besnik baraj

besnik-bare.jpg
nev ila22:41 | 17/06/2019

Në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi, mbrëmjen e sotme është diskutuar situata aktuale dhe përgjimet e gazetës gjermane BILD. Të ftuarit në studio ndanë mendimin e tyre në lidhje me to. Fatbardh Kadilli dhe Besnik Baraj gjatë bisedës në studio kanë komentuar kështu:

Ne po flasim politikisht këtu, nëse kemi kurajën për të quajtur vrasës dikë,ta keni kurajën ta quani me emrin që meriton, masakër elektorale sepse edhe produktin e kishte prej masakre, tjetërsoi komplet tesutin politik dhe aksioni politik me banditë me para ka qenë atje ku kishte bastione të të djathtës. Kjo ngjarje do të thotë pse nuk mund të ketë zgjedhje në shqipëri, gjithkush duhet ta shohë”, tha Kadilli.

Diferenca ndërmjet PS dhe PD është diferencë kulturore, që unë personalisht e kam ndjerë që në komisione në lidhje me agresivitetin dhe qytetarinë. Po them vetëm dy fakte: Kemi përgjimet e mëparshme që u shoqëruan me 4 vrasje dhe përgjimet e bëra sot. Kryeministri i sotëm nuk i justifikon ato por thotë ti shkojë deri në fund ndërsa kryeministri kur u vranë 4 njerë në bulevard, justifikoi vrasjet duke thënë i kanë vrarë socialistët, kjo është diferenca, kryeministri i asaj kohe mori gjithë videot vizuale dhe i zhduku. A mund të besoj unë në sinqeritetin tuaj, kur krimin  elektoral që ende nuk është vërtetuar nuk e barazojnë as me vrasjet e 4 njerëzve që u vërtetua nga mediat”, tha Baraj. /abcnews.al

baraj-1.jpg
ad min18:00 | 12/04/2019

Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Besnik Baraj, kreu i opozitës Lulzim Basha nuk mund të mbijetojë në politikë nëse nuk ka kaos. Sipas tij, njerëz në Partinë Demokratike nuk kanë besim te figura e Bashës pasi ai ka humbur më parë zgjedhje.

“Basha në planin personal nuk ka alternativë tjetër. Ai mund të mbijetojë në politikë vetëm nëse në Shqipëri ka kaos, në qoftë se në Shqipëri destabilitet. Kredoja politike e Bashës është minimale dhe ai mund të mbijetojë nëse ndodh një gjë e jashtëzakonshme si, shtrohet pushteti në tavolinë. Këtë kërkon praktikisht. Në këto rrethana, duke pasur parasysh, unë kam biseduar dhe me protagonistë të PD dhe besimi i tyre te Basha është minimalist. Ai në kushtet kur janë bërë disa zgjedhje dhe Basha ka humbur dhe nëse do respektoheshin standardet e demokracisë normale, ai duhet të ishte larguar”, tha Baraj, në studion e ABC News këtë të premte.

Gjithashtu, Baraj komentoi edhe zhvillimet në Holandë, ku një grup deputetësh kanë kërkuar që të hiqen vizat me Shqipërinë. Ai shpreson që të mos kalohet deri në këtë lloj mase.

“Sigurisht ajo që vihet re është që Holanda ka qenë skeptike në përgjithësi dhe nuk është hera e parë. E ka shfaqur edhe herë të tjera këtë lloj trysnie. Unë besoj dhe shpresoj se nuk do të kalohet në këtë lloj mase. Në pikëpamjen sasiore, pjesa e shqiptarëve që duan të largohen është shumë i vogël me numrin e emigrantëve që përballet sot Europa. Ka dhe shumë shembuj pozitivë krahas pjesës që opozita dhe media synojnë ta stigmatizojnë si të thuash. Unë jam i bindur dhe kam besim që nuk do ndodhë të revokohet sistemi i vizave”, tha Baraj.

baraj.jpg
ad min17:45 | 12/04/2019

Për deputetin e Partisë Socialiste, Besnik Baraj, grabitjet si ajo e Rinasit mund të ndodhin në çdo vend të botës. Ai ishte i ftuar në studion e ABC News, ku tha se përgjegjësinë për sigurinë në aeroport e ka koncensionari.

“Mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo vend të botës, ku politika duket se është e pandershme. Me ligj e ka përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit brenda të këtij perimetri e ka koncensionarja. Është kjo arsyeja që qeveria për shkak të sensibiliteti mori këtë përgjegjësi që ne e kemi parë në Rinas, ku është Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit”, tha Baraj.

Për sa i përket akuzave se vjedhja në aeroport është krim shtetëror, deputeti tha se është e papranueshme të abuzohet me diçka të tillë nga partitë. Ai theksoi se ky krim duhet dënuar nga të gjitha forcat politike në Shqipëri.

“Po t’i qëndrojmë kësaj, abuzimet do të jenë të ndërsjella. Unë e hedh poshtë dhe nuk pranoj të bëj palë me krimin asnjë forcë politike. Por kur vjen puna te abuzimi është i tillë që për mua është i papranueshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një vjedhje siç ndodh në çdo vend të botës. Kemi të bëjmë me një krim që duhet dënuar nga të gjitha forcat politike”, tha ai.

Gjithashtu, Baraj mbrojti edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Deputeti socialist theksoi se reagimi i policisë ishte i jazhtëzakonshëm.

“Nganjëherë reagimi i opozitës është aq i politizuar, aq tendencioz që të bën të mbrohesh në një formë jo simetrike por në një formë të tillë për të thënë jeni ju faktorë që nxisni këto ngjarje. Nga pikëpamja ligjore është detyrimi i koncensionarit për të pasur siguri në të gjithë aeroportin. Reagimi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm në atë përplasje. Le t’ia lemë hetimit të zbulojë si qëndron e vërteta”, tha Baraj.

besnik-baraj.jpg
ad min17:55 | 26/03/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, mendon se historia që ka Presidenti Ilir Meta me LSI-në e vë në vështirësi në qëndrimet e tij për situatën politike në vend. Sipas tij, presidenti që të luajë rolin e tij duhet të jetë i besueshëm dhe nuk mund të bëhet palë në krizën politike.

“Presidenti pikërisht për situata të tilla mbahet mend në Shqipëri sepse roli i tij në periudha të qeta është më shumë honorifik dhe kur krijohen situata të tilla kritike është mirë ta luajë atë rol, por ai ka një problem që lidhet me historinë e tij. Historinë e të qenit në krye të LSI-së. Ajo sikur e komplekson dhe herë pas here e bën që të mos jetë objektiv në qëndrimet e veta. I duhet shumë forcë për të dalë mbi vetveten, mbi historinë e vetvetes për të qëndruar  mbi palët. Jo thjesht në mënyrë deklarative, por në substancë të vet, që ta luajë rolin e tij dhe të jetë i besueshëm realisht që kërkon zgjidhjen e këtij ngërçi. Zgjidhja e ngërçit nuk mund të bëhet palë, kur duhet të ikë kryeministri i zgjedhur me vota dhe për të marrë rrugëzgjidhje”, tha Baraj gjatë emisionit “Mbrëmje ABC” nga gazetarja Mirela Milori.

Baraj bëri edhe një krahasim mes protestave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas tij ka një kontrast të thellë mes dy palëve.

“U bë kohë që kjo është një ngjarje shoqëruese për ditën në parlament. Ajo që të them të drejtën ndihem keq kur kaloj mes rreshtave të forcave të ruajtjes së rendit është pikërisht fakti te sjellja e këtyre protestave. Po të shikoni te protestat që ka zhvilluar PS dhe PD ka një kontrast të thellë dhe kontrasti u manifestua edhe herën e fundit, ditën e Kongresit kur u zhvillua një festë kur morën pjesë qytetarë të Tiranës, familjarë. Diferenca është thjeshtë në kulturën dhe mesazhin që jep lidershipi i PD-së dhe mesazhet që jep lidershipi i PS-së. Mesazhet që japim ne janë mesazhet paqësore të bashkëpunimit, të ruajtjes së qytetit, të mos veprimit të në mënyrë agresive dhe për fat të keq këta e kanë manifestuar agresivitetin e tyre edhe kur kanë qenë në pozitë, por edhe kur janë në opozitë”, u shpreh Baraj.

Për sa i përket rikandidimit të Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, ai tha se, “Harmonia që ka gjetur Erion Veliaj në shërbim të qytetit dhe harmonia me pushtetin qendror është mbresëlënëse. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në drejtimin e Tiranës një harmoni e tillë. Edhe PD dhe Lulzim Basha e ka pasur në një hark kohor 2-vjeçar. Imagjinoni po të krahasojmë Lulzim Bashën e dy vjetëve të para ku kryeministër ishte Sali Berisha dhe Erion Veliaj, kur dy vitet e para ishte Edi Rama. Shikoni çfarë ndryshimi dramatik ka pësuar Tirana”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono