berisha

84009243_1510401909120711_3758641123292086272_n.jpg
eri Ida14:38 | 06/02/2020

Ish kryeministri Sali Berisha  ka nxjerrë emrin e një të dënuari me 15 vite burg i cili është lënë I lirë nga burgu. Përmes një mesazhi nga qytetari digital siç e cilëson ish kryeministri thekson se për lirimin e tij janë paguar edhe “150000€ për të transferuar prokurorin që vazhdonte hetimet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Jurgen Molla, në vitin 2018 ishte dënuar me 15 vite burg për trafik ndërkomb1tar lëndesh narkotike të tipit heroine, ndërkohë që në 2020 i lirë.

Ndër të tjera në postimin e tij Berisha, shkruan se asnjë media nuk është marrë me këtë fakt ndërkohë që në burg qëndrojën njerëzit e varfër dhe të pamundur, kokat e krimit bëhen gati për krimet e rradhës.

Postimi i plotë:

Del nga burgu trafikanti i denuar ne vitin 2018 me 15 vite burg.

Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KCK.

U paguan 150000€ per te transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Ne vitin 2018 Jurgen Molla u denua me 15 vite burg per trafik nderkombetar Lendesh narkotike te tipit Heroine.

U zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane…

Sot ne 2020 eshte i lire….

Asnje media nuk guxon te flase per kete fakt.

Ju lutem demaskojeni kete maskarade pasi po bejne burg njerezit e varfer dhe te pamundur.

E kokat e krimit po behen gati per krimet e rradhes.

Ka lidhje shume te forta me te majtet ne Qytetin e Lezhes oor edhe ne qeveri.

Njihet publikisht si financues dhe mbeshtetes i tyre….

Nuk kam info se si mund te jete liruar.

Por nga 15 vite burg,te dale per me pak se 2 vite,kjo eshte e pakuptimte….

Fale aktivitetit te tij kriminal,ka arritur te investoje ne fushen e ndertimit dhe hidrokarbureve.

Gjate kohes qe ka qene ne burg,biznesin e drejtonte vellai i tij….

Ky ka dale ne pergjime,per pagesa mbi 150.000 € per te transferuar prokurorin.

Pasi nuk po e korruptonin dote dhe po u hapte telashe me hetimet./abcnews.al

berisha-3-2.jpg
R D20:29 | 02/02/2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. Sipas tij, marrëveshja e arritur sot është dëshmi e vullnetit konstruktiv të palëve për të respektuar verdiktin elektoral të qytetarëve të Kosovës. Berisha shprehet se formimi i qeverisë së re është goditje fatale për “trojkën tradhtare të argatëve të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë”, duke nënkuptuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin tonë Edi Rama.

Reagimi i plotë i Berishës në facebook:

Nje urim te perzemert!

Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.

Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.

Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreveshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.

Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj.

/abcnews.al

benziii.jpg
So Nila12:36 | 13/01/2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” denoncimin e një qytetari nga Bulqiza, I cili ka treguar se çfarë I ka ndodhur nga një makinë Benz në mes të qytetit.

Sipas postimit të Berishës, qytetari shkruan se teksa po kalonte rrugës një automjet me xhama të zi e ka ndjekur nga pas, ku një nga personat që ndodhej në makinë i ka nxjerrë  kallashin ne dritare.

Qytetari në mesazhin e tij shprehet i frikësua dhe thekson se shteti dhe policia duhet të marrin përgjegjësi për rrezikun që na kanoset në rrugë.

POSTIMI I PLOTE:

Bulqiza ne duart e gangstereve dhe krimineleve te partise se droges!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Dr.Sali Berisha.

Zgjodha t’ju shkruaj juve pasi nuk dim ku te drejtohemi tjeter.

Ne Bulqize jan shtuar shum kto ganksterat.

Teksa po shkoja ne shpi rruges me afrohet nje Benz i Zi dhe u ndalua pran meje. Me muzik ne fund dhe une vazhdova rrugen teksa une hecja ato hecnin ktheva koken dhe i njoh si fytyra edhe shoferin edhe ate tjetrin qe ishte ne vend te pare, Nuk pash nese kishte te tjer pas se ishte mjeti me gjama te zinj mbrapa.

Teksa vazhdoja rrugen mjeti filloj te me ndicte dhe personi qe ishte ne vendin e pare nxorri kallashin ne dritare dhe duke shar e bertitur por nuk qelloi makina nderkoh ishte ne ecje.Me sa dukej ishin ne gjendje te dehur dhe jan rreth moshes 18-19 Vjec. Ky eshte shteti kjo eshte policia e Bulqizes. Te kesh frik te hecesh rrugve se nuk i dihet me cfar perballesh.”

Berisha-Panucci.jpg
Veronik Istrefaj17:08 | 04/01/2020

Christian Panucci nuk ishte për asnjë moment një trajner i dashur për futbollistët e kombëtares tonë kuqezi, që nuk besonin aspak te strategu italian. Që nga largimi i Panuccit, kombëtarja jonë kuqezi ka marrë rezultate më pozitive dhe futbollistët duken se kanë raporte të shkëlqyera me teknikun Reja.

Në “Air Albania Stadium”, do të luhet me datë 10 janar miqësorja e yjeve dhe çdo e ardhur nga shitja e biletave, do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti. Andi Lila ka qenë një nga promovuesit më të mëdhenj të kësaj ndeshje dhe në profilin e tij në Instagram, bie në sy një koment i portierit të kombëtares, Etrit Berisha. Gardiani kuqezi ka thumbuar ish-trajnerin Christian Panucci, duke komentuar: “Panucci, është në formacion?”

Ky koment ka marrë menjëherë përgjigjen e Andi Lilës, që ka shkruar: “Nuk e ka grumbulluar De Biassi me sa kam parë. Mbrojtës i djathtë është Zambrotta”./abcnews.al

 

Komenti i Etrit Berishës
sali-berishaaaa-1-1280x613.jpg
R D13:16 | 27/12/2019

Gjykata Civile e Tiranës ka dënuar ish- kryeministrin Sali Berisha për shpifje, pas padisë së bërë nga Kryeministri Rama. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Berisha ka për detyrim të dëmshpërblejë Ramën me 500 000 lekë ( të reja).

Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesë-padinë, sepse vlera e dëmshpërblimit nga paditësi (Rama) ishte 1.000.000 lekë.

Po kështu gjykata ka vendosur detyrimin e palës së paditur të publikojë përgenjeshtrimin në faqen e tij “Facebook”.

Berisha u dënua për deklaratën e bërë në Facebook më datë 15.10.2018 “Fundi i kakistokracisë së kallam deshtakut po troket”.

Ndër të tjera Berisha shkruante se “Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri”.

/abcnews.al

 

pamje-termeti-tirane.jpg
ent ela15:38 | 27/11/2019

27 viktima dhe mbi 650 të plagosur janë konfirmuar zyrtarisht si pasojë e tërmetit që goditi vendin tonë ditëne djeshme.  Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimet vazhdojnë pasi nën rrënoja, ku dyshohet të ketë ende shtetas.

Sipas Minsitrisë së Mbrojtjes, 12 viktima janë regjistruar në Durrës, 14 në Thumanë dhe 1 në Lezhë.

Një kamera sigurie ka fiksuar në kryeqytet momentet e lëkundjes së fuqishme të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e të martës.

Pamjet janë publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha në FB.

Në postimin e tij ai shkruan se kamerat e një pallati tek Shkolla e Kuqe në Tiranë kanë regjistruar sekondat e lëkundjeve të tmerrit. /abcnews.al

5acba723-bc60-4680-89d7-7897b03b6e84.jpg
ent ela11:13 | 15/11/2019

Në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ish-kryeministri Berisha deklaron se gjithçka ndodhi për shkak të 70 mijë metër katrorë tokë në gjirin e Lalzit. Sipas tij fakti që në makinë  e prokurorit ishte Pëllumb Muharremi i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” tregon se Rrumi i vërtetë është Edi Rama, ndërsa sjell në vëmendje gjymtimin e biznesmenit libanez, ndërkohë që autorit nuk i hyri gjemb në këmbë.

INTERVITA E PLOTË

“Ndodhi atentat ndaj një prokurori në makinë ishte dhe një tjetër me peseudomnim “Rrumi”, Çfarë kishim aty? Ishte në tërësi afera e 70 mijë metër tokë në Gjirin e Lalzit, cilido që dëshiron, të marrë një debat timin me Ramën në 2012. Çfarë i kam faktuar shqiptarëve. Në atë territor ishte investitor një kompani nga Katari që do investonte, kishte kontratë me qeverinë time, kishte tokë me 1 euro dhe nga 2013 filluan të protestonin; “flamur kuqi terrorist”, e shtynin socialistët. Humbëm ne zgjedhjet. Një nga aktet më të para në shtator 2013 i prishet kontrata me fshatarët. Në 2014 i prish kontratën me qeverinë shqiptare dhe lë 70 mijë tokë. Rrumi i vërtët është Edi Rama jo ai që është në spital.

Mbetën 72 mijë metër katror tokë e shtetit. Tani hyn në skenë Rrumi. Vangjush Dako dhe konfidentja Hicka, shkojnë vetëm njëhërë në gjykatë për të legjitimuar hapjen e procesit. Ta dinë shqiptarët se kush është Rrumi i vërtetë. Nuk shkuan dy herë, humbi dhe ia kaloi Rrumit dhe Rrumi nuk u dërgua në apel. Hicka nuk e  apeloi se lëvizi valixhja me 4.5 milionë euro nga Gjushi te Kryegjyshi, se Gjushi vetë për para i kishte pa kufi se nga mëngjesi në darkë shiste beton dhe ia sillte Kryegjyshit.

Në 2016 më vjen pronari i OMIX në zyrë dhe nuk mund të ikja pa takuar se më thotë kryeministri që fillo dhe shumë mirë që i kishte zgjidhur problemet.

U bënë gati të fillojnë, firmosi Rama kontratën, shkoi Fadi për ta regjistruar, i thonë ka vendim gjykate dhe nuk të regjistrohet. Kthehet dhe kur do shkonte i dalin te ura e Limuthit dhe i shkaktojnë 37 fraktura dhe ia bëri Rrumi, po Rrumit nuk i hyri gjë në këmbë, se Rrumi i vërtetë ishte Rama”.

Ndërsa për atentatin ndaj prokurorit Berisha thotë se autor i vërtetë është policia.

“Kush e vrau, ai është atentat, autor është policia deri sa të gjendet plotësisht. Po kush është ai që e diti dhe u informua se Ndoji po ha drekë atje. Skemat e atentateve, po se gjetën atentatorin e ka bërë policia. Unë kam ekspriencë tjetër kur njerëzit janë vrarë me antitank jo nga policia por nga banda në mbrojte të policisë. Pra KÇK kryetar ka vetëm një, kreun e Meduzës Edi Rama”. /abcnews.al

berisha-1280x720.jpg
ent ela22:55 | 14/11/2019

Sali Berisha e vlerëson si nul deklarimin para noterit të kandidates për Gjykatën Kushtetuese Arta Vorpsi. Në studion e Mirela Milorit në ABC News, ish kryeministri tha se ajo sjellje antikushtetuese ishte e diktuar nga kryeministri. Duke folur për opozitën, Berisha tha se kushti i Bundestagut për reformën zgjedhore është edhe për opozitën, e cila sipas tij duhet të marrë pjesë aktive në atë proces.

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të paimagjinueshme situatën me emërimet në Gjykatën Kushetuese. Në një intervistë në studion e ABC News, Berisha shprehet i befasuar nga sjellja e kandidates kushtetuese Arta Vorpsit që e zëvendësoi presidentin me një noter, ndërsa tha se Rama po synon të kapë gjykatën më të lartë në vend.

“Nga të gjithë kandidatët unë e kam njohur Vorpsin e kam patur mendim pozitiv. Me aktin e sotëm: në rast se ta diktuan për të poshtëruar institucuionin është keq, në rast se e ke bërë vetë, dy herë më keq. Ajo duhet të largohet e të kalojë në politikë. Nuk mund të imagjinohet t’i marrësh tjetrit kandidaturën. Në interpretimin tim, Vorpsi është nul, nul është edhe këshilltaja që u vu në listë me Besnik Muçin. Për t’u bërë tre emra Gramoz Ruçi vuri në listë jo kandidatin, por gjykatësin që ka filluar punë në Gjykatë Kushtetuese Besnik Muçin”.

I pyetur për qëndrimet përshëndetëse të ndërkombëtarëve, Berisha tha se po i bëjnë dëm vendit me ato deklarata.

“Në mënyrë absolute nuk them dot se qëndrimet e tyre janë antikushtetuese, ata s’kanë asnjë detyrim ndaj kushtetutës së këtij vendi. Është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin të inkurajohet dhunimi i kushtetutës. Tërësisht të pamerituar të Ramës. Nëse shihni të gjitha deklaratat e tyre ata janë për një realitet që s’ekziston kund në Shqipëri”.

Ish-kryeministri rrëfen edhe një episod mbi një kërkesë të ndërkombëtarëve në kohën e hartimit të reformës në drejtësi.

Më erdhën në zyrë e më thanë  se kërkonin një nen në kushtetutë që ata që svetoheshin të mos emëroheshin në Gjykatë Kushtetuese, Basha i refuzoi …zgjodhën metodën top doën nga lart poshtë…por a pranoja unë të lija vendin pa gjykata”

Sipas Berishës jo të gjithë në BE janë entuziastë me këtë lloj reforme në drejtësi

Mos mendo se kanë të njëjtin mendim për këtë reformë vende të ndryshme, apo të futet minarja në thes me këtë situatë, kushdo të vijë gjen kunatin në krye të KLP, që nuk është magjistrat e ka bërë reformën në drejtësi, në krye të KED një njeri që ka fshehur 120 milionë lekë, që shkonte në mbledhjet e PS”.

Berisha e vlerëson si institucional qëndrimin e Metës, përballë përpjekjes së Ramës për t’i marrë kompetencat. Nga ana tjetër, lideri historik i PD thotë se opozita duhet të marrë pjesë në hartimin e reformës zgjedhore sepse kushti i Bundestagut është edhe për të.

“Nga një anë citohen 9 kushtet, por nga ana tjetër ai kusht edhe për opozitën jo vetëm për Ramën. Unë jam që opozita të marrë pjesë aktive e të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore. Opozita e qeveria duhet të bien dakord të marrin ekspertët e ODIHR-it…Pa ODIHRIin, unë  jam për pjesëmarrje 100 % në reformë”.

Sipas Berishës, opozita ka program shumë të mirë e duhet të bëjë punë intensive, ndërsa zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë. /abcnews.al

BERISHA-NE-ABC.mpg_snapshot_08.05-1280x720.jpg
ent ela21:26 | 14/11/2019

I pyetur nëse ka ndërkombëtarë kundër integrimit, ish-kryeministri Berisha përgjigjet se politikë zyrtare kundër integrimit në dijeninë e tij nuk ka, por ka pasur një tezë për partneritet dhe jo zgjerim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Politikë zyrtare kundër integrimit nuk ka në dijeninë time. Ka patur një tendencë, por jo e këtij viti, që kur u krijua nisma e Berlinit, një grup doli me tezën për partneritet, jo për zgjerim vendeve të Ballkanit. Ka një dokument që garanton këto vende që kanë perspektivën evropiane.  Edhe Macron e ka qartësuar që ai nuk kërkon të bllokojë zgjerimin, por ta reformojë zgjerimin.

Kurse ata që thonë t’u ofrojmë atë që u kemi ofruar Norvegjisë dhe Islandës gabojnë se ato vende nuk kane dashur të anëtarësohen, kurse shqiptarët duan të anëtarësohen”. /abcnews.al

berisha11.jpg
ent ela20:49 | 14/11/2019

I pyetur sesi po i qëndron presidenti Meta presionit të mazhorancës si institucion, ish-kryeministri Berisha thotë se kreu i Shtetit po mban qëndrim institucional, pavarësisht përpjekjeve të Ramës për t’i marrë kompetencat. Sipas tij Meta është i mbrojtur nga Kushtetuta, po aq sa është i detyruar ta mbrojë atë.

“Është qëndrim insitutcional. Përpjeka e Ramës t’i marrë kompetencat, përdor parlamentin, përdor një rezolutë tjetër, përdor një akt tjetër puçist”.

Milori: Do t’ia dalë dot Meta ta mbajë presionin?

Berisha: Si institucion padiskutim është i mbrojtur nga Kushtetuta. Deshën ta nxjerrin se ka thyer kushtetutën, ua tha Venecia, e përkthyen në mëyrë të turpshme. Atë nuk e bënë ndërkombëtarët, e bëri Engjëll Agaçi.

I pyetur nëse po bën Presidneti Meta opozitën përballë kësaj mazhorance, Berisha shprehet se kreu i Shtetit, po u përmbahet vetëm kompetencave të tij kushtetuese.

“Ai thjesht po i përmbahet kompetencave kushtetuese, u përpoqën 3 muaj ta nxirrnin jokushtetues me zgjedhjet. Ata që janë më doktrinarë thanë jo, nuk ka shkelje kushtetute. Presidenti është i detyruar të mbrojë kushtetutën, por edhe i mbrojtur nga kushtetuta”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono