birmingem\

Birmingham-explosion.jpg
G. P.22:49 | 13/02/2018

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Birmingemit, në Angli. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë izoluar perimetrin përreth Teatrit të Repertorit. Nga raportimet e mediave britanike mësohet se shpërthimi ka ndodhur në bazamentin e teatrit, që ndodhet në një zonë të frekuentuar nga të rinjtë për jetën e natës. Autoritetet kanë deklaruar se stafi i teatrit është evakuuar, ndërkohë që u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen zonës. Të dhënat paraprake flasin për një defekt teknik dhe për fat të mirë nuk janë regjistruar viktima./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono