bizhuteri

policia-compressor-1-1.jpg
nev ila10:07 | 31/08/2019

Finalizohet operacioni “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Operacioni është kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 2 ku janë vënë në pranga tre shtetas.

I vjedh celularin në rrugë nga çanta një shtetaseje, identifikohet dhe arrestohet autori. Në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje. Në pranga kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësit”, si rezulat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”.

E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.

R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.

Shtetasi P.K., në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.

Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M”./abcnews.al

TiranëFinalizohet operacioni “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga tre shtetas.I vjedh celularin në rrugë nga çanta një shtetaseje, identifikohet dhe arrestohet autori. Në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje. Në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësit”, si rezulat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit: P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”. E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.Shtetasi P.K., në rrugën "Myslym Shyri", i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 31 août 2019

epalivethree011400-3602345-854x480.jpg
ad min21:30 | 23/06/2019

Nëntë shqiptarë dyshohen se janë autorë të rreth 70 vjedhjeve, të kryera në komunat përreth qytetit francez  Montpellierit.  Sipas autoriteteve franceze të gjithë personat e arrestuar ishin anëtarë të një rrjeti.

Të dyshuarit u arrestuan të mërkurën në një shtëpi në Montpellier, ku në aksion morën pjesë  130 xhandarë, të mbështetur nga CRS dhe policia në kufi.

Bizhuteri, armë dhe makina ishin mallrat të cilat u sekuestruan gjatë aksionit.

Persona e ndaluar u identifikuan pas marrjes së mostrës së ADN-së, përgjimit të telefonave dhe dëshmive.

Shërbimet e xhandarmërisë do të ndjekin procedurat për të gjetur pronarët e këtyre mallrave të sekuestruara. Ndërsa anëtarët e grupit do të merren në pyetje dhe do të dalin ditët në vijim përpara drejtësisë franceze./abcnews.al

Policia-gjermane-1280x960.jpg
nev ila12:20 | 17/05/2019

Në një njoftim për median policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Gjerman. Operacioni ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave ka arritur të finalizohet me arrestimin A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania.

Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të këtij shtetasi shqiptar.

Ky shtetas ishte person i shpallur person në kërkim evropian,  i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”,  kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumente për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet.

Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani,  Task Forca “Anti – Skifter”  dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna  për dokumentimin e plotë  ligjor të aktivitetit kriminal  të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani  është provuar se  ka kryer  25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018  në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal. Operacioni “Anti – Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, beri me dije në njoftimin e saj policia e shtetit./abcnews.al

habilaj-4-vjet.jpg
ad min12:47 | 21/12/2018

Antonio Riela një nga të arrestuarit në operacionin Rosa Dei Venti, ka rrëfyer për hetuesit italianë detaje për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si dhe për rolin e Moisi Habilaj në këtë rrjet. Agjencia italiane e lajmeve Meridionjus ka publikuar pjesë të procesverbalit të marrjes në pyetje të Rielas nga hetuesit italianë.

Kanë nisur të flasin por pa dhënë emra. Janë disa nga të hetuerit në procesin për të arrestuarit në operacionin “Rosa dei Venti”. Agjencia e lajmeve “Meridionjus: e cila që në fillim ka publikuar informacione eksluzive për këtë çështje, në një publikim të datës 21 dhjetor shkruan se janë disa nga të akuzuarit për trafik dorge që kanë pranuar të flasin me hetuesit italianë. Dhe pse nuk jepen emra thuhet se ata janë të njohur, sidomos në Shqipëri, pasi në periudhën 2013 – 2015 krijuan një rrjet të madh trafiku droge e që tashmë rrezikojnë dënime të rënda. Në qendër të hetimeve janë sasi të mëdha marijuane të blera nga sicilianë dhe më pas të shitura në Katania dhe në zonat përreth. Një veprimtari ku përfitoheshin me miliona euro.

Meridionjus citon ndër të tjera dëshminë e 47 vjeçarit nga Katania Antonio Riela, i cili pohon se shqiptarët shkonin tek ai për të rënë dakord për çmimin dhe për ti dorëzuar ngarkesën të cilën ai ia shiste klientëve të tij. Riela akuzohet se është një nga blerësit e drogës. Në marrëdhënie të ngushtë miqësore me Moisi Habilaj, Riela përfundoi në burg në tetor të 2017-s dhe tashmë mediat italiane kanë mundur të publikojnë procesverbalin e marrjes në pyetje. Përgjigjet e tij përmbajnë akuza, pranojnë faje, por ka dhe moment kur ai nuk dëshiron të flasë e as të japë emra.

Por Riela tregon detajet e udhëtimit të ngarkesave të marijuanës në det apo mbrojtjen institucionale që kishte grupi në fjalë. Sipas tij Habilaj e qetësonte duke i thënë se mbrohej nga një njeri i rëndësishëm në Shqipëri, që njëkohësisht e lejonte të eksportonte sasi të mëdha marijuana. Por Riela thotë se nuk e mban mend emrin e këtij personi. Ai gjithashtu pranon se ka shoqëruar Moisi habilaj tek një shitës bizhuterish të çmuara, që banonte pas gjykatës së Katanias. Ai dinte që Habilaj do të shkonte në Shqipëri, pasi në dhjetor të 2013-s bleu dy byzylykë me diamantë me vlerë prej katër mijë eurosh.

Por blerja e bizhuterive, vijon më tej Meridionjus, është konfirmuar dhe nga vetë Habolaj në një bisedë të përgjuar. Duke folur për hetuesi ky i fundit e pranon që i ka blerë dhe se ato ishin për bashkëshorten e Fatosh, njeriu që sipas tij është shefi i tij në trafikun e paligjshëm të drogës. Habilaj aktualisht rrezikon 18 vjet burg. Nezir Seiti një tjetër i arrestuar që më pas u ekstradua në Itali nga Shqipëria, pranoi për hetuesit se paratë e fituara nga shitja e drogës i fshihnin në kutitë e ilaçit të rrobave dhe niseshin me target nga Italia për në Shqipëri./abcnews.al

C_2_articolo_3162578_upiImagepp.jpg
ent ela10:38 | 11/09/2018

800 mijë euro është vlera e bizhuterive të grabitura në një nga suitat e hotelit Ritz në Paris. Bizhuterisë i përkasin një princeshe saudite, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa lajmi është konfirmuar nga policia franceze.

Një princeshë saudite ka denoncuar se i kanë grabitur bizhuteri me një vlerë prej 800 mijë eurosh në suitën e saj në hotelin Ritz në Paris. Lajmi është konfirmuar dhe nga policia franceze sipas së cilës grabitja është kryer pasditen e të premtes. Bizhuteritë e princeshës, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk ndodheshin në kasafortë dhe në derën e dhomës nuk kishte asnjë shenjë për hyrje me dhunë. Nga menaxherët e hotelit të famshëm nuk është bërë ende një deklaratë për mediat. Por nëse një gjë e tillë konfirmohet atëherë kjo do të ishte grabitja e dytë e bujshme në hotelin luksoz parizien.

Kjo pas grabitjes në muajin janar ku në dyqanet e hollit u grabitën bizhuteri për një vlerë prej 4 milionë euro, por që u gjetën nga policia dhe iu rikthyhen pronarëve. /abcnews.al

policia-8.jpg
ad min19:44 | 30/01/2018

Autoritetet e Cortemilia-s në Itali kanë arrestuar një shqiptar, 31 vjeç, për vjedhje të disa banesave.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia pas një ndjekjeje të një makine tip “Peugeot 407” në Bormida, ku gjendeshin tre shqiptarë.

Ishte ky momenti, kur pas një verifikimi u arrestua vetëm 31-vjeçari.

Në makinë, autoritetet sekuestruan një levë dhe disa kaçavida, që shqiptari i kishte përdorur për vjedhje si dhe disa bizhuteri e stoli, të cilat me shumë mundësi janë vjedhur gjatë natës së të hënës.

Gjithashtu, policia gjeti edhe dy ora me vlerë 1000 euro, të cilat iu kthyen zotëruesve të tyre në provincën e Savonës./abcnews.al

vlcsnap-error941-2-1280x720.jpg
ad min21:53 | 11/01/2018

Autoritetet kanë rikuperuar një pjesë të bizhuterive të grabitura në një dyqan luksoz të një hoteli në qendër të Parisit. Policia është ende në kërkim të dy hajdutëve, ndërsa 3 të tjerë që u arrestuan në vendngjarje janë marrë në pyetje. Sendet e grabitura kapin një vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Një pjesë e sendeve të grabitjes së kryer të mërkurën në argjendarinë e “Hotel Ritz” u gjetën në qendër të Parisit. Bizuhteritë u rikuperuan në kohën e arrestimit të tre prej pesë burrave të bandës së armatosur. Një nga dy hajdutët në arrati gjithashtu ka humbur një qese që përmban bizhuteri, të cilën ia kishin dhënë tre bashkëpunëtorët.
Ata fillimisht kishin thyer xhamin e dyqanit luksoz në kryeqytetin francez duke përdorur disa sëpata.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit nga hetuesit, 3 persona kishin hyrë nga pjesa e xhamit të thyer dhe jo nga hyrja kryesore e pallatit “Vendome”, ndërsa dy të tjerët prisnin jashtë. Në momentin e arratisjes, 3 hajdutët që ishin brenda argjendarisë tentuan të dilnin por pjesa e xhamit të thyer ishte e bllokuar. Në këtë mënyrë ata, kanë lëshuar bizhuteritë e grabitura tek dy personat që prisnin jashtë. Më pas përfunduan në prangat e policisë.

Ndërsa, dy personat e tjerë janë arratisur, njëri me makinë dhe tjetri me motor. Gjatë tentativës, ky i fundit ka humbur çantën me bizhuteri. Mediat shkruajnë se sendet e vjedhura kapin vlerën e rreth 4 milonë euro. Ndërkohë, 3 të arrestuarit janë marrë në pyetje nga policia franceze. Ndërsa vazhdojnë kërkimet për 2 të tjerët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono