ber marku

margjini1-e1525256389706-537x445-2.jpg
G. P.12:45 | 02/05/2018

“Ike në lule të rinisë” dhe “u prefsh në paqe” janë fjalitë që kanë shoqëruar thuajse çdo postim në rrjetet sociale nga të afërm dhe miq të 22-vjeçarit Juli Margjini. Reagimet kanë qenë të panumërta.

I riu nga Tirana ishte brenda makinës Lancia, e cila të martën doli nga rruga dhe u përmbys në kanal në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Në këtë aksident tragjik, bashkë me Juli Margjinin humbën jetën edhe dy të rinjtë Simon Kaza, 20 vjeç dhe Bert Marku, 17 vjeç, të dy nga fshati Adriatik.

Ata dyshohet se kishin konsumuar alkool në një lokal në zonën e Kurbinit, para se të ndodhte aksidenti. Përveç se në gjendje të dehur, dyshohet se të rinjtë ishin duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Para se të devijonte drejtim makina ku udhëtonin 3 të rinjtë u përplas më një zetor. U desh ndërhyrja e një vinçi për të nxjerrë pas një ore makinën nga kanali, bashkë me trupat e tre viktimave.

Edhe para një viti në të njëjtin aks rrugor janë shënuar 2 aksidente me humbje jete. Banorët thonë se kjo zonë është e rrezikshme për shkak të gropave dhe bordurave të ngritura në rrugë.

“Të vish nga Laçi deri këtu, gropat një dhe bordurat e ngritura dy, tregojnë që edhe me pak shpejtësi mund të ketë aksidente”, tha një banor./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono