bill de blasio

bill-de-blasio.jpg
G. P.16:10 | 11/09/2019

Kryebashkiaku i New York Bill De Blasio ka vendosur të taksojë çdo robot që zëvendëson punën e njerëzve në sipërmarrjet e mëdha. Sipas tij kjo gjë do të kufizojë pushimet nga puna.

Taksa për robotët për të kufizuar pushimet nga puna. Është ky projekti i ri i kryebashkiakut të New York Bill De Blasio, njëkohësisht kandidat për zgjedhjet paraprake të demokratëve për presidencialet e 2020-ës.

Masa mbështetet nga krijimi i një agjencie federale për kontrollin e automatizimit. Ideja nuk është e re, për herë të parë ishte Bill Gates në vitin 2017 që e përmendi. Madje është diskutuar dhe në Parlamentin Europian.

De Blasio theksoi se nëse projekti do të realizohej, nuk do të ketë nevojë për të zgjedhur mes risive teknologjike dhe të drejtës për punë.  Një masë tjetër në kuadër të këtij projekti është dhe vendosja e një takse mbi robotët, taksë e cila do të aplikohet në sipërmarrjet e mëdha.

Sipërmarrjet të cilat vendosin të zëvendësojnë njerëzit me robotë duhet të paguajnë një taksë pesëvjeçare për çdo nëpunës nga i cili vendosin të heqin dorë. Këto fonde më pas do të ri investoheshin në projekte infrastrukturore dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas De Blasio, ata që do të mbeten të papunë ndoshta duhet të ndërrojnë sektor dhe të përfitojnë njohuri të reja, por ndërkohë do të vijojnë të marrin një pagë dhe  të ndihen të dobishëm për shoqërinë./ABC News Albania 24/7

new-york.jpg
G. P.14:00 | 23/05/2019

New York Times shkruan se minjtë po marrin New York-un nën kontroll, duke shtuar se numri i tyre është rritur ndjeshëm. Janë aq të shumtë në numër sa në një trotuar në Brooklyn janë kalimtarët që përpiqen t’u shmangen atyre dhe jo e kundërta.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe vazhdueshme, qyteti i New York nuk ia ka dalë të zhdukë apo të reduktojnë numrin e minjve. Madje, New York Times shkruan se minjtë po marrin qytetin nën kontroll.

Janë aq të shumtë në numër sa në një trotuar në Brooklyn janë kalimtarët që përpiqen t’u shmangen atyre dhe jo e kundërta. Zonat e Manhatanit të mbushura me lokale, përballen me një numër të madh klientësh dhe minjsh që mbledhin mbeturinat.

Të vendosësh numrin e saktë të minjve nuk është e lehtë, por mund të përllogaritet një shifër e përgjithshme sipas disa sinjaleve. Për shembull nga viti 2014 në 2018-n sinjalizimet për minj në bashki janë rritur me 38 për qind, në të njëjtën kohë është dyfishuar dhe numri i rasteve ku inspektorët sanitarë kanë gjetur të dhëna për praninë e minjve.

Sipas New York Times një nga shkaqet kryesore e rritjes së numrit të minjve janë ndërtimet e shtëpive të reja: për shkak të punimeve gërmohet dhe prishen foletë e tyre duke bërë që ata të dalin në sipërfaqe.

Por dhe rritja e temperaturave, si pasojë e ndryshimeve klimatike, i ndihmon ata të mbijetojnë dhe të riprodhohen. Ndërsa banorët dhe turistët ndihmojnë me mënyrën e tyre duke hedhur mbeturinat e ushqimeve kudo.

Një tjetër shkak është dhe mënyra e mbledhjes së mbeturinave në New York: thasët me mbeturina qëndrojnë në rrugë një natë para se të mblidhen, duke u siguruar në këtë mënyrë më shumë ushqim minjve.

Përveç neverisë, banorët përballen me një kërcënim të vërtetë për shëndetin e tyre. Në vitin 2017 kryebashkiaku Bill de Blasio miratoi një plan prej 32 milionë dollarësh, ku parashikohej një mbledhje më efikase e mbeturinave dhe kazanë prej hekuri në mënyrë që minjtë të mos kenë mundësi të depërtojnë.

Por New York-u nuk është i vetmi qytet që përballet me këtë fenomen. Në Chicago është dyfishuar numri i personelit që merret me shfarosjen e tyre. Në Uashington sinjalizimet për minjtë janë trefishuar nga viti 2014 në 2018-n. Ndërsa Seatle po harton një plan për të ndihmuar pronarët apo përgjegjësit pallateve për shfarojen e tyre./ABC News Albania 24/7

deblaso.jpg
G. P.14:43 | 15/03/2019

Bashkia e New York po ndërmerr masa për të shtuar mbrojtjen në bregdet si pasojë e ndryshimeve klimatike të cilat rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të konsiderueshme për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio paralajmëroi një plan për mbrojtjen e pjesës së poshtme të Manhatan nga rritja e nivelit të detit, duke e rrethuar dhe duke e zgjatur bregun dhe për 150 metra të tjera.

Kryebashkiaku democrat prezantoi planin të enjten, pasi më parë kishte konfirmuar ekzistencën e tij në një revistë të Nju Jork. Ekspertët e bashkisë kanë nisur të hartojnë ide dhe projekte për të përforcuar bregdetin e New York që kur stuhia Sendi shkatërroi me mijëra shtëpi dhe biznese në vitin 2012.

De Blasio mendon se qyteti mund të mbrojë pjesën më të madhe në zonën e ulët të Manhatan me barriera të lëvizshme dhe me një investim prej 500 milion dollarësh. Gjithsesi mbrojtja e zonave më të ulëta të Seaport District, nga ura e Brooklyn në Battery, do  të kërkojë shtimin e një sasi të madhe dheu me një kosto që mund të shkojë deri në 10 miliardë dollarë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono