binjaket

BINJAKRT-SHQIPTARE-1280x782.jpg
Sej rie15:08 | 24/04/2019

Serena dhe Ina Sinani, dy motrat binjake nga Shqipëria, arritën të kthejnë të katër anëtarët e jurisë të “The Voice” në Itali. Me këngën “Shumë pis” të Era Istrefit dhe Ledri Vulës, “Sindolls” – “Kukullat e mëkatit”, kaluan me shumë sukses provën e parë të konkursit prestigjoz. Dy motrat shqiptare Serena dhe Ina Sinani kanë mahnitur jurinë e The Voice of Itali falë zërit dhe talentit të tyre.

Fillimisht anëtarët e jurisë kanë qenë në dyshim nëse bëhej fjalë për një apo dy zëra.

Gue, Xhixhi, Eletra dhe Morgan katër anëtarët e Jurisë, nuk kanë kursyer komplimentet gjatë performancës së vajzave.

Nuk është keq. Por nuk e kuptoj atë që thonë

Dhe më interesante ishte fakti se të katërt anëtarët e jurisë kthyen karriget e tyre të gjithë së bashku për t’i kërkuar në skuadrën e tyre.

Pasi u prezantuan dhe sqaruan jurinë se kishin kënduar në shqip, “Sindolls” prezantuan veten si repere por dhe si tekstshkruese. Pavarësisht këmbënguljes së secilit anëtar të jurisë për ti pasur në skuadër, ato zgjodhën artistin e njohur Gue Pekueno, për të cilin thanë se është një frymëzim i madh.

Motrat 20 vjeçare u përqafuan me prindërit e tyre pas kuintave, ku në gjuhën shqipe babai u tha se ndihej krenar për to./abcnews.al

223520577-7727e44f-b398-4551-a66b-56883281a2e7.jpg
ent ela19:45 | 25/01/2019

Dy hajdutë shqiptarë janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane, e cila nuk është në gjendje t’i dënojë ata për vjedhjet e shumta. Shkak për këtë dështim të autoriteteve të vendit fqinj është bërë fakti se vëllezërit Trushi, përveç se binjakë në pamje kanë edhe një ADN identike.

Eduard dhe Edmond Trushi, vëllezërit shqiptarë të njohur edhe si “binjakët Lypen”, i kanë shpëtuar sërish ndëshkimit të drejtësisë italiane. Në procesin e fundit të mbajtur ndaj tyre në Gjykatën e Veronës historia është përsëritur, të dy ata janë shpallur të pafajshëm për mungesë faktesh. Shkak për shfajësimin e radhës nuk është bërë paaftësia e autoriteteve italiane, por trashëgimia gjenetike e dy vëllezërve. Binjakët Trushi kanë një kurrikulum të gjatë bëmash kriminale në veri të Italisë, ku kanë kryer një seri grabitjesh të suksesshme, për shkak të të cilave janë pagëzuar me emrin e hajdutit të famshëm. Gjurmët e ADN-ve të rekuperuara në vendngjarje të ndryshme nuk kanë shërbyer kurrë për t’i futur në grackë, pasi hemozigotët e tyre janë identikë. Sipas hetuesve italianë, ajo që mund t’i dallojë dy 33-vjeçarët janë karakteristika thuajse të padukshme, që mund të zbulohen vetëm përmes analizave të thella dhe të vështira. Deri atëherë, se cili e kreu vjedhjen, Eduardi apo Edmondi, do të mbetet një mister edhe për faktin se as gjurmët e gishtave, që dy vëllezërit i kanë të ndryshme, nuk kanë shërbyer për të hedhur dritë mbi krimet e tyre. Në çdo vjedhje ata janë treguar të kujdesshëm duke përdorur doreza./abcnews.al

kinaaa.jpg
G. P.23:53 | 26/11/2018

Në Kinë pretendohet të jenë krijuar qëniet para njerëzore në botë me ADN të modifikuar, dy vogëlushe binjake që kanë lindur një muaj më parë dhe që kanë imunite nga Aids.

Një shkencëtar kinez pretendon se ka krijuar qëniet e para njerëzore në botë të modifikuara gjenetikisht. Bëhet fjalë për dy binjake të cilat kanë ardhur në jetë një muaj më parë, ADN-ja e të cilave është modifikuar me një mjet të ri të fuqishëm në gjendje për të rishkruar kodin gjenetik. Një shkencëtar amerikan phon se ka marrë pjesë në këtë proces në Kinë ku është përdorur një teknikë e cila në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar. Ndryshimet e ADN-së mund të kalojnënë brezat e ardhshëm dhe rrezikojnë të dëmtojnë gjene të tjera. Por nëse lajmi do të konfirmohej do të ishte një kapërcim shumë i madh përpara si në fushën e shkencës ashtu dhe atë në etikës.

Shumë shkencëtarë tradicionalë mendojnë se është shumë e rrezikshme si përpjekje dhe disa prej tyre e kanë cilësuar këtë sipërmarrje kineze si një eksperiment njerëzor. Shkencëtari He Jiankui nga Shenzhen, deklaroi se ka përzier embrionet e shtatë cifteve gjatë trajtimeve të fertilitetit, me një shtatzani të përfunduar. Objektivi i tij, nuk ishte kurimi apo parandalimi i një sëmundje të trashëgueshme, por aftësinë për ti rezustuar infeksionit të Sidës. Ai tha se prindërit e përfshirë kanë refuzuar të identifikohen apo të intervistohen, si dhe të japin ndonjë të dhënë për vendin ku jetojnë dhe punojnë. Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur për kërkimet e tij, të cilat nuk janë publikuar në shtyp, ku dhe mund të ekzaminoheshin nga ekspertë të tjerë./abcnews.al

rama111-1280x616.jpg
ent ela18:33 | 26/09/2018

Në fushatën e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste dhe llogaridhënies së drejtuesve vendorë, kryeministri Edi Rama i ka mëshuar sërish vendimit të qeverisë për rritjen e shpërblimit të çifteve që sjellin në jetë fëmijë. Kështu, kryeministri sqaroi se përveç atyre që sjellin në jetë fëmijën e parë dhe që do të marrin 400 mijë lekë, fëmija i dytë 800 mijë dhe i treti 1 milion e dyqind mijë, Rama foli edhe për rastet kur ka binjakë apo trinjakë.

“Çdo fëmijë që lind në Shqipëri kur lind është fëmija i parë mos të marrë më atë bonusin prej 50 mijë lekësh, por të marrë 400 mijë lekë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, fëmija i dytë 800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë 1 milion e 200 mijë lekë. Kur janë binjakë, do marrin të dy sikur janë të dytë, pra 800 edhe 800. Kur janë trinjakë të marrin të tre sikur janë të tretët tre herë nga një milion e 200”, u shpreh Rama.

Për kryeministrin kjo është një masë e arsyeshme dhe pozitive që vjen sot në bazë të mundësive të krijuara, si rezultat i reformave dhe konsolidimit të ekonomisë.

“Nuk është çështja që t’i hyjmë kësaj pune për 400 mije lekë nëse shohim si e bëjnë vendet e tjera me këto shifra ne nuk jemi të fundit nga ata që e bëjnë. Ka vende të zhvilluara që e bëjnë vetëm për familjet në nevojë, ka vende që e bëjnë për të gjithë. Është një masë e arsyeshme pozitive që nuk vjen sot ngaqë na lindi sot në zemër që ta bëjmë, por sepse sot na u krijua mundësia.  Çdo prind sot në moshën e Pandit dhe timen që jam shumë më i ri se Pandi duhet ta kuptojë se reformat nuk mund të sjellin dot atë që prindërit kanë dashur dhe merituar për vete, por për atë që duan dhe meritojnë fëmijët e tyre, sepse janë rezultatet që do të vijnë në kohë. Kjo është rezultat i reformave dhe konsolidimit të ekonomisë dhe financave”.

Rama përmendi gjithashtu edhe rritjen e pagave për mësuesit dhe ushtrinë.

“Jemi në këto kushte dhe kemi mundësi të re. Kemi mundësinë të rrisim pagat për mësuesinë dhe ushtrinë pas shumë vitesh, ndërkohë që kemi rritur pagat për policinë më shumë se asnjëherë më parë tani do fokusohemi në këto 3 fusha, do rrisim pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, ushtrinë, por edhe të tjerët”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono