besim

edi-rama-4.jpg
G. P.13:14 | 21/05/2019

Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, Frontex nisi misionin e vet në Shqipëri. Marrëveshja që realizohet për herë të parë me një vend jo të Bashkimit Europian parashikon vendosjen e ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së, për të trajtuar rastet e migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. Ndjekim një pjesë nga fjala e kryeministrit Rama dhe komisionerit për emigracionin Avramopulos, gjatë ceremonisë që u mbajt në Tiranë.

“Kjo marrëveshje është e para e BE me vende jo anëtare në fushën e mbrojtjes së kufijve të jashtme dhe e vendos Shqipërinë në një pozicion jashtëzakonisht të veçantë si kontributore ne mbrojtjen e kufijve të BE nga emigracioni i paligjshëm dhe nga ana tjetër na jep një mundësi të artë për të forcuar bashkëpunimin me Frontex edhe në funksion të luftës kundër krimit të organizuar duke qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e suksesit në këtë nismë që në vijim do pasohet nga të tjera në të tjera vende të rajonit tonë”, tha Rama.

“Nesër do kemi skuadrat e para që do vendosen në Shqipëri. Ata do mbështesin rojen kufitare shqiptare me pajisje dhe staf në pikat kyçe të kufirit me Greqinë. Shqipëria mbetet përgjegjëse në fund të ditës për mbrojtjen e kufijve të saj. Për Be Shqipëria është më tepër se një vend fqinj, është pjesë e familjes evropiane”, tha Avramopulos./ABC News Albania 24/7

arata-marku-1280x712.jpg
ent ela11:15 | 18/03/2019

Kryeprokurorja Arta Marku nga Durrësi i kërkoi Parlamentit të miratojë ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nga Durrësi i bëri thirrje Kuvendit të miratoje sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve. Marku  tha se dispozita kalimtare e prokurorit të përgjithshëm nuk e lejon atë që hetimet disiplinore ndaj prokurorëve të shkojnë deri në fund.

“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë për ta çuar deri në fund këtë proces. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën kryeprokurorit për të vazhduar procedimin disiplinor. Ndaj i bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të plotësojë boshllëkun ligjor për të vënë në lëvizje mekanizmat kontrollues”.  

Në analizën me prokurorët e Durrësit, Elbasanit dhe Kavajes, Marku tha se këto janë dhe qytete me kriminalitetin më të lartë në rang vendit.  Por ka shumë ankesa të qytetareve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave.

“Edhe pse ka arritje, ka edhe probleme, pasi ka shumë ankesa të qytetarëve në media.  Ndërhyrja e Prokurorisë së Përgjithshme për të adresuar shumë komente e fyerje degraduese duhet kuptuar”.

Sipas Markut, në kushtet që po operon aktualisht sistemi i drejtësisë kur prokuroret veprojnë te pavarur apo të pandikuar tërësisht, funksionimi i mekanizmave disiplinore është i domosdoshëm dhe  jetik dhe në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjetër veçse abuzim në kurriz të qytetarëve dhe cenim i imazhit të drejtësisë.

Gazetare: Enkeleda Arapi

Operator: Adi Domi

partizni-teuta-933x445.jpg
ent ela08:00 | 17/03/2019

Partizani ka nxjerrë mësime nga humbja me Luftëtarin në Kupë dhe është optimist për duelin e Superligës me Teutën. Trajneri Gega flet për gjendjen e ekipit në prag të ndeshjes me rivalin për titull.

Një humbje vështirë se sjell tronditje të madhe te kjo skuadër. Partizani u përgatit, në dukje i qetë, për ndeshjen e Superligës ndaj Teutës, i bindur në forcat e veta dhe në diferencën prej 6 pikësh me vendin e dytë, Kukësin. Barazimi në derbi për kampionatin, dhe disfata në Kupë ndaj Luftëtarit, nuk duket se e kanë prishur qetësinë e trajnerit Skënder Gega.

“Janë sfida të rëndësishme këto me Teutën e Kukësin. Gjithsesi janë edhe 11 ndeshje. Nuk mund të themi se vendosen tani përqindjet. Do mundohemi t’i marrim maksimumin dhe të mundohemi të gabojmë sa më pak. Shpresoj që rivalët të gabojnë. Është rrugë e gjatë deri në fund”.

Partizani do të vazhdojë të ketë mungesa, si Hilën dhe Idrizajn, por gjithsesi, Gega ka mundësi zgjedhjeje, pra në fushë mund të hedhë një formacion të fortë.

Kryeqytetasit janë në krye të Superligës me 50 pikë ndaj 44 të Kukësit./abcnews.al

partizani-13-770x470.jpg
ent ela16:59 | 02/02/2019

Partizani nuk e quan të lehtë ndeshjen ndaj Kamzës, për Superligën. Trajneri Gega vlerëson kundërshtarin, ndërsa kryeqytetasit do të kenë disa mungesa. Rivali i radhës nuk ka qenë aspak i lehtë këtë sezon.

Partizani vërtet ka marrë 6 pikë të plota ndaj Kamzës, por që të dyja sfidat i ka fituar minimalisht nga 1-0, dhe trajneri Skënder Gega, nuk dëshiron të thotë se ekipi I tij ka një sfidë të lehtë. Ja si flet ai në prag të ndeshjes jashtë fushe, në javën e 20-të të Superligës. Janari u mbyll dhe Gega bëri njër përmbledhje të asaj që kërkoi si përforcim, dhe gjendjes së ekipit.

Në krah të trajnerit edhe lojtari i ri i të kuqve, mbrojtësi Hektor Idrizaj, që erdhi pikërisht nga Kamza. Çfarë ndjenjash provon ai në prag të ndeshjes ndaj ish-ekipit? Partizani do të ketë disa mungesa, si ajo e Trashit të pezulluar dhe e Hilës së dëmtuar.

Po ashtu, mesfushori Duka nuk është ende gati, ndërsa besohet se braziliani Kardozo e ka kaluar gjendjen gripale. Kryeqytetasit kryesojnë renditjen e Superligës me 40 pikë, ndërsa Kamza është në vendin e parafundit me 15./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono