Besnik Muçi

muci-dhe-meta.jpg
nev ila14:10 | 22/11/2019

Është zbardhur takimi i Presidentit Ilir Meta me Besnik Muçin. Presidenti Meta i ka kërkuar Besnik Muçit që të rishikojë qëndrimin e tij për të pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese si Gjyqtar.

Meta ka kërkuar marrjen në konsideratë vendimin e KPA për shkarkimin e tij ndërsa Muçi ka deklaruar se vendimi i KPA është diskriminues por ai do të mirëkuptojë çdo vendim të Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese për plotësimin  e vakancave në Kushtetuese.

Deklarata e Plotë e Presidencës:

“Presidenti Meta pret në takim z.Besnik Muçi

22 nëntor 2019

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim z.Besnik Muçi.

Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”./abcnews.al

besnik-muci-1280x711.jpg
Autor E13:32 | 22/11/2019

Prokurori i shkarkuar tashmë nga KPA, Besnik Muçi është ftuar në një takim nga Presidenti Ilir Meta pak orë pasi ai hyri normalisht në zyrën e tij tek Gjykata Kushtetuese, pavarësisht vendimit të djeshëm.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije për abcnews.al se Muçi pritet të mbërrijë në këtë institucion nga momenti në moment.

Muçi ishte dekreti i parë i Presidentit Meta për në Gjykatën Kushtetuese, por u shkarkua dje nga KPA me argumentin se kishte thyer besimin e publikut për shkak të lidhjeve me elementë të papërshtatshëm.

Një tjetër argument për shkarkimin e tij ishte edhe pasuria, por në një deklaratë më pas, Muçi tha se nuk njeh vendimin e KPA-së, pasi në rastet kur kemi të bëjmë me një anëtar të Kushtetueses, është vetëm kjo e fundit që vendos për shkarkimin ose jo të një anëtari të saj. /abcnews.al

besnik-Muci-deklarata-1280x558.jpg
nev ila12:05 | 22/11/2019

Besnik Muçi  përmes një njoftimi për shtyp njoftoi se është drejtuar ditën e sotme me një letër shpjeguese lidhur me vendimin e KPA për shkarkimin e tij. Muçi thekson se është Gjykata Kushtetuese nga e cila thotë se po pret të shprehet nëse ai vazhdon apo jo te jetë anëtar i saj.

“Me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.

Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore. Ju faleminderit. Tiranë më 22/11/2019 Besnik Muçi Anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Muçi. 

Njoftim për shtyp:

“Më datën 21.11.2019 më është njoftuar vendimi, me arsyetim të përmbledhur vendimi Nr. 32, datë 21.11.2019 i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me objekt shqyrtimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim është dërguar zyrtarisht dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në pjesën urdhëruese Kolegji është shprehur:

“Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi, Prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.

Konstatoj që pjesa urdhëruese e këtij vendimi lidhur me shkarkimit nga detyra si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është e mbështetur në asnjë referencë ligjore ose kushtetuese.

Nga viti 2008 deri më datë 18 tetor 2019 kam mbajtur detyrën e Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës për Krimet e Rënda. Më datë 15.11.2019 jam dekretuar Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe kam bërë betimin para Presidentit të Republikës më datë 18.11.2019.

Bazuar në nenin 130 të Kushtetutës, i cili parashikon se:

“Qenia si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër…shtetërore…” , dhe në nenin 64/b të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se: “Statusi i magjistratit mbaron në rastet kur: b) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit…” statusi im i Prokurorit rezulton se ka përfunduar që prej datës 18 tetor 2019, moment ky kur unë kam filluar të ushtroj detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Emërimi im në Gjykatën Kushtetuese është bërë në 15 tetor 2019, pra 3-vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76 të vitit 2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417 datë 21/10/2008, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”.

Për pasojë sipas nenit 179/b, pika 3 të Kushtetutës unë nuk përfshihem si subjekt i rivlerësimit ex officio për shkak të funksionit të Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi këtë funksion unë nuk e kam pasur në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 76 të vitit 2016.

Procesi i rivlerësimit tim ka filluar ex officio për shkak të funksionit të Prokurorit që unë kam mbajtur deri më datë 18 tetor 2019.

Me përfundimin e këtij statusi, sikurse parashtrova më sipër, objekti për të cilin ka filluar procedura e rivlerësimit apo qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

2 Në këto kushte procesi i rivlerësimit i nisur ex-officio në statusin dhe për funksionin e Prokurorit, nuk mund të vazhdonte dhe vendimi i Kolegjit të Apelimit nuk mund të ketë efekt ndaj funksionit dhe mandatit aktual të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit automatikisht mbi funksionin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me nenin 127/2 të Kushtetutës.

Po ashtu nuk rezulton që në ngarkimin tim të ketë ndonjë proces disiplinor për të cilin sipas nenit 128 e 179/7 të Kushtetutës Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka juridiksion.

Në këto kushte i kam kërkuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, që në bazë të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9.2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të inicioni procedurën e verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 127.2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nëse verifikohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese kushtet e mbarimit të mandatit tim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të parashikuara në nenin 127 të Kushtetutës dhe nenin 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 “ “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Pavarësisht sa më sipër, me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.

Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore. Ju faleminderit. Tiranë më 22/11/2019 Besnik Muçi Anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Muçi./abcnews.al

muciii-1-1.jpg
in a11:06 | 22/11/2019

Although the KPA decided yesterday to dismiss him from his duty, Besnik Muçi went today to the Constitutional Court.

It seems that for Muçi today is a normal day at work.

Journalist Erneta Shevroja reports for abcnews.al that Muçi has been in the Constitutional Court for about 20 minutes.

Yesterday after the decision of the KPA, Muçi, which was decreed by Meta as a member of the constitution, said that he does not recognize the decision of the KPA.

According to him the Special Appeals Panel has no competence for a member of the Constitutional Court, as he has lost the status of prosecutor at the moment when he swore to President Meta as a member of the Constitution./abcnews.al

muciii-1-2.jpg
ger ta10:48 | 22/11/2019

Ndonëse KPA vendosi dje për shkarkimin e tij nga detyra, Besnik Muçi ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese.

Duket se për Muçin sot është një ditë normale në punë.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për abcnews.al se Muçi ka rreth 20 minuta që është futur në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e djeshme pas vendimit të KPA, Muçi, i cili u dekretua nga Meta si anëtar i Kushtetueses tha se nuk e njeh vendimin e KPA.

Sipas tij Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ai e ka humbur statusin e prokurorit në momentin që u betua tek Presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses./abcnews.al

 

besnik-muci-rrefimi.jpg
nev ila15:37 | 21/11/2019

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin Besnik Muçin, me detyrë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi, e cilësoi të pavlefshëm vendimin e KPA, për sa kohë ai e kishte humbur statusin e prokurorit, që prej në momentit kur ka bërë betimin pranë Presidentit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Muçi iu referua Kushtetutës se republikes kur tha se Kolegji ska tagër për ta shkarkuar, pasi ai nuk ushtron me detyren e prokurorit, pasi ankimimi nga Komisioneri publik është bërë para se të merrte detyrën si antar i Gjykatës Kushtetuese.  Konkretisht Muçi iu referua dy neneve të Kushteteutës 128 dhe 130.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit”.

“Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit”.

Detyra e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjati shumë pak, pasi nuk i kishte larë të gjitha hesapet me vettingun. Gjyqtari Muçi i mëshoi faktit se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore ne 17 vite karrierë si Prokuror, por renditi 4 mëkate.

Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK me argumentin se Muçi ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi me prova bindëse .

Gjithashtu Kolegji i Posacëm i Apleimit  i deklasifikoi Besnik Muçit dokumentin sekret shtetëror, sipas të cilit ai kishte lidhje me biznesmenin Armando Lilo, i cili ishte i akuzuar për mos kallëzim krimi./abcnews.al

 

taulant-balla-besnik-muci-1280x780.jpg
nev ila15:00 | 21/11/2019

Partia Socialiste thotë se Besnik Muçi nuk mund të jetë më gjyqtar Kushtetues dhe i kujton atij se qëndrimi në detyrë pas vendimit të vettingut, përbën vepër penale.

Tualant Balla njoftoi se Kuvendi do të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias për konfliktin mes Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

Për mazhorancën, çdo orë që Besnik Muçi qëndron në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit nga vettingu, është e paligjshme dhe e dënueshme.

Ndërkohë i gjithë konflikti për gjykatën kushtetuese, dhe specifikisht ndarja e mandatit mes Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit, do të gjykohet nga Komisioni i Venecias, siç ambasada amerikane sugjeroi.

Socialistët i paraprijnë një tjetër përplasjeje që mund t’ju vijë nga Presidenti për ngritjen e SPAK-ut. Nga ana e Presidentit pritet organizimi i shortit për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi./abcnews.al

muciii-1280x853.jpg
ger ta12:34 | 21/11/2019

Besnik Muçi dha sqarimet e tij për mediat menjëherë pas vendimit të KPA për shkarkimin e tij nga detyra.

Muçi mes të tjerash rrëfeu “mëkatet” siç tha ai, ndërsa theksoi se KPA nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e njeh këtë vendim.

Unë e kam thënë jam bërë prokuror vetë, kam konkuruar dhe kam ushtruar profesionin për 17 vite duke respektuar ligjin. Mëkati i vetëm që bëra para 2 vitesh, të nderuar të gjithë ata zotërinj janë marrë me analizën e rastit tim, mëkati i vetëm është se aplikova për anëtar të gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani, më listoi të tretin në listë, mëkatin e katërt e bëri Presidenti që më emëroi anëtar të Kushtetuese. Tani ku qendron problemi im në këtë situatë, çfarë mund të bëj një prokuror, që ka punuar për vendin e tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar në mënyrë maksimale të gjitha procedurat.

Unë tani po përpiqem të analizoj vendimin e KPA. Vendimi nuk afekton funskionin tim si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kolegji nuk mund ti shtrijë kompetencat në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë, se në momentin që unë kam bërë betimin te Presidenti e kam humbur statusin e prokurorit. Kolegji nuk ka pasur kompetencë për çështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror unë nuk jam më subjekt, KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Muçi./abcnews.al

muci-1280x854.jpg
nev ila12:29 | 21/11/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra Besnik Muçin, i cili ishte dekretuar edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e shpallur, KPA thotë se Muçi ka bërë deklarime të rreme të pasurisë duke cënuar njëkohësisht edhe besimin e publikut.

Gjithashtu, KPA thotë se Muçi ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

Muçi ishte i pranishëm në seancë.

Në një prononcim për mediat pas vendimit, Muçi tha se nuk e njeh vendimine  KPA pasi ai nuk ka kompetencë mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Tani po përpiqem të analizoj vendimin e KPA. Vendimi nuk afekton funskionin tim si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kolegji nuk mund ti shtrijë kompetencat në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë, se në momentin që unë kam bërë betimin te Presidenti e kam humbur statusin e prokurorit. Kolegji nuk ka pasur kompetencë për çështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror unë nuk jam më subjekt, KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Muçi. 

Me shkarkimin e Muçit nga detyra, rihapet “loja” tek Gjykata Kushtetuese, pasi tashmë mbetën sërish katër anëtarë dhe ajo nuk mund të marrë asnjë vendim. Duke qenë se vendimi i KPA është i formës së prerë, duhet që pozicioni i tij në Gjykatën Kushtetuese të zëvendësohet.

Seancën e shkuar palët dhanë konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik nuk u tërhoq nga kërkesa e tij, pas vendimit të KPK-së për largimin e Muçit nga sistemi, ndërsa vetë ish-prokurori  kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së dhe konfirmimin e tij në detyrë./abcnews.al

tedi-blushi-1.jpg
nev ila11:29 | 21/11/2019

Pas vendimit të KPA për shkarkimin e Besnik Muçit ka ardhur dhe reagimi i Presidencës në lidhje me Muçin.

Përmes zëdhënësit të saj Presidenca thotë se është rikthyer skenari për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet.

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono