biletat

Partizani.jpg
Igli Nikolli16:09 | 13/12/2019

Biletat e derbit të kryeqytetit po shiten me shpejtësi dhe klubi i Partizanit ka bërë njoftimin e fundit. “Demat” do të tentojnë të vijojnë me ecurinë pozitive përballë Tiranës dhe do të tentojnë fitoren e radhës në duelin që nis në orën 19:00.

Klubi i kuq ka njoftuar se deri në këtë moment janë shitur 19 mijë bileta, teksa vijon të ketë interesim për të ndjekur këtë përballje, që zhvillohet për herë të parë në “Air Albania Stadium”. /abcnews.al

Biletat në Tribunat Qendrore:
Sektori:
 VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët:
 E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Sektorët:S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Derbi.jpg
Veronik Istrefaj10:50 | 13/12/2019

Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe interesimi ka qenë shumë i madh për këtë sfidë. Rreth 15 mijë bileta janë shitur për këtë takim dhe pritet të shiten edhe më shumë në orët e mbetura.

Ende ka radhë të gjata në pikat e shitjes dhe shumë tifozë po presin që të pajisen me bileta. Sfida mes Partizanit dhe Tiranës gjithmonë ka pasur interesim të shumtë, por këtë herë, edhe për faktin që luhet në stadiumin e ri kombëtar, interesimi është shumëfishuar.

Derbi i kryeqytetit është një ndër sfidat e vetme në Shqipëri që arrin të shesë një numër të konsiderueshëm biletash dhe as këtë herë, nuk ka zhgënjyer./abcnews.al

Tirana-Partizani-1.jpg
Vladimir Prenga19:03 | 12/12/2019

Derbi në “Air Albania Stadium” mund të vendosë rekord sa i takon numrit të tifozëve që do ta ndjekin. Partizani dhe Tirana u kanë bërë thirrje tifozëve për të qenë sa më të shumtë në stadium, ndërkohë që edhe FSHF nuk ka mbetur pas në këtë aspekt.

Personazhe të ndryshëm publik gjithashtu nëpër rrjetet sociale i kanë bërë bujë sfidës Partizani-Tirana, që luhet nesër prej orës 19:00. Kështu, ritmi i shitjes së biletave ka qenë i lartë dhe deri më tani janë shitur rreth 14 mijë. Me shumë mundësi, deri nesër para ndeshjes, do jenë shitur shumica e biletave.

Biletat në Tribunat Qendrore:
Sektori:
 VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët:
 E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Sektorët:S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithashtu biletat mund t’i gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit. /abcnews.al

Teuta.png
Veronik Istrefaj18:58 | 02/12/2019

Klubi i Teutës ka vendosur që t’i dhurojë të gjitha përfitimet nga shitja e biletave për ndeshjen kundër Skënderbeut për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Qyteti i Durrësit është tronditur më së shumti nga ngjarjet e fundit në vendin tonë dhe klubi i Teutës ka vendosur të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar familjet e të prekurve.

Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi durrsak konfirmoi se përfitimet nga shitjet e biletave, do të dhurohen në ndihmë të familjeve të prekura.

“Për Durrësin!

Klubi i Futbollit “Teuta” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të ndaj Skënderbeut në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të, prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Krasniqi-Skenderbeu.jpg
Vladimir Prenga13:15 | 21/11/2019

Skënderbeu rikthehet të luajë në Korçë të shtunën dhe këtë herë përballë do të ketë Tiranën. Kjo përballje, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, do të nisë prej orës 16:30. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do tentojë të vijojë ecurinë pozitive, pas fitores së arritur me Bylisin.

Nga ana tjetër edhe Tirana do maksimumin, në mënyrë që të paktën Partizani kryesues mos ta rritë diferencën prej tre pikësh që ka për momentin. Të dyja skuadrat, për arsye kartonësh nuk do të kenë të gatshëm mesfushorët Shqiprim Taipi dhe Idriz Batha.

Klubi i Skënderbeut sot ka nxjerrë në shitje edhe biletat, çmimet e të cilave variojnë nga 200 lekë në 1000 lekë. Korçarët kanë publikuar edhe detajet për shitjen e tyre, duke nisur nga pikat e shitjes, te çmimet e biletave për çdo sektor.

INFORMACION PËR SHITJEN E BILETAVE

BILETARITË
-Pika e shitjes ngjitur me bankën ‘Credins’
-Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit Vodafone) pranë stadiumit.
-Pika e shitjes së gazetave (pazari)
-Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Ditën e ndeshjes)

ÇMIMET
*Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
*Tribuna A, B – 400 Lekë
*Tribuna C – 300 Lekë
*Tribuna E, D – 200 Lekë
*Tribuna E (Miqtë) – 200 Lekë

/abcnews.al

Tifozet.jpg
Veronik Istrefaj17:41 | 17/11/2019

Shpeshherë në Shqipëri, në ambientet rreth e rrotull stadiumi shiten bileta nga persona të paautorizuar, sidomos në evenimente madhore. Sot, është ndoshta evenimenti më madhor në historinë e futbollit shqiptar, pasi kuqezinjtë tanë luajë kundër kampionëve të botës, Francën, në ndeshjen e parë zyrtare të stadiumit të ri kombëtar, “Air Albania”.

Interesimi për këtë sfidë, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe 22 mijë biletat janë shitur menjëherë. Shumë tifozë kanë mbetur pa biletë dhe janë afruar rreth e rrotull stadiumit, me shpresën se do të gjejnë ndonjë biletë të fundit në tregun e zi, madje dhe duke paguar një shumë më të madhe se ajo fillestare.

Megjithatë, tregu i zi nuk do të funksionojë për këtë sfidë, pasi në “Air Albania”, hyrja do të jetë me mjet identifikimi. Çdo person që ka blerë biletë për Shqipëri-Francë,  ka shkruar emrin dhe mbiemrin e tij, çka e bën të pamundur rishitjen e kësaj bilete./abcnews.al

Dita e parë e shitjes së biletave, radhët shumë të gjata në biletashitëset e autorizuara
Shqiperi.jpg
Veronik Istrefaj16:58 | 09/11/2019

MBETEN EDHE 8 DERI NE 9000 BILETA PER NDESHJEN ME FRANCEN. BLLOKOHET SHITJA DISA ORE, NDERSA KA RADHE TE GJATA

Mbeten ende 8 deri në 9 000 bileta për sfidën ndaj Francës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro2020. Federata Shqiptare e Futbollit bllokoi për disa orë shitjen e tyre, ndërsa interesimi i tifozëve është i madh

Ata që duan të shohin ndeshjen e luksit e kanë ende një shans. Mbeten rreth 8 deri në 9 000 bileta për t’u nxjerrë në treg për duelin ndaj Francës të dielën e ardhshme, ndërsa interesimi padyshim vjen duke u rritur. Gjithsesi, procesi i shitjes u bllokua për shumë orë këtë të shtunë, sepse sasia e biletave nuk ishte dërguar ende në shitoren e Federatës Shqiptare të Futbollit, në kryeqytet.

Burime në Federatë nuk sqarojnë zyrtarisht, por të thonë se mund të ketë pasur problem fizik, pra vonesë deri në transportimin e tyre për në dyqan. Kjo do të jetë sasia e fundit që të dalë në treg dhe besohet se do të përfundojë shpejt.

Deri tani janë shitur rreth 13 000 bileta, në një stadium me kapacitet diçka më pak se 22 000 vende.

Ndërkaq, mësohet se do të jetë e mundur të sigurohen vende thuajse në të gjitha tribunat, pra edhe në ato prapa portave, edhe në atë karshi tribunës VIP.

Vetën në këtë të fundit, gjithçka është e prenotuar që më parë. Çmimi i biletave shkon nga 1 500 deri në 5 000 lekë të rinj në tribunat përveç asaj VIP.

Çmimet janë pranuar përgjithësisht nga publiku, për vetë rëndësinë e ndeshjes, dhe për faktin se bëhet përurimi i Arenës Kombëtare.

Problem i madh në Federatë mbetet kërkesa nga institucionet shtetërore dhe kompanitë e mëdha private, veçse vetë punonjësit e saj do të kenë të drejtë të marrin deri në 10 bileta, shumë më pak se sasia e premtuar më parë, prej 50 të tillave./ ABC NEWS Albania 24/7

 

radhe-tifozet.jpg
Vladimir Prenga15:32 | 06/11/2019

Janë shitur të gjitha biletat online për ndeshjen ndaj Francës në Arenën Kombëtare. Tifozët vazhdojnë të mbajnë radhë në dyqanin e Federatës në kryeqytet, ndërsa problemi më i madh janë porositë e bëra nga institucionet shtetërore dhe kompanitë private

Reshjet më shumë prishin punë për trafikun. Sidomos në mot të tillë, radha e makinave shtohet në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, aty ku ndodhet dyqani i Federatës Shqiptare të Futbollit, ku shiten biletat e ndeshjes së kombëtares.

Vetë tifozët, që në shi janë më të paktë se zakonisht në radhë, nuk e kanë këtë problem kryesor, por faktin sesa bileta vendosen në dispozicion të tyre. Kur duhen edhe 11 ditë deri në sfidën e Europianit ndaj Francës, qytetarët mund të gjejnë vetëm bileta për tribunat pas portave.

Shitjet në internet për francezët kanë përfunduar dhe nuk mund të bësh më asnjë porosi në këtë mënyrë. Online ke mundësi vetëm për ndeshjen tjetër, atë ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, madje shanset janë të larta në çdo sektor të stadiumit.

Pengesa kryesore për qytetarët janë porositë e shumta të bëra në Federatë nga institucione shtetërore, kompani të mëdha private të të gjitha fushave, si dhe porositë mbi bazë njohjeje. Një fenomen që ka krijuar problem në çdo ndeshje të rëndësishme, siç ka ndodhur më parë me Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën, Italinë apo Serbinë.

Nga Federata nuk jepet shifër e saktë e biletave të shitura, pavarësisht se flitet për rreth 9 000 të tilla, në një stadium me kapacitet 22 000 vende. Informacioni është vetëm për biletat e nxjerra në treg, ndërsa nuk dihet saktë sesa janë porositur, duke anashkaluar blerjen online apo atë fizikisht në dyqanin zyrtar të FSHF-së. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Tifozat-1280x759.jpg
Vladimir Prenga11:28 | 02/11/2019

Në botën e futbollit dëgjojmë të përdoret shpesh “shahu”, për ato ndeshje të forta ku trajnerët luajnë me kujdes. Gjithsesi në rastin konkret kemi të bëjmë me lojën tjetër “damë”, madje me detyrim përcaktim. Këtë lojë po e luan Federata Shqiptare e Futbollit me tifozët shqiptarë.

Një vendim absurd i marrë, që për të parë ndeshjen me Francën duhet të blesh biletë edhe për sfidën me Andorrën. Jo vetëm kaq, por e ccdokush e ka të përcaktuar edhe sektorin ku do ta blejë biletën. Gjetje shqiptare, që FSHF-së i shkakton një tjetër dëm në imazh. Vetëm e vetëm për disa miliona nga shitja e biletave për sfidën me Andorrën.

Sigurisht shqiptarët duan të mos e humbin ndeshjen e parë të kombëtares në “Arena Kombëtare”. Vjen Franca, stadium i ri dhe modern dhe shumëkush do të jetë pjesë e spektaklit të 17 nëntorit. Gjithsesi duhet që shumica prej tyre të paguajnë gjobën e vendosur nga FSHF, me vendimin që në faqen zyrtare të institucionit nuk kanë guximin ta nxjerrin.

Gjoba minimale është 500 lekë, për të shkuar deri në 2000 lekë. Në rrjetet sociale janë të shumtë tifozët që e kanë denoncuar diçka të tillë. Mediat gjithashtu nuk janë pajtuar dhe e kanë vënë në dukje absurditetin e vendimit të FSHF-së. E sigurt që shumica e tifozëve, edhe pse të detyruar të blejnë bileta, as do e marrin mundimin të shkojnë ta shikojnë Shqipëri-Andorrë. Federatës në fund le t’i rrojnë milionat…

/abcnews.al

tkz.jpg
Vladimir Prenga16:36 | 01/11/2019

Tifozët kanë vërshuar pranë dyqanit zyrtar të Federatës Shqiptarë të Futbollit dhe synimi është të pajisen me bileta për ndeshjen me Francën kryesisht. Gjithsesi institucioni më i lartë i futbollit në vend ka marrë një vendim absurd, që i detyron tifozët të blejnë bileta për të dyja takimet.

Është e pakuptimtë diçka e tillë për disa arsye. Ndeshjet luhen në stadiume të ndryshme, me kapacitete të ndryshme. Për të blerë bileta për të dyja ndeshjet do të jenë të detyruar vetëm një pjesë e tifozëve, çka është një pabarazi. Po ashtu, sikurse dihet në tribunën kryesore në ndeshjen me Francën do të ketë tifozë vetëm me ftesa, kurse për takimin me Andorrën ka bileta në shitje edhe për tribunën kryesore.

Tifozët gjithashtu ankohen edhe për tentativën për t’i detyruar ata që të bëhen pjesë e “Klubit të Tifozëve”, të cilët kanë përparësi në pajisjen me bileta. Madje online vetëm për ta po shiten momentalisht biletat e takimit me Francën.

Në orët në vazhdim mund të ketë edhe një reagim të FSHF-së, që mund të vendosë për arsye të shumta ta ndryshojë vendimin për t’i shitur biletat dyshe. Sa i takon detyrimit për t’u bërë anëtar i “Klubit të Tifozëve”, kemi të bëjmë me një absurditet. Kurrsesi nuk mund të shiten bileta për një grup të caktuar tifozësh, vetëm pse paguajnë një kuotë në FSHF. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono