besa shahini

shahini-1280x800.jpg
Autor E18:35 | 28/02/2020

Gjatë fjalës së tyre në Kongresin e PS-së, ministres Ogerta Manastriliu dhe Besa Shahini u ndalën tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën publike duke kërkuar bashkim kundër këtyre fenomeneve.

Shahini u ndal kryesisht tek ngacmimet e bujshme seksuale të nxënësve të shkollave që janë publikuar sëfundmi në media.

“Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi.

Kongresi zgjedhor i Partise Socialiste | LIVE

Kongresi zgjedhor i Partise Socialiste | LIVE

Gepostet von Abc News Albania am Freitag, 28. Februar 2020

Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet.

Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë.

Vetëm për të tërhequr shikueshmëri.

Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision.

Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave por mendësisë patriarkale” tha Shahini gjatë fjalës. /abcnews.al

shahini.jpg
R D18:50 | 26/02/2020

Pas skandalit seksual në shkollën e muzikës në Fier “Jakov Xoxa”, ka reaguar Ministria e Arsimit. Ajo thotë se kemi reaguar në heshtje dhe po marrim masa, sakaq akuzon median që sipas saj “nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike”. Ministrja Shahini po kaq i përgjigjet edhe PD-së, duke thënë se “kërkon qerim hesapesh politike”.

MASR – REAGIM

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.

Ngjarja

Prej dy javësh emisioni “Stop” në tv Klan ka denoncuar me zë dhe figurë, abuzim seksual që kryhej në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier. Fillimisht u filmua nga kamera e fshehtë mësuesi i kantos Agron Bego, i cili më pas ra në prangat e policisë. Po kaq Niko Bega, avokati i vetëquajtur 007, u filmua teksa takohej me një shok të vajzës që denoncoi mësuesin e kantos, dhe i kërkon atij që vajza ta ndryshojë dëshminë e saj, dhe të pohojë se biseda e zhvilluar në mjediset e shkollës ishte konfidenciale.

“Stop” ka vijuar me skandalin në shkollën artistike në Fier “Jakov Xoxa” pasi ka bërë publike mesazhe joetike mes mësuesit Vasil Niko dhe një nxënëseje. Ky mësues tashmë është pushuar nga puna. /abcnews.al

besa-shahini1.jpg
Autor E10:01 | 24/02/2020

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën shkollës “Udha e Shkronjave” pasi dje njoftoi se do të pezullonte mësimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi është njoftuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale nga ministrja e Arsimit, Besa Shahni, e cila tha se mësimi pezullohet vetëm me urdhër të ministrit dhe askujt tjetër.

Një ditë më parë, shkolla vendosi pezullimin e procesit mësimor për të parandaluar ndonjë pasojë të mundshme nga koronavirusi. Sipas ministrisë, kjo gjë ka përhapur panik duke bërë që sot t’i heqin licencën.

Nxënësit e kësaj shkolle sipas Shahinit do të transferohen në shkollat e tjera.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën”, shkruan ministrja në Facebook.

Abcnews.al mëson se vendimi për heqjen e licencës është marrë pas një inspektimi të kryer sot në mëngjes në shkollën “Udha e Shkronjave” nga Drejtoria Arsimore e Tiranës.

Pasi kanë konstatuar se nuk bëhej mësim ata kanë njoftuar ministrinë, e cila ka vendosur që t’i heqë licencën. /abcnews.al

Postimi i shkolles “Udha e Shkronjave”

Postimi i plotë i Shahinit

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

Më vonë, shkolla reagoi sërish ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit duke theksuar se vijojnë mësimin online.  “Sot, mësimi në shkollën “Udha e shkronjave” është duke u zhvilluar ONLINE dhe po na “shijon” shumë  sepse jemi të kënaqur që kemi marrë një masë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, duke shkëputur kontaktet fizike dhe duke ulur në maksimum ekspozimin ndaj sëmundjeve infektive, ndër to edhe coronavirusi i dyshuar (e theksojmë i dyshuar)”, shkruan shkolla në Facebook.

luciano-boci1234.jpg
R D18:32 | 22/02/2020

Ish-deputeti demokrat, njëherazi pedagog Luciano Boçi ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila e quajti median kazan, sepse sipas saj kanë zbuluar identitetin e viktimës së abuzuar. Bëhet fjalë për rastin e denoncuar në Stop tët mësuesit Agron Bego që i kërkonte favore seksuale nxëneseve.

Sakaq, Luçiano Boçi në reagimin e tij thotë se Besa Shahini është ministre e Arsimit ndaj duhet të punojë për të ndalur rastet abuzive në shkolla, dhe jo me rregullimin e mediave. Sipas tij, ministrja Shahini ka dështuar në misionin e saj, ndaj duhet të japë dorëheqjen.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

MINISTRJA QË BËN SI AKTIVISTE

Pas Ramës dhe Besa e shqetësuar për daljen e të vërtetës tronditëse të dhunës e abuzimit seksual në shkolla, sulmon median dhe me gjuhën e tij i etiketon ato si kazan mediatik.

Nga e akuzuar kërkon të shndërrohet papritmas në akuzuese.

Nga përgjegjëse e fajtore për situatën, kërkon të marrë pozicionin e aktivistes dhe luftëtares për të drejta të munguara.
Vetëm e vetëm për të shmangur përgjegjësinë që ajo ka.

Kjo e revoltuara e ditës, për mënyrën e zbulimit të detajeve nga media të rastit të Fierit, vallë e harroi Elisën në rastin e Kavajës që bëri publike identitetin e minorenes së abuzuar nga bashkëmoshatarët?!

Mos e harro Besa që Elisa atje shkoi me regji të medias kryeministrore ERTV. Apo kjo nuk është kazan për ty?!

Pse nuk u revoltove kaq shumë atëhere, pasi mbaje dhe postin e zv/ministres?!

Në vend që të merret me fenomenin skandaloz të përhapur në mënyrë shqetësuese dhe për shkak të paaftësisë së dikasterit që ajo drejton,

Besa merret me mënyrën se si duhet të ndërtohet lajmi.

A thua është ministrja e mediave dhe jo e arsimit?!

Në vend që të fshihet pas deklaratave të tilla në dritaret e FCB, Besa duhet të largohet një orë e më parë, siç i është kërkuar nga opinioni bashkë me paaftësinë e saj abuzuese, nga dera e asaj ministrie së cilës ende nuk i ka mësuar misionin.

Nëse mediat kanë kaluar apo jo kompetencën ligjore në shpalljes e së vërtetës tronditëse është AMA ajo që vendos jo Besa.

Por Besa, AMA-n aneks të qeverisë e ka, pse bën më kot të lënduarën dhe shpërndan tym?!

Rasti i Fierit nuk është rrufe në qiell të pastër.

Rrufe në qiell të pastër është sulmi që Besa i bën medias për të shpëtuar veten.

Vetëm dy javë më parë i njëjti emision, denoncoi rrjetin e prostitucionit të lokaleve dhe hoteleve pranë shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ku ishin të implikuar dhe nxënës dhe ku droga në shkollë ishte sheshit.

Asnjë reagim nga Ministria dhe nga Besa. As në FCB-në e preferuar.

Prandaj ik më mirë Besa si Ministre!

Bëhu aktiviste!

Dhe në reagimin tënd si aktiviste unë do besoja vërtet në sinqeritetin e deklaratave të tua.

Si Ministre le shumë për të dëshiruar!

STATUSI I BESA SHAHINIT

Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.
Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë!

Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!

/abcnews.al

besa-shahini.jpg
ger ta18:09 | 19/02/2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi. Ky i fundit reagoi ashpër duke iu referuar ministres Elisa Spiropali si “e çmendura E”.

Ndërkohë, Shahini shprehet se Presidenti duhet të ndalojë publikimin e deklaratave denigruese ndaj grave.

“Presidenti i Republikës duhet të ndalojë publikimin e deklaratave denigruese ndaj grave! Është analfabetizëm institucional dhe turpëruese gjuha e zëdhënësit të Presidentit. Ajo provon se sa të drejtë ka Elisa në fakt!”, shkruan Shahini në një status në rrjetet sociale.

Capture-11-1.jpg
So Nila12:08 | 05/02/2020

At the hearing session on earthquake damage to educational institutions, Education Minister Besa Shahini emphasized in her speech that there was an immediate mobilization to control the schools which had damage.

After the earthquake, the Ministry of Education was mobilized to assess damaged schools. Due to numerous aftershocks, there were schools that suffered major damage and this was the reason that a verification had to be made to know exactly which were the damaged schools.

Most important was the safety of  the students.

With 21,000 students being transferred to host schools, organizing the transfer was not easy, but it was faster than we expected , thanks to the support of teachers, said Shahini.

She further stated that in the three quake-affected districts, over 120 psycho-social workers have been organized to help cope with emotional distress.

“It’s been developed another plan for schools, has been set reinforcement for earthquake cases based on Italian models as well, ”said Shahini./abcnews.al

Capture-11.jpg
in a11:28 | 05/02/2020

Në seancën dëgjimore për dëmtimin e institucioneve arsimore nga tërmeti, ministrja e Arsimit Besa Shahini në fjalës e saj theksoi se ka pasur një mobilizm të menjëhershëm për të kontrolluar shkollat të cilat pësuan dëme.

“Ka praktika të mira ku të shtunave zëvendësohen orët e humbura. Pas tërmetit Ministria e Arsimit u mobilizua për të vlerësuar shkollat e dëmtuara. Për shak të pasgoditjeve të shumta të pas tërmetit ka pasur shkolla që pësuan dëmtime të mëdha dhe kjo ishte arsye që u desh të bëhej një verifikim se cilat ishin saktesisht shkollat e dëmtuara. 273 objekte shkollore dhe universitare pa llogaritur konviktet, 56 prej tyre janë me dëmtime të rënda. E rëndësishme ishte sigurimi i nxënësve. 21 mijë nxënës që janë transferuar në shkolla pritëse, organizimi i transferimit nuk ishte i lehtë por u zhvillua më shpejtësi edhe falë mbështetjes së mësuesve. Gjithashtu janë ngritur 6 qendra të përkohshme mësimi, ndërsa për fëmijët në qendra të përkohshmë janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme”, deklaroi Shahini.

Më tej Shahini theksoi se në tre qarqet e prekura nga tërmeti janë organizuar mbi 120 punonjës psiko-social për të ndihmuar në përballimin e shqetësimeve emocionale. “Është hartuar edhe një plan veprimi për shkollat, është vendosur një përforcim specifikim për rastet e tërmetit duke u bazuar edhe te modelet italiane. Është vlerësuar se vlera totale e rikonstruksionit vlerësohet në masën e 83 mln euro. Ndërsa për rimëkëmbjen, trajnimet e mësuesve dhe transportin e nxënësve dhe gjithë procesin tjetër mbështetës do të kushtojë 12 mln euro dhe kjo shtrihet në një periudhë kohore 5-vjeçare”, tha Shahini./abcnews.al

shahini.jpg
ger ta11:35 | 14/01/2020

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar se më datën 8 maj do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike.

Përmes një konference për shtyp, Shahini ka bërë me dije se fushata fillon më 9 prill dhe çdo kandidat duhet ta nisë 60 ditë parë

Sipas Shahinit, risi këtë herë është se kandidat duhet të jenë persona me integritet të lartë.

‘Në maj skadon mandati i drejtuesve të universiteteve publike. Data 8 maj 2020, fushata fillon më 9 prill të këtij viti. Konkurentët duhet të fillojnë fushatën 60 ditë përpara.

Ajo që është risia kësaj radhe është se kam kërkuar që kandidatët duhet të jenë persona me integritet të lartë akademikë. Unë pres që ky element të jetë i përfshirë edhe në universitete. Të legjitimojnë gradat dhe titujt akademikë Në dhjetor kemi  përzgjedhur platformën dhe duam që praktika antipalgjiatur të zbatohet edhe tek studentët dhe pedagogët.  Ministria ka blerë qasje në  platformen e kontrollit antiplagj, do tëtestohet me keto kandidatë. Në varesi të testit do blejmë qasje me pas dhe për studentët e pedagogët. Doktoroaturat, është mbyll baza ligjore. Universiteti aplikon në ministri për programin e studimit. Te njëjtat kritere për gradën”, u shpreh Shahini./abcnews.al

besa-shahini3.jpg
nev ila22:49 | 15/12/2019

Shpend Ahmeti dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Kjo forcë politike në Kosovë është duke mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku u caktua lideri i saj i ri dhe kryesia e partisë. Udhëheqësi lideri i ri i partisë është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së arsimit, Besa Shahini.

Dorëheqjen e tij, Ahmeti e bëri të ditur sot përmes një statusi në Facebook, ku mori përsipër si kryetar fajin për dështimin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës i saj. Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, shkruan Ahmeti.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate siguroi 13 deputetë në Kuvend./abcnews.al

besa-shahini.jpg
ger ta18:08 | 09/12/2019

Në një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reagaur në lidhje me çështjen e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë”, e cila është dëmtuar nga tërmeti.

Shahini është shprehur se shkolla “Emin Duraku” do të qendrojë e hapur dhe do të funksionojë me dy turne.

“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit”, nënvizon ajo.

“Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne, sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.

Kujtojmë se paraditen e sotme prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” firmosën një peticion ku i kërkonin Ministrisë së Arsimit të mos zhvillohet mësim në këtë shkollë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono