim më të mirë dhe paga më dinjitoze për punonjësit, përfundoi kryeministri Rama./abcnews.al

edi-rama123.jpg
ad min13:58 | 04/01/2019

Nga 1 Janari ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale prej së cilës bizneset nga 8 në 14 milionë lekë të reja xhiro vjetore, do të përfitojnë ulje të taksës së tatim-fitimit.  Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej sipërmarrësve përfitues.

Kjo kompani mermeri këtë vit do të paguajë 5% tatim-fitim nga 15 % që ka paguar më herët. Paketa e re fiskale prej të cilës përfitojnë ulje takse bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë ka hyrë në fuqi dhe kryeministri Edi Rama zgjodhi ta nisë vitin e ri me promovimin e saj.

“Unë bëja 100 milionë lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë”, u shpreh pronari i biznesit.

“Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat”, tha Rama. 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë në detyrë, Arben Ahmetaj tregoi dhe kategoritë e tjera të sipërmarrjeve, por dhe qyetarëve që preken nga paketa e re fiskale.

“Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, në kuadrin e shtytjes, mbështetjes së biznesit bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Paketa vazhdon me mbështetje po për bujqësinë, me uljen e TVSH-së, pra me zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore dhe me normë të reduktuar për një sërë aktivitetesh të TVSH-së. Është viti me rritjen më të madhe ekonomike për Shqipërinë krahasuar në rajon”, tha Ahmetaj.

Sipas ministrit Ahmetaj, 91% e sipërmarrjeve në vend paguajnë 0 ose 5% tatim-fitimi dhe 98% e të punësuarve që paguajnë 5.5% taksë pune./abcnews.al

AKSIONI-INFORMALITET-1280x720.jpg
ent ela13:48 | 18/11/2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren për të  identifikuar subjektet me risk. Për periudhën 1 deri në 15 nëntor janë kontrolluar 1,574 subjekte, nga të cilat 758  janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 26.7 milionë lekë.

Bllokim bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor dhe atyre që nuk kanë instaluar pajisje fiskale. Është ky fati i rreth 55 subjekteve në të gjithë vendin pas kontrolleve të ushtruara nga drejtoria e hetimit tatimor.

Ndërsa 700 subjekte të tjera janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor.

Më konkretisht: 268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

12 tatimaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

Kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor janë përqendruar në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë. /abcnews.al

 

 

 

425A4018-1280x853.jpg
ad min15:26 | 17/11/2018

Çdo biznes duhet të bëhet gati nga 600-1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Ky është thelbi i denoncimit të bërë paraditen e së shtunës nga Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Endri Hasa. Sipas opozitës pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.

Aktualisht, sqaroi Hasa, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.  Sipas PD-se kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale. /abcnews.al

hetimi-tatimor.png
ad min11:39 | 02/11/2018

Shkeljet ligjore të biznesit kanë futur në arkën e shtetit rreth 45 milionë lekë në muajin Tetor. Kjo shumë është vlera e penalizimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor ka përcaktuar për 1,422 subjekte nga 4,170 ku u ushtruan kontrolle.

355 prej tyre nuk kanë lëshuar kuponin tatimor, 18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë. Penalizimet e tjera janë për mosdeklarim të punonjësve dhe pasi kanë rezultuar të paregjistruar në organet tatimore.

Kontrollet janë ushtruar në disa qytete dhe në në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin. /abcnews.al

Jorida_Tabaku23janar-1280x853.jpg
ad min15:57 | 04/09/2018

Pas deklaratave të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Shqipëria sipas saj është vendi me borxhin më të lartë publik në rajon dhe kjo tha Tabaku për shkak të mënyrës se si janë manaxhuar financat publike.

Në një koment në Facebook, ajo e cilëson ligjeërimin e ministrit Ahmetaj grotesk ndërsa deklaroi se 60% e investimeve të huaja sipas Bankës së Shqipërisë është produkt i TAP projekt i sjellë nga qeverisja e PD-së. Kur flet për investimet e huaja, ministri Ahmetaj sipas deputetes së PD-së i ngjan një nxënësi të dobët që ka përfituar nga kopja e një nxënësi të mirë.

Ndërkohë nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë citon Komisionin Europian sipas të cilit, vendi ynë rrezikon të përthahet si pasojë e mungesës së projekteve.

“E vetmja arritje personale e ministrit dhe qeverisë lidhet me rënien e kredisë për biznese, por rritjen e lejeve të ndërtimit”, deklaroi deputetja e opozitës.

Ndërkohë Tabaku akuzoi qeverinë se po pastron paratë në biznes ndërkohë që buxhetin po e rishkon nga mosrealizimi i taksave./abcnews.al

TATIMET-NE-JUG.mpg_snapshot_00.56-1280x720.jpg
ad min14:35 | 05/08/2018

Edhe pse janë paralajmëruar, subjektet në jug të vendit kanë vazhduar të operojnë të parregjistruara dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor. Kjo ka bërë që drejtoria e tatim taksave të vendosë bllokimin e tyre për 30 ditët në vijim.

9 subjekte të tjera në jug të vendit janë bllokuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Shkaku sipas inpektorëvë është mos rregjistrimi në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor.
Dy prej këtyre subjekteve të ndëshkuar janë paralajmëruar edhe më parë nga tatimorët që të pajisin klientët me kuponin gjë që nuk e kanë bërë.

Janë kryesisht dyqane, hotele bare e restorante e pika tregëtimi me shumicë e pakicë në rrugën Sarandë-Bistricë, Sarandë Gjirokastër, Livadh, borsh e Himarë.
Shumicës prej tyre nuk i lejohet vazhdimi i aktivitetit për 30 ditët në vijim, duke bërë që të mos përfitojnë asgjë nga sezoni turistik i shumpritur.

Mentaliteti për të nxjerrë të ardhura sa më shumë të munden gjatë verës ka nisur të goditet nga inspektorët e tatim-taksave të cilët kërkojnë që të gjitha bizneset në jug të vendit të funksionojnë sipas ligjit duke mos toleruar asnjë që pretendon se aktiviteti që kryejnë është sezonal.
Prandaj Drejtoria e Hetimit Tatimor tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror./abcnews.al

tatime.jpg
ad min14:03 | 26/07/2018

Mos lëshimi i kuponit tatimor ka ndëshkuar disa restorante të njohura në Durrës e Dhërmi. Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas të cilës ndaj këtyre subjekteve është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike pasi është kontatuar për herë të dytë se nuk kanë dhënë kuponin tatimor për shërbimin e ofruar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor./abcnews.al

turizmi.jpg
ad min13:32 | 16/06/2018

Rreth 2100 biznese në sektorin e turizmit klasifikohen nga tatimet si subjekte me risk. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thotë se i ka informuar këto biznese për të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Përmes një emaili të personalizuar, tatimet deklarojnë se iu kanë kujtuar bizneseve se shitjen e çdo malli apo shërbimi duhet ta shoqërojnë me kupon apo faturë tatimore. Ndërkohë që për të shmanguar penalitetet, punonjësit dhe pagesat duhet të deklarohen në kohë. Po ashtu edhe deklarimi i vlerës reale të xhiros dhe detyrimi për të kryer pagesën.  /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono