bileta

chile.jpg
G. P.13:06 | 19/10/2019

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Santiago pas protestave të dhunshme që përfshinë kryeqytetin si pasojë e rritjes së çmimit të biletës së metrosë. Kreu i shtetit gjatë deklaratës së tij shtoi se kishte lënë në krye të mbrojtjes së vendit, gjeneralin Iturriaga.

Rritja e çmimit të biletës së metrosë shkaktoi reagimin e manifestuesve të cilët u përplasën me forcat e policisë. Incidentet detyruan policinë të mbyllin të gjitha stacionet e metrosë së kryeqytetit gjatë fundjavës. Në shumë rrugë të qytetit manifestuesit vendosën barrikada ndërsa policia përdori gaz lotsjellës./ABC News Albania

fadil-vokrri.jpg
G. P.20:23 | 19/08/2019

E ndërsa tifozeria shqiptare ende nuk ka arritur në pritshmëritë për të mbushur stadiumin në sfidat e përfaqësueses kuqezi, në Kosovë, të gjithë biletat për ndeshjen zyrtare eliminatore të 7 Shtatorit Kosovë-Çeki shiten për 15 minuta.

Rezultati sjell publikun në stadium afër ekipit kombëtar. E ndërsa për kombëtaren shqiptare tifozeria shqiptare nuk është në nivelet e pritshme për të parë ekipin kombëtar në stadium, në Kosovë mjaftojnë 15 minuta për tu ezauruar komplet në rezervimin online kapaciteti i vendeve ulëse në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për pak minuta janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë në kualifikueset për Euro 2020 të datës 7 Shtator. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që ka thënë se si rezultat i kërkesave të shumta ka pasur probleme me sistemin online të biletave. Ai ka bërë të ditur se për vetëm 15 minuta pas daljes së biletave në shitje, në platformën “tiks.app” janë bërë gati dy milionë klikime.

“Brenda 15 minutave, 1 milion e 800 mijë klikime janë bërë në sistem për të blerë bileta online. Ka pasur probleme me sistem, dhe kjo ka ardhur edhe si rezultat i kërkesave të shumta, por edhe për shkak të një problemi të një kablloje të internetit. Si do që të jetë, të gjitha biletat janë shitur brenda dy orëve. Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ky interesim i madh i popullit, po vjen si rezultat i lojërave të mira që po bëjnë djemtë në fushë dhe ne jemi krenarë me ta”, ka thënë Ademi për KTV-në.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm për të siguruar bileta të ndeshjes Kosovë – Çeki. Një interesim i jashtëzakonshëm për ekipin kombëtar të Kosovës nga vetë kosovarët. Krejtësisht e kundërta ndodh me kombëtaren e Shqipërisë, që do ti duhet të kthejë besimin te tifozeria, më pas rezultatin dhe më tej akoma, praninë e tyre në stadium./ABC News Albania 24/7

LIBRI-ZEVENDESON-BILETEN-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
ent ela14:22 | 23/04/2019

Libri sot zëvendëson biletën e udhëtimit në linjat e transportit publik në Tiranë. Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e kryeqytetit, por qytetarët ishin të pa informuar rreth saj.

Morëm linjën Kinostudio –Kombinat.  Asnjë prej udhëtarëve nuk mban një libër. Ata shprehen të pa informuar për iniciativen e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës me rastin e ditës ndërkombëtare të librit.

“S’kam informacion, më vjen keq. Lexoj kur me jepet mundësia se jam e angazhuar me fëmijet e punët”.

“S’dija gjë, nuk kam lexuar as lajm asgjë”.

Informacioni i mungon dhe faturinos.  Ai na tregon se askush nuk e ka vënë në dijeni se sot një libër vlen sa një biletë.

“Normale që të gjithë paguajnë. Autobusi është për udhëtarët. S’kemi dijeni për këtë nismën e re”.

Qyetarët vlerësojnë nismën e ndërmarrë, ndonëse thonë se duhet të ishin gjetur dhe mënyrat për t’i vënë në dijeni rreth saj.

Gazetare e ABC News: Ajgena Korbi

/abcnews.al

d167664ae1a0739c9154e0c8f8defc67_L.jpg
G. P.12:33 | 27/09/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se ish ministri i Transporteve dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha është autori i ndryshimeve ligjore që detyronte fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç të paguanin biletën e udhëtimit në transportin urban.

Ai sqaroi se administrata aktuale e Bashkisë Tiranë i ka kërkuar kompanive të transportit urban në qytetin e Tiranës që fëmijët e kësaj moshe të udhëtojnë falas në autobusët urban. Kjo pasi, sipas tij, qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike e kishte hequr këtë detyrim për kompanitë me ligj, duke i lënë atyre dorë të lirë për të detyruar fëmijët që të paguanin biletën.

“U ngrit një histeri për çmimin e biletës për fëmijët. Në fakt ligjin e transportit urban në Republikën e Shqipërisë e ka bërë ish-ministri i Transportit, Lulzim Basha në vitin 2007, që ka hequr ligjin e kohës së Adil Çarçanit që thoshte nga 0 deri në 6 vjeç udhëtimi është falas. Bashkia jonë në kundërshtim me ligjin e Lulit ministër i transporteve i ka kërkuar në mënyrë të paligjshme nëse flasim në sensin juridik të këtyre profesorëve të Juridikut që sa bojkotuan mbledhjen. I kemi kërkuar ne në kontratë që fëmijët të udhëtojnë falas. Po të ishte për ligjin e Lulit ministër Transporti, oligarkët i kishte pasuruar me biletat e kalamajve nga 0 deri në 6 vjeç. E kishim ministër Transporti, partia tjetër aleate kishte të tjerë ministër Transporti pas Lulit. 10 vjet Ministria e Transportit o PD o LSI. Ja ku jemi. Prandaj ikin, nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

KUKES-CMIMI-I-BILETAVE-MBULIM.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
G. P.14:36 | 02/08/2018

Ende pa filluar tarifa e Rrugës së Kombit çmimi i biletave Kukës- Tiranë është rritur me 100 lekë të reja.
Udhëtarëve tashmë u duhet të paguajnë 500 lekë nga 400 që ishte deri ditën e mërkurë.
Drejtuesit e shoqërive të transportit thonë se çmimi i naftës është një faktor që ka ndikuar në këtë vendimmarrje.
Mëgjithëse, sipas një vendimi qeverie që përcakton çmimet për kilometer në linjat ndërqytetase Tiranë – Kukës duhet të kushtonte 510 lekë.
Por megjithatë, për shkak të nivelit të ulët e ekonomik, nga viti 2009 kur u hap Rruga e Kombit e deri më sot çmimi i biletes ishte 400 lekë./abcnews.al

vlcsnap-error865-1280x720.jpg
ent ela11:53 | 03/02/2018

Në Seul kanë më shumë se 140 mijë personat që kanë kërkuar biletë për të marër pjesë në koncertin e orkestrës së koresë së veriut me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike.

Më shumë se 140 mijë persona kanë kërkuar të jenë të pranishëm në koncertin e orkestrës koreanoveriore Samjion në Seul. Janë vetëm dy datat e mundura në 8 shkurt në prag të hapjes së lojërave olimpike në Korenë e Jugut, dhe në 11 shkurt, një ditë para se grupi të rikthehet sërish në Penian.

Për të përballuar kërkesat, organizuesit kanë vendosur se do të vihen në dispozicion 500 bileta, ndërsa 1100 të tjera do të shpërndahen tek personat në vështirësi ekonomike, apo tek familjet e ndara gjatë luftës së koresë në 1950-1953. Një konflikt që çoi në ndarje dhe në një armëpushim që nuk u zëvendësua asnjëherë nga një traktat paqeje.

Por ajo që i jep më shumë madhështi orkestrës koreanoveriore, është përbërja e saj: plot 140 muzikantë. Përveç bandës muzikore, në Lojërat olimpike, Korea e Veriut do të dërgojë dhe një delegacion prej 22 atletësh që do të sfilojnë nën flamurin e përbashkët të dy Koreve. Një gjest simbolik që përkthehet si një sinjal paqeje mes dy vendeve , me rastin e Lojërave Olimpike që nisin në 9 shkurt./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono