biznes

anila-denaj-ibrahimaj.jpg
G. P.11:29 | 31/07/2019

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka prezantuar projektligjin e ri për fiskalizimin e bizneseve, sipas të cilit, sistemi i faturimit për të gjitha transaksionet duke nisur nga data 1 Janar 2020 do të raportohen në kohë reale tek administrata tatimore për të kaluar më pas tek fatura elektronike. Ndërsa drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se sistemi i ri tatimor nuk do të ketë kosto për bizneset dhe do të shmang evazionin fiskal.

“Ky ligj mundëson krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioni të bizneseve në vend bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale, gjenerata e re e kasave fiskale. Nga 1 Janari 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek administrata tatimore në kohë reale bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale ndërsa 1 Janari 2021 për të gjithë transaksionet ndërmjet biznesit me njëri tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Nuk do të ketë kasë të re. Do të ketë një mënyrë të re të përkthimit të të dhënave, por do të ketë një akt të ri, një protokoll i cili është punuar nga kompania që suporton procesin dhe do të ketë një kosto që mund të jetë API. Ne po punojmë me AKSH-in që të prodhojmë një AP që të jetë falas për tatimpaguesit”, tha Denaj./ABC News Albania 24/7

14587864-7122989-image-a-2_1560146759466.jpg
Sej rie14:10 | 10/06/2019

Një bandë shqiptare në Londër ka dalë përpara gjykatës. 9 të rinj shqiptarë të moshës nga 19 deri 24-vjeç, akuzohen nga drejtësia britanike se kanë furnizuar me drogë banorët e Tunbridge Wells. Anëtarët e bandës ishin në dispozicion të banoreve për 24 orë, ku mjaftonte një telefona dhe ata menjëherë ishin pas derës së klientëve. Grupi e kryente shërbimin në formën e një call center-i dhe numri ku klientët bënin porosinë ishte ’24 / 7 ‘.

“Ishte një model i thjeshtë dhe i qëndrueshëm biznesi”, u dëgjua të thuhej në gjykatë për grupin. Sipas hetime ata kishin arritur të dorëzonin 1.500 porosi në një javë vetëm në Korrik të vitit të kaluar, ku fituan së paku 60.000 dollarë. Simon Taylor, prokurori i çështjes tha në gjykatë: “Organizatorët e rrjetit e shisnin drogën me katering dhe nuk flisnin gjatë gjithë kohës në telefon. Ata e hapnin telefonin vetëm për të konfirmuar porosinë”, raporton The Sun.

Më tej bëhet e ditur se porositë bëheshin gjithmonë nga i njëjtin qytet. Policia i kishte kapur në flagrancë anëtarët e grupit dhe ata ishin shprehur se po e blinin dhe nuk po  shisnin lëndën narkotike.

Një anëtar i bandës ishte filmuar duke i hedhur para një këngëtareje në një klub nate, ndërsa një tjetër duke lëvizur me Range Rover  e tij. Kur u arrestuan, një nga burrat kishte një sasi të kokaine me vlerë prej 2,000 euro dhe një tjetër kishte një sasi kokaine me vlerë 8,000 euro. Të nëntë djemtë vepronin nga Londra në Kent, të cilët u shpallën fajtorë për shitje kokaine do të dënohen gjatë këtij muaji./abcnews.al

ngjarja-e-rende.jpg
G. P.08:10 | 04/06/2019

Nje shpërthim i fuqishëm me eksploziv është dëgjuar në orët e vona të natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi në rrugën Transbllkanike në Vlorë, teksa shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.

Blutë e Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për vendosjen e një sasie rreth 150 gramë lëndë eksplozive. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të godinës.

Nga informacionet e policisë mësohet se janë parë dy persona në vendin e ngjarjes, ndërsa është shoqëruar një tjetër në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mësohet se biznesi (rrobaqepsi) është në pronësi të një egjiptiani./ABC News Albania 24/7

ca605439-85fb-4ddf-890c-c1244aa630bf-1-696x465.jpg
Sej rie20:30 | 05/05/2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një vizite në qarkun e Kukësit ka inspektuar disa nga institucionet kryesore që ofrojnë shërbime publike për qytetarët, ku u ndalur në një biznes fason në të cilin janë punësuar 105 punonjëse me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës. Ministrja Balluku  vlerësoi investimin dhe u shpreh se ky është një shembull të cilin duhen ta ndjekin edhe sipërmarrës të tjerë. Gjatë vizitës në qarkun e Kukësit Ministrja Balluku në inspektimin e saj u ndal në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe në spitalin Rajonal të Kukësit ku pa nga afër punimet për ndërtimin godinës së re të këtij spitali ku do të përfshihen bllokun operator dhe urgjenca si dhe maternitetin. Balluku vlerësoi punën e punonjësve të DRSHTRR Kukës pasi ofrojnë shërbim të shpejtë për qytetarët dhe shmangin pritjen dhe sorollatjen në sportele./ABC News Albania 24/7

berar-1280x686.jpg
G. P.11:16 | 07/04/2019

Një nga bizneset fasone më të mëdha të qytetit, ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar janë futur në ndërmarrje dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme lekësh në zyrat e administratës.

Biznesi ndodhet në hyrje të qytetit të Beratit, në anë të rrugës nacionale Berat-Lushnje, në zonën e ish/kombinatit të tekstileve. Sipas policisë kanë qenë 2 persona të maskuar dhe të mirinformuar në lidhje me pozicionimin e kamerave të sigurisë dhe zyrave të kësaj ndërmarrjeje.

Deri tani nuk bëhet e ditur asnjë pistë e policisë rreth kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as shuma e parave të grabitura./abcnews.al

edi-rama1237.jpg
G. P.16:31 | 12/01/2019

Kryeministri Rama vizitoi një biznes në Kamëz ku foli për lehtësirat që qeveria i ka ofruar bizneseve. Rama tha se rritja e fashës së biznesit që paguan vetëm 5% tatim-fitimi në vit ndihmon jo vetëm kompanitë që të rriten dhe të shtojnë fuqinë punëtore.

“Gjëja që për ne është shumë e rëndësishme, është pjesa që, të lehtësohet maksimalisht kjo fashë e biznesit edhe të ketë më shumë punësim, por të dalë dhe në dritë edhe e gjithë pjesa financiare, në mënyrë që të mos ketë në masën që ka pas për të gjithë këto vite fshehje dhe informalitet, sepse na ndihmon në të gjithë procesin e konsolidimit dhe transparencës së ekonomisë”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se ulja trefish e taksave për Shqipërinë që punon dhe fiton përmes punës është një mbështetje e sigurtë për rritjen e ekonomisë, punësimit dhe investimeve zhvilluese në ndërmarrjet e vogla./abcnews.al

TRUMP-PROKURORI.mpg_snapshot_00.02.jpg
G. P.08:51 | 01/12/2018

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur bizneset në Rusi, duke deklaruar se gjithçka që ka bërë ka qenë legjitime dhe njëkohësisht e mrekullueshme. Kreu i shtetit ka akuzuar ish-avokatin e tij se mashtron për një projekt të planifikuar në Moskë, për të cilin sipas tij kishin dijeni të gjithë.

Presidenti Donald Trump mbrojti të premten marrëveshjet e biznesit të bëra në Rusi para se të bëhej kryetar shteti. Përmes një seri postimesh në profilin e tij në Tëitter, Trump tha se bizneset e tij në Moskë kishin qenë legjitime, edhe pse më pas ai ishte tërhequr prej tyre. Presidenti amerikan u shpreh se e hetimet mbi pasuritë e tij janë një gjueti shtrigash, vetëm e vetëm pse ai është një njeri i suksesshëm.

“Unë jam një biznesmen i zoti që bën një jetë të lumtur. Ndërkohë, vendi ynë ecën në drejtim të gabuar”, deklaroi Trump, duke iu referuar hetimeve të “Russiagate”.

Reagimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas zërave se para zgjedhjeve presidenciale të 2016-s ai kishte qenë në kontakt me një zëdhënës të Kremlinit, për një dhuratë për presidentin rus Vladimir Putin. Bëhet fjalë për një apartament me vlerë 50 milionë dollarë, pjesë e projektit për ndërtimin e një kulle Trump në Moskë.

“Bizneset e mia janë të ligjshme dhe të mrekullueshme. Fola për to në fushatë, tregova se kisha parë mundësinë për të ngritur një ndërtesë diku në Rusi, por nuk derdha asnjë lek dhe nuk e bëra”, tha Trump.

Lajmi u publikua në mediat amerikane, që citonin një bashkëpunëtor të miliarderit dhe ish-avokatin e tij personal Majkëll Kohen.

“Kohen mashtron për një projekt për të cilin kishin dijeni të gjithë. Ne ishim shumë transparentë për atë që bëmë”, vijoi presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën linjë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders deklaroi të premten se hetimi për mpleksjen e presidentit me palën ruse është një lojë gjuetie shtrigash.

“Por për fat të keq, kjo lojë po dëmton marrëdhëniet tona me Rusinë”, tha Sanders. Zëdhënësja sqaroi megjithatë se motivi i anulimit të takimit të Trump me presidentin Putin në Argjentinë ishte kriza ukrainase./abcnews.al

fier.jpg
G. P.15:15 | 18/07/2018

Turistët e huaj kryesisht ata të Evropës Lindore nuk zgjedhin Shqipërinë vetëm për rivierën e bukur që ajo ka, por shumë prej tyre vijnë në vendin tonë pasi është lehtësisht i ekspozuar nga mashtrimet online. Rusët mbajnë vendin e parë që arrin të mashtrojnë operatorët turistikë në Shqipëri pasi arrijnë të hakerojnë kartat bankare duke kryer pushime në resortet luksoze.

Kur jemi në kulmin e sezonit veror, rastet e mashtimeve online nëpërmjet rezervimeve në hotelet dhe resortet në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Rasti konkret është denoncuar në prokurorinë e Tiranës, thekson shefi i Seksionit për Krimin Kumpjuterik, Artan Dashi, ku turistët e huaj, pasi kishin klonuar kartat bankare, kryen pushimet dhe u larguan pa paguar asgjë.

“Një haker ka marrë një kartë bankare të klonuar dha ia ka dhënë X hoteli, duke i dhënë autorizimin sikurse është pronar i vërtetë i asaj karte. Ai ka pronotuar një javë pushime në Tiranë dhe shuma e shpenzuar është e konsiderueshme. Nga verifikimi të dhënave të kartës nga banka kanë rezultuar të klonuara. Në këtë rast pronari i hotelit ka humbur një shumë prej dy mijë eurosh”.

Ndërkohë operatorët turistikë duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë drejtim. Sipas Dashit, ata duhet të mos pranojnë pronotime nëpërmjet faqeve ruse të internetit, pasi një pjesë e mirë e tyre janë lehtësisht të hakerueshme.

“Operatorët duhet të kërkojnë numra telefoni dhe adresa e-mail shtesë dhe të mos pronotojnë nëpërmjet faqe online, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Personat më të dyshimtë për ta bërë këtë mashtrim janë ata që vijnë nga Europa Lindore sidomos shtetasit rus”.

Edhe pse ka më shumë se 3 vite që bëhet apel për të mos blerë automjete online përsëri shqiptarët i shpërfillinin këto njoftime.

Nga viti 2015 e deri në gjashtë mujorin e parë të 2018 mbi 200 qytetar janë mashtruar nga blerjet e automjeteve nga faqet e internet, ndërsa dëmi llogaritit në rreth 300 mijë euro./abcnews.al

malta.jpg
G. P.21:52 | 23/05/2018

Të rinjtë shqiptarë kanë mundësi punësimi sezonale në Maltë. Kjo është një ndër marrëveshjet që Shqipëria dhe Malta kanë nënshkruar dy ditët e forumit të biznesit. Të tjerat kanë të bëjnë me sektorë për zhvillimin ekonomik dhe social të dy vendeve.

Nga historia e suksesit të “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare. Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri që u zhvillua në ishullin e Gozos.

Ilir Meta:“Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona”.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për kreun e shtetit është bashkëpunimi afatgjatë i dy vendeve. Ai në fushën e arsimimit dhe të formimit professional, të cilët do të konkretizohen me mundësi të shumta për të rinjtë.

Ilir Meta:“Ashtu sikurse kemi rënë dakord për të punuar dhe për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë, pasi Malta është në kërkim të një fuqie punëtore të re për shkak të rritjes ekonomike mjaft impresionuese që ajo po përjeton, por njëkohësisht këta të rinj përveç mundësisë për t’u punësuar në mënyrë sezonale do të kenë edhe mundësinë për të fituar eksperienca mjaft pozitive që do t’u shërbejnë për të ardhmen në vendin tonë”.

Vizita e kreut të shtetit shqiptar u vlerësua si shumë e rëndësishme nga ana e Presidentes së Maltës.

Marie-Louise Coleiro Preca, Presidente e Maltës:“Por më i rëndësishëm është fakti se ne jemi duke ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera politike, diplomatike mes dy vendeve, duke i transformuar ato në bashkëpunime dypalëshe për zhvillimin social dhe ekonomik të dy vendeve tona”.

Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gozos./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono