Berat

shteti.png
in a16:14 | 18/02/2020

Kallëzohen në prokurori 7 zyrtarë të hipotekës së Beratit pasi ndryshuan zërin Kadastral në zonën muzeale në këtë qytet. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një audit në zyrën e regjistrimit të pasurive në Berat dhe ka arritur në përfundimin se është ndryshuar zëri  kadastral nga kullotë në truall.

Po ashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se janë realizuar edhe regjistrime objektesh në afërsi të lumit “Osum”. Ndër të tjera rezulton se janë bërë regjistrime në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë për pasuritë e paluajtshme të prekura nga TAP, me efekt financiar 10,1 mln lekë. Raporti përfundimtar i Auditimit i ka rekomanduar Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës  Berat përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një audit edhe në hipotekën e Lezhës dhe ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë sipas shkeljeve të konstatuara. Në përfundim të auditit ka rezultuar se zyra e hipotekës së Lezhës është tjetërsuar në favor të personave privatë prona publike e llojit “Ranishte” e cila është pronë e patjetërsueshme.

Janë regjistruar dhe lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin për pasuri duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” “Pyll”, “Moçal”, “Truall” në “Tokë bujqësore”.

Ndër të tjera ka rezultuar se në shumë raste është kryer regjistrimi fillestar i pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie si dhe ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale./abcnews.al

ofl-policia-1-1.jpg
Autor E13:30 | 18/02/2020

OFL ka shpallur dy emra të rinj sot nga bota e krimit, të cilët duhet të konfirmojnë se pasurinë e kanë nga burime të ligjshme. Njëri prej tyre është pikërisht Edison Ccobo, një emër mjaft i njohur jo vetëm në Berat, por edhe më gjerë.

Kush është Edison Cobo
Çobo ishte vendosur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Por përveç kësaj Edison Çobo njihet ndryshe si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që kryer ndër vite. Më mizorja ka qenë ajo e vitit 2013 ku 45-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës .

Katër persona të maskuar dhe me armë janë futur nga dritarja e lënë hapur për shkak të vapës. Më pas janë ngjitur në katin e dytë të ndërtesës duke u futur në dhomën ku flinte biznesmeni 40-vjeçar Edmond Piti. Ai është pronar i një karburanti në aksin nacional Berat-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e Çifligut” dhe i dy lokaleve në Tiranë, ndërsa dyshohet se shumën prej 20 milionë lekësh e kishte tërhequr pak ditë më parë për të hapur një tjetër karburant.

Në sajë të hetimeve dhe të dëshmisë së të dëmtuarit, autorët, që kanë qenë katër persona me maskë dhe armë, e kanë qëlluar me qytën e automatikut në kokë teksa ai ishte në gjumë. Ata e kanë dhunuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t’u jepte çelësat e kasafortës.

“Katër personat i janë afruar banesës gjatë natës. Ata kanë shfrytëzuar faktin se nipi im kishte lënë dritaren hapur, pasi ishte shumë vapë. Kanë hyrë nga dritarja e katit të parë dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë. Janë afruar te Edmondi, te krevati ku flinte, dhe e kanë qëlluar me qytën e automatikut. I thanë ‘ngrihu’ dhe e lidhën me litar. Të tjerët shkuan në dhomën e nënës dhe i kërkuan të mos bërtiste se nuk do t’i bënin gjë. Në këtë moment ka ndier vajza e Edmondit, e cila atë natë flinte me prindërit në krevat, dhe nisi të qante. E kanë kërcënuar bashkë me bashkëshorten e Edmondit që të mos bënin gjë dhe i kane lidhur me litar.” Rrëfimi i një prej të afërme të Edmond Pitit.

c7a0a54d-1566-4987-bb4f-4537fcf5814d.jpg
R D13:07 | 18/02/2020

Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme i ka dërguar kërkesë për justifikimin e pasurisë du personave nga Berati. Abc Neës ka mësuar se bëhet fjalë për Gazment Mahmutajn dhe Edison Çobon.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja tha se  Çobo dhe Mahmutaj janë dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Atyre u kërkohet të deklarojnë pasurinë dhe ta justifikojnë atë brenda 48 orësh.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Njoftimi i plotë

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/abcnews.al

tt-1.jpg
in a08:21 | 05/02/2020

Në aksin rrugor Berat, Poshnje raportohet për një autobuz të përmbysur i cili ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dy persona kanë marrë plagë të lehta.

Mësohet se autobuzit i ka prerë rrugën një fëmijë i cili më pas ka devijuar dhe ka përfunduar në kanal.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./abcnews.al

/abcnews.al

AKU-1280x720.jpg
nev ila10:57 | 29/01/2020

Duke marrë shkas nga vdekja e 2 foshnjave 5 muajsh në qytetin e Beratit përpara 3 ditësh AKU ka njoftuar se ka marrë masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit se vdekja e foshnjave ka ardhur si pasojë e helmimit të qumështit pluhur.

Po  kështu AKU informon se janë marrë mostra të qumështit pluhur për bebe për të analizuar produktin por edhe ujin që është përdorur për tretjen e produktit.

AKU ka njoftuar se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të certifikuara nga vendet e BE-së.

Njoftimi i AKU:

“AKU, në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë, merr masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.

AKU siguron konsumatorin se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së, sigurisht që ndiqen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre, edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas veifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh.

AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore“./abcnews.al

abc-6.jpg
in a20:25 | 27/01/2020

Nëna dhe gjyshja e dy binjakëve që ndërruan jetën në Berat ditën e djelë të drithërojnë me dëshminë e tyre. Ato tregojnë se ata fëmijë nuk ishin sëmurë kurrë dhe ishin të vaksinuar. Ndërsa kërkojnë zbardhjen e shkakut të vdekjes së tyre, shprehen se dyshojnë tek qumështi industrial mund t’u ketë shkaktuar vdekjen.

Këtë të hënë nëna e tyre, Merushe Agalliu dhe gjyshja e tyre mes dhimbjes së thellë rrëfejnë për “ABC News” se si i gjetën pajetë vogëlushët dhe dyshimi i nënës për vdekjen e foshnjave është nga përdorimi i qumështit me kuti.

“Shkova për të parë fëmijët, i lashë mirë dhe vazhdova punët. Shkova ti shikoja sërish dhe ato nuk ishin mirë. I thirra kunatës, fëmijët kishin mbaruar. Më ra të fikët nuk mbaj mend çfarë u bë. Ato pinin qumësht me kuti, unë nuk e di se çfarë ndodhi, dua një të drejtë fëmijët ishin normalë”, është shprehur nëna e foshnjave.

I ati vetëm loton dhe nuk flet dot. Ndërsa nëna e tyre dhe gjyshja thonë se ata nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje dhe kanë qenë në kontroll gjatë gjithë kohës madje ishin dhe të vaksinuar. Kjo familje të vetmin dyshim që ka e lidh me qumështin që ata konsumuan.

“Unë banoj në katin e parë, marr fëmijën në dorë dhe ai kishte mbaruar, dhe tjetri në fillim ishte i ngrohtë, por dhe ai ndërroi jetë shpejt. Mbajta nusen me shpresa shkuam në spital. Mjeku na priti bëmë deklaratat tona kaq. Unë nga mjeksia dua të di se çfarë sikleti kanë pasur fëmijët, zjarr nuk kishim në dhomë, nuk ka asgjë në dhomë, ato ishin shumë të qetë. Kanë bërë vaksinat dhe i kaluan me sukses. Qumështin e merrnim nga një shoqatë, unë nuk jam specialiste dhe nuk ia hedh fajin askujt,” ka thënë gjyshja e foshnjave.

Ndërsa halla e binjakëve zbërthen të gjithë sjelljen e nënës me binjakët dhe kërkon që mos fajësohen prindërit për neglizhencë.

“Fëmijët flinin të dy, i jepte për të pirë, i ndërronte. Kanë katër muaj e gjysëm fëmijët nuk kanë parë një gjilbërë”, tregon ajo.

“Ndoshta pakot mos janë të skaduara. Na ndodhi ne sot, nesër të mos i ndodhi një familjeje tjetër të kontrollohet çdo gjë. Sa i dha për të pirë pas 10 minutash fëmijët ndërruan jetë. Të mos fajësojnë prindërit”,shprehet me tej halla e bebeve që ndërruan jetë fatalisht.

Deri më tani mbetet enigmë shkaku se përse dy binjakët rreth 5 muaj ndërruan jetë./abcnews.al

vladimir-kumaraku-berat.jpg
nev ila20:30 | 26/01/2020

Dy fëmijë binjakë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Berat. Fëmijët e moshës 5 muajsh, të dy djem, kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Foshnjat janë dërguar në Morgun e Spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune.

Ata dyshojnë se, fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë ose mungesës së ajrit në dhomë, pasi kjo familje siguronte ngrohjen me anë të sobës ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “Uznovë”

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur për ABC News Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, Vladimir Kumaraku.

Si erdhën 2 binjakët në spitalin rajonal të Beratit?

Vladimir Kumaraku: 2 fëmijët binjakë u paraqitën në repartin e pediatrisë pa shenja vitale, asnjë shenjë jete madje kishin filluar edhe shenja të tjera që tregonin se vdekja ka ndodhur minuta më përpara. Foshnjat u mbajtën në repart derisa erdhi policia. Më pas filluam me procedurat për gjetjen e shkakut të vdekjes së tyre. Është ngjarje që na trondit të gjithëve, por që deri tani mbetet enigmë shkaku i vdekjes”, tha mjeku.

-Çfarë ore ka ndodhur si ngjarje?

Vladimir Kumaraku: Foshnjat janë paraqitur në repart rreth orës 10 të paradites, pasi u kryen procedurat të dy u dërguan në morgun e spitalit atje pastaj është mjeku ligjor që ju jep informacion. Sipas të dhënave tona, fëmijët nuk kanë qenë në ndjekje mjekësore, nuk ka qenë të sëmurë deri në çastin e vdekjes. Familjarët nuk paraqiten ndonjë gjë konkrete, por i sollën në gjendjen kur nuk kishin asnjë shenjë jete./abcnews.al

pl-2.jpg
So Nila09:37 | 23/01/2020

Policia e Beratit ka vënë në pranga n jë person i cili ushtronte akivitet të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Informacionet bëjnë me dije se O. B., 45 vjeç në ambjentet e lokalit të tij, është konstatuar se ushtrtonte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale është sekurstruar aparat celular i llojit Samsung, disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”, kompjuter dhe printer.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen aparat celular, kompjuter, printer dhe disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”.

Vihet  në pranga 1 person.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme, në lagjen “Jani Vruho”, bënë të mundur arrestimin e shtetasit  O. B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në ambientet e lokalit “Bar Kafe” është konstatuar duke ushtruar aktivitet të ushtrimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparat celular i llojit Samsung, disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”, kompjuter dhe printer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi  i lotarive te palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./abcnews.al

policia-3-1-640x374-1.jpg
in a11:17 | 22/01/2020

Policia e Beratit ka arrestuar një 25-vjeçare me akuzën e shpërndarjes së drogës. Nga informacionet mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

Berat/Informacion

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të operacionit policor “Vëzhgimi”.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe canabiss sativa.

Vihet në pranga 1 person dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta heroinë, në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, bënë të mundur arrestimin e shtetases R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin  pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

Gjithashtu, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me shtetasen R. D., në mjetin e saj.

Në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”./abcnews.al

canta-leke.jpg
nev ila18:21 | 19/01/2020

6 persona janë proceduar nën akuzën e mashtrimit në Berat pasi përfitonin duke mashtruar me kredi fiktive.

Gjashtë personat kanë përvetësuar 300 mijë lekë të reja duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte dhe duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licencuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e një personi ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

6 personat kanë arritur të mashtrojnë 6 qytetarë të tjerë, të cilët kanë firmosur dokumente dhe letra të ndryshme, duke i bërë debitor në një shoqëri “dhënie kredie”.

Shumat e parave të përfituara nga shoqëria kredi dhënëse i përvetësonin vetë, ndërkohë që debitor në këtë shoqëri figuronin personat të cilët kanë bërë edhe kallëzimin në polici.

Njoftimi i policisë:

“Berat

Goditen raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Finalizohet operacioni policor i koduar  “Kredia”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Vihet në pranga një përson, një tjetër shpallet në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale e krimeve ekonomike e financiare, pas kallëzimeve të marra nga individë për mashtrim nga disa persona, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kredia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur ndalimi i shtetasit  A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat.

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpëmrjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono