bëri

elbasan-6-640x364-933x445.jpg
ad min09:00 | 31/05/2019

Një i ri ka rënë në pranga të policisë, pasi është konfliktua me stafin mjekësor të spitalit të Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë,  28-vjeçari iniciale D.K. kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nisi të debatonte me mjekët.

Më pas aty shkuan forcat policore pas njoftimit që kishin marrë. Teksa po përpiqeshin të shoqëronin 28-vjeçarin, ky i fundit kundërshtoi me dhunë uniformat blu. I riu u arrestua për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë./abcnews.al

parada-1280x726.jpg
ent ela16:55 | 29/05/2019

Edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtarë bëri bashkë në paradën “Sunshine” në sheshin “Skënderbej”artistët e 8 trupave përfaqësuese. Kjo paradë rezultoi një spektakël i veçantë, pasi artistët e cirkut dhe maskotat krijuan një atmosferë festive për fëmijët.

Klau’s Film Association dhe Teatri i Metropolit, në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Kukullave organizuan paradën e madhe Sunshine në Sheshin Skënderbej. Artistët e 8 trupave pjesëmarrëse në festival me flamuj në duar dhe veshje tradicionale si Italia, Spanja, Meksika, Izraeli, Anglia, Polonia, Kina dhe Shqipëria parakaluan nga Cirku Kombëtar, në sheshin Skënderbej dhe përgjatë Bulevardit.

Kësaj parade ju bashkuan artistë të Ansamblit Folklorik Tirana me veshje popullore, tupa dhe flamuj të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, maskota të ndryshme dhe performancat e artistëve të Cirkut Kombëtar. Atmosfera në sheshin Skënderbej ishte elektrizuese dhe festive për fëmijët dhe prindërit të cilët ju bashkuan festës dhe më pas shijuan shfaqjen e trupës së Polonisë në shesh. /ABC News Albania 24/7

shpetim-1280x716.jpg
ad min21:40 | 03/05/2019

Pas samitit të Berlinit, liderët shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin. Ka qenë Kryeministri i Kosovës ai i cili është shprehur se Rama dhe Thaçi, i kishin bërë më shumë presion e Vuçiç, për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

 

Këtë situatë në studion e emisionit “Provokacija” e ka komentuar Mentor Nazarko. Ka një ndryshim të “vogël”,- tha ai, sepse Rama pretendon se i kishte kërkuar thjesht që ta pezullonte taksën për 4 muaj, në mënyrë që Kosova të përfitonte liberalizimin e vizave- oferta e dy fuqive të mëdha, Francës dhe Gjermanisë.

“Zoti Pacolli tha se ambasadori amerikan në Gjermani, Grenell, i dërguari i Trump, i kishte kërkuar palës kosovare që të pezullonte dy javë taksën dhe do kishte takim të nivelit të lartë me SHBA.”. Duket se në rrethana të këtij presioni të madh, zoti Haradinaj luajti për të faktorizuar veten (në tryezën e bisedimeve që tani u bë me dy vetë përballë dyve) , por dhe brenda Kosovës meqënëse kjo temë ngjan se merr vota. Taksa luajti rol të jashtëzakonshëm për të balancuar sadopak dobësinë e Kosovës në negociata, përballë Serbisë e cila po luhatet mes fuqive të mëdha, ka tërhequr investime kineze, turke dhe ruse. Por kur SHBA-të dhe miqtë e mëdhenj të Kosovës thonë se në fund të bisedimeve do të ketë njohje të ndërsjelltë, pezullimi është kërkesë normale që duhej respektuar. Kryeministri i Kosovës bëri pak trimin për konsum të brendshëm dhe nuk di se çfarë ka llogaritur”- nënvizoi ai.

Por Nazarko ka një këshillë për Ramën, ndërsa i referohet shqetësimit të Haradinajt se kryeministri i Shqipërisë mban anë në Kosovë.

“Rama atë kapital që krijoi me dy vizitat në Serbi, me fjalimin në Parlamentin e Kosovës do duhej ta përdorte më mirë atje duke u paraqitur mbi palët politike. Dhe t’i trajtonte në mënyrë më të ekuilibruar faktorët kryesorë në Kosovë. Ndaj unë e mirëkuptoj atë shqetësim të zotit Haradinaj, që thotë se Rama duhej të jetë më i ekuilibruar. Ekuilibri i Ramës do tregontefuqinë e tij dhe Rama duhet të përdorë më mirë fuqinë e tij, sepse ajo është fuqia e Shqipërisë. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është një proces shumë i ndërlikuar, ku Shqipëria me Kosovën duhet të konvergjojnë në mënyrë absolute, Ky proces nuk ndodh çdo vit dhe  në fund të tij pritet të formësohet në mënyrë afatgjatënjë marrëdhënie e kombit tonëme një fqinj si Serbia”. Ndaj duhet të kursehemi nga polemikat, dhe pozicionimet e njëanshme./abcnews.al

irini-qiriaku-1280x668.jpg
ent ela17:00 | 12/02/2019

Një grup studentësh organizuan në Universitetin e Arteve koncertin me këngë e valle popullore “ Ruaj traditën, festo shqip”.  Këngëtarët profesionistë  thonë se është detyurë e tyre për të përcjellë vlerat e traditës tek brezi i ri.

Këngëtarë profesionistë të traditës së muzikës shqiptare nga gjithë trevat e Shqipërisë u bënë bashkë me brezin e ri për një qëllim të vetëm, ruajtjen e traditës.

Këngë e valle popullure në gjurmët e traditës përcollën emocione jo vetëm tek spektatori por edhe te vetë këngëtarët. Qëllimi kryesor i këtij koncerti organizuar nga një grup studentësh ishte “ruajtja dhe percimi i traditës së muzikës e valleve shqiptare tek brezi i ri”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono