bisedat

kim-1280x654.jpg
ent ela15:02 | 13/07/2019

Pas dorëheqjes gati të detyruar të ambasadorit britanik në Uashington, Britania e madhe ka nisur hetimet për rrjedhjen e informacioneve në media, ku u publikuan biseda konfidenciale të ish ambasadorit. Ky i fundit e konsideronte kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp si të paaftë dhe të paqëndrueshëm.

Britania e Madhe policia ka nisur hetimet penale për rrjedhjet e informacionit në shtyp,  të kabllogrameve diplomatike kundër presidentit amerikan Donald Trump, gjë që shkaktoi dorëheqjen e ambasadorit britanik në Uashington.

Njësia anti-terroriste e Policisë Metropolitane te Londrës, e cila ka përgjegjësinë kombëtare për të hetuar akuzat për veprat penale të ligjit mbi sekretet zyrtare, ka hapur një hetim penal, konfirmuan burime zyrtare të policisë londineze në një deklaratë. Hetimet nisën pasi publikimi i opinioneve të ish ambasadorit britanik në SHBA, ku e cilësonte kreun e Shtëpisë së Bardhë si të paaftë dhe të paqëndrueshëm, kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Këto rrjedhje informacionesh konfidenciale zemëruan presidentin amerikan, i cili ndërpreu marrëdhëniet diplomatike ambasadorin Kim Darroch, të cilin e quajti një “djalë shumë budalla”. Donald Trump gjithashtu kritikoi ashpër Kryeministren konservatore në largim, Theresa May, e cili tregoi mbështetjen e saj për diplomatin. Ambasadori njoftoi dorëheqjen e tij të mërkurën e kaluar.

Publikimi i këtyre kabllogramëve cilësohet nga autoritet britanike si  “shkelja më e madhe e besimit. Pas këtyre reagimeve të Londrës zyrtare, më i zbutur me këtë situatë është shfaqur dhe  presidenti amerikan Donald Trump, i cili të premten i uroi “fat të mirë” ish ambasadorit britanik si dhe u tha gazetarëve në Uashington se Londra duhej të zgjidhte problemin e saj të “rrjedhjes” së informacionit. /ABC News Alnbania 24/7

damian-gjiknuriiii.jpg
Sej rie21:45 | 17/06/2019

Damian Gjiknuri ne funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër në 2016 kur janë bërë përgjimet para zgjedhjeve për kreun e bashkisë Peshkopi, reagon duke u shprehur se në bisedat e tij telefonike, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë.

“Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit”, shkruan Gjiknuri në “Facebook”.

Sipas tij, ky spekulim bëhet për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri mbështet dhe inkurajon prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor./ABC News Albania 24/7

PD-PER-REAGIMET-PER-DAJTIN-1280x720.jpg
ent ela16:06 | 10/02/2019

Të vonuar dhe të shtrënguar e quan Partia Demokratike  reagimin e Minsitrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë lidhur me rastin e Dritan Dajtit.

Vrasësi i 4 dëshmorëve të atdheut Dritan Dajti – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike –është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.  PD deklaron se Ministrja e drejtësisë duhet ti kërkojë prokurorisë zbardhjen e përgjimeve nga burgu të Dritan Dajtit dhe ti thotë shqiptarëve se me kë komunikon ai, kë shantazhon vrasësi i katër policëve dhe kush i ka dalë garant për lirimin e tij të shpejtë?

Për selinë blu faktët tregojnë se Rama e kishte nën kontroll Gjykatën e Lartë kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dajtin. Madje ai heshti ndaj vendimit skandaloz qq i siguron Dajtit liri të shpejtë. Kjo është gjë jo e re, sipas Partisë Demokratike, pasi në qeverisjen e Edi Ramës të gjitha bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë. /abcnews.al

KRONIKE-LUL-BERISHA-XHUXHI-1280x720.jpg
ent ela16:14 | 24/10/2018

Në materialin e dërguar në gjykatë nga prokuroria në kuadër të hetimeve që i paraprinë operacionit “Volvo 4” përmendet dhe emri i Lulzim Berishës. Ai rezulton të ketë patur komunikim me njërin prej personave kryesorë të akuzuar për grupin e strukturuar kriminal. Ndërkohë në përgjime flitet dhe për një person të thirrur Xhuxhi, ku ndër të tjerë flitet për vende pune.

U bë jo pak zhurmë në fundjavë rreth kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Lulzim Berishës në Durrës. Ish- i dënuari si drejtues i bandës së Durrësit, aktualisht i lënë i lirë nën masën e sigurisë së detyrimit për paraqitje, nga kontrolli në banesë doli i pastër.

Por, ndërkohë emri i tij figuron në dosjen hetimore si një prej personave me të cilët cilët kishin kontakt personat e vënë në qeli në kuadër të operacionit të koduar “Vol vo 4”.

Konkretisht sipas materialeve të prokurorisë më të cilat është kërkuar masa e arrestit për 44 shtetasit nën hetim, lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë evidentuar gjatë shumë përgjimeve. Mes  tyre rezulton se ai ka patur dhe një bisedë me shtetasin lulzim Berisha, te cilit i ka kërkuar një numër telefoni për një kontakt të tij. Berisha duket se ia ka dërguar numrin e kërkuar. Ndërkohë thuhet në materialin e përgatitur nga prokuroria gjatë bisedave mes Kalajt dhe Avdylit flitet dhe per nje person te cilit nuk i drejtohen kurrë me emër, por e thërrasin xhuxhi. Dhe ne komunikimin mes tyre flitet edhe per vende pune. Prokuroria në përgjimet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve nuk bën të ditur nëse ka edhe përgjime të tjera ku janë regjistruar biseda të Lulzim Berishës me personat e vënë në pranga në kudër të grupit të strukturuar kriminal, apo nëse sqarohet se kush personi të cilët të arrestuarit i referohen në biseda me pseudonimin Xhuxhi. Ndërkohë në komunikimet e zbardhura ka edhe një bisedë mës Jasin Kalës dhe Shkëlqim Avdylit ku flasin për arrestimin e një personi të cilin e thërrasin Bulku, arrestim i cili shkakton shqetësim mes anëtarëve të këtij grupi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono