Berlin

berlin-1280x668.jpg
ent ela13:23 | 10/11/2019

Mesazhi i dhënë nga Berlini natën e 30 vjetorit të rënies së murit ishte i qartë: nuk do të ketë më mure!. Por presidenti I vendit Shtajnmajer u shpreh se për fat të keq mure të tjerë të padukshëm, e që duhen shembur, janë ngritur në të gjithë vendin

Është fati që troket në derë, i përfaqësuar nga sinfonia e pestë e Beethoven, që u ndje në natën berlineze dedikuar 30 vjetorit të rënies së murit. Në portën e Brandeburg, me kolonat e mbetura si një simbol i asaj që nuk duhet të ndodhë më, orkestra e Berlinit performoi parathënien e fjalëve të presidentit gjerman Shtajnmajer.

Kreu i shtetit u shpreh se janë ngritur mure të tjerë në të gjithë vendin. Mure zemërimi dhe urrejtje. Mure që mund të jenë të padukshëm por që ende na ndajnë dhe pengojnë, shtoi ai

Një 9 nëntor me dritë hije, si kishte theksuar dhe kancelarja gjermane Merkel. Por me dritat e fishekzjarreve Berlini mbylli ditën përkujtimore, një mega ekran dhe lojë me drita për 30 vjet pa një mur.

Në atë kohë kryebashkiaku i Berlinit perëndimor, Brandy e kishte pagëzuar me emrin Muri I Turpit, por kishte dhe nga ata që e konsideronin si rripi i vdekjes. 155 kilometra cement që ndau Berlinin dhe gjithë botën, në dy pjesë, tashmë në 30 vjetorin e rënies së murit, që lejoi dhe bashkimin e vendit, duke i dhënë goditjen e fundit Bashkimit sovjetik dhe botës së ndarë në blloqe, Gjermania përkujtoi ditët e revolucionit paqësor, por dhe momentet dramatike që e paraprinë.

Në fjalën e saj në Kapelën e Ripajtimit, kancelarja gjermane Merkel, për 35 vjet qytetare e Berlinit lindor u shpreh se 9 nëntori reflekton momentet e tmerrshme dhe të lumtura të historisë së vendit, dhe na paralajmërim se duhet të kundërshtojmë urrejtjen, racizmin dhe anti semitizmin.

Të bësh të pamundurën dhe gjithmonë është paralajmërimi i Merkel.

Dita nisi në 09 e 30 të së shtunës me mbërritjen në pallatin presidencial të krerëve të shtetit të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, vendeve të bllokut komunist që u shpërbë pas 1989-ës. Krerët e shtetit vizituan memorialin e murit përgjatë rrugës Bernauer. Rreth 200 persona humbën jetën në përpjekje për t’u arratisur në Perëndim.

Në cermoninë në memorial morën pjesë autoritete institucionale, shoqata dhe aktivistë për të drejtat civile, të rinj që vinin nga tetë vende të ndryshme. /abcnews.al

muri-i-berlinit.jpg
ad min16:40 | 03/10/2019

29 vjet më parë Gjermania do të bashkohej pas rënies së murit të Berlinit, ngjarje që u kthye në një simbol dhe të rrëzimit të regjimit komunist.

Gjermania sot shënon 29 vjetorin e bashkimit. Më 3 Tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt.

Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë: njëra, ajo perëndimore u kontrollua nga aleanca perëndimore e prirë nga SHBA-të, kurse tjetra,ajo lindore nga Bashkimi Sovjetik. Meritat u përkasin, krahas qytetarëve gjermano-lindorë, ashtu edhe liderit sovjetik Mikhail Gorbaçovit dhe kancelarit gjerman të kohës Helmut Kohël.

Gjithçka nisi me rënien e Murit të Berlinit, më 9 Nëntor 1989. Deri më 3 Tetor 1990 kishin kaluar 323 ditë. Muri kishte qenë simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe tërë botës në dy blloqe.

Rënia e tij u bë simbol i fuqishëm i përfundimit të Luftës së Ftohtë. Kronikanët thonë se rënia ishte kurorëzim i përpjekjeve të paepura të gjermano-lindorëve të guximshëm. Askush nuk priste që në rrugë paqësore muri do të shembej aq shpejt.

I ngritur më 1961, në një gjatësi prej 155 kilometrash, muri për plotë 28 vjet ishte bërë pengesë famëkeqe që ndante familje e miq në të njëjtin qytet, që në fakt ishte vijë ndarëse e dy botëve. Dhe kjo nuk ishte se nuk pranohej nga bota përparimtare.

Më 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, nga Berlini i ishte lutur udhëheqësit reformator sovjetik Mikhail Gorbaçov që në emër të paqes, begatisë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore ta shembte murin e ndarjes.

Ajo edhe ndodhi. Shembja e murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin edhe një kushtrim për flakjen e zgjedhës në vende të tjera të bllokut lindor, përfshirë këtu edhe ish-Jugosllavinë, por edhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

protestaaaa.jpg
ad min18:37 | 20/09/2019

Një valë protestash masive janë mbajtur të premten në të gjithë botën kundër ndryshimeve të klimës. Të rinj dhe të rritur nga Europa, Afrika e deri në Azi u kanë bërë thirrje liderëve që të ndërhyjnë urgjentisht për të parandaluar një katastrofë ambientale.

Disa qindra mijëra studentë, punonjës zyrash dhe njerëz të thjeshtë mbushën rrugët në mbarë botën ditën e premte për t’u kërkuar liderëve botërorë ndërhyrje urgjente ndaj ndryshimeve të klimës.

Protesta globale nisi në ishujt e Paqësorit dhe u përhap në Australi, Japoni, Azinë jug-lindore, Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në rrjetet sociale u postuan foto dhe video të demonstratave në qytete të ndryshme, nga Hamburgu në Gjermani deri në Melburn të Australisë.

Greta Thanberg, 16-vjeçarja sudeze që ka frymëzuar lëvizjen për klimën, përshëndeti “turmën e madhe” të mbledhur në Sidney të Australisë, e cila sipas saj do të shërbejë si bazë për protesta të mëtejshme të planifikuara në 150 vende të botës.

“E ardhmja jonë mbi shpatullat tuaja”, thuhej në një baner të madh të mbajtur nga studentët në Berlin. “Oqeanet po ngrihen, po ashtu dhe ne”, ishte një parullë tjetër e ngritur nga të rinjtë në Melburn.

Protestuesit u bënë thirrje liderëve botërorë, të cilët do të takohen në një samit të posaçëm për klimën, që të veprojnë menjëherë për të kufizuar efektet e dëmshme të aktiviteteve të njeriut ndaj klimës.

Protestat do të kulmojë në Nju Jork, ku adoleshentja Thanberg, që është emëruar për çmimin Nobël për Paqen për aktivizimin e saj në çështjen e klimës, do të drejtojë një tubim përpara selisë së OKB-së./ABC News Albania 24/7

7e70e638-7a13-4983-bfa2-d945b19d6108-933x445.jpg
ad min10:30 | 14/06/2019

Gjatë vizitës në Berlin, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u prit në një takim nga ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen me të cilën bisedoi rreth intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivës europiane të vendit tonë.

Ministrja Xhaçka falenderoi homologen Ursula von der Leyen për mbështetjen që qeveria gjermane dhe ajo personalisht i kanë dhënë Shqipërisë, ndërsa vlerësoi rolin e veçantë që Gjermania luan si garante e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Xhaçka dhe Ursula von der Leyen u ndalën gjerësisht tek proceset integruese të vendit drejt integrimit evropian dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Xhaçka informoi ministren gjermane për rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin në tërësi.

“Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropianizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës”, u shpreh pas takimit ministrja e Mbrojtjes.

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme politike, ministrja Xhaçka njohu homologen gjermane mbi përpjekjet e vazhdueshme që po bën Shqipëria me reformat e vështira, sikurse është reforma në drejtësi.

“Diskutuam edhe për situatën politike në Shqipëri, e cila vjen në një moment jo shumë të përshtatshëm, në prag të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, por në fund të fundit kjo vjen si pasojë e përpjekjeve tona për të modernizuar vendin duke ndërmarrë reforma të vështira, të tilla si reformimi i sistemit të drejtësisë që ka bërë bashkë shumë aktorë antireformistë të cilët kanë arsye për të qenë të frikësuar nga një sistem drejtësie i pavarur”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shprehu bindjen e plotë se Shqipëria, falë edhe mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve të saj sikurse është Gjermania, do të ecë përpara drejt procesit të integrimit.

“Unë besoj se Shqipëria ka bërë shumë përpara falë punës, përpjekjes, reformave në interes të vendit dhe të shqiptarëve, por edhe falë mbështetjes së miqve tanë, aleatëve si Gjermania. Jam e bindur që me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre do të arrijmë të ecim përpara në procesin e integrimit në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të rajonit dhe do t’ia dalim t’u njohim shqiptarëve gjithë sa meritojnë dhe sa kanë bërë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha ministrja Xhaçka./abcnews.al

merkel-zaev-1280x707.jpg
ad min11:00 | 13/06/2019

Maqedonia e Veriut ka marrë garanci nga Gjermania se në shtator do të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në një takim me kryeministrin Zaev, kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se vendi ka realizuar reforma të rëndësishme që i mundësojnë nisjen e bisedimeve.

Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura të Qeverisë. Këto janë mesazhet që Kryeministri Zoran Zaev, sipas delegacionit të Maqedonisë së Veriut, sot i ka marrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e Berlinit.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se janë të kënaqur me atë që kanë dëgjuar nga Kancelarja Merkel në këtë takim. Në komunikatën zyrtare të Qeverisë thuhet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatojë dhe me siguri, do ta miratojë fillimin e negociatave.

“Kryeministri Zaev në takim ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë në kancelaren gjermane Merkel dhe përkrah politikën e saj për procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor”, bëri me dije qeveria e RMV-së.

Konfirmimi për këtë paralajmërim paraprakisht kishte arritur edhe nga Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman Johan Vadefull i cili në një deklaratë për Frankfurter Allgemajne Cajtung ka theksuar se në shtator do të miratohet fillimi i negociatave.

Komunikatë ka lëshuar edhe Kabineti i kancelares gjermane Merkel, por në të nuk ka asnjë fjalë për perspektivat evropiane të vendit. Për këtë takim njoftohet përvec marrëdhënieve dypalëshe është biseduar edhe për cështje evropiane dhe të jashtme politike./ABC News Albania 24/7

ilir-meta-berlin.jpg
nev ila18:15 | 07/06/2019

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën evropiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian sa më parë.

Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, z.Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, z.Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, z.Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, znj.Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE./abcnews.al

mediu-berlin-1280x836.jpg
ent ela11:20 | 07/06/2019

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qënë në Berlin ku ka zhvilluar disa takime në Bundestag me antare të parlamentit gjerman të CDU dhe SPD. Shqetësimi i ndjerë në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri kanë qënë gjithashtu pjesë e diskutimeve në takimet e zhvilluara, si njofton Mediu.

Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues dhe pluralizmi politik – deklaron kreu i republikanëve i cili thekson se vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017-ën, e kanë future Shqipërinë në një krizë të paprecedent.

Në prag konflikti e sheh Mediu situatën në vendin tonë, ndaj kërkon mbështetjen e Bundestagut në ndalimin e asaj që quan marrëzi të kryeministrit. /ABC News Albania 24/7

 

6eeb783b-356f-466a-b0a7-b3b122dd7dee.jpg
ent ela10:56 | 07/06/2019

 

Presidenti i Republikës Ilir META mori pjesë në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”, të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e zotit Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme.

“Bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, – theksoi Presidenti Meta në fjalën e tij.

 

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës:

“I nderuar zoti Vajler, zoti Rycel,

Të dashur miq,

Zonja dhe zotërinj!

Dëshiroj së pari të falënderoj miqtë tanë të mëdhenj, Bundestagun gjerman dhe veçanërisht komitetin organizues që na mblodhën të gjithë së bashku këtu në Berlin! E di mirë, ashtu sikurse edhe ju, sa të përkushtuar dhe të palodhur janë ata për të forcuar dhe zgjeruar akoma edhe më tej këtë traditë të miqësive të mira dhe besimit të përbashkët në Zot.

Pak ditë më parë, Kancelarja Angela Merkel fitoi zemrat e studentëve të diplomuar të Universitetit të Harvardit, me një fjalimtepër të sinqertë e të mbushur me mendime mbi të tashmen, të ardhmen dhe mbi botën e frikshme që po trashëgon brezi i ri.

Ashtu sikurse ata që kanënjë ndjenjë të vërtetë të historisë, edhe unë ndava të njëjtën ndjeshmëri me përshkrimin e saj, veçanërisht me thirrjen që bëri se: “Çdo gjë që duket se është e gdhendur në gur, ose e pandryshueshme, në të vërtetëmund të ndryshojë”.

Gjithmonë do të ndodhin ndryshime pozitive, pasi njerëzit janë në kërkim dhe ndjekje të vazhdueshme të paqes, qoftë atëindividuale, komunitare apo të paqes globale.

Ne kemi krijuar partneritete, kemi lidhur aleanca, kemi formuar organizata botërore dhe rajonale për të ruajtur e mbajtur rendin paqësor. Por asnjë nga këto ngrehina nuk do të mbijetojë pa vlerat dhe parimet e ngulitura, që ngjisin bashkë një angazhim të tillë.

‘Demokracia qëndron në zemër të NATO-s’, – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, teksa partitë pro Bashkimit Europian shënuan sërish një fitore të madhe në zgjedhjet europiane para disa ditësh.

Ne, në Ballkanin Perëndimor eshikojmë NATO-n dhe Bashkimit Europian si garancitë më të mira për rendin paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë, në brendësinë e tyre si dhe në rajonin tonë.

Shqiptarëtlutenqë Maqedonia e Veriut fqinjë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe ajo e meriton plotësisht pas arritjes historike.

Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin.

Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë.

Bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara dhe BE-së ishin thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje tejkaluese ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut fqinje. Kam shpresë dhe lutem se e njëjta vendosmëri dhe koordinim do të mundësojnë edhe një marrëveshje përfundimtare që pritet me padurim midis Kosovës dhe Serbisë.

Vendet e rajonit të Ballkanit janë të ankoruara në mënyrë të vendosur në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mbështetja e fortë popullore për këto procese nuk buron nga iluzioni i ndryshimeve të kufijve, por nga kërkimi për standarde më të arriramirëqeverisjeje, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe kohezionin social.

Është përgjegjësia jonë si udhëheqës që të sigurojmë zbatimin e standardeve të tilla në vendet tona, duke mbetur të vërtetë dhe besnikë ndaj angazhimeve që kemi marrë përsipër përkundrejt popujve dhe partnerëve tanë.

Duhet të ndaj me ju faktin se bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë.

Megjithëse një vend modest, ne nuk u shmangemi përgjegjësive tona më të mëdha në lidhje me rendin paqësor global.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në aleancat globale kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ne shqetësohemipër ndryshimin e klimës dhe kemi marrë zotime në kuadër të Marrëveshjes së Parisit. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë intensivisht me partnerët tanë, në kuadër të të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe rajonale për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, për të administruaremigracionin si dhe për të përmirësuar arkitekturën e sigurisë në tërësi.

Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë Kryesuesja e Radhës e OSBE-së dhe do të bëjë çdo përpjekje për të pasqyruar imazhin më të mirë të vlerave të kësaj organizate, si dhe për të zbatuar përparësitë e përbashkëta të një hapësire edhe më të sigurt e më të begatë të OSBE-së. Lutem që t’ia dalim mbanë me sukses në këtë sipërmarrje sfiduese!

Shqipëria krenohet me tolerancën dhe harmoninë e saj fetare. Bashkësitëe të gjitha feve, përgjatë gjithë historisë sonë, kanë qenë ngahera të bashkuara, të angazhuara e përkushtuara për të ruajtur paqen dhe harmoninë. Ky mision fisnik dhe hyjnor njëkohësisht,i bashkon mbarë njerëzit e vendit tim, pavarësisht nga besimi apo përkatësia fetare.

Udhëheqësit e të gjitha bashkësive fetare kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta konsoliduar këtë lidhje kombëtare, të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe vendin tonë.

Kohët e fundit, bashkësitë e krishtera dhe myslimane nëpërmjet Këshillit të tyre Ndër-fetar bënë apel për urtësi e bashkimkombëtar si dhe për një dialog të mirëfilltë, për t’u dhënë fund politikave ndarëse që turbullojnë vendin. Me përulje ju ftoj të bashkoheni me lutjet tona, që vendi im të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar.

Lutem gjithashtu që Bashkimi Europian dhe NATO-ja, që mundësuan dhe siguruan paqen, stabilitetin dhe lirinë për këtë kontinent, do të vazhdojnë të kenë sukses dhe të përparojnë, si paqeruajtës të fortë për brezat e ardhshëm.

Lutem që popujt e Ballkanit, të cilët kanë përjetuar vuajtje të tmerrshme, të gjejnë paqen nëpërmjet bashkëjetesës dhe të jetojnë së bashku drejt një të ardhmeje europiane, si rruga e vetme që fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë.

“Mbi njerëzit e drejtë sytë e Zotit shikojnë dhe thirrja e tyre atij në vesh i shkon”!

 

basha-1.jpg
ad min15:05 | 04/06/2019

Gjatë vizitës së tij dy ditore në kryeqytetin gjerman, kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me komisionerin e Bashkimit Europian për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Gunther Otinger.

Biseda me fokus Shqipërinë, kishte temë zhvillimin ekonomik dhe projektet e rëndësishme, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, kjo bazuar në postimin e kreut të demokratëve Basha në rrjete sociale.

Kryedemokrati Basha është takuar edhe me zëvendës kryekëshilltarin e kancelares Angela Merkel, Joakim Bertele, i cili ka nënvizuar se “pavarësisht krizës që po kalon Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikën me krimin shitblerjes së votave, korrupsionit, Gjermania do të bëjë gjithçka që t’i hapin rrugë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”./ABC News Albania 24/7

agim-nesho-1.jpg
ad min20:46 | 09/05/2019

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agim Nesho, deklaroi këtë të enjte se samiti i Brdo-Brijunit është një event që përsëritet çdo vit. Sipas tij nëse nuk do kishte qenë samiti i Berlinit dhe qëndrimet që dolën pas tij, ky i sotmi që u zhvillua në Tiranë do të ishte një gjë e zakonshme si vitet e tjera.

I ftuar në “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori, diplomati u ndal edhe te vizita e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Konferencën mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, ai e konsideroi si një shfaqje për politikën e brendshme në vendin tonë.

“Sigurisht në fakt këto janë marrëdhëniet e vërteta, pavarësisht se samiti në qendër të tij ka çështjen e pajtimit të konflikteve dhe zgjidhjen e rrugëve të përbashkëta për integrimin europian. Kjo tregon se realiteti ballkanik reflekton një realitet ndryshe, plot kontradikta, plot gjëra të pazgjidhura, mënyrën e komunikimit të vështirë jo vetëm ndërmjet liderëve. Ajo që dua të vlerësoj, produkti i samitit u bënë disa lëvizje mes të cilat dua të veçoj, takimin mes Kryeministrit Rama dhe Komisioneres së Lartë të BE, zonjës Mogherini që mendoj se ishte më tepër një show për ambientin politik të brendshëm sepse nuk ka pasur akoma vlerësim Komisioni i Bashkimit Europian për të ardhur me një rezultat konkret siç erdhi radhën e kaluar. U bë një vlerësim vetëm i njëanshëm duke thënë vetëm rezultatet pozitive të shprehura disa herë nga kryeministri shqiptar. Duket sikur ishte një “qokë” e kërkuar dhe për të rënë në një nivel të papranueshëm të një përfaqësusi të lartë të BE-së. Ne e dimë që në përfundim të mandatit ka një pauzë që nuk shprehen dhe zonja Mogherini kishte të drejtën të shprehej edhe në tryezën ku mori pjesë sepse këto janë sinjalet e personaliteteve të veçantë dhe të vlerësonte Shqipërinë. Thirrja e saj duke thënë që populli shqiptar, nënkupton që 92 % kërkojnë të hyjnë në Europë është po populli shqiptar që ka votuar dhe merr pjesë sot në demonstrata dhe në këtë krizë të madhe politike sepse kërkon që t’i bashkohet BE-së jo për përfitime ekonomike, por për të garantuar perspektivën evropiane. Kjo nuk mund të rrinte pa u prekur nga Mogherini”, tha Nesho.

Sipas Neshos, Mogherini po përpiqet që të përdorë kanalet e komunikimit që ka krijuar me liderët e Ballkanit, duke përfshirë edhe kryeministrin Rama, në mënyrë që të rinisë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Samiti i Berlini përcaktoi vendin kush do jetë raporti ndërmjet vendimeve të shteteve dhe të Këshillit të kryetarëve të qeverive të BE për vetë faktin se nuk pati sukses. Mogherini në këtë proces duke mos arritur dot të konkretizojë një marrëveshje të domosdoshme ku në nivelin politik ishte shprehur shumë mirë që Serbia për të hyrë në BE ka si konditë njohjen e Kosovës. Nuk mendoj që bashkëbisedimin që bëri me qeverinë e bëri me këtë qëllim. Ajo ishte për një vlerësim të marrëdhënieve personale me Kryeministrin Rama. Qëllimet e saj ishte për të riaktivizuar atë dialog dhe për të arritur një marrëveshje në fund të vitit sepse kjo është një kërkesë kryesore e BE-së. Në këtë mënyrë kërkon që në ato njohje personale që ka krijuar me liderët e Ballkanit t’i konkretizojë dhe të mos jetë e shmangur, por të korrigjojë këtë gjë që të jetë faktor”, tha Nesho./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono