berzh

axhenda-maj-1280x670.jpg
ent ela14:40 | 06/05/2019

Pas takimit në Berlin organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron,  liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë sërish për çështjet ekonomike dhe politike në rajon. Mes takimit organizuar nga Banka Europiane për Ridnërtim dhe Zhvillim dhe samitit të Bërdo – Brijonit që për herë të parë zhvillohet në Tiranë, pritet që liderët e rajonit të diskutojnë edhe për temat e nxehta të aktualitetit politik.

Politika shqiptare pritet të zhvillojë disa takime të rëndësishme këtë fillim maji. Takimet që varjojnë nga temat politike, tek ato ekonomike dhe gjeopolitike do të nisin me mbledhjen vjetore të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që zhvillohet në Sarajevë në datat 7 deri në 9 maj.

Me më shumë se 2000 përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të biznesit dhe investimeve, zyrtare të lartë administrativë, guvernatorë të BERZH e të tjerë, aktiviteti sjell mundësi të mëdha për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësimi në nivel krerësh shteti dhe qeverie, do të bëj bashkë kryeministrin Rama me presidentin Thaçi dhe atë Aleksandër Vuçiç, por edhe Zoran Zaev dhe Millo Xhukanoviç.

Programi ka temë: “Lidhjen e ekonomive për rritje të qëndrueshme” dhe do të mbulojë edhe një prezantim që lidhet me mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Por vetë liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të mos e zgjasin qëndrimin në Sarajevë, pasi sipas axhendës së tyre, ata do të udhëtojnë drejt Tiranës për shkak të procesit të “Brdo – Brijuni”-t që mbahet në kryeqytetin shqiptar nga datat 8-9 maj. Bëhet fjalë për nismën rajonale të bashkëthemeluar nga presidentët e Sllovenisë dhe kroacisë në 2010-ën, e që këtë vit mbahet në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj nën kujdesin e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; ai i Maqedonisë në ikje Gjorge Ivanov; presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, përpos prezencës së tre antarëve të presidencës së Bosnje-Hercegovinës, të ftuar nga krerët e shtetit kroat dhe atij Slloven, do të kenë të ftuar nderi edhe përfaqësuen e lartë të BE-së për punët e jashtme, Federica Mogherini.

Në mbyllje të këtij samiti, që përkon edhe me “Ditën e Europës” pritet që udhëheqësit e procesit të miratojnë një dokument me konkluzione.

Sipas zëdhënëses së BE-së Maja Koçijançiç, pas takimeve në Berlin, Mogherini do të përpiqet të ulë në një tryezë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin gjatë qëndrimit në Tiranë, por që të ndodhë kjo kosova duhet të pezullojë taksën mbi mallrat serbe, ka deklaruar Koçijançiç.

Ndërkohë sa i përket dinamikave të brendshme, një grup deputetësh holandezë pritet të zhvillojnë takime në Tiranë në datat 6 dhe 7 maj. Delegacioni, që ka në përbërje pjestarë të Partisë Liberale atje, kreun e komitetit për marrëdhëniet europiane dhe raportuesen për çështjet europiane në parlamentin Holandez, pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të gjithë spektrit politik në vend, në prag të dhënies së rekomandimit nga Komisioni Europian por edhe pas votimit për vendosjen e vizave me Shqipërinë. /ABC News Albania 24/7

Rama-berzh.jpg
nev ila12:07 | 04/05/2019

Këtë të shtunë u prezantua programi i BE dhe BERZH për transformimin e turizmit në Shqipëri.

Vlera e programit kap shifrën e 100 milionë Eurove. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria nuk do ishte i njëjti vend që është sot pa mbështetjen e BE  dhe BERZH.

“Shqipëria nuk do ishte i njëjti vend që është sot pa mbështetjen e BE  dhe BERZH. Janë me dhjetëra projektet që janë mundësuar për ne falë mbështetjes së BERZH, sikundër është mëse e vërtetë që projekti që lancojmë sot është një projekt i përbashkët mes BE dhe BERZH.

Kjo marrëveshje e re do ti shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues është dhe një shprehje kuptimplotë e besimit të këtyre institucioneve përmes rrugës urbane dhe rurale. Sigurimi i vijësisë së transformimit është esencial. Dua vetëm të vë theksin tek fakti se programi do vazhdojë të mbështesë transformimin e Korçës, Beratit, Fierit dhe sigurisht do të nxisë transformimin e Shkodrës, kur projektet janë shpalosur. Nuk bëhet fjalë për një fond që do shkojë vetëm për infrastrukturën, apo ujin, bëhet fjalë për një fond që do të shkojë për programe të integruara dhe do i bashkëngjitet dhe fondeve të tjera që janë vënë qoftë nga Banka Botërore, apo buxheti i shtetit, apo edhe nga Banka Gjermane për Zhvillim. Doja të nënvizoja që programi adreson dhe komponentin e trashëgimisë kulturore dhe agroturizimin dhe agropërpunimin që e bën drejtpërdrejt Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një pjesë integrale të zhvillimi të këtij programi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se turizmi në Shqipëri është rritur ndjeshëm.

Në nga BERZH nuk kemi përfituar vetëm mbështetje financiare por edhe sugjerimet e duhura në kohën e duhur. Ministri super optimist dha një shifër të saktë të painjektuar nga dopingu. Në 5 vite kemi dyfishuar numrin e turistëve dhe besoj se kemi pasur një rol jo të vogël në këtë rritje të konsiderueshme. Kemi rritje krahasuar me një vit më parë”./abcnews.al

KRONIKA-E-UNION-BANK.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela17:58 | 12/03/2019

Union Bank dhe BERZH sjellin programin kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër, i cili nxit investimet në energjinë e gjelbër në vendin tonë. Për të zbatuar programin Union Bank ka nënshkruar me BERZH një kredi me vlerë prej 6 milionë euro.

BERZH organizoi lançimin e programit GEFF, Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër, i cili ka për qëllim nxitjen e investimeve në energjinë e gjelbër. GEFF është një program me fokus të veçantë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria. Për zbatimin e këtij programi në vendin tonë, BERZH ka nënshkruar me Union Bank një kredi me vlerën 6 milionë Euro.

“Kredia e GEFF, të cilën ne e kemi quajtur Kursim +, është një mundësi që Union Bank iu ofron klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, për të zbatuar projekte rezidenciale me performancë të lartë në efiçencën e energjisë dhe ç’ka është e rëndësishme me përqindje shumë të mirë kthimi të investimit. Duke zgjeruar kredidhënien për banesat private sipas këtij programi, ne si Union Bank investojmë dhe në promovimin e objektivave sociale dhe mjedisore që na përkasin të gjithëve”.

Union Bank është e vetmja nga bankat e nivelit të dytë që po zbaton programin GEFF në Shqipëri.

Stafi i rrjetit të degëve Union Bank ka marrë një trajnim të specializuar për trajtimin dhe analizimin e rasteve të kredisë Kursim+, për ta përcjellë produktin sa më qartë dhe thjeshtë te klientët. Zbatimi i këtij projekti nga Banka, duke patur pranë dhe ekspertizën e BERZH parashikohet të rritë ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e investimeve në energjinë e gjelbër në vendin tonë. /abcnews.al

 

BERZH-PER-RENJEN-E-EUROS.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
G. P.17:40 | 01/11/2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raporin e fundit të ekonomisë së rajonit thekson se për zhvlerësimin e euros, kontribut mund të ketë kalimit i paregjistruar i valutave përtej kufijve.

Zhvleresimi i monedhes europiane në tregun vendas mund të jetë rrjedhojë edhe e kalimit të paregjisturar të valutës përtej kufinjve. Konstatimi vjen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit për ekonominë në rajon. Forcimi i lekut ndaj euros, gjithashtu sipas BERZH, reflekton edhe politikën e ndërmarrë nga Banka Qendrore për de-euroizmin e ekonomisë së vendit.

“Në fillim të qershorit 2018 Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg për të ulur këto presione. Perspektiva mbetet në terma afatshkurtër pozitive, por rreziqet mbeten.” shkruan raporti.

Ndërkohë institucioni ndërkombëtar financiar parashikon që viti 2018 të mbyllet me një rritje ekonomike 4% të cilën e mbeshtet tek investimet private dhe tek konsumi. Kontribut pozitiv në rritje ka dhënë TAP- i dhe HEC- i mbi Devoll. Ndërkohë që për vitin që vjen BERZH parashikon një rritje eknomike 3.9%./abcnews.al

44832243_10156196114801523_8721414085075271680_o-1280x928.jpg
ent ela08:26 | 25/10/2018

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se për pak ditë nis puna për by pass-in e Fierit dhe të Vlorës. Rama dha lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit. Sipas kreut të qeverisë në qershor traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë.

Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik”– shkruan Rama, bashkangjitur dhe me tre foto.

tirana12.jpg
G. P.14:48 | 13/06/2018

Paketa e dytë e investimeve nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për furnizmin me ujë të Tiranës është gati. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi nga Stokholmi se fillimisht nis puna për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës.

Pas projektit për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës si dhe ndërtimin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, financim i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është gati paketa e dytë e investimeve. Ajo ka të bëjë me zgjerimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në zona, të cilat vitet e fundit kanë njohur zhvillim të madh.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri të ditur pas vizitës një ditore në Stokholm të Suedisë, ku mori pjesë në konferencën me investitorë të ndryshëm, organizuar nga BERZH.

“Kemi nisur fazën e parë të investimeve me BERZH-in, që përkthehet në dyfishim të kapacitetit të Bovillës, si edhe vendosjen e linjave të transmetimit nga Bovilla drejt Astirit, Unazës së Re, që kanë qenë zonat më problematike të Tiranës, kryesisht të furnizuara me ujë pusi, por që tani janë rritur tej mase në popullsi. Jemi gati të propozojmë një paketë të dytë për UKT-në. Ambicia jonë është që brenda 5 viteve, nga fillimi i këtyre investimeve, të kemi ujë 24 orë në Tiranë. Propozimi tjetër ka të bëjë jo vetëm me rrjetin në zonën e Yzberishtit, por edhe me burimin e ri të Gurit të Bardhë, i cili do të sjellë në Tiranë një sasi të konsiderueshme uji, sidomos për Njësitë 1 dhe 2, të cilat aktualisht furnizohen vetëm nga Selita dhe burimet e Dajtit”.

Tirana është autoriteti i parë lokal përzgjedhur nga BERZH-i me të cilën ka vendosur marrëdhënie direkte bashkëpunimi, për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme. /abcnews.al

ekonomia.jpg
G. P.14:20 | 02/05/2018

Dy ekonomistë të BERZH, në një studim të tyre, arrijnë në përfundimin se 15 % e humbjeve vjetore të sipërmarrjeve private në Shqipëri kanë shkaqe jashte biznesit si, pagesat korruptive, cilësia e rrugëve apo mungesa e energjisë elektrike.

Dy ekonomistë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konstatojnë se sipërmarjet shqiptare humbin 15% të të ardhurave të tyre vjetore, vetëm nga tre faktorë: krimi, mungesa e energjisë elektrike dhe infrastruktura e dobët.

Studimi i ekspertëve Peter Sanfey dhe Jakov Milatoviç, të cilit i referohet revista ekonomike “Monitor”, konstaton se rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive janë gjithashtu një kosto e shtuar për bizneset në Shqipëri.

Në Ballkan në tërësi ky tregues është 13.2% e shitjeve vjetore të sipërmarrjeve, sipas dy ekonomistëve të BERZH. Për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, thuhet në studim.

Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE-së, veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë. Këto rezultate sipas tyre theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit./abcnews.al

berzh.jpg
ent ela16:56 | 11/04/2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thote se ndërmarrjet e vogla nuk po e zgjerojne aktivitetin, ndonëse Shqipëria e ka rritur ekonominë veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit.  Ndërsa për Bankën e Shqipërisë shqetësim kryesor mbetet konkurrenca e pandershme dhe gjetja e tregjeve.

Ndërmarrjet e vogla në Shqipëri nuk po arrijnë të shtojnë produktivitetin e tyre. Këto janë sfidat me të cilat po përballet rajoni, sipas raportit të Tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH vlerëson se pas viteve të krizës globale, kryesisht shtetet e rajonit të Ballkanit, përfshirë këtu dhe vendin tonë, kanë rritur ekonominë, por bizneset e vogla nuk po shtojnë numrin e të punësuarve dhe dhe as po zgjerojnë aktivitetin. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se në bazë të anketimeve të bëra, shqetësimet kryesore për këtë kategori janë konkurrenca e pandershme dhe vështirësitë në gjetjen e tregjeve.

 “Sipas anketimeve tona së fundmi, shqetësimet parësore për firmat e vogla janë konkurrenca e pandershme, vështirësitë për gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve, dhe më pak aksesi i kufizuar në financim apo kostoja e ofrimit të produkteve bankare.”

Por Jakov Milatovic, ekonomist i BERZH tha se për shumë biznese, rajoni i Ballkanit ngarkon  për sipërmarrësit kosto të fshehta.

“Vendet në rajon ofrojnë te investitorët norma më të ulta të tatimit mbi fitimin apo tatimit mbi të ardhurat, por kompanitë mbajnë në llogaritë e tyre edhe “taksat e fshehura”, dhe vetëm duke stimuluar klimën e biznesit dhe reformën në institucione, kjo taksë e fshehtë bie dhe padyshim që stimulon  produktivitetin dhe standardin e jetesës për të gjithë.”

Nga ana e saj Banka e Shqipërisë është duke hartuar programe për kreditimin e bizneseve të vogla dhe atyre në sektorin e bujqësisë. /abcnews.al

BERZH-FINANCIM-PER-BOVILLEN-1280x720.jpg
ent ela16:28 | 19/03/2018

Investimet për një furnizim më të mirë të qyetarëve të Tiranës me ujë do të nisin shumë shpejt. Kryebashkiaku Erion Veliaj nënshkroi me Drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim per Shqipërinë marrëveshjen e financimit për dy projekte kryesore.

Sasia e filtrimit të ujit nga Bovilla do të dyfishohet, ndërsa në zonën e unazës së re nëTiranë, Yzberisht dhe Kashar do të ndërtohet një linjë e re për furnzimin e banorëve me ujë të pijshëm. Financimi do të kryhet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kryebashkiaku Erion Veliaj nënshkroi në Londër marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Mezi pres të fillojmë menjëherë nga puna, si për të dyfishuar Bovillën në kapacitet filtrimi, si për të bërë magjistralen, e cila sjell ujë drejtpërdrejt nga Bovilla në një prej zonave më problematike të Tiranës, për t’u siguruar që brenda 5 viteve të mundësojmë ambicjen tonë dhe vendimet e rëndësishme që morëm në Këshillin Bashkiak, për t’i dhënë qytetit ujë 24 orë të pijshëm”

Drejtori i BERZH-it për Shqipërinë, Matteo Colangeli beri te ditur që kjo është hera e parë që banka financon një projekt bashkie, pa mbështetjen e buxhetit të shtetit.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne. Po financojmë investime të rëndësishme për të përmirësuar furnizimin me ujë të Tiranës. Për herë të parë në Shqipëri, po financojmë një projekt bashkie pa mbështetjen e buxhetit të shtetit. Kjo gjë është e rëndësishme, por me siguri po shikojmë të bashkëpunojmë më shumë me UKT dhe qytetin, për të realizuar më shumë investime dhe për të zbatuar agjendën e qytetit, për ta bërë Tiranën një hapësirë të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Ky projekt i rëndësishëm u bë i mundur nga donacionet financiare të Fondit Special të BERZH-it, gjithashtu edhe  nga qeveria austriake”.

Kjo marreveshje bashkepunimi deklaroi kryebashkiaku Veliaj u dedikohet qytetarëve të Tiranës, të cilët janë treguar korrekt me detyrimet ndaj bashkisë./abcnews.al

 

 

thumbnail_Veliaj-gjate-vizites-ne-Bonn-2-1280x960.jpg
us er14:25 | 14/11/2017

Bashkia e Tiranës ka rënë dakord me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për kredinë e parë me qëllim investimi në rrjetin e ujësjellësit.

“Pas gjithë vendimeve të vështira që morëm për Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës, sot jemi më të kreditueshëm dhe më të besuar nga ana financiare. Kjo na mundëson që të marrim një kredi fillestare brenda këtij viti për të bërë investimin që dyfishon sasinë e filtrimit nga Bovilla dhe sigurisht pastaj për të vazhduar me investimin që vjen nga Bovilla deri tek zona e Unazës së Re, një nga zonat problematike të kësaj vere”.

Qëllimi përsëriti kryebashkiaku Erion Veliaj është që brenda pesë vitesh banorët e kryeqytetit të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

“Me këtë kredi dhe me këtë ristrukturim që i bëmë UKT-së mundësojmë largimin e kësaj krize dhe një gangrenë që ka 27 vite që prek këto pjesë të Tiranës. Kjo është vetëm faza e parë, pastaj do të vazhdojmë me kreditë dhe investimet e tjera që të sigurohemi që qyteti e ka brenda 5 viteve paketën e investimeve që mundëson ujë 24 orë”

Lajmin kryetari i Bashkisë së Tiranës e dha nga Boni i Gjermanisë ku mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim filmimet e të cilës iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë.  Rritja e financimeve në kuadër të përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve të gjelbra, ishin në fokusin e kësaj Konference,  Tirana u përzgjodh si një shembull suksesi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it në financimin e projekteve miqësore me mjedisin dhe që ndikojnë në lehtësimin e problemeve klimaterike.

“Ne kemi mbaruar me sukses testimin e autobusit elektrik në Tiranë dhe ky është një rast tjetër për t’u bërë apel të gjitha kompanive që janë sot operatorë, të fillojnë dhe të bëjnë porositë e tyre për autobusët elektrik. Ky është një apel për kompanitë që nuk ofrojnë shërbime në Tiranë, nëse kanë autobusë elektrikë qoftë me qira apo në pronësi dhe duan të vijnë të marrin një licencë në qytetin e Tiranës, ne automatikisht do t’i japim prioritet dikujt që sjell autobusë elektrikë krahasuar me dikë që ka autobusë me naftë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në të kundërt, Veliaj paralajmëroi ngritjen e një kompanie publike që do ta ofrojë këtë standard./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono